|
![]() |
||||||||||
Hetimet e gjykatës së Hagës për krimet e kryera në Kosovë Pas një fillimi të ngadaltë në vitin 1998, Gjykata Ndërkombetare Penale për ish-Jugosllavinë në Hag, filloi hetimet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Me 27 maj 1999 gjykata e Hagës bëri publike padinë penale kundër: Slobodan Milosevicit, dhe katër zyrtarëve tjerë të lartë serbë, të cilët akuzoheshin për “vrasje, persekutime dhe dëbime… në Kosovë” për periudhën kohore 1 janar 1999 deri në fund të majit të po këij viti.(Këtu nuk përfshihen krimet e kryera gjatë vitit 1998) Përveç kryekriminelit Sllobodan të paditurit e tjerë ishin: -Milan Milutinoviç, president i Serbisë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, -Dragoljub Ojdaniç, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave, -Nikola Shainovic, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavise dhe -Vlajko Stojiljkoviç, Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, gjegjësisht më 1 prill 2001 krimineli Millosheviç(pasi ra nga pushteti) u arrestua, ndërsa rreth tre muaj më vonë, më 28 qershor u transferua në burgun e Hagës. Derisa ndaj krerëve të lartpërmendur serb (përveç Milloshit i cili në shkurt të vitit 2006 iku në botën tjetër pa u denuar) po mbahet gjykimi në Hag,shpeshherë ia bëjë vehtes pyetjen : « A thua kur do të arrestohen edhe qindra zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror serbë, të ushtrisë dhe të policisë serbe (që janë graduar dhe kane marrë mirenjohje nga varrmihësi i Kosovës Milllosheviç),per krimet me monstruoze të kryera gjatë luftës 1998-1999) në Kosove?! » * * * Fotogaleria e strukturave militarëve dhe paramilitare serbe...! Gjeneral Dragoljub Ojdaniç, Sllobodan Millosheviç dhe gjen. Nebojsha Pavkoviç Gjen.Kol.Obrad Stevanoviç, Radomir Markoviç dhe Blastimir Gjorgjeviç Zhelko Razhnjatoviç – Arkan dhe Frenki Simatoviç Gjen. Nebojsha Pavkoviç dhe Zh.R. Arkan me bashkpunëtorët e tij Artemije + patriarku Pavle dhe bekimi i njësive kriminale(në Kish) para se të nisen në frontet e luftës! Gjen.D.Ojdaniç,S.Millosheviç dhe gjen.N.Pavkoviç / Parakalimi i gjen.V.Llazareviç dhe N.Pavkoviç Voisllav Sheshel dhe kapetan Dragani me bashkpunëtorët e tyre / Parakalimi i Arkanit Milorad Lukoviç – « Legija » / Parakalimi i kriminelit « Legija » & Tanksat = artileria e rëndë e armatës së tretë të ushtrisë kriminale serbe &
& Sa shqiptarë u vranë, u masakruan e u zhdukëngjatë luftës në Kosovë? Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat kriminale serbe, vranë, ekzekutuan apo masakruan në format më mizore, rreth 14 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur,kryesisht gra, fëmijë, foshnje dhe pleq. http://www.gfbv.it/3dossier/kosovo-1.htmlKlikoni linkun më poshtë, që të shihni Masakrimin e civilëve shqiptarë në Reçak: http://news.bbc.co.uk/olmedia/255000/video/_256358_loyn_vi.ram Ndërsa në anë të ndryshme të Kosovës, janë përdhunuar nga forcat militariste dhe bandat shtetërore serbe afër 20 mijë femra shqiptare. Ndërkaq 3 mijë shqiptarë janë rrëmbyer dhe shumica prej tyre janë gjetur të vdekur. Cilat njësi kriminale serbe u përfshinë në ekzekutimin e shqiptarëve dhe në zhdukjen e gjurmëve të krimit?! Për të argumentuar kriminimin e shqiptarëve po ju referohemi fakteve:Njësitë kriminale serbe, si njësitë speciale të sigurimit shtetëror - "Beretat e kuqe", "Shkorpionët", "Frenkievcët", njësitë për operacione të veçanta (NJOV), siç e quanin veten, “Beli Orlovi”, njësitë e Arkanit etj, pas ekzekutimit të shqiptarëve filluan t´i fshehin gjurmët e krimit. Kufomat e fëmijëve, grave e pleqve shqiptarë u zhvarrosën, u ngarkuan në kamionë dhe u bartën në Serbi. Kështu më 6 prill 1999 në Lumin Danub afër Kladovës, te vendi i quajtur”Tekia”, u gjetë kamioni - frigorifer i tipit "mercedes", me ngjyrë jeshile, në të cilin u identifikuan 30 trupa të pajetë të të dy gjinive. Për të mësuar, më gjerësisht këtë dramë, lexoni shkrimin” Kufomat nga kamioni frigorifer” duke klikuar mbi këtë link: http://www.aimpress.ch/dyn/alba/archive/data/200105/10511-004-alba-beo.htm Si u dogjën kufomat e shqiptarëve në fabrikën e aluminit në Maçkaticë të Serbisë dhe kush mori pjesë në djegjen e kufomave?! Kufoma të civilëve shqiptarë të vrarë e të maskruar mizorisht u gjetën edhe në liqenin Peruçac, ndërsa në Batajnicë afër Beogradit u zbuluan edhe varreza masive. Ndërkaq, pas luftës mësohet se qindra kufoma të shqiptarëve janë djegur në furrat e fabrikës së aluminitnë Mackaticë, afërSurdulicës, në distriktinePcinjitnë Serbinë jugore. Këtë akt barbarë të varrmihësve të Kosovës, për herë të parë e bëri publike znj.NatashaKandiç, drejtoreshë eQendrëspërLigjinHumanitar(HCL), në gazetën „Danas“ të Zagrebit. Sipas konstatimeve të Natasha Kandiqit, person i besuar, përkatësisht koordinator i projektit për fshehjen e gjurmëve të krimeve të luftës të bëra në jug të Serbisë ka qenë Dragomir Tomiqi“me përkrahjen dhe mirëkuptimin e të cilit është bërë bartja e organizuar e trupave, të viktimave nga Kosova, për në trevat e Vranjës dhe të Surdulicës”. Bazuar në të dhënave, që Fondi për të Drejtën Humanitare ka pranuar, nga ana e disa burimeve të pavarura, djegia e trupave në fabrikën “Maçkatica” është bërë në dy etapa, më 16 dhe 24 maj të vitit 1999, pas mesnatës, nën mbikëqyrjen e “Beretave të kuqe”, të cilat atëbotë e kishin bazën e tyre në “Bella Vodë” - afër Vranjës. Komandanti i atëhershëm i “Beretave të kuqe”, Millorad Legija, sipas burimeve në fjalë, kishte marrë pjesë, personalisht, në përcjelljen e një transporti deri në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë i pranishëm me rastin e djegies së tyre. Trupat qenë djegur në “shkritoret e hapura” nr. 4 dhe 5. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, pranimin dhe organizimin e djegies së kufomave e kanë bërë: 1.Zoran Stoshiqi, i cili atëherë ishte kryeshef i sigurimit shtetëror për rrethin e Pçinjës; 2.Bratisllav Milenkoviqi, shef i BIA-s për Vlladiçin Han dhe Surdulicë; 3.Dragan Stankoviqi, kryeshef i SUP-it në Surdulicë që nga viti 1993; 4.Mirosllav Antiqi, kryeshef i BIA-s në Vranjë; 5.Dragan Llakiçeviqi, drejtor i “Maçkaticës” dhe zëvendësi i tij, 6.Aca Gjorgjeviqi - shkruan Natasha Kandiqi, duke shtuar edhe detaje të tjera të mjaftueshme, ashtu që të mos dyshohet aspak në vërtetësinë e fakteve të paraqitura. Sipas këtyre dëshmive, fjala është për një shoqatë kriminelësh, mirë të organizuar, për të bërë “asanimin e terrenit”, pra fshehjen e dëshmive për krimet e bëra në Kosovë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s.
Në cilin vend u morën vendimet për zhdukjen e gjurmëve të krimit?! Artikulli i Kandiçit në Danas, thotë setë dy djegjet kanë ndodhur diku rreth mesnatës nën sigurim të rreptë nga Njësiti i Operimve Speciale të Policisë, JSO, atëherë me bazë në Bele Vode, afër Vranjës, në Serbinë jugore. Në artikull thuhet se komandanti i atëhershëm i JSO-së, Milorad “Legija” Ulemek, vrasësi i kryeministrit serb Zoran Gjingjiç në 2003, kishte përcjellur njërin konvoj të trupave në vendin e ngjarjes dhe kishte qenë prezent gjatë djegjes së tyre në “furrat numër katër dhe pesë”. Një burim i tretë i IWPR-së, ish-inspektor në policinë sekrete të Millosheviqit, ishte aktiv në kohën e ngjarjeve në Mackaticë, ka siguruar IWPR-në se policia ka “informata precize dhe të sistematizuara” se si janë djegur trupat në Mackaticë. “Ka të dhëna të qarta për këtë çështje në arkivat e polcisë lokale, të shënuara si “rreptësisht konfidenciale”, tha burimi, duke iu referuar dy djegjeve. “Njerëzit që morën pjesë në këtë aksion kanë qëndruar në Hotelin„Theranda“ në Prizren. Një punë e tillë ishtë pregatitur për një kohë të gjatë dhe nuk mund të kryhej brenda një apo dydite“,– thotë ky burim. “Policia lokale publike dhe sekrete i dijnë të gjitha por kjo po fshihet për arsye se zyrtarë të tanishëm të policisë dhe ish-zyrtarë e agjentë të zakonshëm ishin të përfshirë. Çdo gjë është e përfshirë në dokumentacionin e policisë – nga emri i kodit të aksionit deri te lista e njerëzve që kanë qëndruar në Hotel Theranda dhe kanë punuar në "sanitimin e terrenit", deri te ata që kanë ngarkuar kamionët dhe i kanë vozitur deri te fabrika e Mackaticës, ky Legija dhe ekipi tij pastaj e kanë marrë punën në dorë.” “Gjithashtu dihet saktësisht se kush i ka vozitur dhe përcjellur kamionët, kush ka qenë përgjegjës për mbulimin e aksionit në fabrikë dhe kush drejtpërdrejtë është marrur me furrat gjatë djegjes.” “Emrat e atyre që më vonë kishin për detyrë të zhdukin gjurmët në fabrikë dhe atyre që kishin për detyrë ta fshihnin të vërtetën nga policia lokale poashtu dihen. Në fund, është edhe një listë me emra të politikanëve që kanë qenë në dijeni të krejt kësaj, derisa aksioni planifikohej.” Ish-polici thotë se i din shumicën e këtyre emrave por frikohet t’ izbulojë publikisht ato. *** Gjurmë të krimit janë gjetur kudo e kahdo nëpër Kosovë. Me këtë rast vlen të përmendet zbulimi i“qendrës së torturimit“ në Prishtnë. Në qershor 1999 gjatë futjes së trupave të NATO/s në Kosovë, njësitë britanike(njësia parashutiste) gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë pesë katëshe, kishte zbuluar një dhomë e cila nga njësitë kriminale serbe ishte përdorur, si qendër e torturës dhe vrasjeve mizore të shqiptarëve. Në këto ambiente u gjetën armë të ftohta si: thika me gjak, shkopinjë gome, shkopinjë bejzbolli metë gërvishtura nga goditjet e fuqishme, arka të mbushura me drogë, që kriminelët kishin përdorë gjatë kryerjes së krimeve etj. Nga këto gjetje rezulton, se në këtë qendër krimi, të jenë torturuar e mbytur mizorisht shumë shqiptarë, duke ju prerë pjesë të trupit : veshët, hunda, ekstremitetet (këmbë e duar), organet gjenitale etj. Dhoma e krimit në Prishtinë & Sa shtëpi u dogjën e shkatërruan, gjatë luftës në Kosovë?!
& (Pamje filmike mbi eksodin, djegjen dhe shkatërrimin e pasurivetë Shqiptarëve) http://news.bbc.co.uk/olmedia/105000/video/_107557_ben_brown_ex_nine_vi.ram , http://news.bbc.co.uk/olmedia/105000/video/_107237_paul_wood_vi.ram Varrmihësit e Kosovës, duket se fushatën e bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999) e kanë përdorur si arsyetim për të vënë në zbatim operacionin e koduar “Patkoi“, për spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e përgatitur më herët. Disa ditë pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunë i detyruan shqiptarët t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe u deportuan në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrë përmasa të gjera, vazhdoi për më shumë se dy muaj rresht. Dhe gjatë kësaj periudhe u dëbuan më shumë se 850 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre. (Për më tepër lexoni studimin e Patrick Ball, Ph. D., zëvendësdrejtor i Programi të Shkencës dhe të Drejtave të Njeriut të AAAS. “Arratia e Shqiptarëve etnikë nga Kosova mars-maj 1999) http://shr.aaas.org/kosovo/policyorpanic/albanian/intro.html, http://shr.aaas.org/kosovo/policyorpanic/albanian/phase1.html
Shpërngulja biblike e pranverës së vitit 1999 -------------------------- Sipas raportit të UNCHR-s, të publikuar në fillim të qershorit 1999, mësohet se 443.300 refugjatë shqiptarë të Kosovës ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, 5-6000 në Kroaci etj, ndërkaq në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj kishte në Australi, Zvicër, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe,Zelandë të Re, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj. http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Map11.htm & Haga - Millosheviqi dhe politika promillosheviqiane e Vojisllav Koshtunicës !!! Dihet mirëfilli, se në kohën kur NATO-ja kishte intensifikuar bombardimet kundër caqeve ushtarake serbe, Kryeprokurorja e atëhershme e Tribunalit të Hagës Louise Arbour e tronditur nga vrasjet dhe masakrat mizore serbe që kryheshin në Kosovë, më 27 maj 1999 bëri publike një aktakuzë të ngritur kundër Sllobodan Millosheviqit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij më të afërt: Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stojilkoviqit. Gjatë procesit gjyqësor kundër Millosheviçit, u dëshmua qartë se ky varrmihës i Kosovës kishte kryer krime të rënda makabre në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, mirëpo vdekja e papritur e tij, në mars të këtij viti, bëri që ai të shkojë nga kjo botë, pa e marrë dënimin e merituar.
Sa i përket arrestimit dhe gjykimit të kriminelëve që janë përfshirë drejtpërdrejt në krime, hetuesit e Tribunalit të Hagës gjatë hetimeve për krime në Kosovë, kanë deklaruar se nuk merren me ndjekjen e kriminelëve në nivele të ulëta, veçse merren me rangun e lartë të regjimit serbë. Ndonëse shqiptarët janë dëshmitarë okularë për krimet e kryera në Kosovë, është i papranueshëm konstatimi i hetuesve ndërkombëtarë se për gjithë këtë katrahurë gjenocidale, përgjegjës janë vetëm Millosheviqi dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Pashmangshëm, përgjegjës për gjenocidin e kryer ndaj Shqiptarëve janë edhe strukturat tjera politike e shtetërore të Serbisë, institucionet intelektuale serbe, siç janë Akademia e Shkencave të Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe. Mbi të gjithë, përgjegjës historik për shfarosjen fizike të shqiptarëve, është kisha ortodokse serbe në krye me patriarkun Pavle, e cila historikisht, në vazhdimësi ka qenë promotore shpirtërore e jetësimit të projekteve kundër popullit Shqiptarë.
Nëse merren për bazë deklarimet e hetuesve të tribunalit të Hagës, mund të konkludojmë se, qindra e mijëra kriminelë serbë lokalë dhe komandues të shumtë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe, që janë përfshirë në vrasje dhe në ekzekutimin e shqiptarëve, kurrë nuk do të arrestohen që të dalin përpara drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore !!! Pse u liruan si të pafajshëm disa kriminelë serbë, nga gjykatësit ndërkombëtarë?! Në të vërtetë, pas përfundimit të luftës janë mbajtur disa gjykime kundër serbëve lokalë për krime të kryera ndaj shqiptarëve, por çuditërisht kriminelët në vend se të denohen, ata lirohen si të pafajs“munges provash”!!! Në dhjetor 2000 në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, është mbajtur gjykimi kundër gjashtë kriminelëve serb: Igor Simiq, Dragan Jovanovii, Sërxhan Aleksiq, Vlastimir Aleksiq, Branisllav Popoviq dhe Tomisllav Vuçkoviq. Derisa Igor Simiqi ishte prezent në gjykim, të akuzuarit tjerë gjykoheshin në munges, sepse ata kishin ikur nga burgu i Qarkut të Mitrovicës. Këta kriminelë, të veshur me uniforma të maskuara me shenjat e partisë Radikale serbe, në kohën e intervenimit të NATO-s mars/qershor 1999, në Mitrovicë e rrethinë kanë shpërngulur me dhunë familjet shqiptare, kanë djegur, plaçkitur e shkatërruar shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve, ndërsa më 14 prill 1999 në Mitrovicë, duke përdorur armë zjarri dhe të ftohta, i kanë vrarë e masakruar 26 shqiptarë të pafajshëm.Një proces tjetër gjyqësor për krime lufte u inicua edhe kundër kriminelit Radovan Apostoloviq, i cili gjatë bombardimeve të NATO-s ka vrarë civilë shqiptarë dhe ka djegur shtëpitë e tyre në fshatrat Tejibër (Suhadoll) dhe Gushafc. Si u arratisën nga burgu i Mitrovicës, gjashtë kriminelë serbë, pa lënë gjurmë dhe pse u lirua nga burgu krimineli Angjelko Kolashinac ?! Ndërkaq në Gjykatën e Qarkut në Prizren është mbajtur edhe një proces gjyqësor kundër 8 të akuzuarve për krime të rënda lufte të kryera në fshatrat e Rahovecit. Por, para kolegjit dolën vetëm dy: Angjelko Kolashinac (ish kryetar i komunës së Rahovecit) e Çedomir Jovanoviq, pasi më parë, 6 prej tyre (Arsenije Vitosheviq,Stanislav Leviq, Novica Kërstiq, Radislav Mishiq, Vekoslav Simiq dhe Nenad Matiq), pas transferimit, gjoja për “shkaqe sigurie”, në burgun e”fortifikuar”në veri të Mitrovicës, u arratisën pa lënë gjurmë. Për çudi, në përfundim të gjykimit edhe përkundër fakteve, gjykatësi ndërkombëtar merrë vendim për lirimin e kriminelit Angjelko Kolashinacit, si të pafajshëm!!! Për përfshirjen e Angjelko Kolashinacit dhe të tjerëve në kriminimin e shqiptarëve, dëshmon edhe një dokument i lëshuar nga vet strukturat pushtuese serbe. Në dokumentin me datë protokolli 17.4.1999, bazuar në urdhërin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë me nr. 80-02/1 të datës 23.2.1999, në Rahovec është ngritur Shtabi prej 12 personave dhe në krye të listës si komandant i shtabit është emëruar Kolashinac Dobrivoje Angjelko, kryetar i KK në Rahovec. Dhe këtë shtab, i cili kishte zbatuar urdhëra nga lartë,për vrasjen e shqiptarëve, e përbënin: 1. Kolashinac Dobrivoje Angjelko , Komandant i Shtabit; 2. Shef shtabi - Simiq Aleksa Radomir - shef i sektorit për mbrojtje; 3. Ndihmës i shefit të shtabit për punë operative dhe të planit, si dhe përdorimin e forcave të Mbrojtjes Civile - Baljosheviq Cveta Slobodan -shef i shtabit komunal të sektorit të MC për mbrojtje; 4. Ndihmës i shtabit për alarmim dhe errësim - Vitosheviq Obrada Zhivko - ingj. i mbrojtjes - shef i prodhimit; 5. Ndihmës i shefit të shpëtimit nga rrënojat, si dhe zonat e përmbytura - Sulejmanoviq Bajrama Dragutin - shef i operativës së ndërmarrjes ndërtimore "Një Maji" në Rahovec; 6. Ndihmës i shefit për mbrojtje nga zjarri dhe zbulimin e zonave të rrezikshme - Miciq Bozhidara Jeftimije - komandant i organizatës profesionale zjarrëfikëse në Rahovec; 7. Ndihmës i shefit të shtabit për ndihmën e parë medicinale - Simiq Petka Vekoslav - drejtor i shtëpisë së shëndetit në Rahovec; 8. Ndihmës i shefit të shtabit për mbrojtje RHB (atomiko-biologjiko-kimike) Miliqeviq Milivoja Trajko - drejtor i vertarisë në Rahovec; 9. Ndihmës i shefit të shtabit për largim, evakuim dhe ruajtje të mjeteve të nevojshme për ekzistencë - Mihajloviq Jovana Vitomir -nënkryetar i KK në Rahovec; 10. Ndihmës i shefit për sanim - Milenkoviq Vladimir Stanisha - drejtor i JSKP (shkurtesa origjinale duhet të jetë e Shërbimeve Publike Komunale) në Rahovec. Ndërkaq dy emrat e fundit (me numrat rëndor 11 e 12) meqë janë të shkruar me dorë (në alfabetin çirilik), nuk mund të identifikohen. Ka pasur edhe raste tjera kur kriminelët serb, në përfundim të gjykimit janë shpallur të pafajshëm, siç ka ndodhur para disa muajsh në një gjykatë të Serbisë, kur ish-pjesëtari i policisë speciale Dejan Demiroviq, lirohet “për munges provash”, a në të vërtet kishte dëshmitarë, të cilët faktuan para gjykatës, se krimineli Demiroviq kishte marrë pjesë në vrasjen e 19 civilëve shqiptarë (përfshirë këtu gra dhe fëmijë), në mars të vitit 1999 në Besianë! *** Kur kihen parasysh të gjitha këto fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhet përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një kallzimi penal, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosov.
----------------------------------------------------------- Në përkujtim të dëshmorëve të kombit ATDHETARI SYLË SARBINCA – KURBAN I SHQIPËRISË ETNIKE! Shkruan : Sylejman SYLEJMANI (www.pashtriku.org – 12.06.2007 / 13:05) Té flasésh pér Sylé Zarbincén, do té thoté té flasésh pér njeriun qé pati ideale té médha, pér ta béré Shqipériné njé,té vetme gjithé andej ku bukés i thuhet buké e ujit ujé. Gjaté téré LDB, bashké me shoké u munduan qé ta mbrojn kufirin e Kosovés Lindore nga depértimi i forcave çetniko-partizane, me té gjitha forcat qé patén. Luftuan dhe qéndruan,deri sa mé né fund u béné kurban né mbrojtje té Shqipérisé Etnike dhe gjaku i tyre u bé drité dhe flakadan pér mos me e léné asnjéheré iden e çlirimit qé té fashitet.
Sylé Zarbinca u lind né fshatin Zarbincé mé 15 Maj té vitit 1898 nga néna Halimja dhe babai Shabani ishte véllau mé i madhé nga véllezrit Murseli dhe Ramizi si dhe motra Ilmija. Ajo qé rrinte si kob mbi Shqipériné u bé realitet i hidhuré mé 1912 ku pas ikjes sé Perendorisé Otomane,forcat serbe pérkundér rezistencés qé béné kryengritsit shqiptar ,hyné dhe e shkelén Kosovén ané e mban.Ushtrija serbe béri masakra té médha mbi popullsin shqiptare dhe thuhej se lumi Vardar dité me radhé pat ngjyrén e gjakut nga té vrarét dhe té masakruarit buzé tij.
Por,koha qé do ta béné Sylé Zarbincén té pavdekshém,zulmémadhé dhe té paharruar éshté periudha e LDB,ku Sylé Zarbinca i tregoj aftésit e tij patriotike,organizative dhe idealiste pér mbrojtjen e Shqipérisé Etnike. Zhuja ndérsa sekretar ishte Isen Shehu. Po pérballjet mé té médha té njésive vullnetare té Sylé Zarbincés dhe njésive tjera ishin ato né Kiké dhe Velegllavé.Lufta e Velegllavés filloj me datén 28 qershor 1944 dhe vazhdoj edhe me datén e 29qershor.Né kété lufté pati humbje nga dy palet po mé né fund forcat serbe u detyruan qé té térhiqen né vijén ku ishin para sulmit.Lufta e Kikés u zhvillue me datén 26 korrik té vitit 1944 dhe lufta u shtri deri mé 20 kilometra duke filluar qé nga Shahiqi e deri né Térsten.Edhe né kété lufté armiku u thye dhe la shumé té vraré dhe té plagosur.Kétyre betejave vend té réndésishém ju dha organi i Lidhjes sé Dyté té Prizerenit ,,Lidhja e Prizerenit,,Né kéto beteja njé rolé parésor kishin edhe vullnetarét e Sylé Zarbincés qé dhané nga vetja té gjithé mjeshtrin luftarake pa e kursyer as jetén vetém e vetém qé kémba e armikut mos té shkelé né tokat shqiptare. --------------- ------------------------- PUSHKA E TAHIR MEHËS I HAPI SHTEG LIRISË Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU Prishtinë, (Botuar më 13.05.2007) ( Fjalë në Akademinë Përkujtimore, mbajtur në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, më 13 maj 2003) “Nuk mund ta injoroni historinë nëse dëshironi të arrini një marrëveshje të qëndrueshme” Martti Ahtisaari (Prill 2007). *** Tahir Meha (10.X.1943 - 13.V.1981) Burri i Dheut - trim i paepur, paraardhës i sakrificës ademjashariane për atdheun, Tahir Nebih Meha, u lind, më 10 tetor 1943, në Prekaz të Drenicës, Panteon i dëshmuar i shqiptarizmës. I ndjekur nga i et, 71- vjeç, Nebihu, Kullën stërgjyshore e ktheu në varr të hapur për pushtuesin jugosllav të tokave shqiptare, më 13 maj 1981. Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare Kaçake të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Ishte Burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. Pas vrasjes së Azem Bejtes, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe, më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta nderonte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhakun, pjesë historike të Shqipërisë. Pushka e Azem Bejtes në dorën e Nebihut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës dhe në Luftën e Tahir Mehës. Tri gjenerata: Emin Lati, Nebih Meha dhe Tahir Meha Prometeut Tahir Meha, meqë dilte nga një familje me tradita të luftës kundër okupatorit serb, nuk iu lejua shkollimi në shkollën e mesme. Ushtrinë e mbaroi në Mal të Zi dhe u shqua në shenjëtari. Në Kavadar të Maqedonisë, një kohë, punoi punëtor fizik. Nuk mund ta duronte shkaun komandar dhe iu kthye vendlindjes, tokës, bujqësisë. Do të shquhet me shkathtësi akiliane dhe me gatishmëri për sakrificë sublime. U bë tmerr për kolonistët serbë në Prekaz e rrethinë. Kishte tipar e natyrë epike të personazheve të Lahutës së Malcisë, tipik me Shan Dedën e Dedë Jakupit, që si turkut si kaurrit rrumbullak fjalën ja thotë! E donte historinë, lexonte libra të vjetër e të rinj, dhe mbi të gjitha mburrej me Oso Kukën, Ahmet Delinë, Hasan Prishtinën, Azem Bejten, Mehmet Gradicën dhe Shaban Palluzhën. Ua kishte lakmi vdekjen. Këmbëngulës ishte, në qëndrimet e veta, i papajtueshëm me rrethin që bashkëjetonte fatalisht me robëruesit. Dhe, po të mos ishte i tillë, indipedent, nuk do t’ia kthente fjalën, as pushkën, Beligradit, të përgdhelurit historik ruso-evropianë. Meqë nuk priste trashëgimtar mashkull me Shefkijen, u rimartua me Hakën, me shpresë se do ta trashëgojë me ushtarë të shqiptarisë, siç do t’u thoshte miqve. Ahmet Delia Konfrontimin e parë me policinë jugosllave, Tahir Meha, e përballoi më 1965, të dytin, me armë në dorë, më 1971, së bashku me t’et, Nebih Mehën, në vendin “Vojtesh”. Aty ia ktheu plumbat njësitit policor që u bënte kontrollim rutinor, për armë, pazarxhinjve. Nga fundi i vitit 1979, Tahir Mehën e kapën udbashët shkije e shqipfolës, dhe e torturuan mizorisht. Nga kjo kohë, Tahiri ishte ariu i plagosur i Prekazit hijerëndë, i çelikosur egër kundër pushtuesit dhe sahanlëpirësve shqiptarë: “Ma nuk njoh pushtet të Jugosllavisë. E kam nda mendjen se ma mirë m’asht nji ditë sokol se sa njiqind vjet sorrë e zezë!” Së këndejmi, policia e pushtuesit emrin e Tahir Mehës e futi në indeksin e personave “të rrezikshëm për sigurinë dhe vëllazërim-bashkimin jugosllav”, ndërkaq Gjykata e Qarkut në Skenderaj e dënoi, në mungesë, me gjashtë muaj burg, për mosbindje qytetare dhe për armëmbajtje pa leje. Dhe, më 28 prill 1980, në Skenderaj, u hetua, iu bë rrethimi. Ishte me t’et, Nebihun, dhe disa shokë. Rreth orës 14, në përpjekjen e Bluzave blu për ta arrestuar, por Tahir Meha e çau bllokimin me zjarr të Walterit 9mm, me një varrë në trup, por duke lënë pas një polic të plagosur. Kaloi në arrati, me armët ngjeshur, përfundimisht, kundër Jugosllavisë. “Biri im! Nëse do të shkruani për Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare Antijugosllave, shkruani për jatakët, se ata janë më të mëdhenj se kaçakët…!” – më kishte porositur, më 1973, ish-kaçaku Salih Pirraku. Tahir Mehën e strehuan, e përkrahën dhe e morën në mbrojtje, rreth një vit, Zekë Fazlija e Osman Maloku të Çubrelit dhe Jonuz Shala i Fortesës. Në Fletarrestin për kapjen dhe burgosjen e Tahir Mehës, shkruante: “Mesatarisht i zhvilluar, i gjatë rreth 170 cm, fytyrë të rrumbullakët, flokë ngjyrë gështenje të errët të nënqethur me rregull, në kokë zakonisht mban kallpak. Ka gojë, hundë, sy, duar, këmbë të zhvilluar normalisht. Në qoftë se është pa kallpak, flokët i krehë prapa, nuk është tullac, por ka flokë të dendura. Veshur gjatë ikjes (më 28 prill), ka pasur një mantel ngjyrë kaltër të qelë. Gjatë ecjes, lëviz me kujdes, duke kthyer kokën majtas dhe djathtas…”. Pas shpërthimit të Demonstratave studentore të 11 e 26 marsit dhe Ngritjes Gjithëpopullore Shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981, Tahir Meha u kthye përfundimisht në Kullën stërgjyshore: “Kanga e studentëve m’nxori nga bira e minit dhe tashti e ka renin kanga ime…!”- u thoshte miqve që e vizitonin. Sigurimi shtetëror jugosllav kishte informata të sakta për vendosmërinë e Tahir Mehës, ndaj i futi nën mbikëqyrje njëzetekatërorëshe çdo lëvizje të Tahirit, si personin më potencial për rrezikshmëri ndaj rendit policoro-ushtarak jugosllav të jashtëzakonshëm, të vendosur në Kosovë më 1 prill 1981. Milicia i dërgonte “miq” herë me porosi “miqësore” e herë me ultimatume, të dorëzohej. Trimi ishte fjalëshkurtër: “Jam në shtëpinë time dhe këtu mund të më gjeni…!” Spiunët e informuan milicinë se Tahir Meha i kishte thënë farefisit, pak ditë para ndodhjes së historisë: “Krejt pasunija jeme âsht n’grykë të pushkës e n’kofshi t’gjallë kini me mbledhë shusha e tru të milicëve rreth kësaj Kulle…!” dhe “…për Luftën time ka me shkrue edhe “Zhen Min Zhibao” e Kinës…!” Kjo ishte dëshmi e tërthorët sa fortë e donte Enver Hoxhën - Shqipërinë. Kjo e goditi forcërisht sedrën e makinerisë policore e ushtarake të pushtuesit, ndaj përgatiti planin ta kapte Tahir Mehën, të gjallë ose të vdekur, brenda në Kullë, për t’i dhënë tis shembullor rinisë shqiptare kryengritëse të “Pranverës Shqiptare ’81”. Dhe, një surprizë e tillë ishte planifikuar për ditën e Festës së Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, pikërisht më 13 maj 1981. Planin operativ të policisë për rrethimin dhe kapjen ose asgjësimin e Tahir Mehës e hartoi Sigurimi Shtetëror i Jugosllavisë me urdhër të Franjo Herleviqit, sekretar i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Është skica me shënime të sakta për pozitën e Kullës dhe të objekteve ndihmëse. Pushtuesi sllav, albanofob i dëshmuar, mendonte ta kurorëzonte 40-vjetorin e formimit të OZNA-s, që koincidonte me Njëvjetorin e vdekjes së Titos, me një fitore të madhe, shembullore, në fortesën e shqiptarisë, në Drenicë. E dëshironte një grusht vendimtar kundër “irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar”, rrënues të themeleve të Jugosllavisë avnojiste. Ndaj, rrethimit të Kullës së Tahir Mehës i parapriu një aktivitet i madh politik, propagandistik e policor gjithëjugosllav antishqiptar - për demaskimin e mesazhit të Demonstratave studentore, të Ngritjes Gjithëpopullore Shqiptare dhe të aktivitetit politik të organizatave shqiptare ilegale në themele të “Pranverës Shqiptare ’81”. Franjo Herleviç në intervistën dhënë TANJUG-ut, më 12 maj, midis të tjerash, kërcënoi: “Populli i Kosovës dhe mbarë Jugosllavia do ta bindin armikun se do t’i mbrojnë vetë frytet e revolucionit”. Në Dosjen “Tahir Meha” të organeve të hetuesisë jugosllave, përnjëherë pas Ditës së Përgjakshme, të 13 majit 1881, në Prekaz, ka të dhëna me interes të madh për Heroizmin e Luftës së Tahir Mehës. Në “Planin operativ të Shërbimit të Sigurimit Publik për kapjen e Tahir Mehës”, midis të tjerash, saktësohej: Më 12 maj 1881, rreth orës 17, Organet e Sigurimit u informuan: “Tahiri, me siguri në mbrëmje, do të jetë në shtëpinë e vet, në fshatin Prekaz i Ulët (…) Aksioni duhet të fillojë të mërkurën, më 13 maj 1981, në ora 02 (…) Pas bllokimit të shtëpisë, posa të fillon agu i parë, me ndihmën e megafonit duhet të ftohej Tahiri që të dalë dhe të dorëzohet. Në rast se nuk pranon të dorëzohet duhej të merreshin masat dhe veprimet e parapara…” Në dokumentin që përshkruan ngjarjen, më tutje, shkruan: Tahir Mehen, rreth orës 01.30 të natës, midis 12 e 13 majit 1981, “e kishin zgjuar të lehurat e qenit në oborr. Kishte nxjerrë revolen që mbante nën jastëk kur flinte” dhe “ishte kollitur zhurmshëm (…). Kishte kohë që bënte gjumë me rrobe veshë”. E porositi gruan, Shefkijen, të pyeste, nga dritarja e Kullës, se kush ishte? Një polic do t’i përgjigjet: Shtëpia është rrethuar dhe e fton Tahirin, “të dorëzohet, për shkak se ekziston urdhri gjyqësor për arrestim…!” Tani, gruaja e dytë, Haka, gjithnjë sipas sugjerimit të Tahirit, do ta ftojë policinë të largohej nga oborri, duke u thënë: “Tahiri nuk është këtu!” Një milic shqipfolës do t’i përgjigjët, qartë: “Jemi në dijeni se Tahiri është në shtëpi”. Dhe, deri rreth orës 3 të 13 majit 1981, për terrin e para agimit, me shi të imët, njësi të mëdha të Milicisë së Bashkuar të Jugosllavisë i bënë tre rrathë të hekurt. Së bashku me një pjesë të Mbrojtjes Territoriale të Kosovës, në pozicione lufte, deri nga mesdita e së mërkurës, u tokëzuan rreth 2000 këmbësorë të mbështetur nga katër tanke, tre helikopterë dhe shumë reflektorë. Oda e Kullës ku ishte barrikaduar Tahiri, kishte një dritare të madhe dhe tri frëngji. Tahir Meha, sipas përshkimit të ngjarjes në Dosje, ishte afruar pranë dritares dhe kishte zhvilluar dialog me milicët. Midis të tjerash, u kishte thënë: “Nuk kam besim që t’i dorëzohem policisë së Serbisë se ata m’i kanë thyer brinjët njëherë dhe njëherë më kanë plagosur”. Njëkohësisht, kishte përcjellë lëvizjet e milicëve dhe kishte reaguar me të shtëna ndaj lëvizjeve dhe të shtënave të tyre. Gjatë negociatave për dorëzim, Tahiri kërkoi “dorëzanë”, një Zoranin, shef të Sigurimit Shtetëror në Mitrovicë dhe një “Imerin apo një Faikun”. Duket se kishte ndërmend t’i vriste. Kjo mund të vigjilohet nga përgjigja që mori nga milicët: “Imeri ka vdekur në komunikacion, e Faiku është në shok dhomë”. Një milic, i cili ishte në roje “afër odës”, i konstatoi hetuesit, më 17 maj 1881: “Tahiri ka dalë në dritare, ka biseduar me gati të gjithë policët dhe nuk ka dashur të dorëzohet, duke thënë se ‘unë i gjallë nuk dorëzohem’. Bile, nganjëherë, e shpalonte gjoksin dhe thoshte ‘vramëni!” Nga ora 10 të 13 majit 1881, hyri në veprim edhe Njësia e Policisë Speciale, komandanti i së cilës ishte identifikuar me nofkën Franc. Gjithnjë sipas “Dosjes”, ai kërkoi nga policia e rregullt të mbante “Tahirin në dritare për 2-3 minuta, deri sa të vendoste njerëzit e vet në vende të caktuara dhe të jepte urdhër për futje të lotsjellësit” brenda në Kullë. Dhe “derisa polic të tjerë kanë biseduar me Tahirin për t’ia tërhequr vëmendjen, njësiti special i është afruar shtëpisë (…). Të veshur në uniforma të gjelbërta, pjesëtarët e njësitit special janë përvjedhur pranë shtëpisë”. Heroi ynë, Tahir Meha, shtinte hollë. Të parit, që ëndërronte grada, por edhe tjetrit që pati guxim ta ngrehte kokën më lartë se të tjerët, njëri boshnjak e tjetri shqiptar, Tahiri ua qëndisi ballin. Specialcave iu dridhen duar e këmbë, ndaj dy fishekë të gazit lotsjellës nuk qëlluan dritaren. Goditën murin e Kullës dhe helmi mbuloi milicët dhe specialcat, të cilët u detyruan të largohen nga ajo mynxyrë, që krijuan vetë. Dhe, thirrjes, së vazhdueshme, me megafon, për dorëzim, Tahir Meha do t’i përgjigjet, me gjuhën e Oso Kukës, para 119 vjetësh, e të Shaban Pallushës, para 44 vjetësh, gjithnjë duke i lutur milicët shqiptarë të mos ia mësynin Kullës, se “për kit Luftë ka me nije edhe Vashingtoni”! Vërtet, qëndresa e heroike e Tahir Mehës tmerroi Jugosllavinë. Nga mesi i ditës në Shtabin komandues të Operacionit, në nja 600 metra nga Kulla, arriti edhe Franjo Herleviç, të cilin atë ditë e shohim në Beograd, e gjetkë në Serbi dhe në Mbledhjen e Kryesisë së KSA të Kosovës. Tashti së paku tre milicë kishin kafshuar dheun e tokës së Drenicës, disa ishin plagosur, kurse të tjerët në pozicione, në Tahir Mehën shihnin vetë Titanin e pa pushtueshëm as nga zotërat. Pas një rirreshtimi strategjik të forcave, kundër Kullës nga tri anë shtinin tri tanke dhe nga sipër një helikopter. Dy helikopterë mbanin nën vështrim Prekazin e Drenicën, që të pengonin ndihmën eventuale për Tahir Mehën, i cili nga frëngjitë e tri ballëve të Kullës, tmerronte armikun. Shtinte rrallë, herë me Walter e herë me Kraragujevce, dhe kurrë dy herë në një person. Të gjithë i godiste mbi vetulla, nën strehë të helmetës. Plaku 71 vjeç, Nebih Lati, me orë të tëra, me pushkën e Azem Bejtes, nga konaku përdhes, kapur për Kullën, ishte mburoja e hyrjes në Kullë. Duke ndërruar pozitën, për të nxjerrë nga Kulla dy gratë dhe pesë fëmijët e Tahirit, një plumb e goditi në dorën e majtë. Me të djathtën, plandosi komandosin Pejoviq, që po mbante nën zjarr derën e Kullës. Pasi plagën ia lidhi Tahiri me nënkmishë, Nebihu zbriti në katin e parë dhe edhe për disa orë e mbrojti hyrjen në Kullë. Predha të shumta të mitralozit e goditën, rishtazi. Plakun fisnik, Nebih Latin, do ta qëllojë për vdekje komandanti Franc, i cili ia mori pushkën, trofe. Plagë mori edhe e mbesa 16 vjeç, Mihrie Tahir Meha, e cila me guxim ndihmonte, në luftë, gjysh e babë. Vërtet, Nebih Lati i plagosur tepër rëndë, ishte tërhequr, zhagazi, brenda derës së Kullës, ku tashti ishte vetë ferri. Disa tramblone të gazit lotsjellës kishin depërtuar brenda. Tahiri e vendosi t’et, në një grazhd, i vendosi një gjësend për nënkresë, i ofroi një qyp me ujë dhe, i pa epur, plotësisht i pathyeshëm për të realizuar betimin, herë në njërën e herë në frëngjinë tjetër të Kullës, mbillte vdekje mbi armikun. Kjo Luftë po vërtetonte opinionin e popullit se Shtëpia ka orë, vetëm se duhet venë vetes detyrë për qëllime të larta. Asnjë komando nuk arrinte të futej në kullë, nga dritaret ose nga dera, ndaj rreth orës 22, një tank rrënues mësyu kullën nga ballina e derës dhe depërtoi në brendi të saj. Me trarët e parë ra mbi tank edhe Tahir Meha dhe sapo kapiteni e ngriti kupolën të shohë ç’po ndodhte me Kullën dhe me Tahir Mehën, trimi ua hodhi bombën brenda. Nuk dihet sa veta vrau në tank, por dihet se kapiteni që drejtoi tankun ishte malazias, kolonist në Çallapek, dhe tani jetoi në Pejë, i verbër. Specialci Radoiçiq, do të saktësojë: “Kur ‘blinda’ ka goditur derën dhe ka rrënuar një pjesë të shtëpisë nuk është parë më asgjë për shkak se është ngritur një re e pluhurit. Udhëheqësi i njësitit special ka dhënë urdhrin për tërheqjen e transporterit dhe ka vazhduar me hedhjen e bombave të dorës. Gjithashtu ka ndriçuar oborrin me reflektorë”. Vërtet. shembja e kullës, ngritja e pluhurit, helmi kimik dhe tymi i tankut pamundësuan qëndrimin brenda rrënojës. Legjenda e Kombit, Tahir Meha, përshpejtoi me pushkën në njërën dhe me bombë në dorën tjetër, për të çarë rrethimin e Kullës. Krahaqafë kishte trastën me 750 fishekë dhe një bombë në rrip. Sipas Radoiçiqit, “Tahir Meha ka braktisur pozitën e tij dhe ka luajtur në krejt apo hiç. Ka dalë nga shtëpia e tij e rrënuar dhe ka filluar të vrapojë. Ka kapërcyer një gardh dhe është nisur poshtë arave. Janë dëgjuar dy breshëri automatiku dhe një e shtënë pushke. Tahiri ka hasur në pozicionin e dytë të policisë”. Krisma e pushkës ishte e shtëna e fundit e Tahir Mehës, për dinjitetin dhe për lirinë shqiptare. Plumbi nuk i shkoi huq. Dhe, nuk doli komandos t’i shkonte pranë, të vërtetonte vdekjen e tij. Ia mësyn kufomës me tank dhe vetëm pasi vemëzat e armës ciklopike ia shtypi këmbët nën gjunjë, Prometeut shqiptar, u dha sihariqi: “Është i vdekur…!” Gëzim dhe brohoritje nuk pati. Në luftën 19-orësh Tahir Meha e realizoi betimin, pikë për pikë. Tashti Oborri i Kullës ishte përplot shusha, kufoma milicësh e armë të tyre. Mjeku serb i pranishëm në operacion, kolonisti Rada i Radenkut, drejtor i Spitalit të Skenderajt, fliste me argumente për 22 të vrarë e 14 të plagosur. Me këto të dhënë përputheshin edhe konstatimet e vrojtuesve okular të ekspertizës në vendin e ngjarjes, më 16 maj 1981. Ata kanë numëruar 22 piketa të vëna në vendet ku kanë mbetur milicët e vrarë. “Këtë e kam përcjellë me sytë e mi…!” – thoshte pesëdhjetetetëvjeçari Hamit Meha, mendjendritur. Por, disa përjetues të ngjarjes nga radha e pjesëtarëve të Mbrojtjes Territoriale flisnin, në besë, për 27 milicë të vrarë e për 45 të plagosur. Kështu, drenicasit Tahir e Nebih Meha, dy breza, e kurorëzuan jetën dhe luftën për truallin e lirë dhe të pacenuar në mënyrën më mitike. Ata bënë vdekje madhështore. Brezi i tretë, Mihria, me plagë, mbeti për ta mbijetuar dhunën e okupatorit, dhe, në një të ardhme të pritur, për ta gëzuar fitoren e luftës së brezave të përgjakur me okupatorin serbo - jugosllav. Më 13 maj 1981, instancat shtetërore, politike e policore të Jugosllavisë publikisht e manifestonin Festën e Sigurimit Shtetëror të planifikuar, kurse intimisht mallkonin debaklin skëterrë jugosllave - fitore e irredentizmit dhe e nacionalizmit shqiptar, të vulosur me grykën e pushkës së Tahir Mehës. Më 14 maj 1981, Franjo Herleviç formoi komisionin për “të zbardhë të gjitha rrethanat e këtij rasti” dhe në krye të atij komisioni zbriti në truallin e Tahir Mehës, i cili ende po kundërmonte erë gjaku të koaguluar të komandosve të tij - “të rënë në krye të detyrës”. Nuk u durua dhe me duar të veta preku të djathtën e Tahir e të Nebih Mehës, të cilat për të gjallë nuk arriti t’ua përlyente as t’ua thyente. La urdhër: Të bëhet varrimi nën rrethim policor, me pjesëmarrje të kufizuar dhe nxitoi për Beograd, për të hartuar Kumtesën e Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme, të cilën do ta botojnë, më 15 maj 1981, të gjitha gazetat ditore të Jugosllavisë: “Më 13 maj të këtij viti në fshatin Prekaz i Ulët, komuna e Serbicës, KSA e Kosovës, organet e punëve të brendshme zbuluan Tahir Mehajn, i cili para një viti shtiu kundër organeve të sigurimit publik të KSA të Kosovës dhe që atëherë gjendej në arrati. Ky kriminel, për të cilin në vitin 1980 u shpall urdhërarrestimi, ngriti barrikadë në shtëpinë e vet bashkë me Nebih Mehajn dhe mbante peng dy gra e pesë fëmijë. Pas thirrjes që të dorëzohen, hapën zjarr kundër organeve të sigurimit” – thuhej në fillim të Kumtesës. Vërtet, kumtesa ishte hartua me kalkulime: Operacioni të tregohej si ndërmarrje humanitare, për të shpëtuar “dy gra dhe pesë fëmijë të mbajtura peng nga kriminelët”; të minimizoheshin humbjet maksimalisht - në 4 të vrarë dhe në 3 të plagosur; rënia dhe plagosja e milicëve, kombesh e kombësish të ndryshme të tregohej si vazhdim i LNÇJ-së dhe revolucionit socialist jugosllav: “Në këtë ngjarje tragjike ka edhe simbolikë, që është shprehje e vëllazërimit e bashkimit dhe e bashkëjetesës sonë, që u krijua në luftë e revolucion, me gjakun e bijve e të bijave të të gjitha kombeve e të kombësive tona. Shokët që humbën jetën, janë nga anë të ndryshme të Jugosllavisë dhe të kombeve të ndryshme”. Në varrimin e Tahir e Nebih Mehës, më 15 maj 1981, midis rreth 70 bashkëfshatarëve e miqve ishte Shaban Jashari me djemtë: Hamzën dhe Ademin. Këto legjenda të kombit shqiptar u betuan, publikisht, para kufomës së Tahir Mehës: “Luftën që nise ti do ta vazhdojmë ne deri në pikën e fundit të gjakut!” Spiunët që përgjonin xhematin nga brenda, aty për aty, lancuan dezinformatën, për t’i njollosur Jasharajt: “ Këta janë provokatorë, dora vetë e UDB-ës…!” E vërteta ishte e hidhur për okupatorin, por e hershme për vetëdijen politike të masave të gjëra të popullit. Jasharajt legjendarë, si edhe Mehajt legjendarë, qëndronin me kohë në të njëjtat valë me objektivat politike e çlirimtare të tokave shqiptare të Amës Shqipëri. Agjencia Gazetare e Shqipërisë, pra Tirana zyrtare, më 17 maj 1981, e mori në mbrojtje Tahir Mehajn dhe Luftën e tij e quajti mbrojtje të domosdoshme të nderit, të dinjitetit në vatrën stërgjyshore. Sulmin e njësive të “milicisë ndëshkuese serbe (…) kundër një familjeje shqiptare dhe vrasjen e dy anëtarëve të saj” në vatrën e lindjes, Tirana e kualifikoi dhe e ndërkombëtarizoi si terrorizëm shtetëror të Jugosllavisë kundër qenies shqiptare të Drenicës e të Kosovës. Dhe, vërtet, koha, kjo vërtetuese e gjërave, tregoi: Adem Jashari, i mbështetur fuqimisht në Mëmën Shqipëri, pushkën e Tahir Mehës, me sakrificë pa çmim, e bëri Top dhe prelud të Revolucionit Gjithëshqiptar Nacionalçlirimtar në rrjedhë. Heroi i kombit, Tahir Meha me rezistencën dhe me luftën mbiheroike e theu, njëherë e përgjithmonë, mitin e pathyeshmërisë së makinerisë pushtuese serbo-jugosllave në tokat shqiptare, të mbjellë me dhunë gjenocidiale të pandërprerë prej pushimit të pushkës së Ibrahim Lutfiut, dëshmor i Lëvizjes për Lirimin dhe Bashkimin e Tokave Shqiptare, më 15 janar 1951. Tahir Meha i tregoi rinisë shqiptare dhe popullit se Lufta e armatosur, jo demonstratat me duarthatë, është rruga e Lirisë. Se albanofobia sllave e kupton vetëm gjuhën e pushkës. Lufta e Tahir Mehës do të bëhet ushqim shpirtëror për të burgosurit e “Pranverës Shqiptare ’81” për të përballuar dhunën çnjerëzore në kazamatet e Jugosllavisë. Kjo luftë ktheu besimin në masat e gjera, se populli lindë, rritë, e ka në gjirin e vetë Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre, si mbi perëndinë, ndaj edhe rapsodi saktësoi: “Tahir Meha në t’dytin kat,/ Po lifton me Beligrad”. Vërtet, e ardhmja vërtetoi se Pushka e Tahir Mehës i hapi shteg Lirisë së Kosovës e të kombit shqiptar. Përcaktimi për vdekje heroike i Rexhep Malës e i Nuhi Berishës, më 1984, i Fahri Fazliut e i Afrim Zhitisë, më 1989, ishte frymëzim i prekshëm i heroizmit të Tahir Mehës. Dhe, vendosmëria e Besim Latifit (1968) dhe e Skënder Manollit (1957) të Pollatës së Llapit, për të kthyer shtëpitë në fortifikatë kundër milicisë speciale të Jugosllavisë, më 13 shtator 1990, pa marrë parasysh çmimin, ishte vetëpërcaktim për sakrificë tahirmehote. Së fundi, përcaktimi i Tahir e Nebih Mehës dhe i Besim Latifit e Skënder Manollit, për sakrificë pa çmim për dinjitet shqiptari dhe rënia heroike e tyre, ishte përvojë e përjetuar e Adem e Hamëz Jasharit, legjenda mbi legjendat njerëzore të UÇK-së. Ushtar i orëve të para të Adem Jasharit, vetë siluetë e Tahirit, ishte i vëllai, pesë vjet më i madh, i dënuar politik i Lagjes së veprimtarëve të “Pranverës Shqiptare ’81”, dëshmori Beqir Nebih Meha, i rënë heroikisht, më 25 mars 1999, në krye të njësitit të UÇK-së. Dhe, sa më shumë që po na sprovon koha, në Kosovë dhe rreth e rrotull në tokat shqiptare, në këtë fill të Lirisë sonë të nëpërkëmbur ndërkombëtarisht për interesa të pushtuesve historik të vendeve shqiptare, aq më i madh po rritet Tahir Meha, aq më frymëzuese po bëhet Pushka e Tij habertare - për bashkimin dhe për Lirinë e kombit shqiptar. Këshilli Organizues për Shënimin e 20-vjetorit “Pranvera Shqiptare ’81”, në Njëzetvjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehajt, pranë rrënojave të Kullës, vendosi pllakën përkujtimore me mesazh historik: Shqiponja dykrenore KËTU, MË 13 MAJ 1981 TAHIR NEBIH MEHA DHE NEBIH EMIN MEHA KULLËN STËRGJYSHORE E KTHYEN NË VARR TË PUSHTUESIT JUGOSLLAV. NDEZËN FLAKËN E LUFTËS ÇLIRIMTARE TË <<PRANVERËS SHQIPTARE ’81>>, TË KURORËZUAR ME FITOREN E UÇK-SË. PREKAZ, 13 V 2001 - KËSHILLI ORGANIZUES. ------------------------------------------- TAHIR MEHA DHA KUSHTRIMIN Shkruan: Mehmet BISLIMI Më 12.05.2007 *** Sa shpejt ikën vitet, por heroizmat mbesin të freskët në kujtesën tonë, sikur të kishin ndodhur sot… Një heroizëm të tillë na e la që ta kujtojmë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh, trimi nga Prekazi, Tahir Meha. Ishte 13 maji i vitit 1981. Atë pranverë e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po kërkonte lirinë e vet, të drejtat e veta që shkeleshin me dekada e shekuj nga ata që ishin ulur në kolltukë prej pushtuesi. Rënia e dhjetëra të rinjve në zemër të Kosovës për lirinë dhe të drejtat që kërkoheshin, ngriti me mijëra të tjerë në këmbë. Studentë, punëtorë, të rritur e të moshuar, bujq e arsimtarë, nxënës e pensionistë, ishin ata që me zërin e tyre tundën themelet e ish Jugosllavisë pushtuese! Në Drenicën heroike, heroizmi përsëritej edhe njëherë. Edhe njëherë Drenica po i bënte ballë gjithë asaj makinerie ushtarake të pushtuesve serbosllavë. Trimi Tahir Meha ishte fortifikuar në kullën e vet, si dikur Oso Kuka në kullën e barotit dhe po priste momentin e duhur për t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanë zot! Heroizmi i ditës së 13 majit do bëhej simbol i kushtrimit të lirisë dalë nga grykëholla e Tahir Mehës, kushtrim ky që pushtuesit serb i tha më se qartë se këtu është taka e bijve të shqipes!... Dëshmori Tahir MEHA Na ishte një herë edhe një 13 maj, dita e themelimit të milicisë jugosllave. UDB-ja dëshironte që këtë festë ta shënonte si fitimtare duke e zënë Tahirin e shumë kërkuar për ta dërguar atë më pas në Beograd si trofe për triumfin mbi rebelimin e shqiptarëve të “padëgjueshëm”. Pushtuesi kishte planifikuar lavdinë e këtij aksioni që do të forconte imazhin e njësitit special të milicisë së UDB-së, dhe që do të festohej shumë në qarqet e atjeshme të Beogradit, se më në fund e zumë Tahir Mehën të gjallë!... Mirëpo Tahiri nuk po flinte. Ai kishte bërë syrin pishë dhe gjoksin digë atë pranverë të lulëkuqeve të Kosovës. Atij i ishte shtuar edhe më shumë forca dhe vendosmëria për të luftuar për atdheun tonë të shumëvuajtur, për të përkrahur me sakrificën e tij më sublime ngjarjet e asaj pranvere, për t’u bashkërenditur në radhën e dëshmorëve të kombit tonë të pavdekshëm, duke kaluar kështu në përjetësi. Kjo rrugë e qëndresës aktive pa dyshim se mori edhe haraçin e vet, mirëpo nuk kishte se si të bëhej ndryshe: Liri pa gjak nuk ka. Kushtrimi i pushkës së lirisë të Tahir Mehës, më vonë i lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e shumta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë. 13 majin, ditën e milicisë jugosllave, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmëri. Po me trimërinë dhe heroizmin e Tahir Mehës lindi 13 maji i ri, dita e kushtrimit të pushkës së lirisë për Kosovën. Ishte kjo pothuaj pushka e parë kaq e zëshme që pas Luftës së Dytë Botërore, që u shkreh hapur e publikisht kundër pushtuesit jugosllav nga një shqiptar bujar e atdhedashës siç ishte Tahir Meha i Prekazit! Tahir Meha me babën plak, bacë Nebihun, i detyroi pushtuesin që në fushëbetejën e Drenicës të nxjerrin një arsenal të tërë armatimi, që ta kishin në dispozicion ushtarët e milicët e saj, të cilët po përballeshin me dy burra trima të Drenicës. Edhe gjithë ata numra ushtarësh e milicësh, prapë nuk mjaftuan për të mposhtur dy trima shqiptarë të Prekazit, prandaj duhej angazhuar edhe njësitet rezervë të mobilizuara enkas për këtë rast! Edhe helikopterët u desh të sillen në qiellin e Drenicës atë ditë. Një shtet i tërë ishte ngritur në luftë kundër Tahirit dhe babait të tij mu në zemër të Prekazit legjendar!... A nuk ishte kjo një ndër goditjet më të rënda që po merrte ish shteti i Jugosllavisë? A nuk e vuri në lojë Tahiri Meha me babën plak një shtet të tërë çfarë ishte Jugosllavia e atëhershme, makinerinë dhe strategjinë luftarake të atij shteti? A nuk e hodhi për tokë moralin e maskuar të atij sistemi mbi gjoja barazinë e popujve që aq shumë e trumbetonin edhe ish lakenjtë e LKJ-së?! Këtij arsenali të tërë armatimi, Tahir Meha me babën plak i rezistoi për më se 20 orë. Tahiri me bacë Nebihun qëndruan të palëkundur nga pozitat e tyre. Tahir Meha luftonte dhe këndonte përnjëherësh: “O Shqipni mos thuaj marova, se bijt tu oooo janë të gjallë!”... Qëndresa e Tahirit i dha fuqi e guxim të pashembullt popullit shqiptar në atë pranverë të përgjakur drejt përgatitjes për luftë të mëtejme shumëdimensionale kundër pushtuesit serb. Ai bëri të ditur edhe njëherë se me serbin nuk ka zgjidhje tjetër dhe kjo zgjidhje e imponuar është vetëm lufta. Pushka e Tahir Mehës la të vrarë 13 majin e pushtuesit dhe ngriti një 13 maj shqiptar me heroizmin dhe kushtrimin për luftë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kishin shkelur tokat tona me çizme ushtarake. Ata dhanë shembullin personal se shqiptarët e duan lirinë më shumë se jetën, prandaj edhe flijohen për të! Tahiri nuk e bëri luftën për emër e nam, për këngë e histori, por emri, nami, kënga e historia lindën në themelet e kullës së tij?! Gjyshi i tij Emin Lati - Meha, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtë Galicës ndërsa babai i tij Nebihu ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, dhe më vonë i vëllai i Tahirit, Beqiri që ishte i përndjekur politik, u rreshtua në radhët e UÇK-së, ai luftoi edhe në emër të të vëllait Tahirit, dhe në emër të babait Nebihut, dhe ra me pushkë në dorë për tokat shqiptare - dëshmor i kombit! A ka diçka më madhështore, diçka më hyjnore, diçka më fisnike e fascionuese; në altarin e lirisë së atdheut u fljiuan tre breza me radhë; Gjyshi, babai dhe i biri?!... Pra, Tahiri kishte brumin e një familje atdhetare të dëshmuar kombëtarisht, idealin dhe misionin e së cilës ishte i obliguar ta shpie përpara. Tahiri e deshi jetën si edhe të tjerët por mbi të gjitha ai e deshi lirinë e atdheut të vet për të cilin edhe u flijua me heroizëm të paparë!... Sot edhe pas 26 viteve të rënies së tij, shtrohet pyetja: a i kemi kryer obligimet ndaj Dëshmorëve të Kombit dhe familjeve të tyre, ne të gjallët?... Mbi muret e rrënuara të kullës kala të Tahir Mehës, ende nuk u ngrit kulla legjendë e tij, edhe pas 26 vitesh! Që nga Ternavci në veri të Prekazit, duke kaluar pranë kullës tjetër legjendë të Ahmet Delisë e deri te shkolla e fshatit, për të vazhduar më tej tek rrënojat e kullës së Tahir Mehës e më pas tek kulla e Shasivar Alisë! Pra edhe sot mungon një shirit asfalti, që për vizitorët dhe për vetë vendësit, rruga ekzistuese thuajse është e pakalueshme. Kjo rrugë rreth 5 kilometërshe do të thotë shumë për bashkëfshatarët e Tahirit, e padyshim se kjo do të thotë shumë edhe për historinë tonë kombëtare! Edhe sot, pas 26 viteve, mungon një rrugë a një objekt tjetër shoqëror që do ta mbante me respekt emrin e Tahirit! Edhe sot, mungon një shtatore a bust për Tahirin e Nebihun në oborrin e kullës së tyre legjendë!... Tahir Meha, babai i tij e dhjetëra dëshmorë të tjerë, që janë mburrja jonë, kanë mbetur pa një status dhe kujdes institucional të institucioneve që u ngritën mbi gjakun e tyre. E si për ironi përfaqësuesit e institucioneve tona, kur vjen marsi, maji, nëntori... këta vihen në radhë, e vihen në garë se kush do të shkojë më parë tek varrezat e dëshmorëve tanë për bërë një përkulje krejt servile e indiferente! Përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk i vret ndërgjegjja fare për obligimin e papërmbushur përballë Tahir Mehës dhe dhjetëra dëshmorëve tjerë. Mos të harrojmë se ata nuk ranë për dekorata, as për tituj, as për pozita politike. Ata ranë thjeshtë për lirinë e atdheut, duke vënë jetën e tyre në themelet e forta të Shqipërisë e cila pa dyshim se do të bëhet një ditë. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificën e tyre më sublime në shërbim të atdheut përveç lirisë dhe bashkimit kombëtar! -------------------------------------- ILIR KONUSHEVCI – MËRGIMI ( 20.6.1969 - 9.5.1998 ) Ilir Konushefci u lind më 20 qershor të vitit 1969. Rrjedh nga një familje e urtë e punëtore, e mbi të gjitha me tradita patriotike. Kjo familje është shpërngulur nga fshati Konushefc para 60 vjetësh dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës.
Shokët e Ilirit - dëshmorët e kombit: Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha Ishte fundi i vitit 1991, fillimi i vitit 1992, kur Iliri, së bashku me disa shokë, në mesin e tyre: Naim Haziri, Naim Hyseni (i cili pas vrasjes së Zahirit shkoi në Gjermani), Selim Haziri etj., nga paknaqësia rreth organizimit politik legal, këtyre të fundit (LDK-së - Dega në Podujevë) u drejtohen me një letër (dokument i cili u ishte dërguar ilegalisht dhe në emer të studentëve), në të cilin kërkohej angazhim më serioz i potencialit rinor, pengimi i individëve injorantë “shqipfolës”, angazhimi rreth zgjedhjes së Statutit të Kosovës e jo garim politik etj. Ky dokument, edhe pse ishte lexuar nga individë të caktuar, nuk ishte vënë në rend të ditës për t’u diskutuar dhe shqyrtuar asnjëherë.
Zahir Pajaziti, pas aksioneve të shumëta dhe të suksesshme gjatë vitit 1996, vendosi që të shkonte në Shqipëri (dhjetor `96), kurse me të ishin Ilir Konushefci, Shaip Haziri dhe Hakif Zejnullahu. Këta u kthyen pasi e përcollën komandant Zahirin gjer te kufiri me Shqipërinë. Zahiri atje dërgoi bashkëluftëtarin e tij të plagosur “Demën”, që të shërohej. Para shkuarjes, Zahiri ngarkoi bashkëluftëtarët e tij për kryerjen e tri aksioneve gjatë kohës sa ai qëndronte në Shqipëri. Detyra me të cilën u ngarkua Iliri, u krye me sukses të plotë. Kliko mbi foto Lapidari i dëshmorëve në Pestovë afër Vushtrrisë Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës. Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit, Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin (pas vrasjes së Zahirit kishte shkuar në Shqipëri dhe atje kishte dhënë një kontribut të madh rredh riorganizimit të UÇK-së, veçanërisht në Llap) etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Mirëpo, Iliri punoi shumë edhe rreth afirmit të të gjitha forcave në luftë kundër Serbisë. Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë. Në këtë mision erdhi së bashku me Adrian Krasniqin, në maj të vitit 1997, dhe qëndroi katër ditë në Llap. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror. Gjatë verës së vitit 1997, për shkak të rrethanave të krijuara, nga Kosova largohen edhe Naim Haziri e Selim Haziri, të cilët shkojnë në Shqipëri, dhe atje bien në kontakt me Ilirin dhe shokët e tjerë që vepronin atje. Kështu, gjatë asaj kohe, aktiviteti i UÇK-së në Llap vështirësohet, mirëpo ndërkohë Rrustem Mustafa- Remi, së bashku me Sejdi Ramën (Sejda në qershor-korrik ishte në Gjermani, ku u takua me Sabri Kiçmarin e Ali Ramën), shkuan në Shqipëri dhe atje biseduan me shokët në fjalë, për gjetjen e mundësisë së riorganizimit të UÇK-së në ZOLL. Pas këtij takimi, u kthyen në Kosovë dhe mbajtën mbledhjen e parë në nivel të Llapit, ku edhe u vendos hierarkia e UÇK-së për Zonën e Llapit, për të cilën gjë Iliri kishte luajtur rol vendimtar. Mbledhja është mbajtur më 2.9.1997, në fshatin Surkish dhe mërën pjesë: Ilir Konushefci, Rrustem Mustafa, Naim Haziri, Selim Haziri, Murat Ajeti, Refik Jashari dhe Latif Gashi. Në këtë mbledhje është vendosur që Rrustem Mustafa- Remi të jetë përgjegjës-koordinator i ZOLL-it me Zonat e tjera, Ilir Konushefci vendoset që ta vazhdojë punën furnizuese me armatim në nivel vendi dhe të jetë anëtar i Shtabit Qendror, kurse Latif Gashi anëtar i Shtabit Rajonal. Pas këtij takimi, Iliri, së bashku me Naimin dhe Muratin, u kthye në Shqipëri, ku e vazhdoi punën në furnizim me armatim. Ishte mesi i muajit tetor 1997, kur Iliri, së bashku me Adrian Krasniqin (Rexhën) dhe shokë të tjerë, solli një sasi të madhe të armatimit në Kosovë. Me propozim-vendimin e shokëve, sulmohet Stacioni i policisë serbe në Kliqinë të Pejës (në orët e vona të natës në mes të 15 e 16 tetorit). Në këtë aksion morën pjesë: Adriani (Rexha), Iliri (Mërgimi), Mujë Krasniqi (Kapuqi) dhe Qerim Kelmndi (Dema). Gjatë sulmit, u vra Adriani. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Mjetet për blerje të këtij armatimi vinin kryesisht nga mërgimtarët nga Evropa dhe Amerika. Iliri furnizohej me mjetet nga Fondi “Vendlindja thërret” dhe atë në dy drejtime nga Gjermania e Zvicra, si dhe nga Amerika përmes Florim Krasniqit (një i afërm i Adrianit) dhe Muharrem Tovërlanit. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë. Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit, atje ku më së paku pritej, shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë, të cilët atë ditë kishin ardhur nga të gjitha anët e botës për t’i dhënë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të radhëve të para të UÇK-së. Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevcit - Mërgimi ------------------------------------- Në përkujtim të veprës patriotike të Ferki Aliut UNË JAM FERKI ALIU – PLLANALIU Shkruan: Ramadan PLLANA Llozanë -Zvicër, më 6 maj 2007 ------------------- Në përkujtim të Ferki Aliut, i lindur në vitin 1970 në Pantinë të Vushtrrisë
Të flitet, të shkruhen romane a histori për biografinë e tij, të xhirohen filma për heroizmat e tij, të ngriten përmendore, sikur për çdo dëshmorë të lirisë e të bashkimit kombëtar, për ne bashkëmendimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij prap do të mbetët një zbrazëti, pa u realizuar amaneti i tij, derisa të bashkohet Mitrovica me Kosovë në veçanti dhe trojet etnike kombëtare në përgjithësi. Për të gjitha këto më tregonte shoku dhe kushëriri i tij moshatar, Selmani, djali i vëllait tim Hasimit, i cili ishte bashkë me te në çdo aksion…Që të dytë konsultoheshin edhe me një trim tjetër sypatrembur që e kishte dëshmuar vetën në kacafytje me gardianët çetnikë nëpër burgjet serbo-sllave, ky ishte Ilmi Muzaqi, shoku im i idealit, për të cilin edhe simboli i Rezistencës sonë, Adem Demaçi, ka konsideratat të mëdha . -LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT NË KRYE ME KOMANDANTIN LEGJENDAR ADEM JASHARI! ------------------------------ Përkujtohen dëshmorët e kombit
VRASJE TINËZAKE E ATDHETARIT DHE LUFTËTARIT TË PAEPUR PËR LIRI -NEXHAT AGOLLI- Shkroi: Ibrahim EGRIU Më 01 Maj 2007 *** Pas arrestimit në banesën e tij nga policia sekrete jugosllave, atë e vunë nën torturat më çnjerëzore për ta detyruar që ta tradhtojë çështjen e shenjtë kombëtare dhe bashkëluftëtarët e tij ilegalë që kishte në Prishtinë e Shkup, siç ishin: - Rifat Berisha i Drenicës, Xheladin Hana i Gjakovës, e të tjerë në Kaçanik, Dibër, Gostivar e gjetkë. Udbashët e Beogradit e mbytën Nexhat Agollin, duke e torturuar gjatë natës 27-28 prill 1949 në njërën nga qelitë e burgut të Shkupit. Trupi i pajetë, i përshkuar nga bajonetat e udbashëve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesnatës në sheshin e Shkupit, ku u qëllua me një breshëri automatike për të krijuar përshtypjen në popull se u vra në tentativë arratisje nga burgu, ku dhe qe mbajtur Procesverbali fiktiv. “I heshtur, as në varr nuk dua të jem”
Nexhat Agolli: atdhetar, intelektual, ushtarak dhe qeveritar i viteve të pasluftës Ai, së bashku me vëllain e tij, Qemal Agollin, Haqif Lleshin, Sali Lisin etj. ngrinte zërin tek udhëheqësit serbë e maqedonasë, përkatësisht tek Svetozar Vukmanoviq Tempo e Lazar Kolishevski për lirimin e dhjetëmijë shqiptarëve që mbaheshin në izolim në Stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë në gjendje torturash dhe pa shpresë shpëtimi, nga të cilët brenda një nate qenë masakruar 1.200 veta, ashtu siç ndodhi edhe në Gostivar, Kërçovë, Dibër e gjetkë; për të cilët spekulohej tmerrësisht nën akuzën: ”bashkëpunëtorë të fashizmit”. Ndërhyrja e Nexhat Agollit aq e guximshme përbën një akt të madh atdhetar, duke shpëtuar mijëra jetë shqiptare nga vdekja e sigurt pa përfillur fatin e jetës së vet, kështu që mbi këtë bazë pati shumë familje shqiptare që e mbiquajtën meritueshëm shpëtimtar të jetës së tyre, e që e përcollën me buqeta lulesh. Si deputet i popullsisë shqiptare, ai ngriti zërin që shqiptarëve t’u jepen të drejtat dhe liritë e premtuara, barazia kombëtare dhe simbolet e veta historike, e drejta e përdorimit të gjuhës, e drejta e arsimit dhe e kulturimit të masave shqiptare në gjuhën amtare, barazia e përfaqësimit në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjuhësor. Është veçori e veprimtarisë kombëtare e tij që pa pritur se ç’do të ndodhte me fatin e vetëvendosjes kombëtare, krijoi dhe shtriu bërthama arsimore e kulturore në gjirin e vetë njësive ushtarake shqiptare gjatë luftës, si dhe në rimëkëmbjen e rrjetit shkollor e të aktiviteteve kulturo-artistike në terrenin e hapësirave shqiptare. Ai, qysh në procesin e vetë-çlirimit nga pushtuesi nazifashist, i jepte rëndësi arsimit dhe kulturës, hallkë kryesore vlerësonte shkollën, kuadrin arsimor dhe tekstet shkollore. Me përkushtim të veçantë siguroi hapjen e Kursit pedagogjik shqiptar në Shkup, krahas atyre që hapeshin në Prizren e Prishtinë aso kohe dhe merrnin në ndihmë disa dhjetëra arsimtarë nga shteti i pavarur shqiptar, pra nga Shqipëria. Më 1945 hapi shkollën ”Liria” në gjuhën shqipe, ndërsa për drejtor emëroi pishtarin e arsimit, Abdi Begun-Haxhiu. Atdhetarët e shquar: -Rifat Berisha dhe Xheladin Hana Mandej, kujdesi i tij direkt ishte përqendruar edhe tek nevoja e një Tribune Publicistike të asaj kohe, në bashkëpunim me bashkëluftëtarët e vet, Xheladin Hanën në Prishtinë dhe Ali Mullain në Dibër nxorën në dritë gazetën e parë shqipe”Flaka”. Kështu, kjo Tribunë publicistike e nisi fillin e jetës, prej nga filloi të rrezatonte mendimi dhe vullneti i popullsisë shqiptare, ndonëse pasoi censurimi dhe persekutimi i kësaj gazete së bashku me vetë nismëtarin e saj, Nexhat Agolli. Në drejtim të vetëvendosjes kombëtare shqiptare, si Nexhati, po ashtu edhe bashkëluftëtarët e tij dhe vetë popullsia shqiptare po vetëdijesoheshin se çështja e tërësisë kombëtare shqiptare po tradhtohej jo vetëm nga udhëheqja e shtetit jugosllav, por edhe nga vetë Fuqitë e Mëdha, të cilat deklaruan paprekshmërinë e kufijve të paraluftës, gjë që për kombin shqiptar përligjej ricopëtimi i tij në dobi të Jugosllavisë. Dhe, nga baza juridike, Nexhat Agolli, gjithnjë e quajti Jugosllavinë krijesë artificiale, të ngritur mbi bazën e dhunës dhe të padrejtësisë kombëtare e njerëzore ndaj kombit shqiptar. Nexhati e ndjeu thellë edhe shpatën tjetër të Beogradit ku, trevat shqiptare, nuk i la si një tërësi të vetme në përbërje të tij, por i copëtoi midis tri republikave, ndonëse kishin kompaktësinë dhe vazhdimësinë etnike. Shovinistët jugosllavë kishin vendosur që në përbërje të shtetit federativ të mos lejohej faktori unik shqiptar, ndërsa në të ardhmen të mos ekzistonte faktori unik shqiptar as në Gadishullin Ballkanik. Ai kishte ardhur edhe në përfundim tjetër se: si fuqitë perëndimore edhe ata lindore ia kishin bërë me hile Shqipërisë si tërësi kombëtare dhe Shqipërisë si shtet i pavarur. Dihet dhe fakti se, Nexhat Agolli dhe shumë atdhetarë të tjerë, kanë qenë të papajtueshëm me aneksimet e trevave shqiptare: Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi, kur dihet se ato janë etni shqiptare. Figura e Nexhatit bëhet edhe më madhore përmes ballafaqimeve në vazhdimësi dhe pas Konferencës së paqes në Paris të vitit 1946 e deri në vitin 1949, duke qenë në brendinë e planeve antishqiptare të qarqeve sunduese serbo-jugosllave; ai e thoshte fjalën e vet kundër pabarazive dhe padrejtësive ndaj popullsisë shqiptare dhe jo pak ishte i vrullshëm. Por, mendimet dhe qëndrimet e tij nuk ishin të mbyllura në vetvete, ato gjenin pasqyrimin e tyre edhe në organizimin e veprimtarisë ilegale e të programuar, thelbi i së cilës ishte dhe mbeti bashkimi mbarëkombëtar shqiptar. Lidhja e tij me atdhetarët e tjerë të shquar, siç ishin: - Rifat Berisha ish-nënkryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit, Xheladin Hana ishte drejtor i gazetës ”Rilindja” dhe me disa aktivistë të tjerë, kishte tërhequr vëmendjen UDB-së qendrore të Jugosllavisë Kështu, në maj të vitit 1948, shkarkohet nga funksionet ekzekutive, kurse në mesnatën e 15-16 prillit 1949 arrestohet në banesën e tij, ndërsa më 27-28 prill ‘49 ekzekutohet barbarisht e tinëzisht. Nexhat Agolli, si luftëtar i ditur dhe i guximshëm, e si atdhetar i paepur, qe kthyer në legjendë, ndërsa vepra e legjenda mbeten burim frymëzimi. Ai përbën njërën nga figurat më të kompletuara me dije, me botëkuptim të thellë kombëtar dhe plot virtyte për çka meriton nderime dhe respekt të thellë e të përjetshëm. Figura dhe vepra e tij përbën kushtrim për liri dhe bashkim kombëtar. Lavdi veprës së tij!
-------------------------------------------------- Fadil Vata në kujtesën time FADIL VATA ISHTE SHËMBËLLIM I SHPIRTIT FISNIK E I KARAKTERIT BURRËROR (me rastin e 17-vjetorit të vdekjes)
Shkruan: Nezir MYRTAJ Prishtinë, më 25 prill 2007 ------------------------ Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atë që këtej; Pa bij të mençur, të vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur; Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj. * * * Më 25 prill 2007 bëhen 17 vjet prej ndarjes nga ne, të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Fadil Vata, i lindur më 1962 në Sallagrazhdë të Therandës. Qysh në bangat e shkollës së mesme në Therandë, Fadili me një rreth shokësh, fillon të bashkëjetojë me hallet e Kosovës e të pjesës së robëruar të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi. Demonstratat e fuqishme të pranverës së vitit 1981, atë e gjejnë në shërbimin ushtarak në Pozharevc të Serbisë. I ndodhur në këtë shërbim, më 2 maj të vitit 1981 arrestohet nga shërbimi i sigurimit shtetëror dhe pas disa muajsh hetimesh i akuzuar për veprimtari nga pozitat e “nacionalizmit” dhe “irredentizmit” shqiptar, dënohet me 7 vjet burg. Dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun famëkeq në Zabellë të Pozharevcit. Jam i bindur se të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Fadil Vatën, ndihen të lumtur e të privilegjuar. Njëri prej tyre jam edhe unë. Dhe, në qoftë se është e vërtetë ajo që thuhet se, më shumë se në çdo vend tjetër, njeriu në burg njeh veten dhe mikun, unë pikërisht në rrethana burgu pata fatin ta njoh Fadilin. Fadil Vata (10.01.1962 - 25.04.1990) Ishte maji i vitit 1984, kur mua së bashku me disa shokë të prangave më larguan nga burgjet e Kosovës e më vendosën në burgun famëkeq të Pozharevcit në Serbi. Që në ditët e para të qëndrimit në regjim karantine të këtij burgu, nga disa të burgosur të nacionaliteteve të tjera kisha kuptuar se në pavijonet e ndryshme ndodheshin disa dhjetëra të burgosur shqiptarë, të dënuar për vepër politike. Natyrisht, kjo nuk ishte ndonjë informatë e jashtëzakonshme për mua, sepse atëherë nuk kishte burg në Jugosllavi ku të mos kishte shqiptarë të dënuar politikisht. Mirëpo, thënë të drejtën, pas dy vjet e gjysmë burgu të regjimit hetues, prisja me padurim takimin me shokë të rinj të idealit. Nuk mund ta harroj kurrë çastin e parë të takimit me Fadilin, pak përtej pavijonit-karantinë, në afërsi të objektit të ngrohtores së kampit. Ishte gjysma e dytë e majit të vitit 1984. Ishte termini i shëtitjes së rregullt ditore në atë periudhë regjimi në karantinë. Meqenëse oborri i pavijonit ishte afër fushës së sportit, Fadili, sapo na vëren nga vendi ku ishte duke punuar disa punë ndërtimtarie pranë kësaj fushe dhe meqenëse ai tashmë kishte kuptuar se në burgun e Zabelës ato ditë kishin arritur disa të burgosur të tjerë politikë shqiptarë, në mënyrë të pahetueshme arrin deri në një afërsi të caktuar dhe paraqet njoftimin e tij. Ai, me shkathtësinë dhe gjallërinë që e karakterizonin jep dhe merr informacionet lidhur me numrin e të burgosurve shqiptarë në këtë burg, për gjendjen, si dhe për emrat e disa prej tyre. Ky ishte takimi im i parë me një të burgosur politik shqiptar në burgun e Pozharevcit. Dëshira për të vënë kontaktin me ne si të burgosur të ardhur nga Kosova, informacionet e shumta e të shpejta që na i dha, si dhe interesimi i tij për të ditur sa më shumë për ne, krijuan te unë përshtypjet e para për Fadilin, si për një të ri energjik, të shkathtë, trim, i afërt e solidar. Këto përshtypje, së shpejti u bënë realitet. Pasi më nxorën nga karantina, në muajin qershor, më vendosën në pavijonin numër 5, ku ndodhej edhe Fadili. Kjo rastësi ma krijoi mundësinë që virtytet e tij njerëzore t’i njoh e t’i provoj edhe për së afërmi, ditë për ditë. Për më shumë se një vit, në këtë pavijon, unë dhe shokët e tjerë, ndamë me Fadilin, gëzimet e hidhërimet, shqetësimet e preokupimet, madje edhe ëndrrat dhe ushqimet, të cilat i merrnim nga familjet tona gjatë vizitave. Fadili kishte një aftësi të jashtëzakonshme të depërtojë në qenien e shokut e mikut. Ai të bënte për vete me çiltërsinë e tij absolute shpirtërore, me ndjenjat e sinqerta, me harenë e përhershme, me humorin e ngrohtë e me zërin e ëmbël, me të cilin shpesh këndonte bukur pjesë të këngëve lirike e epike. Fadili kishte prirje të theksuar për këngë e humor. Në fytyrën e tij do të mund të vëreje seriozitet e krenari, por kurrë zymtësi, lodhje apo vuajtje. Në mesin e të gjithë shokëve dhe në çdo kohë e situatë, ai rrezatonte ndjenja optimizmi e dashurie vëllazërore. Këto ndjenja ka pasur fatin t’i provojë shumica e të burgosurve politikë shqiptarë të asaj kohe në burgun e Pozharevcit. Meqenëse një pjesë e pavijonit numër 5 shërbente si vend i caktuar ku bënin pushimin vjetor të burgosurit e të gjitha pavijoneve të tjera të angazhuar në punë, për të burgosurit politikë shqiptarë të këtij pavijoni ky ishte një rast i veçantë për të kontaktuar me të burgosurit politikë të pavijoneve të tjera. Ky rast ishte i mirëseardhur, sidomos për Fadilin, i cili, në mungesë të punëve të rregullta në sektorin e ndërtimtarisë, shpesh kishte kohë të lirë, prandaj atë ua kushtonte pothuajse të tërën shokëve që vinin në dhomën e pushimit vjetor. Ai qëndronte e bisedonte me ta, lexonte e shkëmbente mendime të ndryshme, por bënte edhe plane organizimi për të ardhmen. Fadili kishte një horizont të gjerë të njohurive, si rezultat i punës së pandërprerë intelektuale. Ai kishte një vullnet të pathyeshëm për të mësuar gjëra të reja dhe në të gjitha fushat. Atë mund ta shihje duke lexuar, sa Kapitalin dhe vepra të tjera ekonomike, sa Antidyringun e Engelsit, sa filozofinë e Hegelit, sa vepra historike, letrare e artistike. Prandaj, te ai mund të gjeje ideologun dhe intelektualin me të cilin mund të bisedoje për artin, filozofinë, historinë, shkencën... Me një fjalë, te ai gjeje njeriun e kompletuar.
Me interesim fanatik përcillte shtypin ditor dhe atë periodik, sidomos lidhur me ngjarjet në Kosovë. Atij nuk i shpëtonte asnjë cep gazete pa e lexuar dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme të komentimit të shkrimeve. Tërë preokupimi i Fadilit, tërë qenia e tij shpirtërore ishte në Kosovë. Në Pozharevc kishte vetëm trupin. I kujtoj si sot momentet, kur unë me shokët e dhomës, Bejadinin, Imerin, Samiun e Skënderin, pas orarit të punës ktheheshim nga reparti në pavijon dhe aty gjenim Fadilin. Në sytë e tij lexoja kureshtjen për të na treguar ngjarje të reja politike të lexuara në shtyp. Sapo rreshtoheshim dhe niseshim për në mensë, ai më fuste dorën nën sqetull dhe fillonte të komentonte përmbajtjen e shtypit. Sidomos me kureshtje i përcillte proceset gjyqësore kundër shqiptarëve në Kosovë e kudo në ish-Jugosllavi, të cilat në atë kohë ishin pothuajse të përditshme. Me një kujdes të veçantë regjistronte në kujtesë fjalët e mbrojtjes të të akuzuarve dhe mbushej entuziazëm kur mbrohej fuqishëm kërkesa politike për republikën e Kosovës. Fadili ishte atdhetar me ndjenja të kulluara. Ai i donte atdheun dhe popullin e tij, jo sa për formë e modë, por me pasion të kultivuar atdhedashurie. Për të nuk kishte interes më të lartë sesa interesi i atdheut, por as dashuri më të madhe se ajo për atdheun. Revolucionariteti dhe qëndrimi dinjitoz i Fadilit, nuk mund të mos tërhiqnin edhe vëmendjen e autoriteteve të burgut në Pozharevc. Këto autoritete i pengonte qëndrimi i tillë, i cili demaskonte politikën antishqiptare të shtetit të tyre. Prandaj, në korrik të vitit 1985, këto autoritete ia përgatisin Fadilit, përmes një spiuni që përgjigjej për vrasje, provokacionin për të mundësuar futjen e tij në çeli në pavijonin numër 7. Atij iu sajua akuza lidhur me motivacionin për komplot dhe po për të njëjtin motiv, atë ditë, në çeli u dërgua edhe Sami Kurteshi, i dënuar politik që ishte në të njëjtin pavijon me Fadilin. Derisa po mbanin dënimin prej 30 ditësh në çeli, Fadili e Samiu arrijnë t’i koordinojnë qëndrimet, gjatë kohës së shëtitjes në oborrin e këtij burgu, në mënyrë që pas vuajtjes së dënimit, të mos pranojnë të qëndrojnë në dhomat izoluese me të burgosurit ordinerë serbë. Në repartin e izolimit të pavijonit numër 7, po mbaheshin të burgosurit më degjenerikë që kishte prodhuar sistemi jugosllav: vrasës të pandreqshëm, kriminelë recidivistë, hajna të ushtruar... Prandaj, Fadili e Samiu kishin vendosur ta refuzonin qëndrimin në një dhomë me këta të burgosur dhe kishin planifikuar të shpallin grevë urie në qoftë se do të ndodhte një detyrim i tillë. Dhe kështu edhe ndodhi. Pasi dalin nga çelitë, ata dërgohen në dhomat e izolimit me serbë. Atë ditë ata hyjnë në grevë urie, në shenjë proteste, por edhe solidarizimi me grevën e urisë që ndërkohë kishin nisur të burgosurit politikë shqiptarë në dhomat e tjera të izolimit, për shkaqe të kushteve të rënda të vuajtjes dhe trajtimit antinjerëzor të tyre. Në këtë kështjellë mesjetare (pavijoni numër 7) po mbaheshin që prej disa vitesh rreth 20 të burgosur politikë shqiptarë. Disa muaj më parë, në atë regjim burgu ishte vendosur edhe dëshmori Afrim Zhitia, shok i afërt i Fadilit. Dëshmori i kombit Afrim Zhitia Për shkak të grevës së urisë, Fadili e Samiu dënohen përsëri edhe me nga 30 ditë vuajtjeje në çeli, pas së cilës ndalohen në regjim izolimi, po ashtu në pavijonin numër 7, ku regjimi i burgut ishte me mbikëqyrje të përforcuar. Në këtë lloj burgu mbaheshin të burgosurit të cilësuar si problematikë, por të burgosurit politikë shqiptarë në këto kushte mbaheshin, jo pse ishin problematikë, apo me qëllim të disiplinimit të tyre, por për t’iu hakmarrë qëndrimit të tyre krenar e të pathyeshëm e për t’ua dëmtuar shëndetin. Ky ishte edhe qëllimi i ndëshkimit të Fadilit, megjithëse kishte disa muaj prej që te ai ishin paraqitur shenjat e një dhembjeje të vazhdueshme. Qysh në pranverë të vitit 1985, para se të izolohej, Fadili ankohej për dhembje në shpinë. Si pasojë e kësaj dhembjeje, ai paraqitej shpesh te mjeku dhe kërkonte të lirohej nga puna fizike. Për ne shokët e tij, këto shenja, me të vërtetë ishin brengosëse, por meqenëse shëndeti i tij ishte paksa delikat, shpresonim se ishte fjala për ndonjë pasojë ftohjeje. Me këto shenja sëmundjeje në trup, Fadili u vendos në tipin e mbyllur të burgut, kushtet e të cilit, pa dyshim do t’ia shpejtojnë zhvillimin e sëmundjes. Në vjeshtë të vitit 1985, gjendja shëndetësore e Fadilit u rëndua, prandaj, autoritetet e burgut u detyruan ta dërgojnë në spitalin ushtarak të Beogradit, ku i nënshtrohet një operacioni të rëndë. Ishte i papërshkrueshëm gëzimi kur disa muaj pas këtij operimi, Fadilin e pamë sërish në mesin tonë, megjithëse në kushte të njëjta burgu dhe pa mundësi takimi të drejtpërdrejtë. Gëzim i papërshkrueshëm ishte edhe për Fadilin, të jetë sërish në dhomë me Afrim Zhitinë, Halil Selimin, Sabit Veselin. Ai nuk pranon ofertën e zyrtarëve të burgut, që për shkak të gjendjes shëndetësore, të vendosej në trajtim të burgut për persona të sëmurë, vetëm që të mos ndahej prej shokëve. Parapëlqente të ishte me ta në një hapësirë të ngushtë, pa ajër e pa dritë të mjaftueshme. Fadili i kishte të rrallë shokët me ndjenjë solidariteti si të tij. Kur në fillim të vitit 1987, të burgosurit politikë të pavijonit numer 7, refuzuan shëtitjen në shenjë proteste kundër shkeljes së të drejtës ligjiore për shfrytëzimin e kësaj shëtitjeje, Fadili iu bashkua këtij bojkoti, përkundër insistimit të shokëve që të mos solidarizohej. Ai kishte vetëm edhe disa muaj burg, por dëshironte t’i bashkëjetonte me shokët deri në fund, sfidat e burgut. Me daljen e Fadilit nga burgu, ishim të bindur se lëvizjes sonë kombëtare po i shtohej një shtyllë e fortë. Dhe kështu edhe ndodhi. Ai, bashkë me Afrim Zhitinë, i cili doli nga burgu disa muaj pas Fadilit, u bënë ndër bartësit kryesorë të veprimtarisë së organizuar kombëtare në ato vite të fundit të dekadës së nëntë të shekullit të kaluar. Të përgatitura e të kalitura në kushte burgu për ta shpënë më tej luftën për liri, këto dy kuadro të palodhshme të lëvizjes për liri, nga ky angazhim i palodhshëm, i ndau vetëm vdekja. Pas rënies së Afrimit, në nëntor të vitit 1989, lajmi për ndarjen e Fadilit nga jeta, në pranverën e vitit 1990 ishte një tjetër goditje e rëndë për shokët e tyre në burg. Ne kishim kuptuar për gjendjen e Fadilit në spitalet e Zvicrës. Kishim kuptuar për forcën e mbinatyrshme me të cilën ai po i përballonte dhembjes, por edhe për optimizmin për të ardhmen dhe vullnetin për punë. Ai deri në minutat e fundit të jetës, nuk reshti së punuari për çështjen e atdheut, me vendosmërinë të cilën do ta shprehnin vargjet e Hygosë: Askush nga zemra ime s'ma heq këtë qëllim, Këtë vullnet e zjarr, vrull, kushtrim, dëshirë! Për mua, sikurse edhe për të gjithë shokët e tjerë të idealit e të vuajtjes, që e njohën, Fadil Vata ishte shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit burrëror. Ndonëse i ri në moshë, ai kishte personalitet të formësuar të një burri të fortë e të pjekur. Këtë personalitet mund ta takoje vetëm te personazhet e romaneve që tipizojnë luftëtarët e epokës së revolucioneve nacionale. Te ai mund të shihje të riun serioz e krenar, Qemal Stafa; të burgosurin e pathyeshëm, Antonio Gramshi, poetin kryengritës të revolucionit hungarez, Shandor Petëf e figura të tjera unikate. Duke pas personalitet të kompletuar të luftëtarit të lirisë dhe shpirt të mbrujtur me ideale humane, Fadili personifikonte në mjedisin e tij, në mënyrën më të shkëlqyeshme dinjitetin e të burgosurit politik shqiptar. Këtij mjedisi, ai kishte arritur t’ia imponojë respektin për këtë të burgosur, edhe pse kundër tij po zhvillohej fushatë e egër shtetërore komprometuese. Takti i matur dhe sjelljet korrekte të Fadilit, kishin përvetësuar edhe simpatinë e të burgosurve ordinerë të dhomës së tij të burgut, në kohën para se të izolohej. Në dhomën e katit të dytë të pavijonit numër 5, ai ishte i vetmi i burgosur politik shqiptar, në mesin e vrasësve, kriminelëve, hajdutëve e të devijantëve të ndryshëm të shoqërisë së atëhershme jugosllave dhe megjithatë nuk kishte asnjë fërkim me ta. Në mesin e këtyre krijesave, do të mund të qëndronte i patrazuar vetëm ai që do të kishte aftësinë e Fadilit për të imponuar qëndrimin, autoritetin dhe respektin ndaj tij. Ai ishte i afërt e dashamirës me këta fatzinj. Komunikonte me ta, u bënte ndonjë të mirë e i këshillonte, duke mos i trajtuar si kriminelë, vrasës, hajdutër e devijantë, por si viktima të një shoqërie të kalbur. Kanë kaluar 17 vjet qëkur Fadil Vata, fizikisht u nda nga gjiri familjar, nga shokët e idealit, nga miqtë dhe populli i tij. Shtatëmbëdhjetë vjet nuk janë pak, e sidomos në qoftë se me këto vite krahasohen ngjarjet e mëdha të cilat i ka përjetuar Kosova dhe populli i saj. Megjjithatë, këto vite, sado të rënda të kenë qenë, nuk kanë arritur dot ta zvetënojnë kujtimin për birin vetëmohues të Kosovës, siç ishte Fadil Vata. Përkundrazi, emri, vepra dhe figura e tij, duke qenë mishërim i idealeve për fitoret e djeshme e të nesërme të lirisë, do të ruajnë shkëlqimin e tyre të përjetshëm. Dhe sot, mund të themi: Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atë që këtej; Pa bij të mençur, të vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur; Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj. Fadil Vata do të jetë shembull frymëzimi për të gjithë ata që e aspirojnë lirinë dhe çmojnë frytet e saj. ------------------------------------------- Në shenjë kujtimi për dëshmorin Fadil Vata MILITANTI I LIRISË FADIL VATA Shkruan: Beqir Elshani *** Përvjetor i Lavdisë Më 25 prill 1990 militanti për çlirimin e Kosovës nga perandoria e kuqe serbosllave, Fadil Vata, pas një sëmundje të shkurtër vdiq në spitalin e Bazelit në Zvicër. Siç dihet, pas demonstratave revolucionare për Kosovën Republikë në vitin 1981, etika mjekësore në Jugosllavi ra në shifrën zero. Prandaj mjekësia dhe drejtësia ligjore ishte vu plotësisht në shërbim të gestaposë serbe në krye me UDB-ën shkatërruese. Fashizmi serb ishte ashpërsuar, prandaj të burgosurit dhe ushtarët shqiptarë i torturonte me metoda të ndryshme dhe të veçanta në fushën e kriminalistikës në botë. Fadil Vata Ndër ato krime dalloheshin me rastin e vrasjes së Fazli Greiçevcit, Zija Shemsiut, Xhemajli Berishës, Fadil Vatës, Aziz Këlmendit dhe shumë e shumë rekrutëve tjerë, me anën e së cilës makineria serboçetnike nuk do të ndalet kurrë, për të cilën do të shprehet edhe kryevepra e burgut shumëvjeçar - Adem Demaçi se nuk ndalet Serbia pa e ndalur. Nga torturat e njëpasnjëshme të rënda dhe qëndrimit afatgjatë në qelitë e errëta në Burgun Qendror në Beogradin e njohur me konferencat e vendeve të ashtuquajtura të painkuadruara, luftëtari i lirisë, Fadil Vata, sëmuret rëndë dhe hospitalizohet. Megjithatë, në vend se Fadili të shërohet sipas betimit të Hipokratit, me anën e rrezatimit vdekjeprurës nga ana e xhelatëve mjekë të Beogradit, fiton kancerin dhe pas disa vitesh vdes. Pa dyshim se vrasja e Fadilit ishte një nga ato vdekjet e kurdisura me sahat, që drejtohej nga UDB-a famëkeqe me kryeqendër në Beograd. Prandaj me të drejt mund të thuhet se Beogradi ishte metropol evropian për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare, por edhe metropol i armeve kimike për helmimin masovik të nxënësve shqiptarë nëpër shkolla. Nuk mjafton të thuhet vetëm qeli, pa përshkruar edhe qëllimin e saj fashist, që ishte krijuar për të shkatërruar të burgosurin shqiptar si në pikëpamje shpirtërore, ashtu edhe fizike. Qelia, ku mbylleshin të gjithë revolucionarët shqiptarë, ishte fjala e fundit e ekstremizmit të gestaposë jugosllave, atje rrallë çelej kapaku i derës së hekurt. Siç dihet, qelia kishte lagështinë, ishte e errët, e ftohtë dhe pa kushte higjienike, prandaj shovinistët serbë shkonin aq larg saqë i thonin biruci i shqiptarëve. Kjo fjalë e fundit kishte depërtuar edhe në fjalorin politik të hyzmeqarëve shqiptarë, të cilët, gjithë trimave shqiptarë që kërkonin Republikën e Kosovës u kërcënoheshin me ”birën e miut”, e cila paguhej me groshën turke. Prandaj në vend se pushtetarët e mjerë shqiptarë të qanin për vëllezërit dhe motrat e tyre, për bijtë më të mirë të Kosovës, që torturoheshin dhe mbyteshin nëpër burgje të panumërta jugosllave, i këndonin marrisë serboçetnike. Nëse një epidemi përhapet, ndërmerren të gjitha masat mjekësore për mbrojtjen e banorëve, përkundrazi Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, jo që nuk e pengoi përhapjen e reaksionit serbomadh kundër Kosovës, por e stimuloi me të gjitha mjetet për ndjekjen dhe vrasjen e qytetarëve shqiptarë. Fadil Vata ishte luftëtar i paepur për çlirimin e Kosovës nga prangat kolonialiste të Jugosllavisë serbe. Fushëbeteja e tij në luftë kundër gjakatarëve serbë dhe shërbëtorëve të tyre ishte në Prishtinë. Atje duhej hequr koka e kentaurit serbosllav, i cili për qëllime grabitqare ka hyrë në Kosovë. Janë disa shenja ndërkombëtare që të shurdhët i përdorin për komunikim, prandaj për Prishtinën përdoret shenja e hapjes së gishtave të duarve në formë të hapjes së petlave të trëndafilit. Megjithatë kjo shenjë nuk ka të bëjë fare me trëndafilin e kuq, por ka të bëjë me demonstratat tradicionale dhe të zjarrta të Prishtinës heroike. Kështu që Prishtina ishte qytet i vetëm evropian me simbolin e protestave të mëdha dhe të shpeshta kundër hordhive serbosllave. Prandaj ashtu siç e njohim ne Austrinë, të cilën në prag të Luftës së dytë Botërore e pushtoi Fashizmi Gjerman, e njohin ndërkombëtarët Kosovën, e cila qysh në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913 iu dha serbomalezezëve. Ndarja tragjike e Kosovës nuk përfundoi me kaq, sepse një pjesë e Kosovës iu dha edhe sllavëve të Maqedonisë. Copëtimi dhe mbicopëtimi bëhej sa për ta zvogëluar rezistencën kombëtare shqiptare për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me shtetin amë - Shqiperinë. Ato ditë në Therandë arriti redaktori i gazetës ”Shkëndija” dhe veprimtari kombëtar, Prof. Beqir Berisha. Ai kishte ardhur për t’i shprehur ngushëllime familjes Vata në Sallagrazhdë. Prandaj unë e shoqërova dhe së bashku udhëtuam për Sallagrazhdë. Sapo autobusi kaloi lumin e vrullshëm të pranverës, që vinte nga bjeshkët e larta të Sharrit krenar me dëborë, shokut tim i tregova se hymë në Sallagrazhdë. Udha në drejtim të shtëpisë së babait të Fadilit, Nebih Vata, kishte plotë njerëz që prisnin miqtë për ngushëllime. Në krye të udhës, skaj shtëpisë, qëndronte një tavolinë e vogël me portretin e dëshmorit - Fadil Vata. Në fletoren e kujtimeve të dëshmorit, më parë shënoi Beqir Berisha, pastaj shënova edhe unë për të dytën herë. Ndërkohë që ne nderonim me ngritjen e grushtit revolucionar militantin e lirisë, Fadil Vatën, një kolonë e gjatë burrash pritnin hyrjen tonë në drejtim të odës. I tërë katundi ishte bërë odë për pritjen e miqve për ngushëllime. Sallagrazhda ishte bërë kryeqendra e përkohshme e Kosovës kreshnike, sepse vinin shqiptarë nga të gjitha anët e atdheut, përveç Shqipërisë mëmë, me të cilën na ndante kufiri i dhunshëm me makinerinë e rëndë ushtarake. Kufiri i zi në mes të tokave shqiptare është vendosur me ndihmën e forcës diplomatike të Evropës, siç këndon rapsodi popullor, Dervish Shaqa, “Kjo Evropa zemër katile, Shqipnisë sonë ia bani me hile”. Prandaj populli shqiptar ende duhet derdhur gjak për heqjen e kufirit të dhunshëm. Tani Theranda ishte bërë qyteti më i rrethuar në botë, mbushur me policë e paramilitarë serbë, plotë me tanke e pizgauerë dhe me ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, pa përmendur fluturimin e aeroplanëve supersonikë të APJ-së, të cilët zhurmonin dhe gati sa nuk preknin majat e plepave të fshatit. Përgjatë udhës qëndronin kokat e ngjeshura të fashistëve serbë në formë të robotit, i ngjanin pikturës “3 Maj 1808” të piktorit spanjoll Francisko de Goja. LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË FADIL VATËS! ------------------------------- LULE NË ALTARIN E LIRISË SË ATDHEUT ! Shkruan: Mehmet BISLIMI Zvicër, 24 prill 2007 ----------------------- Shumë nga bijtë e popullit tonë të rritur dhe edukuar në frymën e atdhetarisë, ishin të vetëdijshëm se liria e tokave shqiptare do përpjekje e sakrifica sublime, do përkushtim e qasje shumë serioze, njëkohësisht pjekuri e vendosmëri. Ata nuk u futën rastësisht në çështjen e pazgjidhur të fatit të atdheut tonë, ata u futën me shumë vetëdije në këtë rrugëtim për të dhënë gjithçka që kërkohet nga vetja..., të tillë ishin ata, i tillë ishte edhe Fadil Vata. *** Fadili që në rini i edukuar në frymën e mirëfilltë atdhetare, së bashku me shokët e vet mori krahët për të fluturuar drejt përjetësisë në historinë shqiptare. Fadil Vata (10.01.1962 - 25.04.1990) ----------------------- Lindi më 10 janar 1962 në Solograzhdë (Lumbardh) të Therandës (ish-Suharekës), ku mbaroi edhe shkollimin. Më 2 maj të vitit 1981 Fadili arrestohet. Të dhëna të mjaftueshme për aktivitetin e Fadilit në demonstratat e vitit 1981, UDB-ja e Therandës kishte dërguar në Komandën Ushtarake të Beogradit ku Fadili po bënte shërbimin ushtarak. Fadilin e arrestojnë dhe e transferojnë në burgun ushtarak të Beogradit, ku pas 17 muaj izolimi, hetuesie e maltretimi e dënojnë me 6 vite burg të rëndë! Gjatë këtyre 17 muajve hetimesh e torturash, Fadili pëson dëmtime të mëdha në shëndet, të cilat më vonë do t’i kushtojnë me jetë. Mirëpo si gjithmonë ai nuk ndalej së vepruari, duke qenë i vetëdijshëm se liria nuk vjen pa sakrifica. Me Fadilin u njohëm në kazamatet e Pozharevcit. Ishte një djalë modest e i heshtur, i sjellshëm e i kulturuar, i ngritur e i vendosur për rrugën që kishte nisur. Diku nga vjeshta e vitit 1985, pas grevës së urisë që kishim bërë ne të dënuarit politikë shqiptarë, na shpërndanë nëpër dhoma, duke na i ndërruar ato. Unë, pata fatin e mirë kur më caktuan në një dhomë me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë e Sabit Veselin. Aty e njoha Fadilin edhe Afrimin më për së afërmi. Edhe pse që të dy ishin të rinj, të habiste e mahniste ngritja e tyre intelektuale. Fadili lexonte shumë dhe prandaj kishte diapazon të pasur njohurish, ishte i afërt me shokë dhe nuk e nënçmonte asnjëherë mendimin e tjetrit. Ai edhe gjatë burgut, por edhe pas daljes nga ky ferr , nuk u ndal për asnjë çast së vepruari në shërbim të atdheut, deri sa mbylli përgjithmonë sytë e tij. Dëshmorët e kombit: Fahri Fazliu, Afrim Zhitia dhe Fadil Vata --------------------------- Fadili ishte i goditur keq nga sëmundja në mushkëri. Diçka kancerogjene kishte marrë nga torturat dhe plagët e shumta të brendshme, që iu shkaktuan gjatë hetuesisë 17 muajshe në burgjet e hetuesisë ushtarake të Beogradit. Përkundër gjithë kësaj vuajtje, ai për asnjë çast nuk kishte humbur kurajën dhe guximin. Pas një kohë xhelatët do ta transferojnë nga burgu “Zabela” i Pozharevcit për në burgun famëkeq “CZ” të Beogradit. Para së ta transferonin atë në “CZ”,(përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore që kishte), nuk e kishte humbur dot veten për asnjë moment dhe prandaj na kishte lënë një letër në dhomë, ku kishte sqaruar shumë gjëra, duke kërkuar nga ne që të mbaheshim të fortë! Këtë letër ne e nxorëm nga burgu dhe kur unë mbarova dënimin ia dërgova familjes së Fadilit në shtëpi. Fadilin së pari e kishin dërguar në VMA të BG. Aty e kishin mbajtur një kohë të gjatë me këmbë dhe duar të lidhura për shtrati! Xhelatët serbë, gjatë tërë asaj kohe sa kishte qëndruar Fadili atje, mbi trupin e tij kishin vepruar me rreze lazer e rëntgen, për të përhapur edhe më shumë sëmundjen në organizmin e tij të njomë. Ky eksperiment “modern” që UDB-a e Beogradit përdori mbi trupin e Fadilit, dha rezultatet fatale që më vonë solli edhe vdekjen e tij në një moshë shumë të re. Para së të mbaronte dënimin, gazetarët e gazetës serbe:”Borba”, kishin bërë një intervistë me Fadilin, duke menduar se ky nga gjendja e rëndë shëndetësore, do të jetë lodhur e tërhequr nga aspiratat e tij kombëtare. Mirëpo Fadili ua kishte prerë shkurt: “Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim, pavarësisht qëndrimeve tuaja të egra e shtypëse. Unë nuk do të tërhiqem me as një çmim, as edhe me çmimin e jetës!”... Ky ishte Fadil Vata që tmerroi gazetarët dhe drejtorinë e burgut me qëndrimin e tij dinjitoz! Fadili, për asnjë çast nuk e ndali veprimtarinë e vetë atdhetare. Edhe pse në gjendje të tillë shëndetësore, ai vepronte në tërë territorin e Kosovës e më gjerë. Pas mbarimit të dënimit, ai iu rrek studimeve në drejtimin e sociologji-filozofisë në Universitetin e Prishtinës. Fadili tanimë ishte në mesin e shokëve dhe veprimtarëve të palodhshëm të atdheut. Ai së bashku me Afrim Zhitinë e me qindra shokë të tjerë, përgatitën dhe organizuan lëvizjen e madhe popullore të vitit 1988, ku populli ynë liridashës ngriti fuqishëm zërin e tij kundër shovinizmit dhe hegjemonizmit serbosllav. Ai së bashku me Afrim Zhitinë e me shokë të tjerë u bënë krahu i djathtë edhe i grevës së minatorëve të vitit 1989, me këshilla e sugjerime të shokëve të Lëvizjes Popullore, grevë kjo e cila mori karakter gjithëkombëtar e gjithëpopullor! Fadilit, tanimë po i humbnin fuqitë e trupit, sëmundja ishte bërë e pamëshirshme dhe nuk po e linte që të vepronte, por fuqia e tij shpirtërore nuk jepej dot. Shokët (në nivel organizate) kishin vendosur që atë ta nxirrnin jashtë atdheut për shërim. E shtruan në spitalin e Baselit të Zvicrës, por sëmundjen e rëndë nuk kishin mundësi ta kthenin mbrapa as mjekët më në zë të këtij spitali! Ai me qëndrimin e tij, po forconte shokët e idealit, familjen dhe të gjithë ata që iu gjenden pranë ato ditë të fundit të jetë së tij. Ai shpesh thoshte se: ”As vdekja nuk ka për të na i prerë rrugët e lirisë!”... Ishte edhe një goditje e rëndë, tepër e rëndë për Fadilin, kur mësoi për rënien heroike të shokëve të tij të idealit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.... Ky lajm i kobshëm (sa do që Fadili nuk jepej), sikur e fashiti rëndë. Pas disa muajsh qëndrimi në spitalin e Baselit, gjendja shëndetësore e Fadilit sa vinte e rëndohej. Më 25 prill të vitit 1990 Fadili ynë mbylli sytë përgjithmonë.... Ai na i la amanet rrugët e lirisë! Lajmi i rëndë për vdekjen e Fadilit trokiti fort në zemrat e çdo shqiptari liridashës. Lumbardhi i Fadilit ishte shumë i vogël për t’i zënë shqipet tona, të cilët kishin shkuar atje për ta mbuluar Fadilin me flatrat e tyre të dashurisë. Lumi i fshatit ishte shumë i vogël dhe nuk po përpinte dot lotët që po derdheshin për Fadilin e dashur, birin e tokës mëmë! Mbi njëqind mijë njerëz, zemra e sy, drejtuar nga qielli, po prisnin ardhjen e birit të shqipes për t’u preh përjetësisht në gjirin e ngrohtë të tokës mëmë që aq shumë e deshi! Qindra e mira kurora lulesh zbritën nga majat e maleve shqiptare dhe puthiten varrin e njomë të Fadilit! Kortezhi i përmortshëm së bashku me gjerdanin e luleve të freskëta i mbështjellë me flatrat e shqiponjave, po printe drejt banesës së fundit të Fadilit. Atë ditë edhe toka sikur u trazua, diçka e madhe sikur pëlciti, diçka e madhe gjëmoi si bubullimë e motit të trazuar!... Nuk me hiqet nga sytë, as sot momenti kur nënë Tahirja e para, vuri mbi supet e saja arkivolin funeral të të birit e po i printe kortezhit të përmortshëm!... ( Nënëmadhja Tahire, që nga kjo pranverë, prehet e qetë pranë varrit të të birit të saj e të Kosovës, Fadilit). Lavdi të përjetshme edhe nënë Tahirës nga duart e së cilës, ne shokët e Fadilit kemi ngrënë shumë bukë! Po, këto janë nënat tona, që ndër shekuj na bartën herë në djepa e herë arkivole mbi supe, na rriten me copa të thekura buke. Prej nesh kur u ndanë u bënë të forta e nuk qanë, edhe pse zemrat e nënave në dysh u çanë. Eh nënat tona të madhërishme që rriten bijtë dhe bijat e lirisë së tokave shqiptare, të cilave po ju dalin zot!... Lavdi Jetës dhe veprës së Fadil Vatës! Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit Qoftë i përjetshëm kujtimi për te! -------------------------------------- Me rastin e përvjetorit të ekzekutimit... ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS
Shkruan: Nezir MYRTAJ Prishtinë, 18.04.2007 ----------------- Këto ditë mbushen 23 vjet prej ekzekutimit nga pushteti ish-jugosllav i Ferat Mujës, nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë. Ekzekutimi i tij u bë me motive politike antishqiptare vetëm 20 muaj pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, e kryesuar nga gjyqtari Ismet Emra. Trupi i të ekzekutuarit nuk i është dorëzuar familjes dhe që atëherë nuk dihet as vendi ku është varrosur. Familja e Feratit, e shpërngulur pas gjykimit të tij, në lagjen Tavnik të Mitrovicës, ka bërë përpjekje të pasuksesshme për të mësuar vendin e saktë ku ndodhet varri i tij. Sipas informacioneve që kishte marrë ajo para luftës në Kosovë, nga ish-drejtori i burgut të Qarkut të Mitrovicës, Ferati ishte varrosur në varrezat e qytetit të Mitrovicës që gjenden jo larg ndërtesës së burgut. Ndërsa avokatët e ndryshëm, familjes së Feratit i kishin thënë se sipas rregullave ligjore, eshtrat e personit të ekzekutuar nuk mund t’i dorëzoheshin familjes para se të kalonin 20 vjet prej ditës së ekzekutimit. Megjithatë, për rastin e Ferat Mujës mund të dëshmonin dhe ende mund të dëshmojnë personat e ndërthurur në procesin e tij, ndër të cilët edhe zyrtari i asaj kohe i judikaturës së Kosovës, Vesel Latifi, ish-prokurori Kapllan Baruti, ish-gjykatësi i Gjyqit të Qarkut të Mitrovicës, Ismet Emra dhe ish-personeli i Burgut të Qarkut të Mitrovicës. Zgjimi i madh shqiptar në Kosovë në vitin 1981 hapi një epokë të re, jo vetëm për ndërgjegjen shqiptare, por edhe për pasionet antishqiptare të pushtuesit serb. Urrejtja dhe shtypja serbe ndaj shqiptarëve, herë-herë e kamufluar, tashmë po shprehej në formën më të hapur e të vrazhdë. Po urrehej gjithçka shqiptare: flamuri simbolet kombëtare, gjuha, kultura, emri, madje edhe qenia fizike e shqiptarit. Në atmosferën e kësaj fushate të përgjithshme antishqiptare, jeta e shqiptarit në trojet e tij të pushtuara ishte nën kërcënimin e përditshëm: nga serbi; nga ligji; nga shërbëtorët shqipfolës të pushtetit.Viktimë e kësaj fushate u bë edhe Ferat Muja nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë. Ish-minatori i minierës Trepça, pensionist invalidor, Ferat Muja, më 2 qershor të vitit 1982 niset për në qytetin e Vushtrrisë, ku kishte parashikuar ta tërhiqte pensionin e tij mujor. Mirëpo, rruga në të cilën ishte nisur ai nuk e çoi dot në Vushtrri, sepse në mesin e saj qëndronte hija e vdekjes. Ai nuk ariti dot tutje fshatit fqinj Gojbulë, i banuar me popullatë serbe. Derisa po kalonte rrugës këmbësore të një livadhi të këtij fshati, në drejtim të tij ishte vërsulur me tërbim i riu Danillo Milinçiq. Sapo e kishte vërejtur Feratin, të moshuar e hall lig që po kalonte pranë arës ku ai po prashiste misër, ndërpren punën dhe me shatën të ngritur lart, vrapon ta sulmojë atë. “Po e mbyt një shqiptar!” i kishte thënë ky kriminel nënës së tij, Danicës, e cila po ashtu ndodhej në afërsi, sikur për të shuar pasionin e urrejtjes antishqiptare. Familja Milinçiq, që herët ishte e njohur për ndjenja shoveniste, akcesive e përverse. Zoja e shtëpisë, Danica e njohur për paudhësi të ndryshme ishte një kriminele, e cila bashkë me të vëllanë dhe birin e saj më të madh, disa vite më parë e kishte vrarë të shoqin. Ndonëse për këtë krim, biri i saj ishte përgjigjur me disa vite burg, për ngritjen e histerisë antishqiptare serbe, kjo familje, mediat dhe qarqet e Beogradit, për këtë vrasje filluan t’i fajësojnë shqiptarët. Familja Milinçiq, po ashtu ishte e njohur edhe si çerdhe e ultrashovenistit serb Rankoviq, ku ai në kohën e tij kishte kaluar shumë ditë dhe net. Në shenjë të kësaj afrie, fëmijën më të ri të Danicës, Danillon, bashkëfshatarët madje e quanin edhe Rankoviqi i vogël. Këtë Rankoviq të vogël, në ditën e atij dy qershori e kishte tërhequr vdekja nga ara në livadh, ku kishte ëndërruar ta përjetojë kënaqësinë sadiste gjatë mbytjes me shatë të një shqiptari. Ferat Muja, një burrë trim e i ndershëm, duke qenë me prejardhje nga një familje me traditë atdhetare, nga fshati Kovaçicë i Shalësë Bajgorës, ishte brumosur me një ndjenjë të sinqertë të atdhetarizmit. Si pinjoll i burrave me emër të Kovaçicës, i Asllanit (babai i tij) dhe i atdhetarit Ukshin Kovaçica, ai e çmonte dinjitetin e burrit, por edhe armën si mjet për mbrojtjen e këtij dinjiteti. Prandaj Ferati, jo vetëm e adhuronte armën, por revolverin e tij, pothuajse përherë e kishte bartur me vete. Atë e kishte në një qese najloni edhe ditën kur sulmohet pa shkas nga Danilloja. Pikërisht ky revolver ia kishte pamundësuar këtij krimineli kënaqësinë të luante me jetën e një shqiptari, duke e lënë atë në çykën e shatës. Plumbi paralajmërues i shkrepur nga revolveri i Feratit, kishte marrë kuptimin e vazhdimit të dialogut të zhvilluar në fillim të kësaj ngajrjeje të kobshme, duke ia bërë të qartë këtij shovenisti rankoviqist se toka nëpër të cilën po e pengonte të ecte, nuk ishte serbe, por denbabaden shqiptare. Tërbimi shovenist kundër shqiptarëve nuk e kishte lejuar serbin Danillo ta shihte rrezikun as atëherë kur bindet se Ferati ishte i armatosur dhe se mund ta vriste. Ai vazhdon përpjekjen për ta shijuar kënaqësinë e mbytjes së tij, duke e goditur me shatën si armë e ftohtë, mirëpo, më parë u ça gjoksi i tij nga nga plumbi i shkrepur. Plandosjen e këtij krimineli, e shoqëron edhe britma kobzezë e së ëmës. Ndonëse të birin e kishte mbështetur edhe vetë ajo, Ferati e kishte ruajtur gjakftohtësin ndaj saj. Në ato momente atij iu kishte kujtuar kodi i traditës dhe i kanunit shqiptar, i cili nuk njeh për vepër trimërie vrasjen e femrës. Pas kësaj ngjarjeje në Gojbulë, Ferati kthehet në shtëpi ku e njofton familjen e tij për krejt atë që i kishte ndodhur. Pastaj merr pushkën të cilën e kishte mirëmbajtur me shumë përkushtim që prej shumë vitesh dhe pozicionohet në një vend të përshtatshëm në periferi të fshatit. Ishte i bindur se policia do t’ia rrethonte shtëpinë dhe vërtet kështu edhe kishte ndodhur pa vonesë, kur njësite të policisë arrijnë nga Vushtrria në Samadrexhë. Ferati po i sodiste me kujdes veprimet e tyre, i vendosur të mos dorëzohej. Mirëp, pas disa orësh, eprorët shqipfolës të kësaj policie arrijnë ta bindin familjen e Feratit se dorëzimi i tij nuk do të kishte pasoja. Madje një epror i kësaj policie, i quajtur Ismet Tërstena, edhe kishte garantuar se për vrasjen e kryer në rrethana vetëmbrojtjeje, Ferati nuk do të dënohej më shumë se shtatë vjet burg. Këto premtime bëjnë që Ferati të dorëzohet, mirëpo së shpejti bindet për lajthitjen. Vrasja që beri ai u kualifikua si vepër me motive nacionaliste e irredentiste kundër popullit serb. Ajo u bë ngjarje e ditës për shtypin e Beogradit dhe çështje e rendit të ditës në forumet partiake e diferencuese në Kosovë, si dhe e atyre shtetërore në Serbi e Jugosllavi. Rreth kësaj çështjeje u angazhua udhëheqja më e lartë e Serbisë, duke përfshirë edhe kryetarin e kryesisë së kësaj republike, gjeneralin famëkeq Nikolla Lubiçiq. Siç ia kishte komunikuar ato ditë Feratit, avokati i tij Bajram Kelmendi, Lubiçiqi kishte sugjeruar që ai të ekzekutohej pa gjyq dhe menjëherë, në mënyrë që dënimi i tij të shërbente si shembull frikësimi për të gjithë “nacionalistët” dhe “irredentistët” shqiptarë. Kjo formë e presionit dhe e fushatës rezultoi me organizimin e shpejtë të procesit gjyqësor kundër Ferat Mujës. Tërë procedura u përgatit brenda 36 ditësh, gjë që paraqiste rast unikat në praktikën e gjyqësisë së atëhershme jugosllave. Gjykimi u organizua në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Atij iu shqiptua dënimi me vdekje nga Ismet Emra, gjykatës në shërbim të politikës serbomadhe, i cili për shumë kohë kishte qenë edhe kryetar i kësaj gjykate. Tani ishte e qartë se ky vendim i dalur nga ky proces gjyqësor ishte vendim politik, i marrë në fakt, në nivel të lartë shtetëror. Prandaj, për secilin ishte e qartë se dënimi i shqiptuar do të ekzekutohej në afatin sa më të afërt. Në kohën që Ferat Muja, tashmë i dënuar me vdekje po mbahej në burgun hetues të Mitrovicës, tërë procedura pasuese dhe vendimet e instancave të tjera të gjykatës e të shtetit lidhur me dënimin e tij, përfunduan brenda njëzet muajsh. Në janar të vitit 1984, ankesat kundër vendimit të gjyqit u refuzuan përfundimisht nga të gjitha instancat gjyqësore, si dhe nga Kryesia e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Brenda tre muajve të ardhshëm u refuzua edhe shkresa me kërkesën për falje, drejtuar kreut më të lartë të shtetit të ish-Jugosllavisë, si procedurë formale që aplikohej në rastet e dënimeve të tilla të rënda. Kjo shkresë ishte shpresa e fundit për t’i shpëtuar ekzekutimit. Mirëpo, Ferati ishte i vetëdijshëm se për të si shqiptar, nuk do të kishte mëshirë, prandaj as që denjonte ta provonte këtë mundësi e të bënte kërkesë për falje. Përkundrazi dëshironte të shprehte gatishmërinë e tij për t’i sfiduar çetnikët e Beogradit me shembullin e qëndresës shqiptare. Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kryesisë së ish-Jugosllavisë, e hartuar nga autori i këtij shkrimi, më tepër për ta hequr pengun e të nesërmes, Ferati nuk ishte pajtuar të kërkonte mëshirë e falje, por ballafaqim me ata që kishin kërkuar që ai të ekzekutohej pa gjyq, pra me kreun e politikës serbe, gjeneralin Lubiçiq. Në këtë kontekst, po ashtu para autorit të këtij shkrimi, Ferati kishte deklaruar shumë herë se edhe në çastin para ekzekutimit, nëse do të pyetej për dëshirën e fundit, ai do të kërkonte të shpaloste gjoksin para armës së çetnikut Lubiçiq. Dita kur do ta shprehte këtë dëshirë erdhi vetëm pas tre muajsh, kur përfundimisht u miratua dënimi i tij me vdekje. Në mbrëmjen e 16 prillit të vitit 1984, policë, gardianë dhe zyrtarë të Gjykatës së Qarkut e të burgut në Mitrovicë, shkojnë te shtëpia e Ferat Mujës dhe e njoftuan familjen e tij se do të mund të shiheshin për herë të fundit me të. Po atë mbrëmje të rëndë, në takimin lamtumirës me Feratin, në burgun e Mitrovicës shkojnë nëna e tij, Hamidja, vëllai Murati, si dhe e shoqja Fetia. Fjalët e para të Feratit, drejtuar së ëmës ishin: “Nënë, mos qofsha djali yt, nëse derdh lot për mua!”. Pas tri ditësh, mjetet serbe dhe shqipfolëse të informacionit në Prishtinë e Beograd kumtuan lajmin se “irridentisti” Ferat Muja, që kishte vrarë serbin Danillo Milinçiq, ishte ekzekutuar. Që atëherë, familja e tij, vëllai, gruaja, fëmijët (Ferati ka lënë tre djem e pesë vajza), nipat e mbesat e Ferat Mujës, ende nuk e dinë vendin ku është varrosur trupi i tij. Në kokën e tyre vazhdojnë të sillen vërdallë vetëm informacionet e tërthorta, sipas së cilave, eshtrat e tij prehen në një varr të varrezave të qytetit të Mitrovicës, jo shumë larg ndërtesës së burgut të këtij qyteti. Është ironik fakti se informacionet e sakta për vendin e ekzekutimit dhe të varrosjes së Ferat Mujës, nuk janë bërë publike sot e asaj dite dhe vazhdojnë të mbeten sekret i atyre që i shërbyen politikës serbomadhe, megjithëse prokurori që e kishte paditur atë gjatë procesit gjyqësor ka emër e mbiemër. Informacionet e sakta lidhur me këtë çështje do të duhej t’i kërkoheshin dhe ato do të duhej t’i jepte edhe kryetari i trupit gjykues që ia shqiptoi dënimin me vdekje Ferat Mujës. Informacionet e tilla do të duhej t’i bënte publike edhe personeli tjetër ekzekutor i skuadrës ekzekutuese, në mesin e të cilëve, pa dyshim do të ketë pasur edhe shqipfolës. Ish-prokurorët dhe gjykatësit Kapllan Baruti, Ismet Emra dhe të gjithë ata që morën pjesë në vrasjen e Ferat Mujës, sekretin për vendndodhjen e varrit të tij vazhduan ta ruajnë pa të drejtë deri sot. Eshtrat e tij ishin nën embargon e këtyre shërbëtorëve të dikurshëm të pushtetit serb. Është krejt e padrejtë që familja e Ferat Mujës, i vrarë për motive politike nga regjimi pushtues i Serbisë, të mos ketë të drejtë të di për varrin e tij. Ndërgjegja e atyre që e dinë vendin ku ndodhet ky varr dhe vazhdojnë ta ruajnë sekretin për të, nuk duhet të lihet e qetë. Ata duhet të detyrohen ta zbulojnë të vërtetën. Ferat Muja ishte i vetëdijshëm se do të viktimizohej si pasojë e politikës së krijuar pas demonstratave të vitit 1981, në të cilat shqiptarët shprehën kërkesën për barazinë e tyre me popujt e tjerë në ish-Jugosllavi. I vetëdijshëm për këtë fakt, ai e thoshte dhe e dinte se po bëhej mish për top i kërkesave të popullit shqiptar dhe për këtë fakt ndihej i gatshëm e i lehtësuar të sakrifikohej. Me ekzekutimin e tij, shovenizmi shtetomadh serb synoi t’i frikësojë e t’i zbrapsë shqiptarët nga kërkesat dhe synimet e tyre kombëtare. Mirëpo, dënimi dhe ekzekutimi i tij, as e qetësuan situatën e atëhershme në Kosovë dhe as dëshmuan se këtu po mbroheshin marrëdhëniet ndëretnike. Përkundrazi, ekzekutimi i tij dëshmoi se ndaj shqiptarëve në Kosovë e në ish-Jugosllavi po zbatohej politikë shtetërore antishqiptare dhe se diskriminimi i tyre po bëhej me ligj. Politika e shtypjes dhe e diskriminimit antishqiptar vazhdoi në format më të vrazhda derisa Ushtria Çlirimtare e Kosovës e përzuri me zjarrin e armëve, pushtuesin serb nga Kosova. ------------------------------------------------- HOMAZH PËR DËSHMORËT DHE MARTIRËT E KOMBIT 2 PRILL 1981 – 12 QERSHOR 1999 [1] Shkruan:Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU Familjarë të dëshmorëve dhe të martirëve të kombit, të rënë nga fillet e “Pranverës Shqiptare ‘81” deri në orët e fundit kur po kurorëzohej lufta heroike shtatëvjeçare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Invalidë e veteranë të UÇK-së që i falët gjakun e shëndetin Lirisë së popullit Tuaj të trullosur nga robëritë e njëpasnjëshme! Ju, Veprimtarë politikë që ia kushtuat rininë Luftës për çlirimin e Kosovës dhe sot po sakrifikoni për të siguruar ardhmërinë dinjitoze të atdheut! Zonja e zotërinj që ende po u detyrohet fati prindëror e stërgjyshor për të lindur e për të rritur fëmijë vetëm për të ruajtur vazhdimësinë biologjike arbërore në shënjestrën shekullore të albanofobisë sllavo ortodokse. Ju trashëgimtarë të dheut shekuj me radhë mall për kusuritje për interesa të Fuqive të Mëdha të vendosjes në balancim me kërkesat gllabëruese ekspansioniste pansllaviste cariste e kominterniste ruse! Sot, me këtë akademi përkujtimore, i kujtojmë dhe i madhërojmë me krenari: Naser Hajrizin dhe Asllan Pireven, dëshmorët e kombit të Motit të Madh - “Pranvera Shqiptare ‘81”, dhe të gjithë dëshmorët e kësaj kthese historike vendimtare drejt lirisë së Kosovës të shuguruar me gjakun e rinisë shqiptare ademjashariane të Epokës së UÇK-së. Jemi tok, e do të jemi së bashku, për të ushqyer kujtimin fisnik për martiret dhe martirët e kombit: Dritë Hamiti, Fatmire Krasniqi, Metije dhe Emine Mujku, Bajram, Fazli Gashi, Kastriot e Kushtrim Kelmendi, Ragip Halili, Faik Berisha, Isa Jusufi, Ahmet Bunjaku, Fehmi Makolli, Halil Canolli, Hasan Vitia, Naser Fazliu, Përparim Kosumi, Shyqyri Ramadani e Hetem Hetemi, dhe përmes tyre të gjitha bijat, të gjitha motrat dhe të gjitha nënat shqiptare, të gjithë djemtë, të gjithë vëllezërit e etërit shqiptarë të therë, të masakruar, të djegur, të zhdukur me strategjinë serbe të tokës shqiptare të djegur, të zbatuar mbi Kosovën, e më gjerë mbi tokat shqiptare, nga Ploja mbi Familjen e Demë Ahmetit të Mavriqit, më 1809! Këtu, jemi, sot, për të qenë edhe nesër të bashkuar përreth idealit të dëshmorëve: Ernes Zariqi, Adem Gashi e Gani Berisha dhe të bashkëluftëtarëve të tyre nga radhët e të parës ushtri kombëtare shqiptare fitimtare – UÇK-së, liriprurëse dhe lirisiguruese, e ngritur mbi tokën e ujitur me gjakun e brezave dhe roje besnike e përhershme e gjakut të dëshmorëve e të martirëve të shqiptarisë së Kosovës e të viseve shqiptare etnike jashtë Shqipërisë londineze të 19l3-ës. I nderuari auditor! Të dhënat në detaje për dëshmorët dhe martirët e përmendur njëpërnjë më sipër, janë për biografët e tyre. Për këtu duhet të mjaftohemi me të dhënat për ngjarjet në të cilat këta janë gurë qoshnikë të Altarit të Atdheut. Realisht, kjo është pjesë e qenies së tyre në përjetësi të shqiptarisë së Kosovës. Historia është dëshmitare se Dardania ilire, përkatësisht Kosova shqiptare historike është piemonti i shqiptarizmës. Ky vis me Shkupin qendër administrative, fetare e politike kombit shqiptar ia dhuroi emrin nacional për popull e për vend – shqiptar e Shqipëri. Nga formimi i kombit si kategori shoqërore, sociologjike, civilizuese dhe historike nga mesi i shekullit XVIII, ia zuri frymën kisha serbe e lugatuar, mbështetur në patronatin e Rusisë dhe të Evropës, por kurrë nuk arriti ta gjunjëzojë. Kosova gjallëroi, qëndroi për gjatë një rrugëtimi mbi dy shekullor me thikën në qafë krejt shqiptarisht, fenomen i rezistencës njerëzore kundër robërisë. Së këndejmi, shpërthimi i Revoltës së studentëve në mensën e Qendrës Studentore, më 11 mars 1981, shërbeu si detonator për t’i dhënë flakë energjisë revolucionare nacionalçlirimtare të akumuluar vite me radhë në ndërgjegjen patriotike të rinisë shkollore, studentore, punëtore, qytetare e fshatare shqiptare nën robërinë jugosllave. Këtë fenomen shoqëror shqiptar pushtuesi jugosllav do ta kuptojë qartë më 26 mars 1981, sapo studentët vërshuan rrugët e sheshet e Prishtinës, të përshëndetur e të përkrahur fuqimisht nga të gjitha strukturat e shoqërisë në mbarë arealin shqiptar. Dhuna e policisë speciale serbe mbi studentë e studente në rrugët e Prishtinës dhe në konvikte, me përcaktim pushtues për ta fikur zjarrin liridashës shqiptar patriotik me dhunën shovinist serbe pushtuese, solli në shpërthimin gjithëpopullor shqiptar të fillimprillit 1981. Kuadri politik e historik ndërkombëtar e kombëtar i “Pranverës Shqiptare ‘81” ishte mjaft premtues. Në shtetet sockomuniste të Evropës Qendrore dolën në shesh kundërthëniet e shoqërisë së re, demokratike katolike që po lindej me ndihmën e CIA-s në gjirin e shoqërisë komuniste kominterniste. Këtë lëvizje sublimonte Solidarnost e Polonisë e mbështetur në fuqinë antikomuniste të Papatit. Kjo lëvizje nuk mund të kalonte pa ndikim në brezat liridashëse shqiptare, ndonëse vinte në një kohë kur në Kosovë ishte konsoliduar papushtueshëm, ta quajmë me një emërues të përbashkët, Lëvizja Revolucionare për Çlirimin e Tokave Shqiptare. Realisht, zjarri liridashës i rinisë shqiptare të viteve ‘70-ta dhe të fillimviteve ‘80-ta, ishte shqiptarizma që rrezatonte qenia politike e shoqërore e mëmës Shqipëri të idealizuar, pikërisht në rrethana kur paprekshmërinë e ngrehinës Jugosllavi të Titos e mbështeste Lindja dhe Perëndimi, bota e krishtere dhe bota islame, Papa dhe Turqia. Në anën tjetër, këso kohe, Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë zbatonte një politikë agresive kundër titizmit, kundër revizionizmit kominternist rus, kundër Jugosllavisë avnojiste, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Republikës Popullore të Shqipërisë përgatiste planet strategjike dhe logjistike për çlirimin e tokave shqiptare të copëtuara me dhunë ndërkombëtare më 1913, më 1919 dhe më 1945. Vërtetë, faktet janë kokëforta dhe nuk abortohen nga historia. Në vitet ‘70-ta dhe fillimvitet ‘80-ta, në kushte të pamundësisë faktike për të përfituar përkrahjen e akëcilës fuqi botërore kundër robërisë jugosllave, për gjeneratat shqiptare të moshuara Tirana përjetohej si Meka e shqiptarizmës, kurse të jesh enveristë marksist-leninistë për shqiptarin e ri, për shqiptarin revolucionar, do të thoshte: të jesh patriot i betuar, të jesh antititoist, të jesh antijugosllav, të jesh antipansllav rus, do të thoshte të jesh shqiptar, të jesh biri i mëmës Shqipëri, të jesh stërnip i Skënderbeut, të jesh Oso Kukë, Mic Sokol, Hasan Prishtinë, Azem e Shotë Galicë, të jesh Adem Demaç, i gatshëm për sakrificë sublime për lirinë e Kosovës, për lirinë e tokave shqiptare, për bashkimin e Shqipërisë Etnike. Ky mendim politik shqiptar sublimonte kërkesat kombëtare të të gjitha kthesave gjatë historisë, dhe ishte platformë e programit politik e luftarak të demonstaratave gjithëpopullore shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981. Së këndejmi, akëcili pjesëmarrës në këto demonstrata, i gatshëm për t’ia falë jetën Lirisë së Kosovës, mund të rrëmbente Flamurin kombëtar në duart e veta, mund të dilte komandant dhe të printe me flamurin në dorë, armë të vetme për të çarë me gjoksin hapur barrikadat dhe kordonët e ushtrisë dhe të policisë speciale të Jugosllavisë. Komandantë e flamurtarë të tillë, të vetëpërcaktuar për kurban të lirisë dhe të ardhmërisë shqiptare të Kosovës ishin edhe fatosat e kombit që ranë, që u plagosën dhe që u burgosën në themele të Epokës “Pranvera Shqiptare ‘81” të kurorëzuar me sakrificat e rinisë ademjashariane të Kosovës. Historia ofron dëshmi se kjo tokë, në të gjitha kohët, ka lindur e ka rritur Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre si në perëndi. Dëshmorëve të Prillit ‘81 gjakun ua mori drenicari Tahir Meha i Prekazit, ndera e kombit i vetëpërcaktuar për fatin e Oso Kukës së Shkodrës në Vraninë. Pikërisht në festën e policisë jugosllave, më 13 maj 1981, Tahiri, i ndjekur nga i et, Nebih Lati i tregoi rinisë shqiptare se Lufta e armatosur, jo demonstrata me duarthatë, është rruga e Lirisë. Se barbari albanofobë sllav e kupton vetëm gjuhën e pushkës. Këtë porosi si amanet e bëri fenomen të liridashësisë shqiptare Adem Jashari, Legjendari i qenies shqiptare të Kosovës të të gjitha kohërave. Mbi gjakun e freskët të dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare ‘81”, u ngrit lëvizja ilegale politike e luftarake e viteve ‘80-ta dhe rezistenca shqiptare legale si lëvizje kombëtare demokratike, u ngritë Lëvizja e Pajtimit Kombëtar përmes faljeve të hasmërive nga 2 shkurti 1990 deri më 17 maj 1992, e mbi tabanin e kësaj u ngritë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me pushkë, penë dhe mendim politik-diplomatik për pesë vjet të luftës guerile, deri më 26 nëntor 1997, dhe për një vit, gjashtë muaj e pesëmbëdhjetë ditë të luftës ballore me ushtrinë e pushtuesit, deri më 12 qershor 1999, na solli në cepin e lirisë që po e jetojmë. Dëshmorët Xhelal Maliqi 1.11.1957 - 2.04.1981 dhe Afrim Abazi 7.6.1963 - 19.3.1982 Këtu nuk kemi kohë të përkujtojmë së bashku lindjen, rritën dhe luftën heroike të UÇK-së, e cila, si e vetmja ushtri në botë, e lindur nga guerilja politike e luftarake, animoi interesat e ShBA-ve, të BE-së dhe të NATO-s dhe i bëri aleatë ushtarakë e politikë për çlirimin e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi nga çizmja e pushtuesve sllavë kominternistë. Filozofia e historisë së Luftës së UÇK-së nuk njeh kategorinë e viktimizimit viktimë, siç po shkruhet në raporte të komisioneve ndërkombëtare të hetuesve të krimit serb në Kosovë në periudhën e Luftës ballore të UÇK-së dhe të flotës ajrore të NATO-s kundër efektivave paramilitare, militare e policore institucionale serbe në arealin administrativ të Kosovës. Filozofia e Luftës Çlirimtare njeh tri kategori të viktimizimit për Lirinë e Atdheut: Hero, Dëshmorë dhe Martirë. Dallimi midis këtyre kategorive të viktimizimit për liri në Epokën e Luftës së UÇK-së është simbolikë, sepse të gjithë jetojnë në përjetësi në Altarin e Lirisë së Atdheut. Së këndejmi, edhe ne, këtu, e përjetësisht, të masakruarit tanë nga serbët kanibalistë albanofobë do t’i mbajmë për martirë në themele të Lirisë të Atdheut. Sepse, filozofia e historisë së Luftës Çlirimtare të UÇK-së për viktimë të okupatorit i konsideron vetëm bartësit e politikës institutcionale të rreme, sabotuesit dhe denigruesit e Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Viktimë i konsideron forcat politike që nuk kanë fytyrë të përmendin Luftën Çlirimtare të popullit shqiptar të udhëhequr nga UÇK, ata që nuk kanë fytyrë të dalin para Varrit të Adem Jasharit, ata që falënderojnë Zotin dhe NATO-n në gjendje të dehur për çlirimin e Kosovës, ata të cilët qarqet e caktuara antishqiptare shekullore në përbërje të BE-së dhe të NATO-s i ktheu në Kosovë plaf të zdraluar për të mbuluar rëndësinë e gjakut shqiptar uçëkëistë të derdhur për Lirinë e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë londineze.[2] Fama, dinjiteti, guximi, sakrifica, burrëria dhe dija e UÇK-së ademjashariane qëndron përvojë historike në themele të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, të Bujanocit e të Medvegjes, që solli në fille të negociatave Preshevë-Beograd për statusin politik-shtetëror të Kosovës Lindore dhe qëndron në themele të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila shovinistëve maqedonë albanofobë sapo u foli me gjuhën e vetme të kuptueshme nga të gjithë pushtuesit, se shqiptarët në krijesën kominterniste: Ish-Republikë Jugosllave e Maqedonisë, janë popull i ndarë me dhunë, se ardhmëria e Maqedonisë si shtet mund të qëndrojë vetëm mbi bazë të barazisë së shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore dhe të bullgarëve të Maqedonisë Lindore si kombe shtetformuese të një shtetit plotësisht të ri, demokratik, të integruar në Bashkësinë Evropiane. Dhe, krejt në fund, i thërrasim botës demokratike, njerëzimit, të kuptojë drejt mesazhin e “Pranverës Shqiptare ‘81” dhe të Luftës Çlirimtare Shqiptare të udhëhequr nga UÇK, të kuptojë mesazhin e shqiptarësisë së dhunuar, të varë, të shkrumbuar me metodat gjenociddiale serbe e bullgare të zbatuara shekuj me radhë me mbështetje të Rusisë e me bekim të Evropës mbi shqiptarët, të dëgjohet historia e cila dëshmon se: Kombi shqiptar ishte dhe është i vetmi komb, i cili kurrë nuk ka mësy me armë e zjarr kombe e vende fqinje, se ky komb është dëshmuar më urti dhe paqedashësi në Ballkan e më gjerë, dje dhe sot. BE-ja dhe NATO-ja të heqin dorë nga mbështetja e serbëve dhe nga mbështetja politike, logjistike dhe armatimi i bullgarëve të Maqedonisë për t’i mbajtur zap shqiptarët e copëtuar me dhunë ndërkombëtare. Të urdhërohej jo forcimi i kufijve, por zhbërja e tyre, sepse shqiptarët kudo kufizohen me vetën dhe as në mbrojtje të ekzistencës, të lirisë dhe të ardhmërisë, shqiptari nuk vret gjakftohtë: gra, fëmijë, pleq as kundërshtarë të paarmatosur. Bota demokratike duhet të mësojë se kombi shqiptar i dërrmuar punoi, veproi, sakrifikoi për Liri shekuj me radhë, megjithatë ende nuk po i lejohet të kërkojë zëshëm të drejtat e veta natyrore dhe është i vetmi komb në Ballkan që ende po i mohohet e drejta për jetë shtetërore të përbashkët pikërisht nga ata që kanë dashur dha duan aktualisht mosqenien e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë aq sa e ka ruajtur Gjaku shqiptar. Ndaj, sot o kurrë, për qetësinë e përhershme në Ballkan dhe në Evropë: Varret masive të zbuluara e të pazbuluara, gratë – ndera shqiptare e dhunuar, fëmijët e masakruar në parzmat e nënave, plakat e pleqtë të masakruar pranë vatrave të trojeve stërgjyshore, rinia shqiptare e masakruar dhe ajo e flijuar, i thërrasin Zotit dhe botës së qytetëruar: Duam barazi, duam paqe të drejtë, duam liri për kombin shqiptar - nuk duam asgjë të huaj, as mund të durojmë më robërinë në emër të qetësisë dhe të demokracisë së imagjinuar midis të pabarabartëve. Jemi të bijtë e Evropës të para Adamit, të para Krishtit e të para Muhamedit, nuk jemi pastorq, as kopila të saj, ndaj duam të merret në mbrojtje dinjiteti ynë njerëzor! Ky është amanet i dëshmorëve për brezat, që nuk shkelet. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit 2 prill 1981 – 12 qershor 1999 dhe të gjithë dëshmorëve të kombit në Altarin e Atdheut! Dheu i tokës shqiptare të Lirë u qoftë i lehtë! -------------- [1] Fjalë në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e kombit (1981-1999) të rajonit të Degës IV të PDK-së, Prishtinë, më 7 prill 2001. [2] Sapo e përfundova redaktimin e këtij libri doli intervista e ish-kryeministrit italian Massimo D’Alema, dhënë seksionit shqip të BBC-së. Vërtetim i opinionit tim katërçipërisht. Në pyetjen e gazetarit: “Në maj të vitit 1999, kur ju ishit kryeministër, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, krejt papritur mbërrin në Itali. Si ndodhi kjo?” , komunisti D’Alema, saktësoi: “Ishte operacion, vendimi për të cilin u mor nga Qeveria italiane, nga pala jonë dhe nga unë në mënyrë të veçantë. Isha i bindur që Rugova ishte njeriu i duhur për të administruar periudhën e pasluftës në Kosovë. Isha i shqetësuar se në periudhën e pasluftës në Kosovë mund të mbizotëronin grupe më ekstremiste, më islamike, më të lidhura me fundamentalizmin islamik, që vepronin në atë kohë. Prandaj, ne vendosëm të ndërmerrnim një operacion për të liruar Rugovën, për ta sjellë në Itali dhe për të krijuar kushtet që ai të kishte mundësi që të ishte protagonist i periudhës së pasluftës në Kosovë. Le të themi se negociuam për lirimin e tij. I bindëm serbet se ishte në interesin e tyre që të shmangnin një regjim të llojit islamik në Kosovë. Kur u krijuan kushtet, agjentet e shërbimeve tona të fshehta shkuan dhe e morën Rugovën. Unë nuk mund t’i tregoj të gjitha hollësitë, por ishte një operacion që nuk u krye rastësisht. Ishte një vendim politik nga ana jonë për të cilin informuam amerikanët. Ata ishin mjaft të shqetësuar dhe kishin dyshime por, në fund, edhe presidenti Klinton më dha të drejtë për këtë operacion. Më kujtohet se kur Rugova mbërriti në Itali, një gazetë e madhe italiane botoi një artikull editorial, në të cilin shkruhej se operacioni ynë kishte vetëm vlera humanitare, por politikisht Rugova ishte një kufomë. Në fakt, Rugova fitoi rreth 50 për qind të votave, çka tregon se shpesh edhe gazetat nuk kuptojnë mire se çfarë ndodh”. Për tërheqjen e Rugovës Qeveria italiane “pati konsultime “ edhe me Vatikanin. “Nuk mund të them se ka pasur koordinim, por sigurisht ka pasur konsultime, kryesisht për të mbajtur hapur kanalet diplomatike”, saktësoi, midis të tjerash Massimo D’Alema (Shih, Si dhe pse e shpëtuam Rugovën gjatë bombardimeve, Koha ditore, Prishtinë, 4 janar 2006, fq. 10). ________________________________________ GËZUAR PAVDEKËSIA NË LIRI! Shkruan: Prof.Dr. Muhamet PIRRAKU Homazh për dëshmorin e “Pranverës Shqiptare ‘81” Salih B. Abazin ( 11 Nëntor 1953 – 2 prill 1981)[1]
Familjarë e miq të dëshmorit Salih Behxhet Abazi! Fatosa e yllka, ardhmëri jona pa fëmijëri të jetuar! Rini studentore e rrethuar me frikën e pa perspektivës! Zonja e zotërinj që ende po u detyrohet fati prindëror e stërgjyshor të lindni e të rritni fëmijë vetëm për të ruajtur vazhdimësinë biologjike arbërore në shënjestër shekullor të albanofobisë sllavo-ortodokse! Jemi, këtu, së bashku, të shënojmë përjetësisht vendin ku, si sot njëzet vjet më parë, u derdh gjaku i flamurtarit të punëtorëve demonstrues të “Azotikut” të Kastriotit (ish-Obiliq përjetësisht) - Salih Behxhet Abazit djaloshit syskifter nga Bukoshi i Vushtrrisë. Njëkohësisht, argumentet për brezat se themelet e lirisë së popullit shqiptar dhe të pavarësisë së Kosovës janë ujitur me gjakun e rinisë shqiptare në mote. Kjo Pllakë përkujtimore për dëshmorin shikon frontalisht vendin e krimit, Shtëpinë e Delibashiqve të sojit kanibalist albanofobë, prej nga u qëllua me plumb flamurtari Salih Abazi. Shqiponja dykrenore nga monumenti historik do ta shikojë shlirshëm atë vendkrimi - dëshmi bibliko-kuranore se: Ai që vret do të vritet, dhe, Ai që dhunon nuk trashëgon! Në oborrin prej nga u nis plumbi për Flamurtarin e demonstratës së 2 prillit, kurrë më nuk do të flitet në gjuhën e stepave të Karpateve. Krimi ka tagër të rëndë për kriminelin. Pas shpinës së monumentit që po e përurojmë qëndron roja besnike e sigurimit të përjetësisë së dëshmorit në Altarin e Lirisë, pikërisht Qendra Studentore, nga ku, më 11 mars, nisi “Pranvera Shqiptare ‘81”, gjak e rritë kurorëzuar me Luftën e UÇK-së. Detajet për jetën e dëshmorit janë për biografët, e ne, në këtë orë historike i bëjmë homazh heroizmit dhe flijimit, që Salihut i siguruan pavdekësinë. Populli ynë ka amanet mësimin e mëmës së Lekë Dukagjinit: “Nano, nga beteri del Leka, e nga Leka del beteri…!” Salihu u lind, më 11 nëntor 1953, nga një nënë e ndershme e prej një hiç babe. Nga mosha dy vjeç u rritë dhe u burrërua në prehrin e xhaxhait dhe të farefisit fisnik. Gjatë shkollimit të mesëm për teknik kimiko-teknologjik në Vushtrri, u brumos me ndërgjegje patriotike më të preferuar për gjeneratat shqiptare të Kosovës së viteve ‘70-ta. Ishte kjo shqiptarizmi që rrezatonte qenia enveriste marksiste-leniniste e mëmës Shqipëri të idealizuar, në rrethana kur ngrehinën Jugosllavi avnojiste, okupatore të tokave shqiptare, e mbështeste Lindja dhe Perëndimi, me bekim të krishterimit dhe të Islamit. Vërtetë, në vitet ‘70-ta, kur po hidhej fara për bimën që do të stolisë “Pranverën Shqiptare ‘81”, të jesh enverist marksist-leninist për shqiptarin e ri do të thoshte: të jesh antititist, të jesh antijugosllav ortodoks, të jesh antipansllav rus, do të thoshte të jesh shqiptar, të jesh biri i mëmës Shqipëri, të jesh Mic Sokol, i gatshëm për sakrificë sublime për lirinë e Kosovës, për lirinë e tokave shqiptare, për ribashkimin e Shqipërisë Etnike. E tëra kjo ishte platformë e programit politik e luftarak të demonstratave gjithëpopullore shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981. Së këndejmi, akëcili pjesëmarrës në këto demonstrata, i gatshëm për t’ia falë jetën Lirisë së Kosovës, mund të dilte komandant, të printe me flamurin në dorë drejt barrikadave e kordonëve të policisë speciale të Jugosllavisë. Një flamurtar i tillë ishte edhe Salih Abazi, i cili me guxim dhe atdhedashuri, e shtrëngoi fortë shtizën e Flamurit Kombëtar dhe i ftoi bashkëpunëtorët: “O sot o kurrë për Kosovë e për Liri! Duhet t’u tregojmë kolonizatorëve serbo-malazezo-maqedon se kësaj toke i thonë Shqipëri dhe kësaj toke ne do ti dalim zot!” Kolona e punëtorëve dhe e nxënësve të Kastriotit e të rrethinës, duke çarë pengesat e ushtrisë dhe të milicisë speciale të Jugosllavisë, arriti në këtë vend, sot të shënjuar me monument historik. Flamuri me shkabën dykrenare në duart e fuqishme të Salih Abazit bezdisi qenien shoviniste albanofobe të Delibashiqve. Ata shtinë pushkë tinëzisht në Flamurtarin. Salihu ra i plagosur rëndë, por Flamuri shqiptar u ngrit lartë e më lartë nga shokët e tij. Pro.Dr.M.Pirraku, duke zbuluar pllakën përkujtimore kushtuar dëshmorit Salih Abazi Helikopterë, tanke, ushtri e polici të pushtuesit u vijnë në ndihmë kriminelëve, për t’i shpëtuar nga dora hakmarrëse shqiptare. Salihun e plagosur shokët e tërhoqën nga fushëbeteja ferr, por në oborrin e Qendrës së Mjekësisë një milic kriminel e njohu Flamurtarin, me të cilin disa orë më parë, para Fakultetit Filozofik, ishte ndeshur ballaballë. Iu vërsul si bishë për të ushqyer gjenin serb antishqiptar: “”Ku je ti armik i përbetuar, ku e ke flamurin…?” – i thërriti me tërbim. Djaloshi që ishte përcaktuar për kurban të lirisë së Kosovës, arriti t’ia kthente flaka-flakë: “Ja këtu në zemër e kam atë flamur që juve po ju tmerron…!”- shkruajnë biografët e Salihut. E qëlluan me shqelma, me kondakë dhe e ekzekutuan barbarisht me disa plumba, para syve të shokëve duarthatë. Një skenë të tillë të dëshmisë së albanofobisë sllave ortodokse ndaj shqiptarëve e pa bota, këtyre ditëve, në Tetovë, mbi babë e bir Koraçi. Gjaku i Salih Abazit, gjaku i dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare ‘81”, qëndron në themele të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që na solli në cepin e lirisë që po e jetojmë; të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, të Bujanocit e të Medvegjes, që solli në fille të negociatave Preshevë-Beograd për statusin politik-shtetëror të Kosovës Lindore dhe solli në themele të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila shovinistëve maqedonë albanofobë sapo u foli me gjuhën e vetme të kuptueshme nga të gjithë pushtuesit, çdo kund, se shqiptarët në krijesën kominterniste tashti: Ish-Republikë Jugosllave e Maqedonisë, janë popull i ndarë me dhunë, se ardhmëria e Maqedonisë si shtet mund të qëndrojë vetëm mbi bazë të barazisë së shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore dhe të bullgarëve të Maqedonisë Lindore si kombe shtetformuese të një shtetit plotësisht të ri, demokratik, pjesë e Bashkësisë Evropiane. Dhe, krejt në fund: Ti o botë demokratike, o njerëzim, kuptoje drejt mesazhin e kësaj fjale tonë të përbashkët, të të gjithëve sa jemi këtu, pranë argumentit të krimit serb mbi birin e shqipes, nga ku thërrasim në emër të të gjithë shqiptarëve liridashës, bij të Evropës së kohës së Adamit: Duam barazi, duam paqe të drejtë, duam liri për kombin shqiptar! Lavdi dëshmorit Salih Abazi! Gëzuar pavdekësia në Liri për të gjithë dëshmorët e “Pranverës Shqiptare ‘81! [1] Fjalë para masës me rastin e zbulimit të Pllakës Përkujtimore në murin e kompleksit të Qytetit Studentor, përball shtëpisë së krimit, Prishtinë, më 2 prill 2001. _________________________ HOMAZH PËR DËSHMORËT „PRANVERËS SHQIPTARE `81“ [1] Shkruan:Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU Invalidë e ushtarakë të Luftës Çlirimtare të Kosovës! Zonja e zotërinj trashëgimtarë të Dheut shekuj me radhë mall për kusuritje për interesa të Fuqive të Mëdha të vendosjes në balancim me kërkesat gllabëruese ekspansioniste pansllaviste ordodokse! Sot, me këtë akademi përkujtimore, gjithë sa jemi, i kujtojmë dhe i madhërojmë me krenari dëshmorët anavushtrrias: Salih Zekën, Ruzhdi Hysenin dhe Salih Abazin, të Motit të Madh - “Pranvera Shqiptare ‘81”, kthesë kjo historike vendimtare drejt lirisë së Kosovës të shuguruar me gjakun e rinisë shqiptare ademjashariane të Epokës së UÇK-së. Realisht, shpërthimi i Revoltës së studentëve në mensën e Qendrës Studentore, më 11 mars 1981, shërbeu si detonator për t’i dhënë flakë energjisë revolucionare nacionalçlirimtare të akumuluar vite me radhë në ndërgjegjen patriotike të rinisë shkollore, studentore, punëtore, qytetare e fshatare shqiptare nën robërinë jugosllave. Këtë fenomen shoqëror shqiptar pushtuesi jugosllav do ta kuptojë qartë më 26 mars 1981, sapo studentët vërshuan rrugët e sheshet e Prishtinës, të përshëndetur e të përkrahur fuqimisht nga të gjitha strukturat e shoqërisë në mbarë arealin shqiptar. Dhuna e policisë speciale serbe mbi studentë e studente në rrugët e Prishtinës dhe në konvikte, me përcaktim pushtues për ta fikur zjarrin liridashës shqiptar patriotik me zjarrin shovinist serb pushtues, solli në shpërthimin gjithëpopullor shqiptar të fillim prillit 1981. Zjarri liridashës i rinisë shqiptare të viteve ‘70-ta dhe të fillimviteve ‘80-ta, ishte shqiptarizma që rrezatonte qenia politike e shoqërore e mëmës Shqipëri të idealizuar, pikërisht në rrethana kur paprekshmërinë e ngrehinës Jugosllavi të Titos e mbështeste Lindja dhe Perëndimi, bota e krishtere dhe bota islame, Papa dhe Turqia. Vërtet, faktet janë kokëforta dhe nuk abortohen nga historia. Në vitet ‘70-ta dhe fillimvitet ‘80-ta, në kushte të pamundësisë për të përfituar përkrahjen e akëcilës fuqi botërore kundër robërisë jugosllave, për gjeneratat shqiptare të moshuara Tirana përjetohej si Meka e shqiptarizmës, kurse të jesh enverist marksist-leninist për shqiptarin e ri, për shqiptarin revolucionar, do të thoshte: të jesh patriot i betuar, të jesh antititist, të jesh antijugosllav, të jesh antipansllav rus, do të thoshte të jesh shqiptar, të jesh biri i mëmës Shqipëri, të jesh stërnip i Skënderbeut, të jesh Oso Kukë, Mic Sokol, Hasan Prishtinë, Azem e Shotë Galicë, i gatshëm për sakrificë sublime për lirinë e Kosovës, për lirinë e tokave shqiptare, për bashkimin e Shqipërisë Etnike. Ky mendim politik shqiptar sublimonte kërkesat kombëtare të të gjitha kthesave gjatë historisë, dhe ishte platformë e programit politik e luftarak të demonstratave gjithëpopullore shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981. Së këndejmi, akëcili pjesëmarrës në këto demonstrata, i gatshëm për t’ia falë jetën Lirisë së Kosovës, mund të rrëmbente Flamurin kombëtar në duart e veta, mund të dilte komandant dhe të printe me flamurin në dorë për armë, për të çarë me gjoksin hapur barrikadat dhe kordonët e ushtrisë dhe të policisë speciale të Jugosllavisë. Komandantë e flamurtarë të tillë, të vetëpërcaktuar për kurbane të lirisë dhe të ardhmërisë shqiptare të Kosovës ishin edhe fatosat e kombit: Naser Hajrizi, Asllan Pireva dhe Xhelal Maliqi të Prishtinës, Rizah Matoshi e Sherif Frangu të Ferizajt, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni dhe Salih Abazi, të Vushtrrisë, Malush Abrashi e Nesim Dana të Gjakovës dhe disa dhjetëra të plagosur. Pllaka përkujtimore kushtuar dëshmorit Ruzhdi Hyseni Por, kjo tokë lindë e rritë Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre si në perëndi. Të gjithëve, gjakun ua mori Tahir Meha i Prekazit, ndera e kombit i vetëpërcaktuar për fatin e Oso Kukës së Shkodrës në Vraninë. Pikërisht në festën e policisë jugosllave, më 13 maj 1981, i tregoi rinisë shqiptare se Lufta e armatosur, jo demonstrata me duarthatë, është rruga e Lirisë. Se barbari albanofobë sllav e kupton vetëm gjuhën e pushkës. Këtë si amanet e bëri fenomen të liridashësisë shqiptare Adem Jashari, Legjendari i qenies shqiptare të Kosovës të të gjitha kohëve. Gjaku i dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare ‘81”, qëndron në themele të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që na solli në cepin e lirisë që po e jetojmë; qëndron në themele të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, të Bujanocit e të Medvegjes, që solli në fille të negociatave Preshevë-Beograd për statusin politik-shtetëror të Kosovës Lindore dhe qëndron në themele të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila shovinistëve maqedonë albanofobë sapo u foli me gjuhën e vetme të kuptueshme nga të gjithë pushtuesit, se shqiptarët në krijesën kominterniste: Ish-Republikë Jugosllave e Maqedonisë, janë popull i ndarë me dhunë, se ardhmëria e Maqedonisë si shtet mund të qëndrojë vetëm mbi bazë të barazisë së shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore dhe të bullgarëve të Maqedonisë Lindore si kombe shtetformuese të një shtetit plotësisht të ri, demokratik, të integruar në Bashkësinë Evropiane. Dhe, krejt në fund, të gjithë sa jemi këtu, i thërrasim botës demokratike, njerëzimit, të kuptojë drejt mesazhin e Luftës Çlirimtare Shqiptare, mesazhin e shqiptarësisë së dhunuar, të varë, të shkrumbuar me metodat gjenocidiale serbe e bullgare të zbatuara shekuj me radhë me mbështetje të Rusisë e me bekim të Evropës mbi shqiptarët, të dëgjohet historia e cila dëshmon se: Kombi shqiptar ishte dhe është i vetmi komb, i cili kurrë nuk ka mësy me armë e zjarr kombe e vende fqinje, se ky komb është dëshmuar më urti dhe paqedashësi - në Ballkan e më gjerë, dje dhe sot. As në mbrojtje të ekzistencës, të lirisë dhe të ardhmërisë ky komb nuk vret gjakftohtë: gra, fëmijë, pleq as kundërshtarë të paarmatosur. Punon, vepron, sakrifikon për Liri shekuj me radhë, megjithatë ende nuk po i lejohet të kërkojë zëshëm të drejtat e veta natyrore. Këtij kombi, të vetmit në Ballkan, ende po i mohohet e drejta për jetë shtetërore të përbashkët pikërisht nga ata që kanë dashur dha duan aktualisht mosqenien e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë aq sa e ka ruajtur Gjaku shqiptar, jo të Madhe, as të vogël, as të copëtuar për të rritur kombe e shtete artificiale albanofobe të dëshmuara! Ndaj, sot o kurrë, për qetësinë e përhershme në Ballkan dhe në Evropë: Varret masive të zbuluara e të pazbuluara, gratë – ndera shqiptare e dhunuar, fëmijët e masakruar në gji të nënave, plakat e pleqtë të karbonizuar në vatrat e trojeve stërgjyshore, rinia shqiptare e masakruar dhe ajo e flijuar, i thërrasin Zotit dhe botës së qytetëruar: Duam barazi, duam paqe të drejtë, duam liri për kombin shqiptar - nuk duam asgjë të huaj, as mund të durojmë më robërinë në emër të qetësisë dhe të demokracisë së imagjinuar midis të pabarabartëve. Jemi të bijtë e Evropës të para Adamit, të para Krishtit e të para Muhammedit, nuk jemi pastorq, as kopila të saj, ndaj duam të merret në mbrojtje dinjiteti ynë njerëzor! Ky është amanet i dëshmorëve për brezat, që nuk shkelet. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të “Pranverës Shqiptare ‘81” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit në Altarin e Atdheut! [1]Fjalë e lexuar në Akademinë Përkujtimore në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, më 3 prill 2001. Në përkujtim të Lokemadhes Tahire Vata NË KUJTESËN KOLEKTIVE TË POPULLIT, LOKEMËDHATË MBETEN TË PAVDEKSHME!
Shkruan:Sejdi VESELI Prishtinë, më 30.03.2007 Të mërkurën, me 28 mars 2007 u nda nga jeta edhe një Lokemadhe jona, Tahirja, nëna e Fadil Vatës njërit prej ideologëve të përpjekjeve shqiptare për çlirimin dhe ribashkimin e Atëmëmëdheut. Varrimi i Lokemadhes Tahire u bë në Lumbardhë të Therandës, në prezencën e atyre që dinë të çmojnë drejt idealet e çlirimit dhe ribashkimit kombëtar, të ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë Natyrale, me 29 mars 2007. Qifti bashkëshortor, Bacë Nebih dhe Nenë Tahire Vata rriten dhe edukuan fëmijët e tyre me traditat patriotike të familjes dhe të popullit tonë, të cilët i dhanë dhe vazhdojnë t’i japin në vazhdimësi vepra konkrete përpjekjeve për realizimin e aspiratës tonë, për të krijuar kushtet, për një jetë të lirë dhe dinjitoze në Atëmemëdheun tonë të lirë dhe të ribashkuar.
Dëshmori i kombit Fadil Vata Nënë Tahirja ishte një grua shumë e pjekur, e zgjuar dhe e vendosur. Ajo si përfaqësuese e një familje patriotike, kjo bijë besnike e popullit, karshi hasmit shekullor qëndroi ballë lartë dhe e papërkulur edhe në momentin e dhembjes. Duke e mposhtur dhembjen e thellë që i shkaktojë humbja e djalit të madh, në lulen e rinisë dhe njëkohësisht bashkëveprimtarit të saj, Fadilit. Ajo diti më së miri që interesin e popullit ta vej mbi interesin e saj prej nëne. Nuk e qau eshkën e zemrës së saj, Fadilin, pse siç u ka hije shqiptarëve, trimat nuk qahen. Në ndarjen e fundit me trupin e Fadilit, në vend të lotëve rrezatonte krenarinë prej Nënëlokes. Ajo priste dhe përcillte kolonat e popullit që i vinin Familjes Vata, për krye shendosh duke u dhënë kurajë për të ngjeshur radhët në kolonën në marshim të krushqve të lirisë. Shtëpia e familjes Vata, ishte dhe mbeti një nga bazat më të rëndësishme të veprimtarisë kombëtare. Ajo ishte një depo armësh, aty vinin dengjet me trakte dhe merreshin nga veprimtarët për t’u shpërnda në popull. Duhet theksuar, se po hyre në odën e familjes Vata, nuk mund të dilje pa u shtruar në sofrën e bujare të saj. Kjo ishte kërkesa kategorike e Nënë Tahires dhe sidomos pas shpjegimit që pasohej:”Këtë e kam amanet nga Fadili! Fjalët e fundi të tij ishin: Nënë! Sa herë të vijnë shokët e mijë, ta dish, se kam ardhur edhe unë me ta!” Ky veprim i kësaj Lokemadhje ishte një tjetër shembull i lartë i patriotizmit, një akt i madh i atëmëmëdhedashurisë, që përtëriu në shkallën më të lartë traditën e familjes shqiptare. Ky shembull i Nenë Tahires do të frymëzojë gjeneratat, se si duhet të punohet për të mirën e Atëmemëdheut pa u përkulur para çdo vështirësie, pengesë dhe dhembjeje. Këtë shembull e përtërinë Lokemadhet e UÇK-së. Populli dhe në radhë të parë ata që patën nderin ta njohin Nënë Tahiren, këtë bijë besnike të popullit shqiptar e cila me mençurinë, besnikërinë, gatishmërinë e sakrificës, pa u thye përpara asnjë vështirësie, zbuluan një jetë dhe një vendosmëri shembullore të traditës të lavdishme të të parëve tanë. Në fund duhet konstatuar, se edhe kjo Lokëmadhe shqiptare u nda nga jeta, pa i shijuar frytet e përpjekjeve për të cilat u derdhen lumenj gjaku-Shqipërinë Natyrale! Fjala vdekje për Nënë Tahiren dhe shoqet e saj është e paqëndrueshme, ngase vepra e tyre jetësore i dha kuptimin e plotë pavdekësisë së tyre! I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Natyrale të cilën do ta ribëjmë, me siguri! Kthehu ne fillim Në përkujtim të dëshmorëve AI NË THEMELET E LIRISË DHE PAVARËSISË SË KOSOVËS NUK VENDOSI LULE, POR JETËN E VET -Në 18 vjetorin e rënies së Ismet Krasniqit-
Shkruan: Ibish NEZIRI Më 29.03.2007 ________________________________________ „Të gjithë atyre që në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nuk vendosën lule, por jetën e vet, gjakun e vet...“ Kosova donte të hynte në dimrin e dytë akoma pa i përtharë mirë plagët e dy dimrave të mëparshëm nga aksioni famëkeq i armëve, të cilit as fshati Grashticë i shpërndarë nëpër shpatie mali nuk kishte mundur t'i shpëtojë. Sikur të donte t'i sfidonte atij aksioni famëkeq, i cili kishte lënë pasoja të rënda në jetën e popullit nga të cilët, me mijëra të rrahur dhe të sakatosur e me disa dhjetëra mijë të shpërngulur në Turqi, në familjen e Sahit dhe Feride Krasniqit leu fëmija i katërt, Ismeti, duke u futur si pranverë në shtëpinë dhe shpirtërat e Xha Sahitit dhe nënë Feridës. Skamja dhe varfëria e bënin të vetën. Pasi që në tokën e pakët dhe kodrinore të Grashticës, nuk fitohej as buka e motmotit, xha Sahiti u detyrua që ta lëshojë fshatin dhe të vendoset në lagjen Vranjevc të Prishtinës. Dëshmori i kombit Ismet Krasniqi __________________________________________ Në këtë lagje, Ismeti rritej dhe burrnohej para kohe përmes ninullave që ia këndonte nëna Feride dhe përmes tregimeve të xha Sahitit për dimrat e vështirë nën thundrën e okupatorit serb, të cilët dimra edhe vet Ismeti i vogël i përjetonte në kurrizin e tij të njomë. Vështirë përthekohej viti me të ardhurat e pakta që xha Sahiti i merrte në ndërmarrjen ndërtimore „Kosova“ dhe Ismeti duke u rritur çdo ditë e më shumë i ndiente në shpirt plagët e varfërisë dhe robërisë që e karakterizonin jetën e popullit tonë si në Llap, ashtu edhe në Gallap, Vranjevc, Tavnik, Kapeshnicë e në gjithë Kosovën. Demonstratat e vitit 1968 Ismetin e gjejnë në klasën e dytë dhe ato në jetën e tij lan gjurmë që kurr deri në vdekje nuk do t'i shlyhen. Ai gjer atëherë kishte dëgjuar për luftën dhe krismat vetëm nga goja e prindërve, por tani kur i dëgjonte vet nuk kishte si të mos pyeste se çka janë ato krisma që ia prishnin qetësinë shpirtit të tij të njom. Që të arrij sa më shpejtë t'i bëhët krah xha Sahitit, Ismeti, pasi e mbaron tetëvjeçaren, regjistrohet në shkollën e mesme teknike dega e ndërtimtarisë dhe me të përfunduar shkollën e mesme, punësohet në fabrikën e mobiljeve në Prishtinë. Viti 1979. Ismeti shkon në shërbimin e detyruar ushtarak. Edhe këtu Ismeti ballafaqohet me padrejtësitë që i bëhëshin popullit shqiptar. Në shërbimin ushtarak ai fillon të organzojë takime të shpeshta me bashkëmoshatarët e tij në kazermë me qëllim konsultimi se si të dilet nga gjendja me të cilën u ballafaquan, për çka shpeshherë merret në pyetje nga oficerët me urdhërin e të cilëve edhe arrestohet dhe mbahet në burgun e Karllovcit dhe Zagrebit 60 ditë. Pranvera e madhe siç jemi mësuar ta thërrasim atë te vitit 1981, e gjen përsëri në fabrikën e mobiljeve pranë makinës së vet, nga shquhet si organizator i të gjitha protestave të punëtorëve të kësaj fabrike, kundër padrejtësive ndaj popullit dhe punëtorëve tonë. Si organizator shquhet edhe në Vranjevcin legjendar i cili dalëngadalë do të bëhët një bastion i rezistencës kundër pushtuesve jugosllavë dhe çerdhe e të gjithë të rinjve dhe ilegalëve të viteve ‘80-ta, ku qëndron në ballë të demonstruesve të shumtë që niseshin nga kjo lagje varfanjakësh, por trimash, drejt qendrës se Prishtinës ku e kishin bërë strofullin e tyre të gjithë ata kolaboracionistë bashkë me padronët e tyre, që i qëndronin mbi kokë popullit duarthatë. Ismeti vazhdon t'i bëj sfidë pushtuesit jugosllav dhe për asnjë moment të vetëm nuk e ndërpret aktivitetin e vet prej luftëtari të paepur. Aty i këshillon punëtorët, tutje nxënësit. Këshillohet me shumë shokë të vet të cilët mendonin njësoj dhe në vitin 1982 në një manifestim të organizuar nga autoritetet e komunës, Ismeti e shqyen dhe e djeg flamurin e pushtuesit ndërsa flamurin e kuq me shqiponjën dykrenëshe, duke vrapuar dhe valavitur në duar e vë në piedestal për çka të nesërmen e arrestojnë në vendin e punës dhe përsëri e dënojnë me 60 ditë burg. Dënimin e mbanë në burgun e Prishtinës, Ferizajt dhe Mitrovicës ku kishte takuar shumë moshatarë të tij që ishin të dënuar me denime shumëvjeçare për shkak të aktivtetit të tyre çlirimtar. Qëndrimi dhe rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në një shtëpi të lagjes ku ai ishte rritur, edhe më shumë e nxisin shpirtin kryengritës të Ismetit. Populli duhej njoftuar! Nuk ka pajtim me armikun. "Vllazërim-Bashkimi" po na han, ai po na burgos, po na vret... e për të gjitha këto duhet njoftuar populli, dhe rrugët e Vranjevcit gdhiheshin përplot parulla, afishe, thirrje për demonstrata të reja dhe Ismeti është aty... Lufta në Kosovë vazhdon! Një luftë a ashpër... fjalë për fjalë, dhëmbë për dhëmbë, ballë për ballë... dhe Ismeti çdo herë është në ballë... në Vranjevc, mes punëtorësh në fabrikë... ku e lyp nevoja. Demonstrata në Ferizaj - më 29.03.1989 ___________________________________________________ Flamurit i ndryshohet pamja, ndryshimi i Kushtetutës dhe suprimimi edhe i asaj pak autonomie që e kishte Kosova e kishte marrë rrugën e vet. Edhe Kosova e kishte marrë rrugën e vet. Rrugën e qëndresës, rrugën e sfidës. E sfidonte pushtuesin Kosova. Ajo i sfidonte edhe të gjithë ata mercenarë që ishin vënë përkrah tij. Sfidonin minatorët. Sfidonin Llapi dhe Drenica. Dukagjini sfidonte. E tërë Kosova ia kishte vënë gjoksin tytave të ftohta të tanksave dhe autoblindave që kudo kërcënonin me vdekje. Prishtina jehonte nga britmat e punëtorëve që ishin nisur drejtë saj që ta mbronin Kosovën, nderin dhe dinjitetin kombëtar, që të kërkonin edhe më shumë. Të kërkonin liri dhe pavarësi për Kosovën, nga krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi e cila ishte shndërruar në burg për popullin shqiptar. Lumenj të tërë njerëzish derdheshin në Prishtinë. Nga Mitrovica dhe Podujeva, nga Gjilani dhe Ferizaj, nga Peja dhe Gjakova. Edhe Deçani e kishte mësyer Prishtinën. Në Prishtinë kishte arritur edhe Dragashi. Që të gjithë ishin aty në mbrojtje të të drejtave të tyre. Aty ishte e tërë Kosova. Aty ishin edhe punëtorët e fabrikës së mobiljeve që me iniciativën e Ismetit u solidarizuan me minatorët e Trepçës, të cilët edhe më tutje i japin forcë dhe frymëzim në rrugën e tij. Në këtë kohë Ismeti përpiqet që të organizojë grumbullimin e një ndihme për minatorët e Goleshit si shtresa më e goditur e punëtorëve. Ai e shfrytëzon rastin që përmes Radio Prishtinës të ia bëjë popullit një thirrje që të jetë këmbëngulës deri në fitore. Thirrje të tilla Ismeti bënë edhe në greva të organizuara në fabrikën ku ai punonte për çka edhe suspendohet nga puna. Fillimi i vitit 1989. Ismeti vazhdon me shkruarjen e parullave dhe shpërndarjën e afisheve në të cilat i bëhët thirrje popullit për demonstrata të reja kundër okupatorit serb. Më 22 mars Ismetin e marrin në të ashtuquajturën bisedë informative ku e kërcënojnë edhe me likuidim. Mirëpo ai nuk tundet. 26 mars. Përsëri Ismeti në organizimin e demostratave në Vranjevc. Populli e ndiente tradhtinë e atyre të cilëve kinse ua kishte dhënë votën, dhe që armiku i mbante për hesape të veta. Tradhëtisë i ndihej era nga të gjitha anët dhe populli përgaditej për përleshje gjoks për gjoks me tradhëtinë dhe armikun, për demonstrata të reja, dhe përsëri Ismeti i pari ndër të parët. 27 mars. Kosova zien, Kosova gjëmon. Kosova sfidon. Sfidon Vranjevci dhe Ismeti përsëri e ka vendin në ballë. 27 mars. Ora 15.20. Dhjetëramijë veta marshojnë nëpër qendër të qytetit. Aty është edhe Ismeti, madje në ballë. I prinë Ismeti masës së popullit bashkë edhe me shumë shokë të tjerë, ndërsa përpara iu dalin kordone të tëra policësh të tronditur nga vendosmërija e demostruesve. Fillon intervenimi, por populli marshon, nuk ia ka frikën policisë serbe e as mercenarëve të cilët ishin vënë në radhë të para përkrah tyre. Përleshja vazhdon. Demonstruesit duarthatë përballë qindra e qindra policësh të armatosur deri në dhëmbë dhe policisë i arrijnë përforcime të reja. Tymi lotësjellës dhe plumbat i kanë lodhur demonstruesit, por ata nuk jepen. I sfidojnë natës së errët sllavo-bizantine, dimrit të ftohtë karpatian... Ora rreth 17 e të njëjtës ditë. Prishtina është mbushur tym. Iu zihet fryma demonstruesve. Fryma i zihet edhe Prishtinës. Tër Kosovës i zihet fryma nga tymi lotësjellës. Krismat e shkyejnë qiellin, tytat mbjellin vdekje, ndërsa rrugët skuqen nga gjaku i rinisë shqiptare. Që të gjithë janë në kambë. Aty është Shukrije Obërtinca. Sedat Xhafolli është aty. Aty janë edhe Vetim Shala dhe Mustafë Veselaj. Që të gjithë krah për krah. Që të gjithë ballë për ballë me natën e errët sllave, përkrah Ismetit. Kudo janë rrjeshtuar njerëzit përkrah njëri tjetrit dhe marshojnë. Që të gjithë e kërkojnë REPUBLIKEN. Edhe në Pejë, edhe në Gjakovë. Në Prishtinë, në Prizren, Ferizaj, Podujevë, Deçan, Mitrovicë... Rrugët e Kosovës lahen me gjak për të satën herë me radhë. Dhuna policore serbe mbi demonstruesit paqësor _____________________________________________________________ Një armatë e tërë përballë një populli duarthatë. 30 minuta me vonë Ismeti duke e ngritur grushtin thërret me zë të fortë: "Përpara shokë deri në fitore!" - dhe e qet hapin, mirëpo ndalet. Nuk ec më tutje se bie i korrur nga plumbat e pushtuesit më të egër që ndonjëherë e panë këto troje. Ra Ismet Krasniqi për të mos vdekur kurrë dhe si i tillë çdo herë do të hapëroj në hap me armatën e të rënëve për lirinë e Kosovës, në hap me ata që kurrë nuk vdesin sepse në themelet e lirisë së atdheut nuk vendosen lule, por jetën e vet, gjakun e vet.... EpilogViti 1990 solli lëvizje të reja. U krijuan shumë parti politike, të cilat pjesën e tretë të emrit e muarën „të Kosovës“, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk e pat „...shqiptare“. Delegatët e Kuvendit të Kosovës, të shtyrë nga masat e mëdha të protestuesëve dhe nga kërkesat e parreshtura të popullit, e shpallën Deklaratën Kushtetuese. Një vit më vonë u mbajt dhe referendumi për pavarësi dhe pastaj u organizuan edhe një palë zgjedhje të quajtura „të lira dhe demokratike“, por deputetët e dalë nga këto zgjedhje asnjëherë nuk u mblodhën dhe parlamentin asnjëherë nuk e konstituuan. Partitë politike mllefin e popullit dhe dëshirën e tij për liri e ndrydhën me premtimet se „çështja e Kosovës do të zgjidhet me dialog“ dhe pos dialogut nuk lan alternativë tjetër. Shokët dhe bashkëmendimtarët e Ismetit kërkuan edhe alternativa të tjera dhe ato i gjetën. Ata nuk pritën, por i përveshën mëngët dhe e vazhduan punën. Një mbrëmje tetori të vitit 1991 në një fshat të vogël dhe të varfër të quajtur Ujëmirë, jo shumë larg Prekazit legjendar, u mblodhën dhe vendosën ta formojnë një forcë të armatosur që do të jetë bërthama e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova u fut në një fazë të re. Në fazën e luftës së armatosur për liri. Lufta filloi përmes aksionesh goditëse mbi forcat serbe deri në fillimmarsin e vitit 1998 kur në Prekazin legjendar u shndërrua në një luftë frontale, e cila pastaj u përhap në gjithë Kosovën. Vargut të dëshmorëve ku ishte rreshtuar edhe Ismeti qysh më 27 mars të vitit 1989, iu shtuan përditë dëshmorë të rinj, të cilët me gjakun e tyre çelikosen themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe në fillimverën e vitit 1999, vetëm pak muaj pasi ishin bërë dhjetë vjetë nga rënia e Ismetit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, triumfalisht marshoi në gjithë Kosovën dhe asaj ia solli lirinë si flladin e ëmbël të pranverës, si rrezet e ngrohta të diellit, si buzëqeshjet e ëmbla të fëmijëve.... & PËR KOSOVËN TRIMI DHA JETËN (Kushtuar dëshmorit të kombit Ismet Krasniqi, i rënë në demonstratat e 27 marsit 1989, në Prishtinë,gjatë përleshjeve fytafyt me policinë gjakatare serbe)
Demonstratat, po kush i nisi Me shumë t’ri, Ismet Krasniqi E lindi nëna ta flijojë veten Për Kosovë trimi dha jetën N’mars t’përgjakshëm tetdhjetë e nëntë Erdh n’Grashticë një lajm i rëndë Mos loto Ismetin, oj nënë Djali yt, nënë, nuk është për gjëmë Djali yt, nëno, mundi vdekjen Ndaj Kosovës e mbajti besën.
Jo, or shka, sa t’ka Ismeta S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa.
Dil dushman n’log mejdani S’jemi qyqe, por shqipe mali S’e lëmë nënën që na lindi S’e lëmë trollin-o që na rriti Bëhem gacë e të përcllojmë Bëhem flakë e të shkrumbojmë Përtej pragut s’kem’ ku shkojmë Kush t’lakmojë në trollin tonë Do t’pendohet, por do të jetë vonë. Shporru bishë, ty të vraftë Zoti! Ende është gjall-o Gjergj Kastrioti Idriz Seferi e Mic Sokoli.
Jo, or shka, sa t’ka Ismeta S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa.
Qëndro Kosovë veç edhe pak Se agimin e ke n’ prag Lidhi plagët mos t’rrjedhin gjak Se për ty ka kush merr hak Për ty rashë e m’duket pak. Më trashëgojnë sokola mali Për ty jetën Kosovë e falin Kush me pushkë e kush me sëpatë Syrin pishë e barkun thatë Nuk e bëjmë vdekjen hesap. Ballin lart ju nëna e motra Me Ismetin nuk është shuar votra Mjaft kësi trimash ka Kosova Mbetën mjaft bij e bija Shndrisin n’qiell porsi shkëndija Me gjak të tyre frymon liria.
Jo, or shka, sa t’ka Ismeta S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa.
Mos më pyet se ç’bëmë, oj nënë Tregojnë varret që i kemi bërë Hekurudhën e ha me dhëmbë S’lejoj shka ta shkel me këmbë Aferim, Ismet, aferim Trim ke lindur, e po shkon trim Kur t’lulzojë pema n’oborr Jam aroma që kundërmon Kur të shtrohet sofra n’shtëpi Unë jam shija që sjell liri Kur bie rrezja e agimit Jam kristali i vezullimit.
Jo, or shka, sa t’ka Ismeta S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa.
Tekstin e shkroi: Prof. dr. Zenun Gjocaj ______________________________________
KUR ANALISTËT E SOJIT HAXHIU BËHEN MË KATOLIK SE PAPA...!
Shkruan:Mehmet BISLIMI Më 19.03.2007, Zvicër ________________________________________ Tre zogj tanë na i more n’gji Tre zogjve iu ndal rrita Ibëri i akullt he të raftë pika! Harlisur lëshohet uji i Ibrit akull, tek po godet shtratin e vet furishëm nën këmbët e urës po rrëmon e nxjerr shkumën e bardhë si i ngulfatur në grykë nga dhembja për Egzonin me shokë që në gjirin e vet po e mbanë sekretin dhe të vërtetën e mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë! Misionarët e huaj, herë në heshtje e herë zhurmshëm, herë hapur e herë fshehur, mbi urën e Ibrit Ilir, vunë mjegullën e tabusë, vunë telat me gjemba, zinxhirët e ndarjes dhe rojat me armë e bajoneta, kush mund të na bindë me logjikën e arsyes që kjo e tëra nuk ishte një skenar i gatuar që më parë në Beograd, një lojë e keqe me aktor profesionist... perfeksionuar në Paris e Moskë dhe zbatuar mbi urën e Ibrit Ilir në Kosovë!? Kështu me të dyja këmbët u shkel edhe mbi mitin e vjetër të urave që lidhnin e bashkonin brigje, popuj e kultura etj... Vitet në vazhdim treguan për një nismë jo të mirë, te ura e Ibrit, po ndodhin ngjarje me përmasa të tragjedive, të gjakut, të përleshjeve, të frikës së matanë Ibrit, të aneksimit të territoreve tona, të spastrimit, të dëbimit, të ngulfatjes së shqiptarëve. Sot në përvjetorin e ngulfatjes, Ibri për Egzonin me shokë, po nxjerr lotin e kristaltë. Këta lot të shkapërderdhur tek të gjithë ata që kanë ndjenja njerëzore, nuk po pushojnë për ta zbuluar të vërtetën mbi krimin. Drejtësia ndërkombëtare, sa edhe drejtësia jonë me paterica, as sot pas tri viteve nuk e bëri qoftë edhe një hap më tutje se: Ibri përpiu tre fëmijë shqiptarë. Fajtor Ibri dhe uji i tij i ftohtë!
Disa analistë në paraqitjet e tyre publike, madje shkuan aq larg sa që ngjarjet e marsit të vitit 2004 i barazuan me shkakun, ose i qortuan si shkas për shumë ashpërsime në pakon e sotme të Ahtisarit! Mbetet shumë për të dëshiruar fakti se prej cilit pozicion analizohen ngjarjet. Mua më shqetëson, ose më neveritë fenomeni i cili tani më ka kaluar në rutinën e ndërgjegjes së të qenit rob, dhe sot pas kaq vitesh gjërat shpjegohen mu nga kjo pozitë, pra nga pozita e robit! Me shkas a pa të, përdoret akuza e vjetër nën petkun e ri, nga “analistë” gërmadhë! Ngjashëm është thënë edhe për ngjarjet e vitit 1981:” Këto ngjarje i kanë dhënë shkas ish Jugosllavisë titiste që të veproi në Kosovë!”, po e njëjta gjuhë “analitike” është përdorur për çdo demonstratë pasuese deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- se gjoja po i japin rast Serbisë të intervenoi në Kosovë! E po, thua se Serbia ishte jashtë Kosovës, dhe nuk kishte mundësi të vepronte kur të donte( Po si!?). Shtrohet pyetja: Po sikur mos të demonstronte populli ynë, sikur mos të protestonte, sikur mos të luftonte për të drejtat dhe për lirinë e vet- a thua pushtuesi serb do të ikte vullnetarisht nga Kosova?! Analistë të tillë që i ka sot Kosova, dhe që paraqiten publikisht në mediet tona, më mirë mos qofshin. Shqiptarët në Kosovë, që nga viti 1912-të e deri më sot, të gjitha këto të arritura sa do të vogla që janë, i kanë arritur vetëm në saje të përpjekjeve të veta të pareshtura si: me demonstrata, protesta, greva, pamflete, parulla, rebelime, gjyqe, dënime, persekutime dhe në fund edhe me luftë çlirimtare. As edhe një herë gjatë shekullit XX ish pushtuesit Jugosllavë e serb, Kosovës s´i kanë fal gjë, por vetëm i kanë marrë. Kosova deri me sot i ka paguar të gjitha..., me një çmim shumë të lartë. Sipas “analistëve” të sotëm na del se ne paskemi gabuar që kemi sakrifikuar kot. U dashka që vetëm të rrinim urtë, të bindeshim ndaj pushtuesit, t’i shërbenim atij dhe ai një ditë do lodhej e do ikte vet që këtej! Paska shkuar dëm populli ynë që nuk e paska ditur këtë “ ide kaq brilante” të analistëve tanë. Analistët si z. Baton Haxhiu me kompani këtë mendësi na ofrojnë, thjeshtë për shkakun se shpirti i tyre ishte i tillë, shpirt shërbëtori ndaj pushtuesit, fali zot,- do thoshte Krishti! Mendoj, dhe jam shumë i bindur ( duke përjashtuar dhunën me çdo kusht), se demonstratat e 17/18 marsit 2004, e kanë përshpejtuar pakon e Ahtisarit, pra i treguan bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë se gjendja e Statu-s Quos më nuk mund të kaloj në Kosovë. Mos harroni se pikërisht ishte kjo administratë e cila kishte bllokuar jetën në Kosovë, duke e stopuar privatizimin për më shumë se një vit ( dhe këtë me kërkesë të Serbisë), për çdo të enjte vizitonte Kosovën zoti Çoviq, dhe bënte pazare me Hakarupin kokë me kokë, në emër të KEK-ut ishin keqpërdorur miliona euro, të cilin herë e vërshonte uji e herë e vriste rrufeja! Në emër të PTK-së ishin keqpërdorur miliona euro, serbet minoritar të përkëdhelur nga administrata e UNMIK-ut, bllokonin rrugët e Kosovës kurdo që ju tekej dhe kudo që ata dëshironin, shqiptarët futeshin arave e baltërave (si para lufte) për të arritur deri në kryeqytet, Parlamenti i Kosovës nxirrte një rezolutë në mesditë e në mbrëmje ajo rezolutë shkëcrdhehej publikisht para dy milion shqiptarëve e për hatër të 60-të mijë serbëve , nga kryeadministratori ndërkombëtarë! Korrupsioni dhe prostitucioni politik e moral kishte ngulfatur Kosovën... e plotë raste të tilla, që popullit i erdhi në maje të hundës. Prandaj një shpërthim i tillë, si ai i marsit 2004 ishte i pa shmangshëm, për këtë më se paku përgjegjësinë e bartin shqiptarët. Me këtë rast, bashkësia ndërkombëtare duke i vërejtur lëshimet dhe dobësitë e veta, u përpoq t’i mbuloi ato me disa burgosje, duke i dënuar njerëzit e pa fajshëm nga një anë, si në kohën e pushtuesit, dhe nga ana tjetër përshpejtoi sjelljen e një pakoje, duke dashur që të arsyetoj lëshimet nga anë e saj! Ajo na “mashtrojë” prapë, thjeshtë për faktin se të dy anët e shkopit janë në duart e saj. Populli thotë: “ Rruaj ku të gjesh!”, në fakt ndërkombëtarët në Kosovë kanë gjetur mjaftë “analistë” që bëjnë analiza të cilat dëmtojnë interesat tona kombëtare, kanë gjetur mjaftë shërbëtorë, mjaftë pushtetarë të pa kurriz, mjaftë spiun, mjaftë hajna, mjaftë të korruptuar, mjaftë subjekte politike të cilat për të ardhur në “pushtet” kanë qenë të gatshme të shesin interesat më madhore të atdheut, kanë gjetur njerëz pa kritere të cilët janë futur aksidentalisht në jetën politike, pra thuaja se një gjendje anarkike. Kështu që kanë “rruar aq sa kanë mundur”, pse jo! Prandaj ishin ato ngjarje e të tjerat në vazhdim, që do të pasonin pa dyshim, mendoj unë nëse procesi i zgjidhjes së shtetësisë së Kosovës neglizhohet prapë. Në emisionin e datës 16 mars 2007 “Jeta në Kosovë”, “analisti” Baton Haxhiu- i cili në një intervistë të tij të më hershme ( për takimet që kishte organizuar në Brezovicë me përfaqësuesit e Millosheviqit), pati thënë se: ” Ndihesha keq edhe me gruan e cila mund të më dyshonte, pasi që për dy javë rresht nuk ndihesha burrë me te në shtrat nga frika!”- e ka dhënë ne gazetë atë intervistë, pra ka qenë publike! Zoti Haxhiu: Atyre analistëve që (...) u shpëton shurra kur përballen me gjëra të vështira dhe sublime që i kërkon atdheu kurban në themelet e tij, pra analistë të tillë nuk i duhen Kosovës dhe popullit tonë, nga se ia lagin themelin lirisë së saj. Prandaj porosia jote se: “ Patriot është sot ai që i ruan serbet në Kosovë!”, është ca qesharake, naive, servile, qëllimkeqe, interpretim kukuvajke e pse jo edhe me prapa skenë për të fluturuar majave. Ju me këtë thënie, para faktorit ndërkombëtare sikur doni të paraqiteni se pozicioni i serbëve në Kosovës është i rrezikuar, dhe ju me internacionalizmin tuaj të dikurshëm, po doni t´ju dilni në mbrojtje atyre.
Mos u mundoni të bëheni më katolik se papa, më mysliman se imami, më revolucionar se Qe Ge Vuara, me Leninist se Lenini! Serbët në Kosovë, sot kanë privilegjet më të mëdha që mbahet në mend ndonjë herë që nga koha e Nikollë Pashiqit e këtej. Ata kanë gjuhën e tyre të njohur zyrtarisht me 5% të përbërjës së popullatës së përgjithshme të Kosovës, kanë shkolla të veçanta fillore të mesme dhe Universitet. Në vendbanimet e tyre nuk guxon të kaloj as inkasanti, as postieri, as polici e as zyrtari shqiptarë. Ata nuk duan ta njohin realitetin e ri në Kosovë, as institucionet vendore, ata nuk i regjistrojnë makinat e tyre, nuk paguajnë as rrymë as tatime tjera, ata bëjnë biznes e tregti si ua don qefi, ata nuk guxon as shërbimi doganor t’i ndali e kontrolloi, ata as edhe një obligim tjetër ndaj shtetit të Kosovës nuk e kryejnë, pra thjeshtë, ata nuk pjerdhin as për administratën tonë e as për atë të UNMIK-ut. Ata hyjnë e dalin kur të duan në institucionet tona, ata mbajnë flamurin e Serbisë kudo dhe shkulin atë të kombeve të bashkuara, mbajnë armët e luftës kudo, vrasin policë shqiptarë dhe nuk guxojnë t’i burgosin! Ata ndajnë Mitrovicën, Graçanicën , Brezovicën e kë të duan, ata po mbajnë peng statusin e Kosovës në mënyrë të hapur. Atyre ju ndërtohen shtëpitë, ju shtrohen rrugët, ju ofrohet punë, ju ofrohet rrymë, kur e tërë Kosova përjeton terrin, ata ruhen nga dy palë policë – si në kohën e vet Millosheviqit! Prandaj kërkesa juaj që kush ruan serbet sot, bënë patriotizëm!- është një slogan servil tamam si në kohën e ditëve tuaja të mira të LKJ-së. Sot patriotizëm është që të bëjmë shtetin e Kosovës, që mos të vjedhim e keqpërdorim buxhetin e saj, që të ndërtojmë vendin e të ecim përpara, që të bëjmë analizë reale dhe të qëndrueshme, që të mos bëhemi servil pa nevojë se nuk i ka hije burrit zoti Haxhiu. Ndërkaq minoritarët serb, dhe minoritarët tjerë e kemi për obligim që t’i ruajmë, edhe me konventa ndërkombëtare. Në as një shtet të botës, nuk e besoj të ketë një diskriminim kaq pozitiv të minoritarëve si në Kosovë. Me keqardhje, por janë vetë serbët që kanë ndjekur dhe po ndjekin edhe sot me këmbëngulje një rrugë të tillë dezintegruese, të dirigjuar nga politika e Beogradit. Patriotizëm, pra Patria - që do të thotë atdhe dashuri, ka krejt një kuptim tjetër zoti Haxhiu e që në fakt ju dhe analistët si ju nuk keni vuajtur kurrë nga ky problem, prandaj edhe i keni ngatërruar konceptet.
_________________________ Reagim SA KRAHASIME TË SHËMTUARA SA VLERËSIME TË VERBUARA !!! Shkruan: Fadil SHYTI 18.03.2007, Suedi _____________________ Sot, pikërisht në ditën e përvjetorit të tretë kobzi kur me rastin e demonstratave në Kosovë, më 17 - 18 mars 2004, kur populli i Kosovës i revoltuar nga vrasja e tre fëmijëve nga kriminelët serbë dhe i revoltuar nga gjendja tepër e rëndë nga politikat unmikase dhe të shërbëtorëve të tyre të etur për pushtetin fiktiv nën çizmet e huaja, por tani jo serbe por të miqve të tyre evropianë; u ngrit në demonstrata me ç´rast u vranë shumë demonstrues, në vend që fillimisht të nderohen bile me një minut heshtje dhe të përkujtohen shqiptarët e vrarë, në vend se tani të debatohet shtruar për faktin tejet të hidhur se çështja e dosjeve të kriminelëve serbë dhe ato të milicisë ndërkombëtare për vrasjet e shqiptarëve po e bëjnë gjumin siberik, (apo ndofta janë humbur fare), në sirtarët e gjykatave unmikase pro-serbiane , pikërisht tani paturpësisht ngritën akuza të poshtra kundër shqiptarëve, dënohen dhe burgosen ata, akuzohen se kinse paskan bërë kthim prapakthehu në histori me ato “frustrime” me ç´rast u dogjën disa kisha e manastire dhe disa shtëpi serbe. Secili intelektual, njeri me mend në kokë, nuk guxon të mendoj se avaritë e tilla janë të arsyeshme dhe janë ato të cilat i shërbejnë zgjidhjes së çështjes ende të pazgjidhur të trojeve shqiptare dhe janë ato që mund t´i shërbejnë kapjes së kriminelëve të huaj ngado çofshin ata shpirtzinj! Por, kjo nuk e arsyeton aspak faktin e hidhur se si mund të krahasohen disa miliona euro se i paskan dalë buxhetit të Kosovës nga dora dhe po aty të harrohen apo të flitet aq pak për tragjedinë e madhe që e kaploi Kosovën ato ditë, kur në fushëbetejat me forcat “paqeruajtëse” ranë 9 shqiptarë duarthatë, pavarësisht se dikush mundohet të hedhë pluhurin e harresës, në mënyrën më cinike dhe më dinake mbi dëshmorët e atyre demonstratave. Jam i bindur se përpjekjet e atyre që e harrojnë aq lehtë gjakun e derdhur shqiptar për një post o për një grusht euro apo dinarë, do të dështojnë me turp sepse këtë s´do ta arrijnë kurrë! Populli, kurdoherë do t´i përkujtojë bijtë dhe bijat e veta të rënë betejave për liri dhe ribashkim kombëtar! Rasti më flagrant, revoltues dhe tepër i dukshëm qe kur RTK-ja kjo forcë mediale, jo e pavarur por dorë e zgjatur e unmikut, e paraqiti vetëm një pamje filmike të cilën për as një minut nuk e la, por e hoqi episodin ku shihej kur po bëhej varrimi i një dëshmori të lirisë, ato ditë pas atyre demonstratave. Kjo, paraqitje makabre qe më 17.03 2007 në emisionin e lajmeve ora 19.30, pastaj filluan vajtimet për shtëpitë e djegura të kolonëve serbë! Filloj pastaj një plakë serbe të ankohej se këtu në Kosovë s´jetohet, shumë fqinjë këtu afër meje i kanë shitë shtëpitë e kanë ikur në Serbi, ani pse në televizion dukej fort e mirë shtëpia e saj, e ndërtuar nga eurot e qeverisë së Kosovës. Duke e parë këtë skenë pothuaj të përditshme kur sot shumë familje dëshmorësh apo invalidë të luftës së UÇK-së, nuk po kanë një shtëpi modeste për fëmijët e tyre, po mendoja: kësaj i thonë: kur xhelati vajton se viktima e tij e ka sulmuar! Këtë po e bënë sot propaganda e politikës së çoroditur pro-serbe alla unmikase. Dhe në këtë kor fatkeqësisht janë hedhur në valle djalli dhe disa gazetarucë dhe politikanë servilë shqipfolës që kurrë nuk qëndruan vertikalisht në ballë të historisë së re të Kosovës, por jetuan dhe po jetojnë galuc, të majmur nga shpërblimet e huaja agjenturore, për shërbimet që po ua bëjnë atyre në dëm të kombit shqiptar. Kur shtojmë këtu edhe ca vlerësime të disa “analistëve” të majmur nga honorarët e shkrimeve ngjyrë gri e zi; të marrë kuzhinave apo shesheve bulevardeske nga vendet armike, profesion i tyre i regjur me vite nga koha titiste dhe pastaj e regjimeve kundër-shqiptare prej vitesh të tëra!
Baton Haxhiu Në këtovlerësime tejet i angazhuar u paraqit edhe një herë si hera të tjera “i ndrituri” “largpamësi” dhe shumë servili, Baton Haxhiu, i cili madje shkoi deri aty sa u kërkonte shqiptarëve që “ta ndërrojnë gjuhën” pra të flasin jo në gjuhën realiste se serbët duke i përfshirë këtu edhe kolonët e ardhur nga kohët e krajlëve të vjetër – të cilët na kanë torturuar e vrarë në shekujt plot stuhi- të mos i theksojmë, por t´i harrojmë ato; pra, breznive të reja të mos u flasim me gjuhën e urrejtjes, për pushtuesit serbë, por me gjuhën “e hollë” të vëllazërim bashkimit!!! Teori të tilla bajate titiste veshët tanë kanë dëgjuar vite të tëra nga politikanët pro-unmikas, të cilët tani e kanë ndërruar terminologjinë; jo vëllazërim –bashkim, por multi-etnicitet, jo autonomi por pavarësi nën mbikëqyrje e të tjera gjepura maskuese dhe dështuese të një politike tejet kundër-shqiptare! Në emisionin “Jeta në Kosovë”, analistët e “mirëfilltë” edhe njëherë për më tepër i dënuan demonstruesit shqiptarë se edhe vet kriminelët serbë, duke mos harruar këtu qëndrimin mjaft të matur dhe burrëror të ish-kryeministrit të asaj kohe, Bajram Rexhepi, i cili jo rrallë herë tregohej i arsyeshëm dhe u rezistoi me sukses sulmeve dhe akuzave të tipit policor- gazetarucit, “ të “famshëm”, B. Haxhiu, i cili akuzonte pse ne shqiptarët u themi serbëve- “shkije”,?!!! Bashkëbiseduesi, ia ktheu me të drejtë; - kjo nuk është diçka që çon shumë peshë - mos harro se edhe ata ne na quajnë “shifrari” e të tjera shprehje fyese! Sipas konstatimit të “mjekroshit”, shqiptarët gjithmonë do ta kenë shtetin e tyre diskutabil, derisa të flasin me këtë gjuhë qeveritarë dhe parlamentarë shqiptarë! Nga kjo akuzë paralajmëruese konstatoj se i deleguari “modernist” ia bënte botës “demokratike” me dije se këtu ende ka shumë për t´u bërë, derisa të çrrënjoset nacionalizmi shqiptar! Sepse, ajo kokë gjendet në kupolën e udhëheqjes së Kosovës. Sulme dhe shpifje të zeza si kjo i kemi dëgjuar vetëm në kohët e inkuizicionit herleviqjan dhe millosheviqjan!
Mendoj, se shërbim më të madh se kjo zor se mund t´i bëhet Serbisëgjenocidale. Në këtë debat shihej qartë dhe një tendencë nga “analistët” e shqetësuar: ata duke i dënuar demonstratat dhe duke i injoruar shkakun kryesor që i nxitën ato e “harruan” edhe një element kryesor ta theksojnë; kujtojmë këtu sjelljet politike gjatë asaj kohe nga UNMIK-u, kur një makineri e tërë propagandistike ishte drejtuar në favor të Beogradit dhe po tentohej herë hapur e herë maskuar që të vendosej indirekt rikthimi i forcave serbe në Kosovë, që pastaj Kosova të mbetej sërish nën juridiksionin serb. Kujtojmë këtu, dokumentin e “famshëm” Kornizën Kushtetuese, kujtojmë këtu “lirinë” kur kryeadministratori i Kosovës i fshinte me një të rënë lapsi të gjitha ligjet e parlamentit të Kosovës të cilat nuk i shkonin përshtati, Serbisë. Prandaj, çekanët e “mjeshtërve” godisnin andej-këndej por jo në gozhdë, rrahjet e tyre bënin vetëm zhurma... Ata, përpiqeshin që fajet për dështimet e UNMIK-ut, dhe të politikanëve të Kosovës, t´ia hedhin popullit të shumëvuajtur! Nga kjo sikur doli hapur konstatimi që: sikur të mos ngjanin ato demonstrata Kosova nuk do t´i kishte këto “ ndërkëmbëza” politike që po e pengojnë pavarësinë e saj!!! Jo, mor zotërinj! Mos tentoni kot, që fajin ta fshihni si kukuvajkat! Nuk është faji tek populli se ju atij që në Rambuje ia keni bërë me të pabesë! Pastaj, pas luftës gjatë fushatave elektorale i keni thënë se do të merr koha me diell, por ju doli stuhi me erëra të pista në shumë drejtime! Mbase, vetëm një faj jo të vogël e ka populli ynë; sepse shumë herë ju besoi dhe ende po ju beson besëprerëve, prandaj e ka pësuar dhe do ta pësoj gjatë historisë, derisa të kthjellohet, e të dijë kujt po ia japë votën, pra besimin. Prandaj, populli u revoltua kur e pa pjesërisht dinakërinë tuaj! Ndërsa, planet e UNMIK-ut ishin të fillohet me ato 8 standardet e “famshme” e pastaj më vonë të shtohen të tjera mynxyra mbi popullin shqiptar të Kosovës, si decentralizimi. eksterritorialiteti etj, etj, për t´ia vënë kupolën e turpit me një pavarësi me mbikëqyrje, nën tutelën e huaj evropiane, apo më saktë të themi shul shqip: me një autonomi të zgjeruar nën protektoratin evropian, por jo të shkëputur nga kthetrat gjakatare serbomadhe. Mbase, nuk meriton të humbet koha me këta soj - sorollopësh servilë, që po mbijnë si këpurdhat pas shiut, sikur të mos e dija se pikërisht mbrëmë plaku i Paketës së tymit e barotit për Kosovën, M. Ahtisari deklaroi: “pavarësinë nën mbikëqyrje për Kosovën e propozova, kur e dorëzova planin tim në OKB, nga sjelljet e S. Millosheviqit me shqiptarët dhe nga sjelljet e udhëheqjes së Kosovës me serbët e Kosovës, pra, kinse kjo klasë politike nuk qenka sjellë si duhet me serbët e Kosovës; (bile këta as i quajti as minoritet, ashtu si janë në të vërtetë)! - Këtë e konsideroj një kompromis”- përfundoi ai. Një krahasim i tillë kaq i poshtër dhe cinik, është tejet i tmerrshëm! Të krahasosh krimet dhe shkatërrimet serbe nën udhëheqjen e S. Millosheviqit, me përpjekjet e pandërprera të pushtetarëve të Kosovës, “kukulla” në administratën unmikase, të cilët përkundër faktit se nuk kishin as nuk kanë në dorë organe ekzekutive as legjislative, por bënë dhe po bëjnë gjithçka për t´i ofruar minoritarët alias kolonët serbë në shoqërinë kosovare, është si t´i krahasosh natën me ditën, si t´i krahasosh stuhitë e tornadove në Amerikë, me qetësinë detare gjatë një mbrëmjeje vere në Sarandën tonë të bukur.
Kjo, natyrisht nuk i shkon përshtati askujt më tepër se serbëve kolonë, të cilët gjatë kohës së regjimit të S. Millosheviqit, ishin të armatosur deri në dhëmbë dhe pa hezitim i torturonin dhe i vrisnin fqinjët e tyre shqiptarë! Kjo, i shkon përshtati gjithashtu edhe qeverisë dhe pushtetarëve “demokratë” në Beograd dhe Moskë, të cilët nuk po lënë gur pa lëvizur për ta penguar ecjen përpara të zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Marti Ahtisari, don apo nuk don ta di se tani, këta shovinistë dinakë të rryer e kanë ndërruar gëzofin sipas motit, nga ata trimat e egër që ishin dikur, që kërkonin gjak rrugëve të Kosovës në mesin e viteve 90-ta, që qirreshin deri në qiell në demonstrata të vriten të gjithë shqiptarët, ose të dëbohen përtej Bjeshkëve të Nëmura, tani janë kthyer kinse në viktima! Mbase, për këtë edhe nuk po e kanë fort zor, sepse për t´i arritur të gjitha objektivat e tyre, këtë po ua mundëson politika unmikase e cila u bëri privilegje të pakufishme gjatë këtyre viteve, sikur të ishin nën gëzofët e arushave të bardha ruse! Revoltues është fakti se konstatimi tjetër që doli sonte nga goja e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut qe jo vetëm servil por edhe tejet kundër-historik; kur e pyetën gazetarët për konstatimin e “kompromisit” të Ahtisarit, për kritikat-krahasimet se jeni njësoj ju ballkanasit- kurdoherë sipas stilit evropian që fajtorë tragjik i lënë shqiptarët, ky “politikan i rryer” dhe elastik “modern”, deklaroi: “Ahtisari, duke e kërkuar në KS pavarësinë me mbikëqyrje, ka dashur të na ndihmojë më tej, me praninë e ndërkombëtarëve në Kosovë”!!! Nga kjo konstatoj me hidhërim të madh, sa poshtë ka rënë politika shqiptare-kosovare e “Grupit të Unitetit”! Nga kjo del dyshimi i bazuar, mos vallë këta “zeusët” e Kosovës e paskan kërkuar atje në instancat e larta ndërkombëtare, vetëm një pavarësi të mbikëqyrur?! Nga kjo konstatoj se jo kurdoherë me kohë iu tha dhe po i thuhet e vërteta popullit tonë të shumëvuajtur. Këta politikanë syleshë dhe sharlatanë, atje kanë pasur mundësi të flasin me dyer të mbyllura dhe me ide të mykura! Tani, kur po shihet hapur se janë fort të ekzaltuar nga kjo “fitore” e aq shumëpritur, prej tyre. Por, këtu konstatoj dhe paralajmëroj se: zotërinjtë i kanë bërë hesapet pa hanxhiun; ngadalë beg se ka hendek- thotë populli ynë, mos merrni valë me avull, kaq shpejt, nga kjo “hallvë” sepse prapa e keni historinë , përballë e keni Lëvizjen Vetëvendosje dhe forca të tjera përparimtare kudo në trojet shqiptare, të cilat nuk e hanë dot këtë hallvë turpi e sheqerosur me erëza tradhtie! Populli i Kosovës, duhet t´i bashkohet dhe të jetë kurdoherë mirënjohës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e cila me dinjitet dhe guxim po organizon demonstrata ku po shprehen qartë pakënaqësitë popullore, aty po i tregohet qartë popullit se nga po ecën lokomotiva e zezë e historisë së re të Kosovës, kjo natyrisht po i ndihmon shumë popullit të Kosovës, që të dalin si në dritën e diellit dhe të shihen qartë kërkesat tona të drejta, ashtu i bëhet bllokadë çdo anarkie politike si kjo që e ka vënë “Grupi i Unitetit” politikën shqiptare në Kosovë dhe më tej në të gjitha viset shqiptare. Ashtu, u bëhet bllokadë edhe të gjithë atyre që në emër të demokracisë po e shkelin atë, duke ia mohuar kombit tonë të drejtën për vetëvendosje! Përpara drejt vetëvendosjes! Lavdi dëshmorëve të kombit!
________________ A P E L PËR LIRIMIN E ALBIN KURTIT Apel për lirimin e Albin Kurtit dhe të burgosurve tjerë politikë nga burgjet e UNMIK-ut me moton: Lirojini, menjëherë! Ne qytetarët e poshtëshënuar kërkojmë lirimin nga paraburgimi të aktivistit politik Albin Kurti, i burgosur politik, dhe të të gjithë të burgosurve politikë në Kosovë. Ai dhe ata janë të Kosovës dhe Kosova ka nevojë për ta! Lirojini! Menjëherë! APELI VAZHDON çdo ditë...Ata që i futën djemtë tanë në burgje, po e shohin çdo ditë çfarë gabimi kanë bërë! JU LUTEMI SHUMË: Nëse shkruan në email, mos shkruani edhe në telefon, sepse na kushton shumë kohë për verifikimin e çdo emri! Tregoji edhe një shoku që s’ka dëgjuar për apelin, ndoshta ka dëshirë të na bashkëngjitet. Mjafton një email nga ju në epokaere_mm@hotmail. com dhe mm_epokaere@yahoo. com, ose një mesazh i shkruar në (044) 602 602. Apeli është gjithënjerëzor, gjithëpopullor, prej nxënësve të shkollave të mesme (jo edhe të fillores) e deri te mosha më e vjetër. Emri juaj do të botohet në gazetë. Nëse s’mund të bësh asnjërën nga këto, shkruaje dikund një grafit me emrin e Albin Kurtit ose të idealit të tij, vetëvendosjen për këtë vend. Edhe ashtu lirohet Albini me shokë... Ke bërë një punë të madhe kështu! Bëje, dhe thjesht, mos ta ndin! & EMRAT E NËNSHKRUESVE TË PETICIONIT PËR LIRIMIN E ALBIN KURTIT 1. Nexhmedin Spahiu, analist politik, profesor i shken. Polit. 1794. Berat Luzha, deputet
|
|
||||||||||
![]() |