Votoni... A jeni per tu bashkuar trojet Shqiptare ne nje Shtet
PO
JO
  
pollcode.com free polls
 

TRI UÇK-të DHE E DREJTA NË VETËVENDOSJE

Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Viti, 26 mars 2007

Referat i lexuar sot, në Akademinë përkujtimore, kushtuar dëshmorit

Njazi Azemi “Komandant Mjekrra”

_______________________________________

Të pranishëm të nderuar,

Jemi këtu, së bashku, në një detyrë të fisshme. Përjetësimi në Përmendore i Luftës Çlirimtare të UÇK-së në pamjen fizike të luftëtarit dhe dëshmorit të saj, është tapi për Lirinë e brezave të rinj në trojet stërgjyshore të ngushtuara tmerrësisht dhunshëm. Dëshmori Njazi Azemi - “Komandant Mjekra”, e ka kryer me përkushtim detyrën ndaj Zotit, Popullit dhe Atdheut.

Ai nuk ka nevojë personale për madhështinë, sepse me luftën heroike dhe rënien për Lirinë ka kaluar në pavdekësi, e cila për jetë do të rrezatojë krenarinë e brezave, pafund. Mbi këtë të vërtetë njerëzore historike ishte i farkëtuar mësimi i vjetër latin: “Gjaku i Dëshmo¬rëve është fara e Lirisë”, e cila u ridëshmua katërçipërisht në kohën më të re të historisë njerëzore me përvojën shqiptare të Tri UÇK-ve: të Kosovës, të Kosovës Lindore dhe të Iliridës, luftë kjo e Davidit me Goliatin me dimensionin e sakrificës ademjashariane përtejbibliko-kuranor, e cila u dha kahje të pritshme rrjedhave historike shqiptare, ballkanike dhe evropiane të dhunshme. Rilindësi ynë i ndritshëm, Luigj Gurakuqi, të cilin e vrau dora tradhtare, la një mësim të vyer: “Një popull që nderon burrat e vet, një popull qe pavdekëson kujti¬min e tyre, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monu¬me¬nte, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndjesi të holla”.

Kjo më detyron t’i falënderoj, në emër të dijës, ata që mundësuan me gjak, me dije dhe me lekë, ngritjen e Monumentit të Lirisë në pamjen e Komandant Mjekrës, në sheshin e qytezës së Vitisë. Dhe, sikur të mos i besoja fuqimisht mësimit kuranor se “Rëndësia e ngjyrës së penës së dijetarit është baras me rëndësinë e gjakut të dëshmorëve”, nuk do të kisha marrë guximin të flisja, këtu, para Jush, për flijimin e djalërisë ademjashariane për ardhmërinë e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë ndërkombëtare. Vërtet, Tri UÇK-të: e Kosovës, e Kosovës Lindore dhe e Iliridës, kanë një Nënë që i përkundi - Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve të UÇK-së në përgjithësi, u derdh në themele të kërkesës historike të kombit shqiptar për çlirimin dhe ribashkimin mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Për ta kuptuar shkoqur misionin historik të të Tri UÇK-ve në funksion të kërkesës shqiptare për vetëvendosje, si një e drejtë hyjnore dhe njerëzore demokratike, detyrohem të konstatojë faktin se LPK- ja me organizim politik dhe ushtarak, nga gushti 1993, mbulonte të gjitha trojet shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Ajo në fakt ishte e deklaruar “Orgaanizatë nacionalçlirimtare e pjesës së robëruar të kombit shqiptar nën Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”, ndërkaq, në Deklaratën programore saktësoi: “Çlirimi dhe formimi i shtetit të pavarur të Kosovës, vullneti i popullit shqiptar, është në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare”. Mbi këtë shtyllë të drejtësisë u mbështet teksti fillestar i Betimit të Ushtarit të UÇK-së: “Unë, luftëtari i UÇK-së, në emër të popullit tim dhe të armës betohem se do të jem besnik i Luftës Nacionalçlirimtare i papërkulur deri në fund, i gatshëm në çdo çast që të mos kursej as jetën për Çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj nën robëri deri në bashkimin e tyre me Shqipërinë…” Të ritheksojë këtë fakt: Koncepti “Kosovë” i LPK-së - UÇK-së i fazës fillestare, është koncept i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës të viteve 1941-1944, dhe i mbulonte të gjitha viset shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Vërtet, në Ballkan, si dje edhe sot, çështja shqiptare nuk është e zgjidhur, as është duke u zgjidhur aktualisht.

Shikuar nën thjerrëzën e dijes, kërkohet kohë shtesë dhe sakrifica shtesë për zgjidhjen e Çështjes shqiptare të ngatërruar me dhunë ndërkombëtare të vazhdueshme. Për ta pasur situatën më të qartë, t’i referohemi shkurtazi historisë së dhimbshme. Nga fundshekulli XVIII dhe fillimshekulli XIX, kur nisi ngritja e shtetit të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë me ndihmën ruso-evropiane, njësia e Shqipërisë kishte rreth 120 000 km2, kurse deri në Kongresin e Berlinit, më 1878, Ajo u tkurrë në rreth 114 728 km2. Evro-ruset me Traktatin e Berlinit, dhunë kjo ushtarake e diplomatike, nga Shqipëria shkëputën edhe rreth 24 458 km2. Njësia e katër Vilajeteve të Shqipërisë Etnike: të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, deri në ditën e shpalljes së pavarësisë shtetërore të Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, pati 90 100, përkatësisht 90 270 km2 me 3 804 000 banorë. Në këtë hapësirë gjeografike shqiptarët ishin shumicë absolute me mbi 66%, bullgaro-maqedono-vllehët arrinin rreth 16%, serbët rreth 5% dhe grekët mezi kalonin 4%-shin. Kishte pak turq, hebrenj, evgjitë e të tjerë. Evro-rusia në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, nuk mori parasysh vullnetin politik të kombit shqiptar dhe më 29 korrik 1913 sanksionoi dhunën ndërkombëtare me pasoja historike të pariparueshme për kombin shqiptar. Konferenca e Londrës e aprovoi projektin e Principatës së Shqipërisë në një pjesë anësore të Shqipërisë Etnike, me vetëm rreth 28 760 km2, me vetëm rreth 800 000 banorë, kurse 61 510 km2 të Shqipërisë Etnike, ua ndau: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Së këndejmi, shteti Shqipëri me kufijtë londinezë është dhunë evro-ruse, e papranueshme për kombin shqiptar. Kjo e nxiti madhorin e kombit, At Gjergj Fishtën, të thërriste me hidhërim: "Uh! Evropë, ti kurva e motit/, Qi i rae mohit besës e Zotit/, Po a kta a sheji i Gjytetniis: Me daa tokën e Shqypniis/ Për me majtë klysht e Rusisë?..."

Për të kuptuar më qartë rolin dhe rëndësinë e Luftës së Tri UÇK-ve si misionare çlirimtare të fundshekullit XX- fillimshekulli XXI në Ballkan dhe në Evropë, të rikujtojmë disa fakte për Vilajetin e Kosovës deri sot. Njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Kosovës në prag të Kongresit të Berlinit kishte 43 872 km2, kurse në prag të Konferencës së Londrës - 32 900 km2 me mbi 1 270 000 banorë. Ndërkaq, njësia administrative shtetërore e Kosovës nën administrimin e dhunshëm jugosllav avnojist deri me Marrëveshjen Ushtarake Teknike të Kumanovës, më 10 qershor 1999, midis NATO-s dhe Komandës Ushtarake të Serbisë, pati 10 887 km2. Në arealin e kësaj njësie, më 1912, që i kishte brenda viset e Shkupit, të Kosovës Lindore e të Sanxhakut të Tregut të Ri, pati vetëm rreth 3.7% serbë çifçinj nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina të sjellë në tokat e bejlerëve shqiptarë nga mesi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIX. Shkenca serbe e Shkollës cvijiçiane serbomadhe ka arritur të evidencojë si mesjetare, kinse të kohës së Betejës së Kosovës, vetëm një vëllazëri serbe, atë “Babushani” të fshatit Babush të Ferizajt. Një mësim evropiani na udhëzon. “Le të mos e nënçmojmë vlerën e faktit, sepse një ditë do të lulëzojë më një të vërtetë”. Një fakt tjetër është se pjesa e kombit shqiptar jashtë Shqipërisë Londineze kurrë nuk e ndali rezistencën e armatosur dhe politike çlirimtare kundër okupatorëve ballkanikë e evropianë. Lindja, rrita dhe lufta e të Tri UÇK-ve, së fundi, është kurora e përpjekjeve politike e luftarake çlirimtare shqiptare për zgjidhjen e Problemit shqiptar mbi të drejtën për vetëvendosje.

 Lufta dhe gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve të të Tri UÇK-ve çështjen shqiptare të Kosovës, të Kosovës Lindore dhe të Iliridës, e sollën në Konferencën e Rambujesë, në Marrëveshjen e Konçulit dhe në Marrëveshjen e Ohrit, të dizajnuara nga faktori i vendosjes ndërkombëtare, jo për të nxjerrë fitimtar UÇK-në, por, siç e vërtetuan zhvillimet ndërkombëtare, për të frenuar Luftën Çlirimtare të Kombit Shqiptar. Dhe, të nderuar Zonja dhe Zotërinj, Sikur të isha vetëm pesë minuta Adem Demaç do të dija të saktësoja, shkencërisht dhe politikisht, këtu para Jush, diagnozën pse edhe pas Luftës heroike të të Tri UÇK-ve zgjidhja e Çështjes shqiptare mbeti në udhëkryqet ruso-evropiane. Niq, do të më qortonte urtaku Anton Çetta: Kërkon të ishte Adem Demaç edhe pse e di se Ademin nuk e pëlqen një pjesë jo e vogël e populli nga i cili doli Ai, për faktin se Ademi flet drejt, kurse shumica e popullit të tij, e pëlqen të rrehet! Shikuar shkencërisht dhe me drejtësi politike demokratike të proklamuar fuqimisht nga Perëndimi, edhe sikur sot, këtu, ta festonim pavarësinë e Kosovës, pa votim të lirë në referendum për Vetëvendosje: Duam shtet të pavarur, pra duam komb shtetëror surrogat kosovar(!?!), duam bashkim me Serbinë apo me Shqipërinë, apo duam ribashkimin e kombit shqiptar, ne do të vepronim kundër Betimit të Ushtarit të UÇK-së, kundër vullnetit politik të dëshmorëve dhe të martirëve të kombit shqiptar në përgjithësi.

Megjithatë, këtij Tubimi dhe veçanërisht Dëshmorëve të të Tri UÇK-ve do tu mbetesha borxh përjetësisht nëse nuk konstatoj shkurtimisht: Aleatët amerikano-evropianë që e ndihmuan Luftën e UÇK-së kundër mizorive serbe dhe maqedonase, kësaj Lufte ia mohuan emrin pa arritjen e rezultatit përfundimtar, Pavarësinë e Kosovës. Këta miq si ditën e si mundën, e krijuan një “lidership” shqiptar të korruptuar dhe në luftë të përhershme për pushtet pa shtet. Ju lutem, kujtoni vetëm pamjet e Seancave të Kuvendit Unmikian të Kosovës! Kjo është fitore e pritur për një pjesë të mirë të UNMIK-ut, i cili hapur e nën plaf veproi për mohimin e të drejtës në vetëvendosje të popullit për statusin shtetëror të Kosovës, si hap i parë ky për zgjidhjen e Çështjes shqiptare, që do të thoshte: kombi shqiptar i ribashkuar para se të hynte në gjirin e bashkësisë së kombeve evropiane të lira. Do mësuar diçka të duhur edhe nga pamjet televizive nga shkelmimet e “Elefantëve” në fund të takimit të fundit e të ashtuquajturit me eufemizëm: “Grupi i Unitetit” - zëdhënës besnik i Ekipit të Martti Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës nën protektoratin evropian me afat të pacaktuar. Vërtet, me “Pakon Ahtisaari” shtetësia e Kosovës po hynë në maratonë të re, tashti e copëzuar në enklava etnike, pa asnjë siguri vendore e ndërkombëtare për perspektivë shtetërore unike. Dhe, habit fakti se derisa Baba Ahtisaar thotë se “Pakoja” e tij 85% u kushtohet serbëve, Korifeu i “Ekipit të Unitetit”, thotë: “Dokumenti është i balancuar”(!?!). Po kështu edhe fakti se “Pakoja Ahtisaari” në mënyrë të prerë ia garanton Maqedonisë kominterniste 2 500 ha të tokës shqiptare të Kosovës, të falë nga Serbia në kohën kur Kosova administrohej nga OKB-ja, padrejtësi kjo ndërkombëtare e dyfishtë, kurse tellallët e Ahtisaarit nga “Grupi i Unitetit” bërtasin, që të dukën sa më bindës: “Nuk ka copëtim të Kosovës...! Tërësia e shtetit të Kosovës është e siguruar”(?!?!)

Tashti, edhe meqë nuk jam Adem Demaç, këtu duhet të ndalem dhunshëm. Por nuk mund të largohem nga foltorja pa e konstatuar një fakt: Sikur të ishte në vendin tim, këtu para jush, Madhështori - Komandant Mjekra, nuk do të linte pa thërritur me tërë ndërgjegjen e tij patriotike: Liri për Albin Kurtin! Bota duhet ta dije qartë se “Lëvizja Vetëvendosje” që sot ka për sinonim emrin Albin Kurti, është zëri i UÇK-së në Tri pamjet e saja: të Kosovës, të Kosovës Lindore dhe të Iliridës, është zëri i të drejtës shqiptare natyrore. Ky zë nuk mund të ndalet me dhunë as me gjak, siç ndodhi më 10 shkurt 2007, në Prishtinë. Ndalet vetëm kur Kosovës dhe Kombit shqiptar në përgjithësi t’u njihet e drejta për vetëvendosje me referendum për fatin e statusit shtetëror. Lavdi e përjetshme për Dëshmorin Njazi Azemi - Komandant Mjekra, për dëshmorët e të Tri UÇK-ve dhe për dëshmorët e kombit shqiptar!

Kthehu ne fillim

__________________________________

INTELIGJENCIA PRO-RUGOVISTE DHE KAUZA E ATDHEUT

 NË EPOKËN E UÇK-së DHE SOT

 Shkruan:Prof.Dr.Muhamet PIRRAKU

Kumtesë e mbajtur në Tryezën shkencore: “Yje të përflakur në themele të UÇK-së”,

organizuar nga Zona V e TMK-së, Prishtinë, 31 janar 2001. 

 ___________________________

 “Oh, sa ëmbël qenka vdekja për Liri…! A z e m  M o r a n a (1947) [1]

Për pozitën antiuçëkë të kësaj pjese të inteligjencies akademike Lë-dë-kë-iste të Kosovës flet mjaftueshëm vetëm konstatimi i mëposhtëm: Përnjëherë pas fitores mbi soldateskën e okupatorit serb një punëtor shkencor i Institutit të Historisë nxori propozimin para kolektivit punues: “Kolektivi ynë është mirë të vizitojë Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz dhe të vendosë kurorë mbi Varrin e Adem Jasharit…!”. Përgjigjja e drejtorit dhe e bashkëpunëtorëve lëdëkëistë stepi propozuesin dhe bashkëmendimtarët e tij: “Në Prekaz mund të shkojë kush të dojë, individualisht, por jo edhe kolektivisht, se kjo do të thotë Instituti ynë pranon UÇK-në…!”

 *** 

Në Librat e Shenjtë, dhe në trashëgiminë filozofike pasuri gjithënjerëzore, inteligjencies i përshkruhet rol i rëndësishëm në sho­që­ri, për kthesat e mëdha historike të detyrueshme për një popull dhe për njerëzimin. Mësimit biblik të përgjithësuar: populli është kope që nuk mund të drejtohet pa bari shpirtëror i fle natyrshëm ftesa e një dijetari arab, në një kohë kur para popullit të tij ishte sfida historike për liri dhe për rilindje kombëtare: “O ju inteligjenci, ju jeni kripa për ushqimin e popullit!”

Për ta qartësuar më mprehtë mesazhin e kësaj kumtese, duhet të bëjmë një rrugë më të gjatë në histori. Analiza shkencore e periudhës së kombit shqiptar si qytetërim tregon qartë se inteligjencia shqiptare ishte në krye të detyrës shoqërore historike masivisht vetëm në periudhën fillestare të integrimit të kombit shqiptar, në periudhën e Pashallëqeve shqiptare nën drejtimin e Bushatasve dhe të Tepelenasit, nga vitet ‘30-ta të shekullit XVIII deri në vitet ‘30-ta të shekullit XIX.

Këta shtetarë, duke u qëndruar besnikë këshillave të Solo­mo­nit se “Shumësia e dijetarëve është shpëtimi i botës, e sundimtari i men­çur është mirëqenie e popullit” dhe të Muhammedit se “Njerëzit më të afërt me gradën e pejgamberëve janë dijetarët dhe luftëtarët”, përreth vetes tubuan dijetarë e luftëtarë shqiptarë me fe të ndryshme.

Shoqëria shqiptare e kësaj periudhe ishte shembull për kthesat his­torike të shumë kombeve të krishtera e myslimane, madje edhe për shoqërinë gjermane, ruse, angleze, italiane, austro-hungareze, e të mos flitet për kombet në rrethimin shqiptar nën administrimin perandorak osman. Përvoja bushataso-tepelenase shqiptare vërtetoi fuqimisht më­si­min hadithjan se “Kur janë të bashkuar dy kategorit: prijësit dhe dijetarët, populli lulëzon!”

Nga periudha e integrimit të kombeve të krishtera ortodokse: shënvasiliene greke, shënnaumiane bullgare dhe shënsaviane serbe si reminishenca mesjetare nën patronazhin e krishterimit ortodoks, ka­tolik e protestant dhe imperializmit evropian e rus antiislam, sa erdhi dhe pjesa më e madhe e inteligjencies shqiptare laike e fetare gjithnjë e më shumë do të tregohet, thënë më së buti, amorfe për përgjigje kon­k­rete në kthesat e mëdha, të domosdoshme, jetësore për kombin.

Në  Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Epokën e Lid­jes Shqiptare “Besa-Besën” të Pejës, në Periudhën e Pavarësisë së Shqipërisë inteligjencia shqiptare laike e fetare në veprimin praktik shkeli nëpër tri rrugë: të luftës pa çmim paraprak për kauzën e atdheut, një pjesë; të bashkëpunimit me pushtues, një pjesë, dhe me pozitën e heshtakëve, të tjerët. Kjo e fundit, më e shumtë, e mbështjellë me turmën, më e afërt me të dytët, e gatshme për t’i korrë fitoret e akëcilës “fituese”.

Kategorinë e parë okupatorët e quajtën: “anarkike”, e “fundamentaliste islame” dhe e luftuan, të dytën: “të ndershme”, “të moderuar” dhe e siguruan, ndërsa të tretën: “lojale” dhe e përgdhelën.

 ***

Një shtresim të ngjashëm pati inteligjencia e arealit shqiptar edhe në Epokën e UÇK-së. Dhe, pa shembull në histori, veçanërisht shumica absolute e inteligjencies me gradën doktor shkencash dhe akademik, ishte veçse një shurdhjesë, duke mos i besuar, së fundi, as mendimit gjenial të Shekspirit: “Të jesh ose të mos jesh, është çështje!”

Kjo shtresë e inteligjencies me ndikim të madh në turmën LDK nuk pati guxim qytetar as të zinte n’goje maksimën latine: “Gjaku i heronjve është farë për Liri!”, as të kujtonte urdhrin e Zotit: “U është e lejueshme lufta atyre që sulmohen!”, e jo se jo këshillën e Skënderbeut, amanet brezave shqiptar: “Të kërkosh në kohë të qetë stuhinë, është çmenduri. Përkundrazi, t’i kundërshtosh asaj për çfarëdo arsye, kur të shtrëngon koha apo nevoja, është urti!”.

Ibrahim Rugova dhe myhybët e tij, pas Kuvendit të turpit të LDK-së në shkurt1998

____________________

Aprovimi me heshtjen e errësirës të rrëfejzave javore eupatike të Rugovës deri në besnikëri myhybllëku - për “lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me mjete paqësore…”, tregonte qartë se as Rugova as myhybët e tij, nuk e kuptonin mesazhin e frikës së Xhuzepe Macinit, mësim për popujt e robëruar: “Më shumë se nga skllavëria, kam frikë nga liria e dhuruar”, as mësimin e shenjtë të Sami Frashërit se “Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duanë me pahir; t’i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plotë!”

Madje, as në një kohë kur pushtuesi shkeli me shpejtësinë e parafundit në Strategjinë e tokës shqiptare të djegur, kjo shtresë e shoqërisë shqiptare bëhej e shurdhër edhe ndaj këshillës latine: “Në kohë të luftës nuk mejnë vetëm muzat, por edhe ligjet!”

Akademikët e Kosovës të shtresimit lojalë e heshtakë lëdë­kë­isto-pëshëdëkëistë, me pak përjashtime, nuk iu qasen mësimit balzakian se “E korra e ujitur me ngjyrë mblidhet vetëm dhjetë ose dymbëdhjetë vjet pas mbjelljes”, as nuk kujtonin konstatimin e Tejlorit se “Betejat më së shumti vërtetojnë udhët nëpër të cilat gjerat tashmë ndodhin”, as kishin frikë nga qortimi emilzolian që u vinte nga pena e akëcilit “ekstremist të frustëruar”, se: “Për disa gabime nuk ka falje!”

Këtu nuk kam kohë të mjaftueshme të përmend tërë atë që duhej ta bënte inteligjencia shqiptare për kauzën e atdheut në Epokën e UÇK-së. Do të kalojë nëpër ngjarjet e rëndësishme, si mbi gurët në va.

Në fille të Epokës së UÇK-së bie Lëvizja për Pajtimin Kombëtar përmes faljeve të hasmërive (2 shkurt 1990 – 17 maj 1992). Forca nismëtare dhe motorike e kësaj Lëvizje ishin të rinjtë dhe burrëria e armatës së të burgosurve politikë. Kjo ishte pjesa kombëtare legale në alternativën politike kosovare të pluralizmit jugosllav, përfundimisht me Kuvendin e Tretë të LDK-së, në fille të konfrontimeve ballore me përmasa mitike të UÇK-së me makinerinë luftarake të pushtuesit.

Realisht, kjo pjesë kombëtare e inteligjencies shqiptare të Epokës së UÇK-së e barti barrën e demonstratave kundër mbylljes së Universitetit dhe përballoi konsekuencat për demonstratat kundër ngritjes së kishës serbe në Kompleksin e Universitetit të Prishtinës. Dhe, po kjo pjesë e inteligjencies shqiptare brenda Universitetit dhe institucioneve shkencore të Kosovës fuqizoi Demonstratat studentore të 1 Tetorit 1997, të cilat faktikisht shënuan përcaktimin masiv të rinisë studentore dhe të popullit shqiptar për Luftën Çlirimtare nën Flamurin e UÇK-së.

Pamje nga demonstrata e 1 tetorit 1997 (arrestimi i Albin Kurtit nga udbashët ), - Rugova dhe myhybët e tij ishin kundër demonstratës me qëllim të ruajtjes së “rendit dhe të qetësisë së krijuar nga politika e hollë e kryemyhybit“ nën pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia !!!

_______________________________________

Këtë përcaktim, të themi gjithëpopullor, lëdëkëizmi rugovist, si përcaktim politik i qartësuar më fuqimisht në qarqet drejtuese të institucioneve arsimore e shkencore, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës do ta zbehë, deri në shkallë të mohimit, me “Shëtitjet protestuese” në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të Kosovës. Inteligjencia akademike e kapluar nga deliri rugovist se “Beogradi do t’ i zhdukë shqiptarët e Kosovës për njëzetekatër orë…!” ndikoi që popullit shqiptar t’i prejudikohej fati i Sizifit dhe Prometeun u përpoq ta kthente në Kaligul.

Dhe, edhe kur shqiptarësisë së Kosovës po i vihej zjarri nga dora e soldateskës serbe me njëfarë aminimi të një pjese të madhe të botës, e po zbatohej “Patkoi”, pjesa absolute e inteligjencies shqiptare, shkencore, letrare e publicistike, lojale dhe heshtake në rrugën e akademikëve lëdë­kë­istë, nuk e përdori “pallën” e Konicës, as mund ta besonte porosinë e hadithit: “Pena  është më e fuqishme se shpata” - për t’i ardhur në ndihmë Djalërisë së pakët që kishte nxjerrë populli nga gjiri i vet, e cila, me aq dije sa pati, e me vendosmërinë për sakrificë drenicase, ishte vu në shtegun që kishte shkelur apostulli i shqiptarisë, Mulla Idris Gjilani: “Vetëm të bashkuar rreth Flamurit të Shqipërisë, të gjithë dhe, pa tarafe e partiza, mund t’u bëjmë ballë armiqve shekullorë, e jo vetëm t’i ruajmë pragjet e shtëpive tona, por edhe ta bashkojmë Shqipërinë Etnike!”

Deklamimi i një pjese të Programit të Luftës Çlirimtare të UÇK-së nga Zëdhënësi i Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, se UÇK-ja do të luftojë deri në çlirimin e pjesës së fundit të tokës shqiptare, shkaktoi paranojë në një pjesë të madhe të inteligjencies shqiptare, veçanërisht të shkallës akademike.

E kam thënë me kohë dhe dua ta përsëris: Ky ishte akti më i fuqishëm politik dhe më i guximshëm diplomatik në historinë e UÇK-së, që i dha shkas botës të shikonte anën tjetër të medaljonit “Problemi i Kosovës” me gjak shqiptari të shtresuar.

UÇK-ja e lavdishme

______________________________

Në korrik të vitit 1998 doli një intervistë imja ku kërkohej pushimi i “institutucioneve” lëdëkëiste rugovisto-bukoshiste dhe drejtimin e përgjithshëm ta merrte Pushteti ushtarak i UÇK-së, me arsyetim se “Fjala e tij është valide. Këtë e din bota, këtë e din faktori ndërkombëtar i vendosjes”. Të nesërmen, autorin e pritën disa kolegë: “Hëëë, i çmendur, a nuk din se çka na ka bërë Pushteti Ushtarak, më 1945…!”

Mjerisht, ata e kishin të bjerrë forcën e rezonimit se “Pushteti Ushtarak i ‘45-tës” ishte mjeti i Jugosllavisë për ta pushtuar Kosovën, kurse Pushteti Ushtarak i UÇK-së lypsej t’ishte mjeti për ta fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbo-Jugosllavia, si hap për bashkimin e Shqipërisë Etnike.

E kam ligsht në shpirt të konstatojë faktin se në ditën kur u pushtua, por nuk u mposht Termopileja shqiptare e Epokës së UÇK-së – Gryka e Llapushnikut, disa kolegë, si në kor, do të ma përplasin: “A e gjeti Drenica atë që e lypi…”!?! Një përballim të tillë me kolegët e tyre përjetuan shumë intelektualë drenicas!?!

Pas Llapushnikut, në institucionet shkencore e arsimore të Prishtinës, e të Kosovës u kthye një shend në fytyrat e lojalëve e të heshtakëve lëdë­kë­istë. Ata ishin më shumë se lëbëdëistët dhe uçëkëistët së bashku. Manifestuan kthesën që, sipas tyre, “do të sigurojë shpëtimin e shqiptarëve nga shfarosja serbe” dhe “do të kthejë shansin historik për pavarësinë e Kosovës me dialog paqësor…!” Vetë Rugova tashti do të deklarojë se ndjehet më i fortë në pozitat e tij?!

Kjo pjesë e madhe e inteligjencies hiç nuk mund ta kuptonte as ta kuptojë aktualisht përvojën e Teutës se: “Kush ia ka dikujt hijen e gjallë (siç ia kishte Milloshi - Rugovës), lehtas e shtinë atë në grushtin e tij!”- kur të dojë, çfarë dhe ndodhi. Këta, Rugovën e konvertuar edhe fetarisht[2], nuk e shohin as sot në grushtin e miqve ballkanikë, evropianë e botërorë të Beogradit dhe as e kuptojnë konstatimin e Bismarkut se “Çdo udhëheqës i një populli kërkon me çdo kusht që moralin e tij t’ia imponojë popullit”.

Luftëtarët në male, as komandantët e UÇK-së brenda mureve të Kështjellës së Rambujesë, më 6 - 23 shkurt dhe më 15 – 23 mars 1999, nuk mund ta imagjinojnë disponimin antiuçëkë të një pjese të madhe të inteligjencies përreth zhvillimeve në Mbledhjen Ndërkombëtare të Rambujesë për Kosovën. Madje një pjesë e inteligjencies, partizane të “Liderit të moderuar të shqiptarëve”, ishte gati të kapte pushkët kundër Drenicës, si shkaktare e Luftës, dhe jo kundër Serbisë që duhej të nxirrej nga Kosova si okupatore humbëse!?! Kjo ishte pjesa derëmbyllur e inteligjencies për të përndjekurit  me plumb, me thikë e me zjarr nga Drenica.

Ngritja e Qeverisë së Përkohshme në Rambuje, me mandat ndërkombëtar, që ishte fitorja e parë në historinë e përpjekjeve shqiptare për liri dhe për pavarësi të Kosovës, do të shpërdorohet nga inteligjencia e moderuar, lëdëkëiste - si grabitje të pushtetit të LDK-së nga UÇK-ja, si grusht të Hashim Thaçit mbi Ibrahim Rugovën!?! Kjo pjesë e inteligjencies kosovare nuk kuptonte konstatimin e Sami Frashërit se “Fati ia zgjat dorën guximtarit!”

Realisht, Djalëria shqiptare ademjashariane e kishte kuptuar me kohë Thirrjen e Kosovës të viteve ‘40-ta: “Evropa të dëgjon fare me kujdes po i fole me pushkë në dorë…!” dhe, ndonëse e pakët në numër, por e virtytshme, mori mbi vete përgjegjësinë për Kauzën e Atdheut, e drejtoi Luftën për Çlirimin Kombëtar të Kosovës, u lidh në përqafim të ShBA-ve dhe e ngriti në këmbë NATO-n dhe KS të OKB-së. Faktikisht, kjo djalëri e çliroi Kosovën me dinjitet mbiheroik përtej bibliko-kuranor.

Ndërkaq, edhe fill pas fitores mbi okupatorin albanofob, një pjesë e mirë e inteligjencies shqiptare të Kosovës bëri sehir. Asgjë të mbarë nuk mori mbi vete, asgjë nuk rrezikoi as pas Luftës Çlirimtare. Nuk iu bashkua forcave politike të dala nga Lufta Çlirimtare, nuk i ndihmoi ato me prani e me dije. E pa veten inferior pranë atyre që kishin bërë detyrën bibliko-kuranore ndaj Atdheut, ndaj qëndroi stoli e kopesë së LDK-së, së këndejmi aleate e pjesës proserbe në radhët e KFOR-it dhe të UNMIK-ut.

Kjo pjesë e inteligjencies së Kosovës u dha frymë kalomninave lëdëkëiste antiuçëkë dhe ndikoi fuqimisht për uljen e çmimit të sakrificës së popullit dhe për zbehjen e rëndësisë së gjakut liridashës të derdhur në Altarin e Atdheut. Dëshmitë për akuzë gjyqësore për tradhti janë doravet në “Dosja e LDK-së për Hagën” dhe në “Bota sot”.

Për pozitën antiuçëkë të kësaj pjese të inteligjencies akademike të Kosovës flet mjaftueshëm vetëm konstatimi i mëposhtëm: Përnjëherë pas fitores mbi soldateskën e okupatorit serb një punëtor shkencor i Institutit të Historisë nxori propozimin para kolektivit punues: “Kolektivi ynë është mirë të vizitojë Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz dhe të vendosë kurorë mbi Varrin e Adem Jasharit…!”. Përgjigjja e drejtorit dhe e bashkëpunëtorëve lëdëkëistë stepi propozuesin dhe bashkëmendimtarët e tij: “Në Prekaz mund të shkojë kush të dojë, individualisht, por jo edhe kolektivisht, se kjo do të thotë Instituti ynë pranon UÇK-në…!”

Varrezat e dëshmorëve në krye me Komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe Kompleksi Memorial i Jasharajve në Prekaz, ku drejtori i Institutit të Historisë dhe bashkëpunëtorët lëdëkëistë faqezi në këtë institut, nuk pranuan të shkojnë kolektivisht në Prekaz për të nderuar gjakun e dëshmorëve, të atyre që kolektivisht ranë në altarin e lirisë….!!!

_____________________________

Kjo pjesë jo e vogël e inteligjencies lëdëkëiste, duke pasur për aleatë, de fakto, rrethanat e vështira të pas luftës, faktorin ndërkombëtar proserb dhe nëntokën serbe të Kosovës, ndikoi intra muros në ftohjen e masave ndaj bartësve të Luftës Çlirimtare të Kosovës deri në shkallë të disociímit në një anë, dhe në rikthimin e mitit Rugovë i moderuar, si Mesi të rehatisë multietnike të Kosovës, thënë shqiptarçe: strajcë magjupi, në anën tjetër, të preferuar nga qarqet serbe, ballkanike, evropiane e ruse më antishqiptare. Kjo pjesë e inteligjencies dhe një pjesë e madhe e masave të manipuluara prej saj, nuk e kuptuan maksimen e Cezarit, të zbatuar gjithmonë nga shtypësit e lirive të popujve, se: “Ata të cilët në një kohë janë ngritur kundër diçkahes, gjithmonë do të qëndrojnë nën dyshimin se prapë ndonjëherë tjetër do t’i kundërshtojnë diçkasë…”

Faktorët ndërkombëtar, pra as KFOR dhe UNMIK, nuk janë unik në dobi të zgjidhjes së Statusit shtetëror të pavarur të Kosovës, as për zgjidhjen e Çështjes shqiptare. Së këndejmi, në zgjedhjet komunale të 28 tetorit 2000, të manipuluara ndërkombëtarisht, “fitoi” LDK-ja aty ku nuk pati Luftë Çlirimtare të mirëfilltë, aty ku propaganda antiuçëkë pati sukses si para ashtu edhe gjatë Luftës Çlirimtare.

Dhe, Vota për LDK-në ishte, realisht, votëbesim për rugovizmin të mbështetur në forcën e “mjeteve” të Bukoshit kundër institutcioneve dhe organizmave të dala nga Lufta Çlirimtare e Kosovës, votë kundër vendosmërisë së ShBA-ve për të ndalur makinerinë shfaruese antishqiptare të Milosheviqit, dhe ishte mirënjohje “shqiptare” dhe Salvus conductus për politikën antishqiptare të qarqeve ruso-evropiane pro­serbe për kthimin e statusit të Kosovës në Status quo ante bellum, pra de fakto në gjirin e Serbo-Jugosllavisë. Së këndejmi Fitorja e LDK-së në këto zgjedhje faktikisht është Fitore e Pirros për Kosovën, distancim i serishëm nga Piemonti i  shqiptarësisë së saj, Drenica – varr mbi varr!

Akti i betimit të asamblistëve komunalë lëdëkëistë pa flamurin kombëtar, mbështetja e komunarëve lëdëkëistë në administratorët ndërkombëtarë për të përballuar kërkesat çlirimtare të opozitës demokratike, vazhduese të Luftës Çlirimtare me mjete të tjera, politike shtetformuese, qëndrimi i akëcilës asamble komunale lëdë­kë­iste që për Ditë të çlirimit të komunës të merret dita e depërtimit në ato kumuna të forcave të NATO-së, duke injoruar faktet dhe historinë se këto forca ishin aleate të UÇK-së, e cila ishte, me ato forca që pati, në çdo fshat e në çdo qytet të Kosovës së paku tri vjet para se aty të vinte ushtria e NATO-së, është veçse mohim i rolit dhe i rëndësisë së UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

Kjo shtresë e intelektualëve imituese besnike e Falenderimeve të Rugovës, drejtuar “Çlirimtarëve të popullit të Kosovës” – forcave të NATO-së (ruso-serbe, francezo-serbe, greko-serbe, italiano-serbe etj.), pa e zënë n’goje gjakun shqiptar më të shtrenjtin, UÇK-në, bëhen sikur nuk ka dëgjuar urtinë e popullit: “Me alet të huej nuk hyhet në gjerdek…!”, as kupton mesazhin e mjerimit të vajzave vojvodinase dytrembëdhjetëvjeçe në duar të ushtrisë ruse të ‘45-tës: “Ja të oslobodil, ja te …” !?!

T a  p ë r m b y l l i m:

Është një mësim me rëndësi për çdo individ, popull e komb: “Urdhri më i vështirë është ai që i jepet vetvetes”. E, pra, veçanërisht inteligjencia duhet ta kuptojë se pozita e kauzës së kombit dhe e  atdheut shqiptar aktualisht është shumë më e disfavorshme se më 1801 dhe më e keqe se më 1901. Ndaj, çdo shqiptar, në çdo hap, të kujtojë porosinë e patriotit Kristo Floqi: “I huaji është i huaj, të përdor si vegël të verbër, dhe aspak nuk çan kryet për fatin tënd që të pret nesër”.

Qëndrimin dhe kërkesën tonë të drejtë, haptazi, pa eufemizime e pa ekuivoke, së fundi inteligjencia patriotike me penë t’ia bëjë të qartë Faktorit botëror të vendosjes, punë që nuk pritet as mund ta bëjnë forcat politike që e sabotuan Luftën Çlirimtare të Kosovës, qofshin ata edhe akademikë. 

Së këndejmi, së paku tashti duhet të vetëdijesohet inteligjencia si shtresë e veçantë e shoqërisë shqiptare se Pavarësia e Kosovës nuk mund të arrihet pa u bashkuar besnikërisht mbi platformën politike të shkruar me gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës nën valëvitjet e Flamurit hijerëndë të UÇK-së, gjithmonë duke ndjekur përvojën shtetforcuese të Vinston Çerçillit: “Në Luftë: vendosmëri/ Në humbje: kryeneçësi/ Në fitore: zemërgjerësi/ Në paqe: Vullnetmirësi!

_______

[1] Këtë kumtesë e lexova në Tryezën shkencore: “Yje të përflakur në themele të UÇK-së”, organizuar nga Zona V e TMK-së, Prishtinë, 31 janar 2001.  U botua në Gazeta e Re, Prishtinë, 26-30 mars 2001.      

 

[2] Një ditë pas vdekjes, Dr. Lush Gjergji i deklaroi shtypit italian se Rugova ka vdekur si i krishterë. ”Mendja dhe zemra e tij kanë qenë thellësisht krishtere (...).Për shkak të oportunizmit politik nuk ka mundur ta bëjë publike konvertimin e tij katolik” (Epoka e re, Prishtinë, 23 janar 2006).

Kthehu ne fillim

 

___________________________

 

EMËRTIMI “LUGINA E PRESHEVËS” – KONCEPT ANTISHQIPTAR

Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Më 04.03.2007, Prishtinë

_______________________________________

        Sipas onomasiologëve, emërvendi është tapia e një vendi. Madje, do të thosha, letërnjoftimi i një vendi në takimin e parë me të. Për këtë shkak akëcili pushtues në një vend, emërvendet i përshtat për gjuhën e tij, dhe njëkohësisht për të ardhmen e pronësisë së tij të pretenduar. Së këndejmi, të ardhme, së fundi të vonuar, kanë vetëm popujt e okupuar, të cilët nuk heqin dorë nga emërvendi - dëshmi e prekshme e tapisë së pronësisë. Kjo aftësi e rezistencës më shumë se akëcilit popull i ka munguar shqiptarit dhe veçanërisht bajraktarëve të këtij populli, të cilët, për interesa të tyre politike me synim të përjetshëm, janë treguar dhe tregohen, kurdoherë, shkurtëpamës dhe servilë para kërkesave dhe interesave të të huajve. Nuk mund të ta përdorë konceptin “klasë politike”, siç po përdoret në përditshmërinë tonë, sepse klasa politike ka afat të përdorimit që skadon pas akëcilit dështim të parë.  Nuk ka dështim më të madh se të heqësh dorë nga emërvendi që dëshmon tapinë e pronësisë, siç ka ndodhur dhe po ndodhë aktualisht me heqjen e emërvendit “Kosovë Lindore” dhe futjen e konceptit me kuptim gjeografik “Luginë” përkatësisht “Luginë e Preshevës”.

 

Presheva

        Se cila është rëndësia e emërvendit si tregues i pronësisë historike dhe etnike nuk kemi nevojë të bredhim nëpër përvojat e popujve të ndryshëm. Ndalemi vetëm në përvojën e pushtuesit serb të tokave shqiptare. Shumë vite para se Serbia të fitonte pavarësinë nga Perandoria Osmane, ish- Vilajetin e Kosovës, i cili kishte mbi 43 000km2 të pjesës qendrore të provincës romake të Dardanisë, nisi t’i quante “Stara Srbija”. Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit këtë koncept e zgjeroi deri në Adriatik, për tërë pjesën gege të Shqipërisë Etnike. Pas ricopëtimit të Shqipërisë më 1913, dhe gjatë periudhës së Jugosllavisë versajese, në vend të nocionit “Stara Srbija” u fut  emërtimi “Južna Srbija”, por tashti ky koncept përfshinte vetëm pjesën shqiptare të aneksuar Serbisë. Në periudhën e Jugosllavisë avnojiste koncepti “Južna Srbija” u ngushtua vetëm për një pjesë të viseve të cilat Cfijiq i quante  “Moravska dolina”. Ky territor tashti kapte rrafshlartën nga Vranja deri në kufirin me shtetin kominternist Maqedoni.

        Në periudhën e ekzistimit të Vilajetit të Kosovës viset e Kosovës Lindore, quheshin, si edhe akëcila pjesë e Kosovës, me atributet nahi e kaza, të Leskocit apo Preshevës,  në kohë të caktuar, por gjithmonë pjesë të Vilajetit të Kosovës. Konceptin Kosovë Lindore e hasim gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në observimet e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, përkatësisht për viset kufitare etnik juglindore të Shqipërisë. Në periudhën e Lëvizjes Gjithëpopullore të Unitetit Kombëtar Shqiptar përmes faljes së hasmërive, më 1990/92, koncepti “Kosovë Lindore” gjeti përtëritje veçanërisht në shkrimet afirmative për Lëvizjes së Pajtimit. Këso kohe këtë koncept e gjejmë të përvetësuar nga pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare dhe në shtyp. Mirëpo, në Referendumin për “Autonomi Politike e Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”, të marsit 1992, emërvendi “Kosovë Lindore” u mbivotua nga liderët e moderuar, siç do të thoshte Skënder Latifi, të cilët preferuan konceptin “shqiptarët e rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Pra, “klasa politike” e këtyre viseve shqiptare etnike hoqi dorë nga koncepti “Kosovë Lindore”, hoqi dorë nga tapia e vendit, ndonëse kjo tapi tashti kishte gjetur vend në librat shkollor e studimor historiografikë, etnografikë e  gjeografikë. Në janar të vitit 1995 doli nga shtypi libri: “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951”, të cilën autori, recensuesit dhe kritikët e kanë mbiquajtur “Tapia Shqiptare e Kosovës Lindore”. Ishte titulluar kështu për të vetmin qellim: Dëshmi e argumentuar e shqiptarësisë së vendit, e kultivuar dhe e fisnikëruar me gjakun shqiptar.

         Një ekzemplar i kësaj dëshmie iu dhurua “lideritRizah Halimi, aso kohe kryetar partie e kryetar komune në Preshevë. Se si e priti ai, dhe partia e tij, këtë fitore të shkencës shqiptare të fituar me mund dhe me shumë sakrifica, në rrethana të aparteidit më të egër serb antishqiptar, mund të kuptohet edhe vetëm nga e dhëna e mëposhtme.  Për shitje, anëtarëve të partisë së tij, e cila tregohej mullëza e shqiptarisë së “shqiptarëve të rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, iu lanë 32 ekzemplarë. Pas rreth dy vjetësh, kur autori i librit shkoi për t’i marrë lekët, për habinë e tij, zyrtari i partisë, një profesor i shkencave ekzakte, i thotë: “Librat nuk janë shitur, sepse këtu nuk shkojnë librat fetar...!” Që habia të jetë edhe më e madhe, paketat me libra fare nuk ishin hapur. U kuptua qartë se as ekzemplari i falur për Partinë nuk ishte lexuar, fare!?! Nuk duhet kuptuar këtë fakt si mllef personal të autorit. Të quhej ai libër “fetar” ishte më shumë se shkelje mbi gjakun e martirëve dhe të dëshmorëve të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore, e më gjerë, ishte mohim i tapisë shqiptare të Kosovës Lindore.

         Nuk është më pak antishqiptar as koncepti “Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” që i ofrohej konceptit “shqiptarët e rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Pra, edhe themeluesit e UÇPMB-së, ndonëse me pushkë në dorë, në male,  në pozitë më të mirë se politikanët e moderuar, hoqën nga tapia shqiptare e vendit, nga dëshmia e prekshme e pronësisë që tregonte se pjesë e cilit vend, dhe të cilit komb, janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ky koncept Uçëpëbëmëist ndoshta ishte si alternativë për ta anashkaluar konceptin “Lugina e Preshevës” të cilin e përfoli, me gjasë, për të parën herë në arenën ndërkombëtare, sekretarja e shtetit të SHBA-ve, Zonja Medlin Ollbrajt. Koncepti “Lugina e Preshevës” do të përligjësohet veçanërisht me Marrëveshjen e Konçulit, më 12 maj 2001, përkatësisht më 1 gusht 2002, me rastin e formimit të Këshillit Koordinues të Përfaqësuesve Politikë Shqiptarë të Luginës së Preshevës. Tashti vetëm mund të vajtojmë.

        Nga kjo pasqyrë e shkurtër e lëvizjes së konceptit gjeopolitik  të mësipërm del qartë se shqiptarët, pikërisht bajraktarët e tyre në rend të parë, kanë hequr dorë nga argumenti i prekshëm i tapisë së vendit. Koncepti “Kosovë Lindore” ngërthente në vete këtë tapi të pronësisë, kurse koncepti “Lugina e Preshevës” nuk tregon përkatësinë e tapisë. Ajo mund t’i takojë, dhe do t’i takojë atij vendi dhe atij kombi që është më i forti. Pra, mund ta posedojë Serbia, e cila përmes gojës së Nebojsha Çoviqit, ka nisur ta quaj “Jug Centralne Srbije”, por mund t’i takojë edhe Bullgarisë, aktualisht përmes Maqedonisë kominitenisto-amerino-evropiane. Duhet gjak tjetër që  t’i rikthehet  tapia e vendit amë, Kosovës, sepse liderët e saj politikë e luftarakë kanë hequr dorë nga tapia e saj historike dhe etnike kosovaro-shqiptare. Së këndejmi, edhe me një pezëm të humbësit, kumtesën time e titullova, doradorës, Emërtimi “Lugina e Preshevës” - koncept antishqiptar. Ky gabim është i pariparueshëm.

Kthehu ne fillim

_________________________________________

MASAKRA E BLLACËS AKT GJENOCIDAL I BRIGADËS XVI MAQEDONASE

  

Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Më 10.02.2007, Prishtinë

__________________________________

Shkurtimi: Katundi shqiptar Bllacë i përket krahinës etnografike të Karadakut të Shkupit, në kufi me Hanin e Elezit. Në ditët e para të rënie së fshatit nën okupimin e ushtrisë partizane jugosllave, Brigada  XVI e Maqedonisë, e komanduar nga serbi albanofob Glisha Sharanoviq, organizoi racion ndaj Bllacës. Urdhrin për masakrime, plaçkitje dhe kalljen e fshatit e zbatoi komandanti Nikodin Urdarevski. Partizanët serbovllehë dhe bullgaromaqedonë pushkatuan dhe masakruar 109 shqiptarë të Bllacës. Në kujtesën nga dita e varrimit, më 22 nëntor 1944, flitet për 128 të pushkatuar dhe të therë: 1 më 15 nëntor, 119 më 16 nëntor dhe 8 më 17 nëntor.Martirët, emrat e të cilëve nuk na janë të njohur, u përkisnin fshatrave të shqiptare të Iliridës.

Qëmtime për historinë e Bllacës

Katundi Bllacë i përket krahinës etnografike të Karadakut të Shkupit. Është fshat shqiptar pararojë historike e Grykës së Kaçanikut nga oaza vllahe e Karadakut, të serbizuar dhe të bullgarizuar në periudhën osmane të vonë.[1] Lokaliteti i sotëm Hani i Elezit është i ngritur në rajonin perëndimor të Bllacës.[2] Të dhënat e prekshme të kulturës materiale dhe kujtesa historike tregojnë se Bllaca ishte një lokalitet shqiptar shumë i moçëm, i vendosur nën sqetullat shkëmbore të kodrës Rrasa e Ferës.[3] Në pjesën e ultë, fushore, midis fshatit dhe lumit Lepencë, janë toponimet Stanet e Katunit, Stanet e Toçëve dhe Stanet e Lusjanëve. Këto tëbane me kohë u kthyen në lagje me banim të përhershëm. Vërtet, rajoni i Staneve të Lusjanëve është lokalitet me një histori mijëvjeçare, së paku nga mesjeta e hershme dhe e mesme paraislame. Aty ekziston një lokalitet arkeologjik i zbuluar rastësisht, më 2001, me rastin e ngritjes së rrugës që lidhë katundin Bllacë me aksin rrugor Shkup - Kaçanik. Traseja ka këputur një rrënëzkodre mbi të cilën dallohet një tumë, për rreth së cilës ka varreza që nuk përtërihen. Tuma, sipas prerjes së rastit, ngjason në rrënojë të një objekti të kultit. Baza e vogël, themelet me llaç[4] sikur flasin për gërmadhën e një Kapele.[5] Grumbulli i koceve të ekstremiteteve dhe të rrashtave të kafkave të njerëzve, me madhësi të ndryshme, që shihen në prerjen e tumës, pikërisht nën rrënojat e godinës dhe afër saj, janë dëshmi e prekshme për një vdekje të llahtarshme që ka përjetuar Bllaca në histori.[6] Më poshtë Staneve të Lusjanëve, pikërisht afër Staneve të Toçëve, është vendi ku janë martirizuar, më 16 nëntor 1944, rreth 60 bllacjanë, e më poshtë saj është shullëri ku ishte varreza e tyre.[7]

Në anën lindore të katundit, në një vend piktoresk nën shullënë Mushçelcë, është varreza e katundit me një sipërfaqe prej afro nëntë hektarësh. Këto i këput rruga që lidhë Bllacën me katundin serb Gornjan, në hyrje të enklavës serbo-bullgare të Karadakut të Shkupit. Varreza është njëkohësisht edhe Vakëf i Xhematit të Ballacës. Lisat bung dhe qarr qindravjeçarë flasin për vjetërsinë e Varrezës islame të Bllacës. Për këtë fakt flet edhe një nishan mbivarrezor që konsiderohet më i vjetër se 350 vjet[8]. Kjo është dëshmi e mirë se islami në Bllacë nisi më së voni nga fund i shekullit XVI.[9] Kjo është periudha e rreshtimit masiv të ilirëve dardanë, maqedonë, epirotë e albanë në islam, përkatësisht fitorja e integrimit të kombësisë shqiptare dhe të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë.[10] Bllaca ka xhami, e cila daton nga shekulli XVIII, pranë së cilës punoi mektebi për arsimimin fillestar islam për fëmijët e të dy gjinive.[11]

Nga periudha e fundit osmane në kujtesën historike të popullit përmenden krerët: Kamer Bardhi - urtak dhe pasanik; Ramadan Doçi - tregtar dhe zotëri i madh, Aziz Lusjani - tregtar i pasur dhe njerimirë, kurse Asman Toçi përmendet si luftëtar çlirimtar i internuar në Jemen. Pas kthimit nga internimi i bashkoi armët me Halit Brezën. Kaçakët në zë, Asmani dhe Haliti, ranë heroikisht në Bllacë, në një pritë nga zaptit e çaushëve osmanë të fshatit Kaliçan i Epër dhe Vërtekincë. Në këtë luftë ranë shtatë zapti osmanë, disa syresh i çeroi vëllai i Halit Brezës, i cili ishte në radhët e zaptive.[12]

Si kaçak i shquar në periudhën e fundit të robërisë osmane, shquhet Qazim Fera, i burgosur pas Kryengritjes së Madhe të vitit 1910.  Nga burgu bashkëpunonte me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe u zotua se po të lirohej do ta vriste atasheun e Serbisë në Shkup. Për këtë qëllim u nxor nga burgu dhe e detyrën e kreu me përpikëri. Qazim Fera nuk iu dorëzua pushtuesit serb, më 1912, atij bullgar, më 1915 dhe as pushtetit jugosllav, më 1918.[13]

Katundi Bllacë me plojën serbe si akt gjenocidial antishqiptar u ballafaqua nga fundi i tetorit të vitit 1912. Vërtet, sapo këmba e soladateskes serbe shkeli Karadakun pushkatoi 12 bllacakë të zgjedhur. Disa të dhëna nga kujtesa historike flasin për 17 të pushkatuar deri më 1915. Dy prej tyre, Shaçir Nuredin Tushën dhe Hasan Zekë Arnorin i futën për së gjalli në furrë të gelqeres në fshatin Banjan të Karadakut. Në periudhën midis Dy Luftërave Botërore pushtuesi jugosllav nuk ngriti shkollë, por as e pengoi punën e mektebit. Në këtë kohë vazhdoi shpërngulja e familjeve bllacake në Turqi, në Shkup, në Kaçanik e gjetkë. Në periudhën nga mesi i prillit 1941 deri më 8 shtator 1943 të Luftës së Dytë Botërore Bllaca i përkiste Zonës së interesit fashist bullgar, kurse pas kapitullimit të Bullgarisë deri më 14 nëntor 1944, përjetoi mbi 14 muaj “lirie” të Shqipërisë së ribashkuar në administrimin e Gjermanisë hitleriane.

Këtu duhet të vihet në pah fakti se katundit Bllacë, i një rëndësie të madhe strategjike për shqiptarinë e Karadakut, nuk iu lejua hapja e shkollës shqipe as në periudhën e robërisë nazifashiste të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë periudhë kryepleq (kmetë) të vendit ishin: Veli Tusha dhe Hamdi Fera[14] e pas tij Rexhep Fera, kurse njësitin ushtarak civil, të njohur me emrin Mbrojtja kontraçetnike, e përbënin: Qamil Imishti (komandant), Isuf Tusha, Islam Tusha, Zahedin Lusjani, Shukri Fera, Azem Koka, Qamil Fera dhe tre të tjerë.[15] Ky njësit kishte për detyrë të pengonte aktivitetin diversant të çetnikëve të Karadakut dhe të siguronte qarkullimin e lirë të trenit në pjesën e ferovisë Shkup - Gërlicë - Mitrovicë që i takonte sinorit të Bllacës.

Në periudhën e administrimit hitlerian të gjithë ballacakëk e aftë për armë iu bashkuan Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës nën komandën e Abdyl Durës së Kaçanikut, kundër ushtrisë bullgare dhe njësiteve çetniko-komuniste të Karadakut të Shkupit. Djalërinë luftarake e ushtroi në shenjëtari dhe në taktikën ushtarake oficeri Xhyli Shaban Uka intelektualnga Kaçaniku, i cili bashkëpunoi edhe me Lëvizjen Antifashiste KominternisteTregun e Ri të Sanxhakut,Mitrovicë dhe në Kaçanik.[16] Në luftërat e përgjakshme të Karadakut, më 19 dhe 20 shtator 1944, midis forcave vullnetare të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës dhe ushtrisë partizane serbo-maqedone të Karadakut të Shkupit, ranë dëshmorë të Shqipërisë Etnike edhe bllacakët: Arif Toçi, Haziz Lusjani dhe Sabedin Salihasi, kurse u plagosën Rexhep Fera, Zahedin Bardhi dhe Sejdi Lusjani.

Këtu duhet të vihet në spikamë fakti se në katundin Bllacë nuk pati mbështetje të madhe Lëvizja Antifashiste Kominterniste. Realisht, në linjë të “vëllazërim-bashkimit me shkije” vepruan vetëm dy bllacakë: Fetah Kovaçi dhe Shaban Arnori, të cilët shërbyen si lidhje dhe përcjellës të komunistëve dhe të partizanëve serbë dhe maqedonë nëpër fshatrat shqiptare.

Llahtaria kanibaliste serbo-maqedonasemë15, 16 dhe 17 nëntor 1944

Nga fillimi i tetorit 1944 u shënua kthesa vendimtare në dobi të fitoreve të Lëvizjes Antifashiste Kominterniste në tokat shqiptare[17], kurse më 3 nëntor 1944, ideologu serb albanofob Vasa Çubriloviç, tashti Ministër për Ekonomi i Serbisë, lëshoi për përdorim sekret instruksionet për qarqet ushtarake të Jugosllavisë - për zhdukjen me të gjitha mjetet të shqiptarëve etnikë, të gjermanëve dhe etnive të tjera josllave në arealin e ish-Mbretërisë së Jugosllavisë. Pasi do të konstatojë se "ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira” për t’u liruar nga josllavët,udhëzonte: shqiptarëve "t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe përqendrimi, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen për shpërngulje!" dhepërfundonte: "Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim!"[18]  

Për t’i plotësuar  këto urdhërkërkesa Shtabi Suprem i tëashtuquajturës UNÇ dhe AP të Serbisë me udhëzime topsekret urdhëroi brigadat partizano-çetnike serbe, bullgaro-maqedone dhe malaziase që në “operacionet për çlirimin përfundimtar” të tokave shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, nën pretekstin për ndjekjen e bashkëpunëtorëve të okupatorit, të arrestonin, të pushkatonin dhe të masakronin personalitet e shquara kombëtare shqiptare, të konfiskonin pasurinë e luajtshme e të paluajtshme dhe të provokonin pakënaqësi të popullsisë dhe së fundi në shenjë të shtypjes së "revoltës", të masakroheshin me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve![19]

Qendra memoriale kushtuar Masakrës së Bllacës

__________________________________________

Nga burimet ushtarake partizane serbe, maqedone e malazeze shihet qartë se Elaborati i Çubrilooviqit dhe Urdhëresa e Shtabit Suprem të Serbisë vetëm po e institucionalizonin një praktikë që ishte vu në zbatim në viset shqiptare përgjatë kufirit me Malin e Zi, me Serbinë dhe në vijën etnike shqiptare të IliridësMaqedoni. Për këtë konstatim këtu të mjaftohemi vetëm me të dhënat nga një raport i Brigadës XVI të Maqedonisë e komanduar nga serbi albanofob Glisha Sharanoviq, nga i cili shihet se prej datës 6 tetorit 1944 (kur me partizanët u bashkuan forcat çetnike të Karadakut), në itinerarin prej Karadakut deri në Shkup, më 14 nëntor 1944, nëpër fshatrat shqiptare, pushkatoi rreth 200 shqiptarë të zgjedhur dhe të paarmatosur.[20] Një batalion i kësaj brigade hyri në fshatin Bllacë më 14 nëntor 1944, i komanduar nga serbo-bullgari Nikodin Urdarevski i fshatit Çiçer të Karadakut[21], i cili do të zbatojë Msakrën e Bllacës të 16 nëntorit 1944.

Me këtë masakër të llahtarshme ushtria partizane jugosllave e Titos, e mbiquajtur “nacionalçlirimtare” dhe “antifashiste popullore”, përuroi përtëritjen e dhunës, të plaçkitjes, të zjarrvënies dhe të plojës piromane dhe kanibaliste ortodokse serbe antishqiptare si akte gjenocidiale në pjesën lindore të Shqipërisë Etnike, të cilën Evropa - shtrigë e At Gjergj Fishtës, ia ndau Serbo-Jugosllavisë Versajase. Ka të dhëna të sigurta nga burimet dhe kujtesa historike se Masakra e Bllacës është planifikuar dhe është zbatuar sipas instruksioneve kishtare, ushtarake e shtetërore të Serbisë.

Batalioni i Brigadës XVI Maqedonase i komanduarngaUrdarevski kishte rreth 300 ushtarë, të shpërndarë nëpër shtëpitë në vendet më strategjike në mbarë fshatin, ndërkaq Shtabi i ishte vendosur në shtëpinë e Tush Lusjanit.  Më 15 nëntor, rreth orës dhjetë, në këtë shtab arritën popi dhe mësuesi të fshatit Gornjan. Këta e sollën urdhëresën sekrete të Shtabit të Brigadës XVI Maqedonase për Masakrën e Bllacës. Për këtë fakt flasin zhvillimet përgjakshme të 15, të 16 dhe të 17 nëntorit 1944. Sapo popi dhe mësuesi Zhivko Popi arritën në shtabin e batalionit, fshatarët hetuan një shqetësim të partizano-çetnikëve, kurse posa ata e lëshuan fshatin dhe morën drejtimin e Gornjanit, në Shtabin e Urdarevskit u ftua kryeplaku, tashti i quajtur këshill: Isuf Tusha me tre këshilltarë të tjerë.[22]

Komandanti Nikodin Urdarevski para përfaqësuesve të Bllacës tashti u shfaq shumë i egërsuar. Me një gjakpirësi krimineli i urdhëroi: “Brenda ditës ua dua 200 parë opinga dhe 200 parë çorapë ...!?” Përfaqësuesit e fshatit u gjetën të shtanguar. Duke pasur parasysh se për aq opinga duheshin së paku dhjetë lëkura të lopëve, të rexhura, Isuf Tusha deshi të sqaronte: “Shoku komandant, nuk kemi …!”, por Urdarevski e kërcënoi: “Nga lëkura jote do t’i nxjerrësh…!” Kjo kërkesë ishte vetëm pretekst për t’i acaruar marrëdhëniet me fshatarët, si shkas për masakrën që duhej ta kryente. Në mënyrë të prerë u urdhëroi të përgatisnin edhe bukën për batalionin. Këtë kërkesë e plotësoi i tërë fshati pa ngurim.

Vërtet, më 15 nëntor 1945, ditë e mërkurë, në fshat nuk ndodhi diçka e përgjakshme, kurse në Stanet e Katunit sulmoi raja serbo-maqedone e Karadakut, vrau bariun Azem Lusjanin dhe plagosi Beram Muçën. Sulmi në Stanet e Katundit ishte një prekje e pulsit dhe si paralojë për plojën që po përgatitej. Barinj, nga frika i lanë tëbanat dhe i sollën kafshët në katund, pre për të nesërmen.

Pikërisht më 16 nëntor 1944, dita e enjte, ora 8, komandanti i batalionit partizan Nikodin Urdarevski urdhëroi fshatarët nga mosha 17-70 vjeç të dilnin në Oborrin e Xhamisë, me kërcënimin se ata të cilët nuk do të vinin do të dënoheshin si dezertorë. Në nëntorin e vitit 1944 Bllaca kishte 77 familje, të cilat u përkisnin 17 vëllazërive[23], kurse Urdhrit iu bindën rreth 80 bllacakë. 

Para tyre në lokalet e Mektebit ishin futur rreth 40 partizanë të armatosur deri në dhëmbë. Ata me një egërsi të paparë i urdhëruan fshatarët duarthatë të rreshtoheshin dhe nën kërcënimin me armë, i sollën në oborrin e shtëpisë së Tush Lusjanit, ku i priste komandanti Nikodin Urdarevski. Aty ua vunë përpara disa ushtarë me një pëlhurë të kuqe, si flamur, me madhësi prej rreth një metër katror dhe para tytave të armëve i nisën në drejtim të Staneve të Toçit. Gjatë rrugës i radhitën për tre dhe ua filluan rrahjet me kondakë dhe shqelma. Në afërsi të Staneve të Toçit i rreshtuan për një dhe në shtegun për në arnicën e Nazim Toçit, ku ishte planifikuar të kryhej ploja, secilit i dhanë të rëna mizore me hu gardhi. Në arnicë më herët i kishin sjellë dhjetëra lusjanë, toçë e të tjerë nga “Bllaca e Poshtme”, siç thuhej në raportet partizane.[24] Aty kishte arritur edhe komandanti Urdarevski.

Partizanët serbo-maqedonë i detyruan fshatarët civilë të uleshin në rresht për dy, njëri pas tjetrit. Komandanti fillimisht i mori në pyetje, ish-kontraçetnikët e periudhës të robërisë fashiste bullgare: Shukri Ferën, Qamil Ferën, Qamil Imishtin dhe Mustafë Tushën. I lidhën dorë me dorë, me shokat e tyre, i larguan vetëm rreth 30 metra dhe para syve të të gjithëve, i pushkatuan me breshëri automatiku. Asnjëri nuk nxori zë për lëmoshë as zë trishtimi.

Pushkatimi i këtyre katër burrave që punuan për Shqipërinë Etnike ishte uverturë për Masakrën e Bllacës, akt gjenocidial antishqiptar i Brigadës XVI Maqedonase. Ende pa u dalë shpirti, komandanti Urdarevski i zgjodhi pesë të tjerë, dhe i pushkatuan pranë të parëve. Kështu vazhdoi, duke zgjedhur, pikëçok. Të zgjedhurit për pushkatim Urdarevski i bënte vetëm një pyetje: “A ki pushkë…?” Tre veta pohuan se “kanë pushkë” dhe i ndanë anash[25]. Vazhdoi me pushkatim të grupeve nga pesë dhe nga gjashtë veta, pa interval. Asnjëri nuk lemerisi, asnjë gjëmë, asnjë bërtitmë, por vetëm njëri prej tyre bëri vdekje heroike. Ishte ky 36-vjeçari, Rrahman Çajani, i cili, sa po e shpinin në vendin e pushkatimit, i palidhur, me një guxim që kanë vetëm heronjtë, ia kapi pushkën partizanit përcjellës dhe meqë ky nuk ia lëshoi, Rrahmani e rrëzoi përtokë, për ta ngulfatur. Një partizan tjetër, i bezdisur, shtiu me pushkë me tytën ngjitur për kurrizin e martirit dhe plumbi që përshkoi trupin e tij vrau edhe ushtarin nën të. Komandanti fare qetësisht vazhdoi të zgjidhte më të pashmit, ata që nuk ndërronin çehre dhe gjithsej, njërin pranë tjetrit, i pushkatuan rreth 60 veta.

Nga pjesa tjetër komandanti Nikodin Urdarevski ndau shtatë të rinj nga mosha 15-18 vjeçare dhe pesë pleq 60-70 vjeçarë dhe i urdhëroi: “Shporruni kah sytë andej këmbët…!” Të tjerët, rreth 20 veta, gjithnjë para tytave të armëve, i sollën te Qeshma e Katundit. Njëkohësisht të Qeshma e Katundit partizanët kishin sjellë edhe shumë të tjerë, të kapur gjatë bastisjeve të shtëpive. Ndërkaq, Ramiz Ferën, Brahim Kovaçin dhe Metush Kokën, të cilët të Stanet e Toçit thanë se “kemi pushkë”,  i sollën në fshat. Meqë ata, sapo arritën në fshat, e mohuan se kanë armë, edhe këta i sollën te Qeshma e Katundit. Edhe ky grup kishte rreth 60 veta. Të lidhur me shokat e tyre, nga tre dhe katër, i nisën në kolonë në drejtim të Hanit të Elezit.

Nga para, nga pas dhe nga anash kolonës të prangosur u shkonin rreth dyzet partizanë nën komandën direkt të komandantit Nikodin Urdarevski, i cili shalonte një kalë të bardh. Vazhdimisht i torturuan, i fyen. Te Kodra Epër ia dolën të iknin tre veta: Ramiz Fera, Shefki Fera dhe Salih Kovaçi [26]. Në shenjë të hakmarrjes sadiste komandanti urdhëroi partizanët të pushkatonin dy veta. Një ushtarak i nxori nga rreshti pikërisht Rasim Ahmatin dhe Qazim Kovaçin, u urdhëroi gatitu njërin pranë tjetrit dhe me një plumb në kokë i rrëzoi përtokë. Tani rafalë mbi ta shtinë edhe partizanët e tjerë. I lanë të vrarit në vend dhe me të tjerët, kodërmëkodër, duke i rrahur me kondakë dhe shqelma, duke i rrëzuar e përdhosur, i nxorën në xhade, mu aty ku sot është vendkalimi Maqedoni - Kosovë. Në të dale nga Hani i Elezit i nxorën nga rreshti Sefë Bardhin (70) me djalin, Haçifin (16). Shkau që i mori, për t’i “pushkatuar” ishte nga Serniqi, një murator i cili kishte punuar në ngritjen e shtëpisë së Sefës. Sa po i largonte nga rreshti, drejt një malishte, u tha: “Do të shti mbi juve, bini përtokë dhe pritni deri sa të largohemi…!” Skenarin e plotësoi me përpikëri.

Vetëm nja tridhjetë metra më tutje, pra, të Ujët e Tharbtë, i nxorën nga rreshti katër veta dhe i pushkatuan: Kamer Tushën, Haxhí Rafiz Tushën, Islam Tushën dhe një tjetër[27]. Në vazhdim, të tuma Dheu i Bardhë, pushkatuan edhe tre-katër të tjerë[28]. I nxirrnin në grupe ashtu siç ishin të lidhur. Në “partinë” e katërt, nxorën për t’i pushkatuar: Emin Bardhin, Fazli Ahmatin dhe Rasim Tushën. Breshëri i plumbave la të vrarë Rasimin, të plagosur rendë Fazliun[29] dhe midis tyre, pa asnjë plumb, shpëtoi Emini, i cili u shti si i vrarë[30]. Vetëm në nja 20 metra më larg tyre i nxorën për pushkatim: Sadri Lusjanin, Mustafë Arrnorin dhe Sinan Tushën. Breshëri korri vetëm Sinanin, kurse Sadriu dhe Mustafa ikën me plagë në trup dhe nëpër breshër të plumbave. Komandanti Nikodin Urdarevski vazhdoi itinerarin e përgjakur në drejtim të Kaçanikut, deri sa i pushkatoi të gjithë. Nga pushkatimi shpëtuan disa trima dhe disa me fat, me plagë ose pa plagë. Këtu duhet të theksohet fakti se me togun e krimit të Urdarevskit ishte edhe oficerja Qefser Hasan Shukriu, me gjak të përzier shqiptar e sllav[31], e mbajtur për turke[32], e cila kishte për detyrë të pushkatuarve t’ua vërtetonte vdekjen me një plumb në kokë.

Pasi komandanti partizan Nikodin Urdarevski zbatoi urdhrin e Shtabit të Brigadës XVI Maqedonase, përkatësisht të serbit Glisha Sharanoviq, ushtrinë e tërhoq të Qarret e Livadheve, për tambajtur nën vështrim ikjen e grave, të fëmijëve dhe të krejt pak burrave të “kursyer”. Vërtet, nata e 16 dhe 17 nëntorit 1944 është nata më e llahtarshme në historinë e Bllacës, por jo e panjohur në kujtesën shqiptare të hidhur të pushtimeve serbe, bullgare e malazeze.

Nga mëngjesi i 17 nëntorit 1944, raja serbo-bullgare e Karadakut gjithsesi nën mbrojtjen e ushtrisë partizano-çetnike sulmoi Bllacën, për ta fshirë përfundimisht shqiptarësinë e saj. Vranë dhe masakruan tetë veta, të cilët nuk e kishin lëshuar fshatin: Sinan Luçin e kallën me gjithë shtëpi. Vranë: Daut Ferën, Hazis Doçin dhe nipin e tij, Rizahun[33], Ziber Kokën, Myrtezan Kokën, Minah Shehun dhe Arife (Lifë)  Tushën. Shpëtuan dëshmi për krimin: Hasan Kovaçi, i plagosur me pesë plumba dhe Sejdi Lusjani, i plagosur me 4 plumba.

Në kohën deri sa civilët serbo-çetnikë po e bastisnin dhe po e plaçkisnin fshatin shtëpi për shtëpi, dhe po i vrisnin të gjithë ata që i hasnin, ushtria partizane e Urdarevskit shtiu me top nga Qarret e Livadheve dhe mori në shënjestër Xhaminë. Predha depërtoi murin dhe qëlloi hytbën. Kjo ishte edhe një dëshmi se shqiptaria dhe islami ishin njëni e pandashme për shqiptarësinë e Bllacës, të Karadakut dhe të Shqipërisë Etnike.

Serbo-bullgarët e Karadakut të Shkupit plaçkitën pasurinë e lëvizshme, çdo gjë të vlefshme, shtroje, mbuloje, drithëra, orendi shtëpiake, kafshët, qerret me gjithë qe, me një fjalë çdo gjë të kushtueshme. Kallën edhe tri shtëpi: të Islam Tushës, të Kamer Tushës dhe të Elez Kovaçit dhe plemen e Emin Ferës. Vërtet, prej 77 familjeve të Bllacës, dy familje bllacake nuk i preku dora e zezë çetniko-komuniste, as në meshkuj as në pasuri. Këto ishin pikërisht familjet e dy bashkëpunëtorëve të Lëvizjes Antifashiste kominterniste, ajo e Fetah Kovaçit dhe e Shaban Arnorit.

Në fille të zbardhjes së tragjedisë

Në fshatrat e Karadakut dhe të Kaçanikut, deri aty ku arritën gratë dhe fëmijët e traumatizuar të Bllacës, do të përhapën lajmet se në Bllacë ndodhi tragjedia, se u bë masakër, por askush nuk mund t’i paramendonte përmasat e saj.[34] Asnjë bllacak, çoftë edhe nga ata të cilët i përjetuan pushkatimet, vrasjet dhe plaçkitjet, nuk mund të pasqyronte as atë që kishte parë. Nuk mund të dinte saktësisht djali për fatin e t’et, babai për fatin e djalit, nipi për fatin e gjyshit, gjyshi për fatin e djalit dhe të nipit. Shumë familje kishin nga dy e tre të pushkatuar. Tashti Bllaca ishte plotësisht e braktisur, plotësisht e shkërmoqur. Kufomat e martirëve ngelnin të katandisura nëpër shtëpitë, nëpër oborret dhe nëpër lagjet e Bllacës, në arrnicë te Stanet e Toçit, kostrevë, te Kodra Epërme, te Ujët e Tharbtë, te Dheu i Bardhë, grupe-grupe. Qarkullonin dezinformata e paragjykime të ndryshme për shkakun e masakrës - si provokim i armatosur i shqiptarëve, si hakmarrje e komunistëve serbo-maqedonë për vrasjen e një serbi, si dënim i partizanëve për pjesëmarrjen e bllacakëve në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, etj.[35]

Vetëm në të shtatën ditë të krimit masiv, të 16 Nëntorit të Përgjakur, falë kryeplakut të Dremjakut - Beqir Shaqirit, i njohur në popull me pietet si Beqë Dremjaku, u bë publike se në Bllacë ushtria partizane, pikërisht Brigada XVI Maqedone, zbatoi plojë dhe etnocid ndaj shqiptarësisë shekullore të Bllacës së Karadakut, se partizanët serbo-maqedonë çetniko-komunistë të Karadakut të Shkupit, më 15, 16 dhe 17 nëntor 1944, kishin pushkatuar dhe masakruar 109 veta të lindur midis vitit 1869 dhe 1930, se  kishin plagosur 8 veta[36] dhe një e kishin dërrmuar me dru[37], se kishin shkretuar 75 familje nga 77 sa pati fshati, për të vetmin faj dhuratë nga natyra, pse Bllaca ishte fshat shqiptar me rrënjët në Iliri, pse banorët e tij ishin të lindur dhe të rritur shqiptar, denbabaden.

Pikërisht në ditën e mërkurë, më 22 nëntor 1944, Beqë Dremjaku arriti të ndikojë në Komandën Ushtarake të Kaçanikut t’ia jepte gjashtë partizanë me të cilët do të vinte në Bllacë për t’i vërtetuar informatat alarmante. Në hyrje të fshatit Beqë Dremjaku, në krye të ushtarëve serbë, hasi në një hordhi serbo-maqedone të Karadakut, të cilët kishin ardhur për t’i kallë dhe për t’i rrafshuar përtokë të gjitha shtëpitë e Bllacës. Koincidenca e ardhjes së Beqës me gjashtë partizanët e shpëtoi Bllacën nga shkatërrimi përfundimtar. Beqë Dremjaku para se të nisej nga Kaçaniku për në Bllacë, kishte dërguar kasnecë në fshatrat përreth: Kodërtrim[38], Paldenicë[39], Dremjak, Topojan dhe Dimcë dhe i kishte ftuar burrat të vinin në Bllacë, për t’i varrosur martirët e kombit. Me këta erdhi edhe ndonjë bllacakë, midis të të cilëve ishte edhe gruaja e fisme e Xhafer Ferës - Arife Axhami.

Më lartë u tha se partizanët serbo-maqedonë kishin vrarë dhe masakruar 109 shqiptarë. Ky numër është përfillë në listën që ka hartuar Këshilli Organizues për ngritjen e Memorialit “Masakra e Bllacës”. Duket se është më i sakti.[40] Ndërkaq, në kujtesën historike të hidhur nga dita e varrimit, më 22 nëntor 1944, flitet për 128 bllacakë të pushkatuar dhe të therë: 1 më 15 nëntor, 119 më 16 nëntor dhe 8 më 17 nëntor. [41]

Pjesë e Qendrës memoriale të Bllacës

____________________________________

Tërë veprimtarinë rreth varrosjes së martirëve të Masakrës së Bllacës e udhëhoqi urtaku trim, Beqë Dremjaku. Martirët e Bllacës u varrosën në katër vende, në varre të veçanta, njërin pranë tjetrit. Rreth 60 veta u varrosën në një shulla mali të Stanet e Toçit. Këtu, njërin pranë tjetrit, i varrosi tre djemtë Arife Axhami - Fera: Halimin, Brahimin, Hasanin. Burrëresha i shënoi varret e tyre me gurë. Tek Ujët e Tharbtë u varrosën rreth 40 veta dhe tek Ura e Kasharit 8 veta. Në këto tri varreza mund të besohet se pati të varrosur edhe të pushkatuar nga fshatra të tjera të Karadakut e të Kaçanikut. Tetë martirët e rënë në fshat, më 17 nëntor 1944, i varrosën në Varrezën e Katunit. Këtu duhet të theksohet edhe fakti se martirët u varrosën pa ceremoni fetare, me rrobat dhe gjësendet që i kishin në xhepa dhe në varre pa dërrasa, mënyrë kjo identike me varrosjen e shehidëve të rënë në linjat ballore të luftës për liri dhe për dinjitet njerëzor.

Martirët e Masakrës së15, 16, 17 nëntor 1944

Nga vëllazëria Ahmati[42]: Arif Fazliu (1874), Memish Limani (1884)[43], Ibish Shabani (1885), Rasim Hamiti (1904), Metush Mehmeti (1904) dhe Halil Arifi (1919);

Nga vëllazëria Arrnori: Rafiz Elmazi (1916);

Nga vëllazëria Bardhi: Avdi Neziri (1884), Ali Azemi (1884), Fazli Xhaviti (1919), Hebib Salihu (1924), Kurtesh Xhelili (1884), Rrustem Elmazi (1904), Zijadin Sahiti (1894) dhe Zelfi Elmazi (1899);

Nga vëllazëria Çajani: Beram[44] Ajeti (1910), Isman Ahmeti (1910) dhe Rrahman Hamiti (1909).

Nga vëllazëria Doçi: Aziz Asllani (1884), Avdi Nebiu (1926), Nebi Avdiu (1884), Muharrem Berami (1909), Islam Berami (1912), Emin Rrahmani (1916), Shaqir Rexhepi (1916) dhe Rizah Asllani (1930);

Nga vëllazëria Doshlaku: Nuredin Zeqiri (1899) dhe Rrustem Baftiu (1919);

Nga vëllazëria Fera: Daut Halimi (1884), Qemail Nuhiu (1914), Xhavit Nuhiu (1884), Halim Xhaferi (1900), Brahim Xhaferi (1902), Hasan Xhaferi (1918), Idriz Ajeti (1894), Rushit Avdyli (1899) dhe Shukri Avdyli (1914).

Nga vëllazëria Imishti: Qamil Jakupi (1894), Shabi Jakupi (1874), Eshref Selmani (1884) dhe Xhemail Eshrefi (1924);

Nga vëllazëria Koka: Alush Elmazi (1923), Dehar Syla[45] (1926), Jenuz Elmazi (1912), Murtesan Hasani (1874), Metush Islami (1923), Mustafë Aliu (1884), Halim Avdyli[46] (1914), Xhemail Syla (1905), Sami Jahiu (1924), Xhavit Asmani[47] (1912) dhe Ziber Sejfullahu (1874);

Nga vëllazëria Kovaçi: Brahim Rrahmani (1926), Hamdi Hasani (1920), Muharrem Berami (1889), Miftar Mehmeti (1894), Qazim Hasani (1918) dhe Rrahman Ziberi (1884);

Nga vëllazëria Luçi: Hamit Syla (1894), Sinan Syla (1869) dhe Sherif Syla (1886);

Nga vëllazëria Lusjani: Alush Jahiu (1892), Azem Bislimi (1918), Emin Dervishi (1869),  Ilaz Berami (1884), Ismail Hasani (1914), Xhemail Ilazi (1892), Hamdi Limani (1887), Qamil Jahiu (1917), Rufat Jahiu (1889), Rizah Ilazi (1922), Ramë Limani (1892), Rushan Isufi (1892) dhe Shaban Limani (1889);

Nga vëllazëria Muça: Ali Tahiri (1894) dhe Beram Kurtishi (1900);

Nga vëllazëria Salihasi: Asllan Feta (1889), Beram Ramizi (1905), Bektesh Rrustemi (1904), Feriz Salihu (1904), Latif Ramadani (1885), Nezir Miftari (1925) dhe Zenun Feta (1884);

Nga vëllazëria Shehu: Halim Metushi (1894) dhe Minah Ramadani (1919);

Nga vëllazëria Toçi: Jahi Qahili (1905), Jenuz Beqiri (1906), Rushit Qahili (1903) dhe Sabedin Sinani (1888);

Nga vëllazëria Tusha: Arife (Life) Ademi (1874), Beqir Sadiku (1900), Naip Avdyli (1915), Mehmet Veliu (1926), Musli Aliu (1884),  Ismail Veliu (1924), Jahi Ferati( 1919); Kamer Haliti (1894), Idriz Hasani (1904), Islam Salihu (1894), Mustafë Berami (1904), Xhelil Nuredini (1904), Rasim Hasani (1899), Rufat Brahimi (1924), Rushit Nuredini (1894), Sahit Salihu (1904), Sinan Haliti (1909), Shukri Beqiri (1927) dhe Veli Ismaili (1879).[48]

Nga Masakra e 15, 16 dhe 17 nëntorit 1944 shpëtuan me plagë këta bllacjanë: Elmaz Salihasi, Mulla Nazmi Luçi, Hasan Kovaçi, Fazli Ahmati, Tanush Shehu, Sadri Lusjani, një shkupjanë[49] dhe Ragip Doçi[50], kurse e derrmuan me llos Ramadan Muçën.

Mesazhi si mësim historik

Katundi i martirizuar, Bllaca, i cili më 14 nëntor 1944, pati rreth 700 banorë, nga mesi i nëntorit 1944 deri në mesin e janarit 1945, ishte i vetmi katund shqiptar të cilin nacionalçlirimtarja kominterniste serbo-maqedone, e ktheu në gërmadhë të fantazmës së vdekjes, pa asnjë banorë etnikë. Vetëm pas dy muajve nisi kthimi i banorëve, por me një ritëm të ngadalshëm. Përfundimisht jeta në familjet e Bllacës së përgjakur do të përtëritët pesë muaj pas plojës, por kujtesa për Masakrën e 16 nëntorit 1944, mbeti plagë e shqiptarësisë së Bllacës që kullon gjak, i cili as guxon të harrohet, as guxon të falet.

Ky është amanet i gjakut të dëshmorëve dhe të martirëve të kombit, emrat e të cilëve janë skalitur në Memorialin  >>Masakra e Bllacës<<, të cilin ua ngritën pasardhësit - Në 60-vjetorin e rënies për shqiptarinë. Dhe, betimi ynë kolektiv, sot, amanet për brezat, është:

Emrat e dëshmorëve dhe të martirëve të gdhendur në granit janë dëshmi për pavdekësinë e tyre, janë tapi e shqiptarësisë së vendit që, as bën të lihet shkret, as mund të falet dhe as guxon të shitet, kurrë. Aq më parë se ky Memorial dhe liria që synon shqiptaria, janë dhuratë e luftës dhe e gjakut të heronjve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e mbështetur si mbi shkëmbin në Bllacën historike dhe bllacakët atdhetarë anë e kënd trojeve të Shqipërisë Etnike.[51]                                                                                                      

Shqiponja dykrenare

18x18 cm 

Njëri pranë tjetrit: nipi, i et e gjyshi

Pre e planeve gjenocidiale sllave albanofobe Tokën stërgjyshore vaditën me gjakun arbëror

Kurbanë  në themele të shqiptarisë për brezat

Përjetësisht çimentuar në të Iliridës Altar.

16 Nëntor 1944    Bashkëfshatarët  16 Nëntor 2004


_______________________________________

REFERENCAT:

                [1] Shih për krahasim: B. Nušiæ, Kosovo. Opis zemljei naroda, I, N. Sad, 1902; Kosovo, II, N.Sad, 1903; A. Uroševiæ, Etniæki procesi na Kosovu tokom turske vladavine, Beograd, 1987; M. Pirraku, Demistifikimi i paragjykimit: “Kosova është zemra e Serbisë!”, Gjurmime albanologjike, SSHH 22-1992, Prishtinë, 1994, 39-62.

                [2] Informatat e mia për historikun e Bllacës i plotësova me kujtesën historike të shtresuar në Bllacë e të rikujtuar nga këta informatorë: Haxhí Enin Imeri (1920); Haxhí Mahmut Tusha (1926), Haxhí Rafiz Tusha (1934) dhe Sami Tusha, veprimtar, anëtar i Këshillit Organizues për ngritjen e Memorialit >>Masakra e Bllacës<< , Shkup, më 15 shtator 2004, nga ora 9.20-15.15.

                [3]  Quhet edhe Zabeli i Katunit.

                [4] Zall me gëlqere, horasan.

[5] Kishëz në varrezat ortodokse.

                [6] Këtë lokalitet arkeologjik e kam vizituar më 15 shtator 2004, i përcjellë nga veprimtari bllacak, Sami Tusha.

                [7] Aty aktualisht janë vetëm tri varre të shënuara të djemve të Xhafer Ferës. Ata i varrosi e ëma e tyre, Arife Axhami - Fera. Varret e tjera i rrafshoi pushteti partizan ushtarako - policor, natën, dy muaj nga varrosja.

                [8] Vendi ku është mbishkrimi është drizë murrizi, kaçe, kulumbrie e fieri. Më 15 shtator 2004, nuk arrita të depërtoj pranë nishanit.

                [9] Ndonëse nishani është nga mesi i shekullit XVII, i vdekuri (merhum-i) është mysliman i biri myslimanit, do të thotë, i et i  tij, mysliman,  ka jetuar nga mesi i shekullit XVI.

                [10] Shih gjerësisht, dr. Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët. Simpozium ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë më 15.16.17 Tetor 1992, Prishtinë 1995.

                [11] Kjo xhami ka përjetuar tri meremetime, por e ka ruajtur pamjen arkitektonike fillestare. Pas fitorës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, më 2001, në Iliridë (Maqedonia Perëndimore), në fshat u ngrit edhe një xhami  madhështore.  

                [12] Çaushët e kapën zaptin “murtat” (tradhtar) e dënuan mizorisht, duke ia prerë kokën atij dhe dhe vëllait, Halitit.

                [13] Në fillim të ripushtimit të dytë të Dardanisë antike - Kosovës historike nga Serbia, Qazim Fera iku në Turqi. Atje hyri në shërbim të pushtetit të Ataturkut dhe më vonë u vra në një luftë kundër kurdët çlirimtarë.

                [14] Thuhet se u vra “për motive të ulta”’, më 1943. Vrasësi u dënua me 101 vjet burg, por iku nga burgu pas kapitullimit të Bullgarisë.

                [15] Tre të tjerëve nuk arrita t’ua evidencojë emrat. Mund të mos ishin bllacakë.

                [16] Gjerësisht, Ranadan Asllani, Abdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike, Prishtinë, 1998, 148.

                [17] Shih, M. Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992, 19-49.

                [18] Gjerësisht, Po aty, 37, 41; M. Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000, 99-101.

                [19] Gjerësisht, M. Pirraku, Ripushtimi, fq. 42-43; Për kauzën shqiptare, fq. 109

                [20] Shih, M. Pirraku, Ripushtimi, 47-48.

                [21] Emri tjetër, i serbizuar, është: Nikodim Urdareviq (Ramadan Asllani, Abdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike, Prishtinë, 1998,143).

                [22] Dy këshillat e tjerë ishin: Islam Tusha dhe Elez Kovaçi, kurse emrin e këshillit të katërt nuk arrita ta evidentojë.

                [23] Imishti (6), Ahmati (8), Bardhi (22), Doçi (6), Toçi (9), Lusjani (10), Shehët (3), Kokajtë (11), Arrnorët (3), Tusha (12), Dodaj (2), Kovaçi (9), Doshlakët (3), Feraj (9), Çajanët (5), Salihasaj (6), Muçët (6), Luçët (8 familje).

                [24] Në këtë pjesë të fshatit partizanët kryen orgji edhe me gratë e mbetur pa mbrojtjen e burrave. Shih,  M. Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992, 47-48..

                [25]  Ishin këta burra të pjekur: Ramiz Fera, Brahim Kovaçi dhe Metush Koka.

                [26] Gjatë ecjes ia kishin dalë të zgjidheshin dhe kishin pritur momentin dhe terrenin strategjik për të ikur. Ndonëse ndaj tyre u shti me breshër plumbash, shpëtuan pa asnjë plagë.

                [27] Nga informatorët e mi nuk arrita të mësoj për emrin e të të katërtit.

                [28] Në bazë të kujtesës së të pranishmëve, ishin kryesisht meshkuj të vëllazërisë Lusjane.

                [29]  Fazli Ahmati në Masakrën e Bllacës humbi t’et, Arifin, i lindur më 1874 dhe vëllain, Halilin, i lindur më 1919.

                [30]  Pas largimit të partizanëve nga vend i krimit, Emin Bardhi (i lindur më 1920) ia doli të tërhiqte të plagosurin. Tashti  Emini është haxhí dhe jeton në Shkup. 

                [31] Hasan Shukriu i përkiste një familjeje shqiptare shkupjane me tradita patriotike. Ishte i martuar me një maqedone, e cila i lindi Qefserin.

                [32] Qefser Shukriu u martua, më 1945, me Kemal Haxhí Kasëm Fejzullahu, vegël komuniste antishqiptare në duar të Cërvenkovskit dhe të Gligorovit.

                [33] I lindur më 1930.

                [34] Shih, Ramadan Asllani, Abdyl Dura me bashkëluftëtarë për Shqipërinë Etnike, Prishtinë, 1998, 148-153.

                [35] Po aty; Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990), Tiranë, 1992, 439-440;  Nazif Selimi, Dëshmitë e gjalla, Shkup, 1998, 71; Rexhep Bunjaku, Kosova, Besa dhe tradhtia (Kujtime), Prishtinë, 1998, 18.

                [36] Elmaz Salihasi, Nazmi Luçi, Hasan Kovaçi, Fazli Ahmati, Tanush Shehu, Sadri Lusjani, Ragip Doçi (10 vjeç) dhe një musafir,  dhëndër i Qamil Bardhit nga Shkupi.

                [37] Ky ishte Ramadan  Muça.

                [38] Ish-Gjurgjedell.

                [39] Ish-Palivodenica.

                [40] Këshilli Organizues për Memorialin e Masakrës së Bllacës e ka mbështetur në informatat e 36 vetave, moshash të ndryshme, që u përkasin të gjitha vëllazërive të Bllacës. Listën ma dërgoi (me Email) gazetari Ismail Sinani, më 1 nëntor 2004.

                [41]  Shih, Dr. M. Pirraku, Ripushtimi,43,48;  Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë, 1995, 138; R.Asllani, Abdyl Dura me bashkëluftëtarë, 153.

                Në disa libra të tjerë, nuk është përfillë numri nga kujtesa historike. Numri i të martirizuarve në Masakrëne Bllacës tregohet si 137, 170, 180 madje edhe 280. Shih:Nazif Selimi, Dëshmitë e gjalla, 71; Sh.Braha, Gjenocidi serbomadh, 440;  R. Bunjaku, Kosova, Besa dhe tradhtia,  18.

                [42] Ky etnonim në administrate shkruhet në trajtën sllave: Amati. Informatorët e mi ma theksonin Ahmati, por e thonë edheAmati.

                [43] Nga vend i plojës u tërhoq i plagosur, por vdiq afër Mullirit të Haki Dremjakut. Varrin e ka në Dremjak të Kosovës.

                [44] Informatorët e mi ma theksonin në trajtën Bajram, por në popullndihet edhe Beram sikurse edhe për emrin Behram.

                [45] Në administrate mbahet trajta sllave Sula. Informatorët e mi e përfillin këtë trajtë pasi në të folur u mungon zanorja >y<.

                [46] Informatorët e mi e përdorin në trajtën Avdili, në mungesë të zanores >y< në koinenë e të falmës së Karadakut.

                [47] Informatorët e mi emrin Osmani e përdorin në trajtën Asmani.

                [48] Për evidencimin e të pushkatuarve, të vrarëve, të mbyturve me dru dhe të plagosurve Këshilli Organizativ për ngritjen e Memoria;it >>Masakra e Bllacës<< u mbështet në informatat e dhëna nga këta bllacjanë të moshuar: Ramiz Fera, Mahmut Tusha, Emin Bardhi, Shaban Tusha, Raif Tusha, Ilmi Luçi, Hisen Ahmati, Ramadan Kovaçi, Shefki Kovaçi, Nebi Tusha, Qamil Arrnori, Elez Doçi, Hetem Doçi, Murat Doçi, Sefë Lusjani, Sabri Koka, Azem Doshlaku, Sinan Toçi, Shefket Koka, Nuhi Çajani, Ramiz Çajani, Rasim Muça, Mexhit Muça,Hazir Shehi, Rafiz Tusha, Beqir Lusjani, Medi Lusjani, Shaqir Ahmati, Elez Salihasi, Faik Muça, Haçif Ahmati, Haçif Doçi, Rushan Muça, Tefik Fera dhe Mehdi Bardhi.

                [49] Dhëndër i Qamil Bardhit.

                [50] Fëmijë në moshën  dhjetëvjeçare. U plagos duke ikur nga fshati së bashku me t’ëmën.

                [51] Bllaca i dha UÇK-së dy dëshmorë: Nexhmush Ferën dhe Shefket Ferën.

Kthehu ne fillim

________________________________

SHABAN PALLUZHA NË KTHESËN ÇLIRIMTARE

NËNTOR 1944 – SHKURT 1945

 Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Më 01.02.2007, Prishtinë

____________________

            Në historinë e popujve ka ngjarje që, me kthesën që bëjnë në rrjedhë të historisë, bëhen kujtesë e nderës, e besës, e burrërisë dhe e krenarisë me rolin e fanarit në paqe, në trazime e në luftë për liri. Këto janë zhvillime komplekse që shënojnë kahje të reja vendimtare në ndodhi dhe që bëjnë kufij midis epokave të ndryshme. Roli i individit, i personalitetit, në këto kthesa është i madh, i pandashëm me rëndësinë e kthesës. 

Një ngjarje e tillë për Kosovën, dhe popullin shqiptar në përgjithësi, është Kryengritja e Drenicës 21 janar – 21 shkurt 1945, e cila në kujtesën historike të popullit njihet me emrin: Lufta e Shaban Palluzhës, kurse në historiografi ka hyrë me disa emra të përgjithësuar me sintagmat: Përpjekja kundërrevolucionare nën udhëheqjaen e Shaban Polluzhës (në historiografinë kominterniste jugosllavo-shqiptare) dhe Revolta e Drenicës, që shqip do të thotë kryengritje (në fille të shkollës historiografike kombëtare shqiptare të Kosovës). Edhe mbiemri i fatosit të kombit shënohet në dy variant: ”Palluzha” (shqip) dhe “Polluzha” (serbisht). Ky është edhe personaliteti më emblematik i kësaj kthese,  personalitet kompleks, tipik i lagjjes së personaliteteve historike shqiptare nga Ali pashë Tepelena, të ngritura në Panteonin e atdheut duke hapëruar nëpër bela dhe shkallët e robërisë.

Heroi i historisë sonë, të dhimbëshme, Shaban Mustafë Kastrati u lind në Palluzhë të Drenicës, më 1871, në një familje të kanme. Në periudhën e rinisë mori pjesë në kryengritjet antiosmane, kurse gjatë Luftës së Parë Botërore u ndesh me forcat pushtuese bullgare dhe austro-hungareze.  Kjo i hapi udhë për pushtet në fillet e ripushtimit serbo-jugosllav, nga fundviti 1918.  Ngritjen në kierarkinë e krerëve popullorë, duke marrë për mbiemër emrin e fshatit, e arriti përmes ngritjes në pushtet nga kapterri i xhandarmërisë në kryetar komune në vitet e Jugosllavisë Versajase.

Ndonëse i pashkolluar, Shaban Palluzha, i dalluar me guxim për të marrë vendime të rëndësishme, kishte një intelekt që e veçonte nga personalitetet e lagjjes së tij, për të zgjedhur rrugën më të ndërshme në situata të ndera për vendin dhe për popullin. Kjo i siguroi respektin e krerëve dhe të masave. Nuk rrinte në distancë me rivalët, as puthadorë me miqtë. Edhe para rrezikut për jetën, bëhej jorgan apo mburojë për adhuruesit dhe për kundërshtarët. I tillë ishte Shaban Palluzha - burrë i pashëm, i shëndetshëm, krerë autoritar. Ishte fetar i mire dhe shumë i vendosur. Mbante veshëmbathje tipike të krero-aristokracisë drenicare të kohës së tij.

Nga krenaria e lindur, fliste me zë të lartë, por kursyeshëm, nga se gjuha hetueshëm i merrte në thua. Në kuvende dhe kur printe në odë, para vetës e nxirrte njërin nga krerët urtak dhe të pranueshëm në mjedis. Kur nuk i pëlqente, ndërhynte në bisedë.  I kishte hije të ndërhynte në rolin e një arbitri.

Portreti i Shaban Palluzhës

_______________________________

Burri i Dheut, Shaban Palluzha, në mjedisin e tij, në Drenicën Veriore, mbështetej kryesisht në Miftar Bajraktarin e Llaushës dhe në Mulla Ibrahimin e Hasaprishtinës (ish-Palaci). I pari ishte personalitet i përkorë dhe shumë i menqur, kurse i dyti intelektual shumë i dijshëm. Të dytë ishin të guximshëm, patriotë të kulluar dhe për Shabanin, gjatë tërë shekullit të tij, ishin këshilltarët më besnikë. Midis rivalëve, por jo kundërshtarë në dëm të shqiptarizmës, kishte Sadik Zenelin e Abrisë, personalitet ky me ndikim më të madh në masat dhe Isuf Gradicën, mjeshtër për pushtet. Këta, Sadiku dhe Isufi, kur ishte fjala për interesat e vendit, në Shabanin kishin pushkën plot, kishin pusinë. Dhe, dhjetëra krerë dhe burra, urtakë, pleqnarë dhe trima, që përbënin rrethin e dytë të personaliteteve, mbi të cilët u mbështetën: Shabani, Miftari, Sadiku e Isufi, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, në Luftën e Shaban Palluzhës dhe në Lëvizjen e Rezistencës të NDSH-së, u bënë komandantë ushtarakë e udhëheqës politikë në përpjekjet për çlirimin e Kososvës dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore kreu detyra të rëndësishme me interes për vendin: krerë popullor, kryetar komune, komandant i forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës dhe kryetar i Gjyqit Paqtues (Islihatit) për nënprefekturën e Skënderajt. Nga fillimi i vitit 1942 mbajti lidhje të afërta, politike e veprimi, me organizatën antifashiste nacionalçlirimtare, me antifashistët shqiptarë, dhe kjo i hapi rrugë të emërohet, komandant i njësisë së Drenicës në përbërje të Brigadës VII të Kosovës, e formuar me direktiv të Shtabit Operativ të AP dhe UNÇ të Kosmetit, nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit të vitit 1944. Të themi qartë: në vitet e Luftës së Dytë Botërore, midis nëpunësve, mësuesve dhe ushtarakëve që kishin ardhur nga Shqipëria në Drenicë, me të cilët kishte kontakt zyrtar kreu, kryetari dhe komandanti Shaban Palluzha, 22 ishin antifashistë. Nga dashuria drenicare e virgjër për Shqipërinë, këta antifashistë kishin ndikim absolut të thuash në të gjithë krerët dhe hoxhallarët e Drenicës. Ata i ushqenin me të dhëna për fundin tragjik të paevitueshëm të nazifashizmit. Si rrjedhim fitoren e sigurtë të Luftëa Antifashiste Nacionalirimtare Shqiptare. Së këndejmi, sikur të na fliste, sot, Shabani për vetën, do të parapëlqente urtinë e Isak Njutonit: “Nëse kam parë larg, kjo ngaqë kam qëndruar mbi supet e gjigandëve”.

Vërtet, nga ditët e para të formimit, Brigada Partizane e Shaban Palluzhës shfaqi indinjatën dhe revolten ndaj vrasjeve pa gjyq të personaliteteve shqiptare në Drenicë dhe në Kosovë. Brigadat partrizaneJugosllavisë dhe të Shqipërisë, që morën për detyrë të “spastronin terrenin nga bandat fashiste” të ushtarakut Mehmet Gradica me bashkëveprimtarët, u treguan jo vetëm antishqiptare por edhe antiislame të tërbuara. Këto mjaftonin për të irituar komandantët dhe ushtarët e njësisë së Shaban Palluzhës. Së këndejmi, nga mesi i janarit 1945, Brigada e Shaban Palluzhës shpalli mosbindjen ndaj urdhëresave të Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës-Metohisë dhe nga Besiana (ish-Podjeva) u kthye, më 24 janar 1945, për në Drenicë, si eshkë e ndezur kjo për zjarrin e rrezistencës dhe të luftës shqiptare kundër ripushtimin komunist jugosllav të Kosovës. Por, duhet të theksohet fakti se Revolta e “Brigadës së Shaban Palluzhës” në themele të Luftës së Drenicës 21 janar –21 shkurt 1945, nuk mund të shikohet vazhdim, as korrigjim, i Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës, as i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare, por si fill i qartë i një epokeje të re, të përpjekjeve me të gjitha mjetet të popullit shqiptar për të zgjidhur çështjen shqiptare mbi parimin universal të demokracisë - me vetëvendosje.

Shtabin Drejtues të Luftës së Drenicës komandanti Shaban Palluzha, i përcjellë nga bashkëfsharati besnik, Hamëz Hetem Istogu, ka pasur rreth vetës, në takime dhe në kohë më të gjata, personalitete popullorë e luftarakë të shquar, intelektualë e ushtarakë. Këtu kam vend vetëm t’i përmend. Imer Fazliun nga Shqiponjasi (-sh-Radisheva), Isa Zymerin nga Prekazi, Ramë Sejdiun nga Llausha, Bajram Bajraktarin nga Drenasi, Miftar Bajraktarin nga Llausha, Mulla Ibrahimin nga Hasaprishtina, Mulla Ilaz Burojen, Rexhep Gjelin nga Likashani, Azem Aruçin nga Makërmali, Beqë Çubrelin, Jetullah Muharremin nga Rrezalla, Sadik Zenelin nga Abria, Feriz Bojiqin nga Luftari )ish-Kërnica), Sadik Lutanin nga Turiqeci, Adem Dushin, Shaban e Rifat Kotorrin, Hazir Gjakjen nga Akrashtica, Istref Temën nga Dritani (ish-Dabrashevc), Bedri Gjinin e Abdyl Zhubin nga Mitrovica, Orleanën shqiptare – Marie Shllakun e Profesor Ymer Berishën dhe së fundi edhe Isuf Gjilanin, toger Mehmet Gradicën, Brahim Lutën nga Shkabaj (ish-Gllanasellë), Osman Bunjakun nga Lumkuqi (ish-Samadrexhë) etj.


                                                                                                                                                                        Fadil Hoxha

______________________________

Tër theksojmë faktin se Programin e Luftës së Drenicës mund ta përceptojmë nga kundërshtimi që Shaban Palluzha u bëri, në Skënderaj, nga mesi i janarit 1945, përfaqësuesvet të Shtabit Operativ të Kosmetit: Fadil Hoxhës dhe Kërsta Filipoviqit, kundër vrasjeve e plaçkitjeve të brigadave jugosllave: “Nuk jemi kundër pushtetit të partizanëve, as kundër komunistëve. Në këtë luftë asht edhe Shqypnia, e ne nuk mund t’i kundërvihemi nanës. Jemi luftarë për liri dhe për nderin e familjeve e të popullit …!”. Me këtë frymë frymoi Takimi i jashtëzakonshëm i Shtabit të Brigadës së Shaban PalluzhësLiridon (ish-Lupçi) të Grykës së Llapit, në natën e 20/21 janarit 1945, ku u mor vendimi definitiv për moslënien e Kosovës në duart e okupatorit pa një qëndresë epike legjendare, qoftë ajo edhe ndeshje e Moisiut me Goliatin.

Shpjegimet e nxjerra me tradhëti nga Nazmi Kursani, oficer i OZN-ës, Marie Shllaku saktësoi: “Bemë një bisedë paria, për gjendjen e ngushtë që na paraqitej, të vdesim dhe të mos biem nën Serbi. Edhe në paçim mundësi të shpëtojmë pa luftë. Në qoftë se jo, të çohemi të gjithë dhe të mbrojmë, por të mos e lëshojmë (Kosovën)”.Aktakuzën kundër saj, pjesëmarrës në Takimin e Liridonit, përmenden edhe Profesor Ymer Berisha, kapter Mehmet Gradica, Adem Shala, Ukë Sadiku, Major Qinisi, kapiten Rexhep Ismaili, Metë Dina, major Kutova etj. dhe saktësohej se në atë “takim u mor vendimi që të sulmoheshin njësitë e UNÇ në Drenicë dhe në minierën Trepça, si dhe të formohej udhëheqësia që do ta drejtonte këtë luftë”. Komandanti largpamës, Shaban Palluzha, vetëm tashti, në këtë Takim, pranoi të kthente Brigadën në Drenicë, i vetëdijshëm se lufta nëpër fëmijë e gra, është e përgjakshme dhe e dhëmbshme.

Heroina Marie Shllaku

_____________________

Tërheqja taktike nga Gryka e Llapit, e më se 4000 vetave, pjesa më e madhe pa armë, u bë nga mengjesi i datës 24 janar, kurse ndeshja e parë ndodhi në Artakoll. Realisht më 24 dhe 25 janar 1945, ndodhi shkapërderdhja e madhe e të mobilizuarëve për partisanë në vise të Llapit, të Përmalinës dhe të Artakollit dhe, më 26 janar 1945, Shaban Palluzhën e gjejmë në Drenicën Qendrore, me 500-700 luftëtarë. Këta janë pjesa më e pandryeshueshme e numrit të luftëtarëve të Luftës së Drenicës deri më 18 shkurt 1945, kur sipas udhëzimeve tashti të komandantit ushtarak të Shtabit të Shabanit, togerit Mehmet Gradica (i bashkuar me Shabanin më 12 shkurt, pak orë para se të vdiste Myftar Bajraktari), u shpërnda pjesa më e madhe e bashkëluftëtarëve, për të bërë zgjidhje individuale për fatin e tyre të mëtutjeshëm, mbështetur në amnistinë e shpallur, ditë më parë, nga Josip Broz Tito. Ishte ky fund tragjik por krenar, sepse, krahas dimërit të egër, më nuk kishte as bukë në popull, as veshmbathje, as municion në xhepat e luftëtarëve. Kurrë nuk pati ilaçe dhe as mjek.

Dhe, këtu shumë telegrafisht, detyrohem të përmbledh: Kundër forcave të revoltuara, kryengritëse dhe luftarake në arealin eDrenicës nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës, dhe për shtruarjen e Kosovës me strategjinë serbe të tokës së djegur, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Jugosllavisë dërgoi 40-50 mijë ushtarë. Në raportet e batalioneve, të brigadave dhe të shtabeve të kësaj ushtrie, numri i efektivit të luftëtarëve përreth Shaban Palluzhës paraqitej tepër i zmadhuar: 2000, 5000, e madje më 9 shkurt 1945, për të arsyetuar vendosjen e pushtetit ushtarak, më 8 shkurt 1945, atë numër e ngritën në 10 000 veta, pra për rreth 18 - 20 herë më të madh.

Të konstatojmë edhe faktin se, sipas strategjisë së zbatuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të siguruar fitore mbi palën ndërluftuese, duhej të dërgoheshin tre ushtarë ndaj një ushtari të armikut. Mirëpo, Tito në Kosovë, kundër Shaban Palluzhës, dërgoi një numër ennorm: 20-25 ushtarë për një kryengritës, sikur Palluzha për tërë kohën të kishte dy mijë të armatosur. Por, meqë në Luftën e Drenicës, prej 25 janarit – 18 shkurt 1945, luftëtarë efektivë ishin vetëm 500-700 veta, del se kundër një kryengritësi janë dërguar 40 - 50 ushtarë me armatim e logjistikë moderne.

Vërtet, nga 19 shkurti 1945, në Bezhenik, paralagje e fshatit Qëndresë (ish-Tërstenik) të Drenicës, të lidhur me “Shtrabin e Shaban Palluzhës” ishin vetëm rreth 70-100 veta dhe sa filloi rrethimi dhe lufta, u tërhoq pjesa absolute e tyre. Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica me një efektiv prej rreth 17-29 bashkëluftëtarësh, e përballuan luftën rreth tri orëshe nga Kullat e Fekë Zenunit. Dolën nga rrethimi me luftë flaka-flakë, me një të plagosur, duke lënë të vrarë 6 ushtarë të armikut. Përshpejtuan për në Kullat e Hasan Sylë Dvoranit në Qëndresë dhe aty, me një efektiv prej rreth 20 vetash, në natën e 21/22 shkurtit 1945, i rrezistuan nga në tri kulla Divizionit 52 të Ushtrisë së Jugosllavisë. Ndër bashkëluftëtarët e orëve të fundit të Shaban Palluzhës dhe të Mehmet Gradica, ishin:  Isuf Gjilani me dy-tre bashkëluftëtarë, Rexhep, Qerim e Mehmet Gjeli, Bajrush Qazimi, Muharrem, Musli Mehmeti dhe Halil Zeqiri të Dodonës (ish Gradicë), Hazir Gjakja, Brahim Luta, Ajet Qirezi, Hamëz Istogu me t’et, Hetemin, Asllan Lladroci, etj. Sipas Marie Shllakut, në orët e fundit të luftës heroike ishin 32 bashkëluftëtarë dhe  kundër tyre ishin të angazhuar 17.864 (“e ndoshta edhe ma…”) - ushtarë jugosllavë. Do të thotë, kundër një luftëtari efektiv të Shtabit të Luftës së Drenicës pushtuesi angazhoi më shumë se 558 ushtarë, të mbështetur me artileri. Më 22 shkurt 1945 u kuptua se ushtaria jugosllave pati rreth 50 veta të vrarë dhe të humbur. Dëmet më të mëdha armikut i shkaktoi strategu i pashoq, Mehmet Gradica.

Mehmet Gradica

_____________________

Lufta do të zhvillohet në distancën më ideale për artilerinë e pushtuesit kundër Kullës - fortifikatë e fundit e Shtabit të Luftës së Drenicës. Në këtë rrethim ranë dy bashkëluftëtarë të Isuf Gjilanit dhe u plagosën Hamëz Istogu, Shabani dhe Mehmeti. Dy të fundit, morën plagë të rëndë nga copat e predhave artilerike dhe trarët e kullës që po u shembej mbi kokë.  Zëvendëskomandanti i Shtabit të Luftës së Drenicës, Rexhep Xheli, i shquar për sshkathtësi luftarake, i ndihmuar nga ana e bashkëluftëtarëve që u përmendën, me sukses e shpërtheu rrethimin e hekurt, duke bartur mbi kuaj Shaban Palluzhën, Mehmet Gradicën dhe Hamëz Istogun. Gjatë tërheqjes do të vdesin Shabani dhe Mehmeti, kurse kufomat e tyre do të fshihen, për të mbajtur nën ethe të frikës ushtrinë pushtuese, edhe për një kohë– “u vranë apo jetojnë…!?”

Vlerësimin e parë politik, dhe shkencor, të kësaj kthese të luftës çlirimtare e bëri simboli i rezistencës dhe i mendimit politik shqiptar të lirë, nga fundvitet ’50-ta të shekullit XX, Adem Demaçi, në “Programin e Lëvizjes Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve”, nga fundviti  1963 – pranverë 1964, ku, midis të tjerash, konstatoi: “Shqiptarët e viseve të robnueme deri dje, në saje të instiktit të vet të aprovuem, tue pa se ajo që u ishte premtue – se “do të bashkoheshin me nanën e vet Shqipninë” – po lihej me nji anë – ngadal e me mjeshtri – në mënyrë të vetëvetishme dhe pa kurrfarë organizimi paraprak – në Drenicën Kreshnike – me shpresë se do të tërhiqte vemendjen e të tjerëve jashtë dhe naltë, u ngrit në kryengritje popullore për të mundë me realizue premtimin e dhanun në Dokumentin e 31 dhetorit të vjetit 1943, nxjerrë nga Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovë-Metohisë”.

Më tutje, Mendela ynë, do të konstatojë se zemra e Kryengritjes së Drenicës “ka rrjedhë prej popullit dhe ka pasë të vetmin qëllim – bashkimin e popullit shqiptar” dhe, përfundonte: “Gjaku i trimave shqiptarë nuk shkoi kot sepse la mbas vehtes gjurma të pashlyeshme për brezat e ardhshëm, për rrugën që çon kah bashkimi përfundimtar i popullit tonë”.

Të përfundojmë: Lufta e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës 25 janar -21 shkurt 1945, ishte luftë mbrojtëse e drejtë, e fundit në historinë shqiptare e pa planifikuar paraprakisht dhe e drejtuar nga krerë analfabet. Kjo luftë, me përmasat e saj në hapësirë dhe në kohë, shënoi kthesën historike në përpjekjet dhe në luftën e popullit shqiptar për liri dhe për vetëvendosje për njësinë e shtetit shqiptar ku bukës i thuhet bukë dhe ujit – ujë, të riaktualizuar me Luftën Çlirimtare të UÇK-së, e të mbajtur gjallë aktualisht me infuzionet e AKSH-së. “I huaji s’mund veç të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij” – do të na thërriste Faik Konica.

Shënim: Referat i lexuar në Akademinë kushtuar Shaban Palluzhës, në “Sallën e Kuqe” në Prishtinë, më 8 shtator 2004, me rastin e përurimit Memorialit për Shaban Palluzhën, në Palluzhë të Drenicës.

                                                                

Kthehu ne fillim

____________________________

BURIMET HISTORIKE PËR BETEJËN E KOSOVËS TË VITIT 1389

 

Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Janar 2007, Prishtinë

______________________________________

Ndodhja në rrjedhë të poshtme të lumit Llap, në verë të vitit 1389, është moment historik pa asnjë ndikim për ndryshime të marrëdhënieve ekzistuese në vendet e përfshira në ngjarje. Kjo ndodhje në historiografi depërtoi ngadalë dhe u ngulitë me atributin Beteja e Kosovës dhe Beteja e Parë e Kosovës e vitit 1389, duke i përshkruar përmasa fantastike.

Lënda burimore udhëpërshkruese, folkloristike, anuare dhe kronikale, që i bënë jehonë kësaj ndodhje është e vëllimshme, por shumë kundërthënëse njëra me tjetrën deri në absurd. Vërtet, këto të mira kulturore letraro-kronikale të proveniencës sllave, turke, persiane, greke, latine, shqiptare, hungareze, frënge e të tjera, janë ngritur më vonë, për qëllime politike të palëve, me interes për afirmimin e hapave të rinj pushtues perandorak osman dhe Islamit drejt Perëndimit dhe Lindjes së krishterë, në një anë, dhe për afirmimin e kërkesës për krijimin dhe forcimin e bedemit antiosman të gjithëkrishterë, në anën tjetër. Motivet fetare të krishtera antiislame në burimet evropiane do të forcohen veçanërisht pas shekullit XVI, pikërisht si produkt i lëvizjeve të reja kulturore e politike nën çatinë e Humanizmit, të Renesancës, të Reformacionit dhe të Kundëreformacionit. Përfundimisht deri në këtë kohë ndodhi kalimi masiv në Islam i shqiptarëve ortodoksë shënsavianë e shënklimentianë në ish-provincat romako-bizantine të Dardanisë dhe të Maqedonisë, që pati për pasojë edhe depërtimin e motiveve fetare islame në kujtesën historike shqiptare për Ndodhjen e Kosovës të vitit 1389.

Në këtë kumtesë nuk kam kohë as vend të pasqyrojë këtë ndodhje në përplotëni, ngase për një analizë kritike të burimeve dhe të literaturës duhet studim i veçantë monografik multidisciplinor. Për këtu e konsideroj të rëndësishme vetëm evidencimin kronologjik të kronikave lindore dhe perëndimore të krijuara në rrjedhë të historisë nga fundi i viteve të 80-ta të shek. XIV deri në fillim të viteve të 70-ta të shek. XVII, me një gjykim të përmbledhur në fund për çështjet e hapura.

Për burim të parë të proveniencës osmane, i pari i njohur deri tashti, ku zuri fillin versioni zyrtar osman për Betejën e Kosovës, është poema “Iskender-name” e poetit Ahmedije të Anatolisë, e përfunduar më 13 mars 1390. Ndërkaq trajtimi kronikal i ngjarjes në Kosovë, më 1389, nisi me veprën “Bāzm u râzm” persisht të Azis ibn Ardäshira Astrābādija, e përfunduar më 1398. Ky krijues  jetoi në oborrin e një emiri të pavarur, ndaj e dha dritën e gjelbër për ekzistimin e komplotit ushtarak në taborin e Sulltan Muratit. Sipas tij Murati I, si dhe biri i tij, Jakubi, u likuiduan me komplot nga i biri, përkatësisht vëllai, Sulltan Bajazitin I. Kjo dritë më vonë do të mjegullohet me versionet zyrtare për vrasjen e Muratit I, shkruar nga kronistë dhe historianë oborrtarë, nisur me veprën “Menakib-name” të Jahshi Fakih-ut, shkruar nga bashkëkohësi i ndodhjes. Fakih ishte i biri i Iljasit, imam i Bajazidit I dhe vdiq para vitit 1413.

 

         

Sulltan Murati I (1359 - 1389) / Sulltan Bajaziti I (1389-1402)

_______________________________________________

Vepra e Fakihut u bë bazë e fortë për pretendimet e tjera historiografike osmane për ndodhjen në Kosovë, më 1389. Pasoi historia e Mulla Shukrullah-ut: “Behxhet-ut Tevarih”, e përfunduar më 2 nëntor 1459. Versionin zyrtar osman e shpini edhe më tutje kronisti i quajtur Enver, në veprën “Düstür-name” të viti 1464. Tri vjet më pas u përfundua vepra historiografike madhore: “Tevarih-i al-i osman” e Uruxh-it, e shkruar deri në vitin 1467, i cili u mbështet kryesisht në veprën e Fakihut, të cilën e përfilli edhe historiani zulmëmadh, Ahmed Ashik-pasha Zade, në veprën e njohur me emrin “Menakib“ ose “Tevarih-i al-i Osman”, të shkruar deri në vitin 1484. Pasha Zade jetoi dhe veproi në Shkup në vitet 30-50 të shek. XV, ndaj veprën e pasuroi edhe me të dhëna nga kujtesa historike në Kosovë. Mirëpo, me ndikim të madh në historiografinë botërore do të bëhet “Kitâb-i Cihan-nümâ” i Mehmet Neshriut, e shkruar midis viteve 1484-1493, e fryrë me të dhëna fantastike.

Kujtesa historike ballkanike për ngjarjen në Kosovë, më 1389, gjeti afirmim në “Kronikën turke të Janiçarit” të Mihail Konstantin - Ostrovicës, e shkruar në vitet 1491/92, për nevojat e mbretit të Hungarisë. Pas kësaj kronike vije historia e rëndësishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din - Bitlis, e përfunduar në vitin 1505, ndërkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevàrih-i âl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510.

Midis viteve 1490-1512, një krijues anonim nga Edrenea e përshtati historinë e Uruxhit, “Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive të reja dhe vende-vende e stilizoi. Tani vijnë veprat historiografike osmane: “Târih-i Niŝancî” e Ramazan zade Mehmet Çelebi - Nishanxhiut, e shkruar para vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevârih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisë, e shkruar më 1575. E këtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferîdûn-it: “Mejmūah-i nunshâāt-i Salâtîn”, në të cilën janë botuar letrat e sulltanëve, përfshirë edhe “Fermanin e Bajazitit I” - dërguar kadiut të Bursës nga Kosova për varrosjen e kufomës së Muratit I. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua për islamin, si plotësim i dëshirës së tij, në mesin e muajit Shaban të madhërueshëm 791 të hixhrit, përkatësisht më 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, deri më 23 gusht. Del se tragjikomendia në “vendin Kosovë” ndodhi më 8 ose 9 gusht 1389, datë të cilën nuk e gjejmë në kronikat osmane të hershme, as të përfillur nga historiografia turke, e cila për datë të Betejës së Parë të Kosovës e mbanë 20 qershorin 1389.

Përafërsisht të mesit të viteve të 70-ta të shek. XVI është edhe vepra: “Badā’i ‘ul-waqā’i” e autorit Hoxha Husejn dhe “Nuhbet-üt-tevarih ve ‘L-abar” e Mehmed bin Mehmed. Të dhëna me interes për ngjarjen e Kosovës të vitit 1389 la edhe Mustafa Ahmedi - Aliu, i cili shërbeu në Bosnjë, më 1577,  kurse kronikën e rëndësishme:  “Künh-ül-ahbâr” e shkroi midis viteve 1591-1599.

Një vepër historiografike voluminoze midis kronikës dhe historisë me pretendime të mëdha, është historia “Tāhih-i Sollakzâde”, e shkruar para vitit 1657, e Mehmet Handamit - Solakzade. Ndërkaq, të dhëna me interes nga kujtesa historike shqiptare dhe ballkanike për Ndodhjen në Kosovë, më 1389, përjetësoi në kujtesën turke dhe në historiografinë osmane udhëpërshkruesi i famshëm Evlie Çelebi, në veprën madhore “Sijaset-name”. Ai tokat shqiptare, Kosovën dhe vendin e ndodhjes i vizitoi në vitin 1660/62. Për traditën vendëse shqiptare të Kosovës me interes për ngjarjen e Kosovës së vitit 1389 ka lënë edhe dervishi i Selanikut AhmetDedeLutfullah-Mynexhimbashi,në veprën: “Müneccimbaºi Sahâif-ul-ahbar”, të shkruar pas vitit 1672. Këtu, të themi kushtimisht, përfundon faza e historiografisë letraro-kronikale zyrtare osmane.

Në  rrjedhë të kohës, përkrah kronikave osmane, lindën anuarët dhe kronikat e proveniencës ballkanike dhe evropiane për Ndodhjen në Kosovë, më 1389. Mirëpo, derisa para kronikave osmane nuk njohim asnjë dokument arkivor të proveniencës lindore, vjetarëve dhe kronikave evropiane për këtë ngjarje u kanë paraprirë informatat me shkrim të individëve si përpjekje për të informuar opinionin për ndodhjen.

Beteja e Kosovës 1389

________________________

Informatën e parë për Ndodhjen në Kosovë e la gjakoni Ignjatie, më 27 qershor 1389, përcjellës nëpër Lindje i  mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se në popull po flitet për vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasësin, as ditën e vrasjes. Më 1 gusht 1389, Mbreti i Bosnjës, Tvrtko I, e informoi komunën e Trogirit dhe të Firencës se ushtria e tij e ka thye ushtrinë osmane të Mratit I. Nga përgjigjja e Firencës, më 20 tetor 1389, në Letrën e Mbretit Tvrtko I, shihet se firentinasit kishin siguruar edhe informata nga burime të tjera për Betejën e Kosovës. Ata Tvrtkos i uronin fitoren dhe i gëzoheshin vrasjes së Muratit I nga ana e 12 bujarëve të besatuar, nga të cilët -njëri prej tyre me shpatë e therri”.

Këtu e vlen të thellohemi pak më shumë në të dhënat e proveniencës serbe. Të theksojmë fillimisht se Kultin e Lazarit dhe Mitin serb të Kosovës e krijoi qeveria dhe kisha ruse deri në fund të shek. XVI. Kisha serbe në Perandorinë Osmane për Ndodhjen në Kosovë u mur vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Prifti Pahomije,me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, lokalitet afër Ravanicës, në Shumadi, shkroi: “...Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”. Dhe, vetëm rreth dhjetë vjet pas ngjarjes, aty nga fundi i shekullit XIV, kemi edhe një shënim tjetër të kishës serbe ku thuhej: “Sa gjëmë u bë në vend kur u vra knezi dhe mbreti i madh turk”, pa ua zë ngoje emrat. Tani kjo kishë Tragjedinë Lazar-Murat më nuk e zuri n’goje për rreth 100 vjet, deri nga fundi i shekullit XV. Në një shënim të kësaj kohe zihej n’goje vrasja e Muratit I dhe e Lazarit dhe humbja e ushtrisë së krishterë “për shkak të ikjes të ca njerëzve serbë”. Emrin e vrasësit të Muratit nuk e përmendi asnjëri nga burimet kishtare serbe të shek. XIV - XV. Emrin e vrasësit të Muratit I nuk e përmendi as Konstantin FilozofiBiografinë  e Stefan Lazarit , më 1431, dhe as autori i anuarit Cetinski letopis (1516-1572). Në njërin dhe në tjetrin shkrim, vrasësi i Muratit I quhej vetëm me atributin: “...njëfarë burri fisnik”, ndonëse kronikat osmane dhe evropiane deri në këtë kohë, për vrasës e konsideronin Milosh Nikollë Kopiliqin - krahinar vendës kosovar, vasal dhe i njohur mirë nga afër i Muratit I. Edhe Gjergj II Brankoviq në veprën “Cronica Serbica” (fundi i shek. XVII), botim i vitit 1704, i iku rolit të Milosh Nikollë KopiliqitTragjedinë e Kosovës të vitit 1389 dhe nuk dha shenja për ekzistimin e Kultit serb të Lazarit dhe të Mitit serb të Kosovës.

Tashti të përmendim radhazi burimet e tjera evropiane për Betejën e Kosovës 1389. Diçka para tetorit të vitit 1389 francezi Filip Mezière, ushtarak dhe administrator në Qipro,  e informonte Francën se ngjarja ku u vra Murati I me të birin - “së bashku me disa udhëheqës eminent turq” ndodhi “në pjesët e Shqipërisë”. Me interes është edhe Letra e Dimitrije Kidonit drejtuar në burg mbretit Mihaili II Paleolog, në ditët e para pas “ndeshjes” së koalicionit të krishterë kundër ushtrisë osmane. Tani, më së pesë vjet më nuk u fol për Ndodhjen në Kosovë, deri në Kronikën e murgut të Saint Denisit, më 1395, e cila nuk e zuri n’goje emrin e vrasësit të Muratit I. Filip Mezière Ndodhjes në Kosovë iu kthye edhe njëherë, më 1396/7. Tashti informonte se janë vrarë 20 mijë trupa të Sulltanit dhe po aq të Lazarit.  Pason kronika e një Anonimi grek, e botuar nga Zoras dhe Anonimi i Raguzës, më 1402, i cili ndiqte kujtesën boshnjake. Ky do të konstatojë se në Kosovë, në mesin e qershorit 1389, pranë Lazarit , të cilin e quante “mbret i Bosnjës”, ishin “boshnjakët”, Vuk Brankoviqi dhe Vojvoda Vllatko Vukoviq (i Kroacisë). Nuk e përmendi fare emrin e atij që Muratit I i “dha plagë në zemër”. Kronisti anonim i Fiorentinës (Kronika e Friulit), në dhjetëvjetëshit e dytë të shekullit XV, foli për ngjarjet nga vrasja e Karlo Duirrsakut, më 1385, deri në vitin 1409. Sipas tij,  Murati pati më se 70 mijë viktima, kurse të krishterët më se 30 mijë.

Me ndikim në historiografinë evropiane do të bëhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum...”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar më 1556. Ky e dinte se vrasës në variantet: Milo, Miloen dhe Michale.  Ndërkaq, sipas informatave që kishte Mbreti hungarez, Albrehti, më 1438 - Murati e Lazari u vranë në dyluftim. Për ndodhjen në Kosovë, më 1389, shkroi edhe Armtari Jerga i Nirnbergut, i cili shërbeu në oborrin e Stefan Vukçiq - Kosaqit para vitit 1466. Mirëpo, ndikim të madh në historiografinë evropiane do të bëjë Kronika e Johan Mihail Dukës, e botuar italisht në fillim të shek. XVI. Atë kryekreje e përfilli Marin Barleti si dhe një grup kallogjerësh në Letrën për Papën, më 1598, si edhe relatorët: Marin Bici (1610), dhe Pjetër Mazreku (1623/24). Këta relatorë e afirmuan edhe kujtesën historike shqiptare të Kosovës për vrasjen e Muratit dhe të Milosh Kopiliqit. Nga fillimi i shek. XVI për Ndodhjen në Kosovë, më 1389, la të dhëna edhe prifti ulqinak Martin Segoni në itinerarin: “De itineribus in Turciam Libellus” dedikuar nevojave të mbretin hungarez, më 1502, e cila më vonë i atribuohet udhëpërshkruesit Filice Petantio-s, më 1522.

Mitizimi i Car Llazarit serbë

________________________________

Me rëndësi të posaçme dhe saktësi të madhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në koalicionin e të krishterëve antiosmanë ofron kronika “Historia e generalogia della casa Musachia” e Gjon Muzakës, e shkruar në vitin 1510. Këtë e ndjek raguzani Ludovik Cerva Tubero në “Comentario de rebus quae temporibus eius...gestae funt”, e shkruar para vitit 1515, kurse e botuar më 1590 me titull: “...De Turcorum origjine...”. Ngjarjes së vitit 1389 në Kosovë iu kushtua edhe Benedikt Kuripeshiq në “Itinerarium der  Botschaftstreise...”, më 1530, kurse më 1550 u botua në gjuhën gjermane kronika osmane e quajtur: “Girabi Tevarichi”. Ngjarjes në Kosovë, më 1389, do t’i përkushtohet edhe Francesco Sansouino në “Gl’ Annali overo le vite de’principi et singnori della casa Othomana”, botuar më 1571 si dhe udhëpërshkruesi Jean Palerne Forensien, i cili vizitoi viset e Dardanisë në vitet 90 të shek. XVI dhe regjistroi kujtesën historike shqiptare të ndritur për Skënderbeun dhe për Milo Komnenin (Milosh Nikollë Kopiliqin).

Nga fillimi i shkullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist evropian për ndodhjen në Kosovë të vitit 1389. Me ndikim të madh në literaturën historiografike evropiane do të bëhen veprat: “Il regno de gli Slavi...”, e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Rausa” e  Petro Lukarit, e  botuar më 1604. Këto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles në veprën: “Generall Historie of the Turkes...”e botuar më 1610 dhe 1710,  i ndjekur nga Joanne Cuspiniano: “De Turcorum origjine...” të botuar më 1673. Nga këtu mund të flasim për fillin e dijes shkencore për Betejën e KosovësPerëndim dhe në Lindje mbi bazën e të dhënave të kronikave osmane e evropiane për Ndodhjen në Kosovë më 1389, me pasoja të konsiderueshme për historiografinë dhe për historinë e popujve ballkanikë, veçanërisht në dëm të qenies shqiptare në Djepin e shqiptarizmës, në Kosovë.

Të përmbledhim shkurtimisht: Për shkencën e historisë nuk është i njohur asnjë dokument nga dita e ngjarjes dhe me burime nuk mund të saktësohet dita kur ndodhi ajo. Vidovdani serb i datës 15 përkatësisht i 28 qershorit 1389, është shpikje e kishës dhe e politikës serbe nga fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XIX, njësoj si edhe Kulti i Lararit dhe Miti i Kosovës. Realisht, sipas gjykimit kritik të informatave dhe të kronikave osmane dhe evropiane, mund të thuhet se ka ekzistuar përpjekja e fshehtë e Princ Lazarit për një aleancë të të krishterëve ballkanikë e evropianë kundër pushtuesit osman, kurse Murati I erdhi në Kosovë, një vend vasal midis Bosnjës dhe Serbisë vasale, me qellim të kontrollonte dhe të forconte lojalitetin e vasalëve në Shqipëri, në Serbi dhe në Bosnjë.

Analiza kritike e fakteve tregon se Ndodhja është komplot në kreun komandues të koalicionit të të krishterëve ballkanikë në nismë, në një anë dhe në kreun komandues të ushtrisë aziatike-ballkanike perandorake osmane, në anën tjetër. Sipas gjithë gjasash, tragjedia në dy pamjet e saj origjinale, në dy taborët ushtarake, është zhvilluar në intervalin kohor prej rreth dy orësh dhe në fshehtësi të madhe nga trupat ushtarake dhe kreu i ulët komandues. Kjo Ndodhje nuk shkaktoi asnjë çrregullim në marrëdhëniet shoqërore të kohës në relacionin okupator osman - vasalë ballkanikë. Në terren nuk mbetën gjurmë të luftës - varre as gjësende nga “Beteja...”, e cila në burimet e përmendura tregohet se kishte armatim këmbësorie, kalorësiake dhe artilerike të përmasa fantastike: mbi 100 000 të rënë, e po gati aq të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve “nuk u përballuan plagëve”. Kufoma e Muratit dhe kufoma e Lazarit, të padëmtuara,  u varrosën me nderime të larta fetare e pushtetore, i pari pranë xhamisë në Bursë, kurse i dyti pranë kishës ortodokse në Prishtinë. Pak muaj më vonë kufoma e Lazarit do të zhvarroset dhe rivarroset me nderime kishtare e pushtetore në kishën e përshpirtshme të tij, në Zhiçë të Shumadisë, Bajazidi I do të bëhet dhëndër i Lazarit dhe Stefan Lazareviqi do t’i bashkohet  me ushtri Bajazidit në pushtimet e reja. 

Sekuencat më reale të kësaj tragjedie janë ndër motivet më të hershme të kujtesës dhe të epikës historike të popullit shqiptar të Kosovës të periudhës së krishterë ortodokse shënsaviane. Në epiqendër të saj është fati tragjik i Sulltan Muratit I dhe i krahinarit vendës drenicar, Milosh Nikollë Kopiliqit, zotërues vasal i Kosovës i njohur nga afër me Sulltan Muratin. Me këto shëmbëllejnë fuqishëm motivet e hershme të kujtesës epike boshnjake, kroate e serbe, e cila sa ka ardhur dhe është pasuruar me aktorë të imagjinuar dhe me motive fetare, mitike, legjendare e politike, të gjitha këto me proveniencë nga versionet zyrtare të Oborrit perandorak Osman dhe të kishës ortodokse dhe të oborrit qeveritar serb në shekujt XV- XIX.

Dhe, një fakt duhet të vihet në spikamë: Të gjitha personalitetet historike nga tabori i krishterë, të cilët janë flijuar në Komplotin Bajazi I - Vuk Brankoviq, për pushtet e mirëqenie vasale osmano-serbe, janë personalitete shqiptare ose të përkatësisë vllahe, amallgam ky iliro-roman, siç ishte edhe kosovari përlepnicas anamoravas - Lazar Pribezi, dhëndër i fisniku serb nga Krushevci i Shumadisë. Të gjithëve, përpos Lazarit, vrasësi ua humbi edhe varret, përfshirë edhe varrin e princit Theodor Muzaka II.

Së këndejmi, ndonëse për të ashtuquajturën Beteja e Kosovës 1389 janë botuar shumë shkrime, studime dhe monografi historiografike e folkloristike në gjuhë të ndryshme, si ngjarje historike në fushën e dijes ka ngelë e errët dhe e pambyllur. Ndër çështjet më parësore të cilat janë të hapura për hulumtim dhe për ndriçim shkencor kritik me interes për historinë dhe për historiografinë, janë njohja e prapaskenave politike të tragjedisë, karakteri i asaj që është emetuar në historiografi si Beteja e Kosovës, përmasat reale të ngjarjes, roli i Sulltan Bajazitit, i Vuk Brankoviqit dhe i Milosh Nikollë Kopiliqit në zhvillimin dhe epilogun e ndodhjes - në flijimin e Muratit I me pakë besnikë osmanë dhe të Lazar Pribezit e të Theodor Muzakës II me besnikë të pakët.

Prishtinë, 16 gusht 2006

Shënim: Kjo kumtesë u lexua në Simpoziumin Ndërkombëtar: “Gjashtë shekuj të Islamit ndër shqiptarë”,

Prishtinë 16-17 shtator 2006

Kthehu ne fillim

__________________________

KUMBAR I EMRIT SKËNDERAJ ËSHTË  MEHMET GRADICA

Anëshkrim në artikullin e autorit Bashkim Shala: “Kush dhe si e pagëzoi Skenderajn”, botuar në “Koha Ditore” , 30,31.12.2006 - 1 e 2 janar 2007, fq. XVIII-XIX.

Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Prishtinë, 11 janar 2007

________________________________

Autori B. Shala shkrimin e fillon: “Kadri Sinamati, nga  Bicaj i Lumës, në rrethin e Kukësit, është personi që ka pagëzuar me emrin Skenderaj qytezën në zemër të Drenicës...” Kjo, e thënë kështu, nuk qëndron, për faktin se Kumbar i emrit Skënderaj nuk është Sinamati, “në fillim të vitit 1942”, por është togeri i xhandarmërisë Mehmet Gradica, para formimit të N/Prefekturës së Drenicës dhe ardhjes së SinamatitSkënderaj. Autoriështë mbështetur në një burim të kohës (të themi kontratë martesore, faksimili i të cilit, në gazetë, nuk lexohet); në një deklaratë, të themi me konceptin e kohës, “Sqarim për biografinë” më 10 nëntor 1976 -  për “Komitetin e Partisë së Punës”, me gjasë sqarim për martesën e tij me një koloniste malazeze. Në këtë burim, midis të tjerash ka shkruar se emri Serbicë “me propozimin tim këmbëngulës është ndryshuar në Skenderaj”. Saktësinë e këtij “fakti” do ta materializojë, me deklaratë, bashkëkohësi i Sinamatit,  Ismail Muçmata, më 8 nëntor 2003. Këtë “fakt”” do ta mbështet me të dhënat nga  “ditari” i Rexhep Gjanës (për kohën e qëndrimit të tyre në Skënderaj), ku thuhet se “Nënprefektura e Drenicës me propozimin e Kadri Sinamatit mori vendimin që emri Serbicë të zëvendësohej me emrin Skënderbeg, por që do të thirrej Skenderaj...” Saktësia e këtij konstatimi është në vartësi me kohën dhe vendin se kur dhe për cilin qëllim është shkruar ky “ditar”?!?

Skënderaj

Para se të sqarojmë mënyrën e paraqitjes dhe të zyrtarizmit të emërvendit Skenderaj të Drenicës, të ndalemi në disa inkonsekuenca në shkrimin e B. Shalës: Rexhep Mitrovica, në këtë kohë, nuk ka pasur pushtet në Mbretninë Shqiptare. E konsideroj lapsus calemis konstatimin se Sinamati ishte sekretar i N/Prefekturës së Drenicës më 1940, kurse regjioni i  N/Prefekturës së Drenicës, aso kohe, nuk i ka pasur 65.000 banorë. Sinamati ishte Sekretar i Dytë, dhe jo sekretar, kurseN/Prefekti quhej Ahmet dhe jo Hamit Salihu. Ai ishte nënprefekti i dytë në Skënderaj, kurse i pari pro-komunist. Autori B. Shala nuk e ka saktësuar datën, as muajin e ardhjes së Sinamatit në Drenicë. Dihet saktësisht së 10 mësues e nëpunës nga Shqipëria londineze erdhën në Skënderaj e rrethinë në pjesën e dytë të vitit 1941. Të thuash të gjithë antifashistë-kominternistë. Nga shkrimi i B. Shalës del se Sinamati nuk ka saktësuar se kur e ka dhënë propozimin, as kur është zyrtarizuar emri Skënderaj. Sipas B. Shalës, i mbështetur edhe në deklaratën e Muçmatës, iniciativa u mor në fillim të vitit 1942, kurse emërvendi Skënderaj është zyrtarizuar “rreth 8 muaj pas propozimit...në vigjilje të festës së flamurit, në nëntor të vitit 1942”. Sipas gjithë gjasash, Sinamati në Skënderaj erdhi nga 22 shtatori 1941, kur N/Prefektura e Drenicës u lidh me Prefekturën e Pejës.  Sipas Rexhep Gjanës, propozimi kaloi nëpër këto distanca administrative: Nënprefektura e Drenicës - Prefektura e Pejës-  Komesariati i Prizrenit - Qeveria e Tiranës, dhe “pas një muaji erdhi vendimi (...) çarkorja”. Marrë parasysh kohën dhe rrethanat e ndera jetësore familjare në të cilat Sinamati e shkroi Deklaratën e 10 nëntorit 1976, mund të besohet se Ai, dhe shokët, e rritën rolin e tij rreth “pagëzimit” të  emërvendit nga SrbicaSkënderaj.

Mehmet Gradica

Në fillim kam konstatuar se “Kumbar i emrit Skënderaj nuk është Sinamati”, por është  Mehmet Gradica, të themi pikërisht midis datës 10 dhe 21 prillit 1941. Midis këtyre datave ndodhën ngjarje të rëndësishme në Drenicë e rrethinë, në zhvillimin e të cilave do të shquhet ish-xhandari, Mehmet Gradica. Me 10 prill 1941, Mehmet Gradica u shqua në përballimin e sulmit ushtarako-çetnik serb në Artakoll, shkëputi dhe demoloi dy vagonë të trenit të mbushur me ushtarë e çetnikë serbë. Më 11 prill lozi rol të rëndësishëm në shpartallimin e njësive të xhandarmërisë  dhe të çetnikëve serbë nga radhët e kolonistëve në Drenicën Veriore dhe përgatiti terrenin për marrjen me luftë flakëpërflakë të Stacionit të Xhandarmërisë në Prellofc (në Bjeshkën e Qyqavicës), më 15 prill 1941, ku ishte fortifikua pjesa më e vendosur për rezistencë e xhandarmerisë dhe e çetnikëve të cilët shërbyen në Drenicën Veriore gjatë Mbretërisë Jugosllave. Dhe, në ditën e pazarit të parë pa pushtuesin serb në ish- Srbica, në pikë të ditës së hënë, arriti kaluar në pazarin e Sërbicës, vigani Mehmet Gradica. Masa e pazarxhinjëve i duartrokiti si një shpëtimtari. Ai gjeti një pozitë më të lartë dhe pa i zbritur kalit, i ftoi pazarxhinjët, t’i afroheshin. Kur mbretëroi heshtja e pritjes për ndonjë informatë apo urdhër, pyeti me sa zë pati: “Si i thonë këtij  vendi...?” Nga masa, do të dëgjohet përgjigjja: “Sërbicë...!Mehmet Gradica e hoq revolverin, “Nagant 9-tshe”, e ngriti dorën lartë, ia hoqi pengesën dhe i thërriti masës: “Ngoni mirë! Prej sodit ky vend e ka emnin Skënderaj...!” Dhe, nëntë plumba, rreptë si ai i vetmi, i drejtoi kah qielli, kurse masa i thërriti fuqishëm: “Rrnoftë Skënder Begi...! Rrnoftë Mehmet Gradica...!” Në këtë ndodhje kanë qenë të pranishëm rreth 20 veta nga rrethi im i miqësisë dhe i gjakut, personalitete të rëndësishme të kohës.

Më 21 prill 1942, në Mitrovicë, dy komandantë të Divizionit 60 të këmbësorisë hitleriane (Fridrich G. Eberhart dhe Viktor Bart) mbajtën një Mbledhje me përfaqësuesit e Mitrovicës, Vushtrrisë, Prishtinës, Llapit,  Drenicës, Pejës, Sjenicës, e të Tregut të Ri. Në këtë mbledhje, ku ishte edhe Mehmet Gradica,  duhej të manifestohej vullneti i këtyre viseve për të qenë pjesë e Zonës së Interesit Gjerman, nën Serbinë e Nediqit. Ndodhi përgjigja e vendosur e përfaqësuesve të viseve të cekura: “Duam Bashkimin e tokave tona me Shqipninë e Vjetër (të vitit 1912- M.P.)...!”.

Pas kësaj ngjarje, rreth 25/26 prillit 1941 erdhi në Skënderaj veprimtari i shquar, Asllan Isa Boletini dhe kërkoi vendosjen e  administratës shqiptare komunale dhe të N/Prefekturës së Drenicës (Veriore),të lidhur me Mitrovicën. Për N/Prefekt është emëruar Hetem Arif Prekazi (e pushkatuan partizanët jugosllavë në fillim të vitit 1945), kurse Sekterar - Riza Gashi (vdiq më 1989), të dytë nga Mitrovica. Myfti i N/Prefekturës së Drenicës do të emërohet imami i Xhamisë së Llaushës, Mulla Rexhep Arif Hoti dhe nënmyfti Mulla Abdullah Arifi - Hoti, të dytë nga Palaci. Të dhëna të shumta të proveniencës komuniste jugosllave thonë se heqja e emërvendit Srbica dhe zyrtarizmi i emrit  Skënderaj u bë me Dekretin e Komesariatit të Lartë Civil të 22 shtatorit 1941, kur ndodhi definimi i njësive administrative në “Tokat e Lirueme”- ndarja e Zonës së Interersit midis Romës, Berlinit dhe Sofjes në tokat shqiptare. Në anën tjetër, kujtesa historike shumë e gjallë në popull fletë bindshëm se populli e kishte marrë me zjarr patriotik emërtimin Skënderaj qënga dita kur atë e shpalli, në pazar, kapteri i xhandarmërisë shqiptare vendore, Mehmet Gradica, rrethkomandanti i ardhshëm, shumë energjik, i policisë për N/Prefekturën e Drenicës.

Në përkujtim të Mehmet Gradicës

Në anën tjetër, dihet se komunistët dhe ithtarët e lëvizjes antifashiste sa kanë mundur i kanë bishtëruar përdorimit në administratë të emërtimit Skënderaj. Heqja e emrit Srbica, nga komunistët konsideroj dhunë fashiste. Kjo ishte linjë politike e rezistencës së PKJ-së kundër ngjalljes së frymës nacionale shqiptare për shkëputjen e vargonjve të robërisë serbe-sllave në tokat shqiptare etnike.  Në celulën komuniste - antifashiste në Skënderaj, nga fundi i vitit 1941, në krye me komunistin e vjetër, Mexhid Shala nga viset e Kumanovës, gravitonin me aktivitet të dendur pjesa absolute e nëpunësve dhe e mësuesve të ardhur në Drenicë  dhe rrethinë nga viset e Shqipërisë londineze dhe nga viset e tjera shqiptare, ish-komunistë dhe antifashistë të linjës kominterniste-titiste, të lidhur me aktivitet politik antifshist me kolonistët. Një numër i tyre edhe do të martohet me femra koloniste. Për këtë shkak, në Skënderaj, të themi gati deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, mbijetoi enklava e kolonëve serbo-malazias.

Këtu e vlen ta nxjerrim edhe këtë fakt: Edhe pjesa më e madhe e krerëve dhe e hoxhallarëve përreth Shaban Pallushës - Mulla Ibrahim Palacit, së paku nga pjesa e parë e vitit 1942, ishin pro-antifashistë të linjës kominterniste. Këso kohe, i afërm me Lëvizjen Komuniste Antifashiste, i afërm me komunistin Ali Shukriut deri në pjesën e dytë të nëntorit 1944, ishte edhe myftiu Mulla Rexhepi, i cili, më 29 mars 1942,  e kurorëzoi Kadri Sinamatin me kolonisten Bosilka. Ishin komunistë edhe dy mësitet shqiptarë: Fetah Kluna (më vonë major i UJ-së, i likuiduar si informbyroist) dhe Seferi ( Xani-M.P.) e të mos flasim për dy kolonistët e pranishëm në ceremoninë e lidhjes martesore: I. Kotlaniq e N. Boriq, të cilët, qoftë si komunistë ose si çetnikë, nuk mund të duronin emërtimin Skënderaj në vend të atij Srbica, qendër administrative e formuar nga mesi i viteve të ’20-ta, të shek. XX. Së këndejmi, përmendja e emërtimit Srbica në aktin e lidhjes martesore edhe mund të vihet në lidhje me “kushtet” për lidhjen e martesës së Kadriut me Bosilken, me çka nusja siguronte ruajtjen dhe respektimin e normave të fesë ortodokse, pra qenien sllave të saj?!? Pas thyerjes së Revoltës së Kosovës nën drejtimin e Shaban Pallushës pushtuesi e ktheu emërtimin Srbica, kurse përdorimi i emrit Skënderaj u bë tabu e dënueshme.  

Këtu, tashti më duhet të konstatojë: Personalisht, nga hapat e parë në shërbim të historiografisë, më 1967,i kam njohur për së afërmi myftiun, nënmuftiun dhe sekretarin e N/Prefekturës, si dhe disa kryetarë komunash, shumë hoxhallarë me autoritet, dhjetëra luftëtarë e komandantë të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, dhjetëra komunistë dhe antifashistë, të cilët kanë vepruar në Skënderaj e gjetkë në komunat e N/Prefekturës së Drenicës në vitet 1941-1944. Nga akëcili prej tyre kam shënuar lëndë memoriale edhe për shpalljen e emrit Skënderaj, në pazar, nga Mehmet Gradica, para se të vendosej pushteti i Mbretnisë Shqyptare në Drenicë. Në shumë, biseda, ligjërata dhe shkrime të mia, veçanërisht në ato që kishin për objekt kërkesën për shqiptarizimin e emërvendeve në Kosovë duke filluar nga fundi i viteve të 60-ta të shek. XX, kam theksuar, jo pa rrezik për rahatinë time, se Mehmet Gradica ishte pagëzuesi i Sërbicës me emrin Skënderaj. Këtë fakt e kam theksuar në shumë takime të Këshillit Qendror për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës 1999-2004, si dhe në konferencat me përfaqësuesit e mjeteve të informimit. Këtë fakt e theksoja për këto qëllime: për të amortizuar kërkesat e faktorit të jashtëm për mosprekjen në nomenklaturën e emërvendeve që i ka gjetur KFOR dhe UNMIK në Kosovë, më 10 qershor 1999, që u bë platformë politike lëdëkëiste në pushtet, dhe të tregoja me shembull se kthimi i emërvendeve shqip është fitore që u sigurua me Luftën Çlirimtare të UÇK-së.

Drita e së sotmes ndriçon edhe të kaluarën. Pengesat në legalizimin e emërvendeve të standardizuara të Kosovës me dhunë administrative ndërkombëtare të UNMIK-ut, hedh dritë edhe mbi rrugën me plotë pengesa të legalizimit të emrit Skënderaj, thënë simbolikisht, të vendosur me gjuhën e pushkës së Mehmet Gradicës. Nga shkrimi i Bashkim Shalës: “Kush dhe si e pagëzoi Skenderajn” në personin Kadri Sinamati, sekretar i dytë iN/Prefekturës së Drenicës, shoh forcën nga radha e administratës që e shpini përpara procesin e legalizimit të emërvendit Skënderaj, gjithsesi pa vullnetin e pushtuesit fashist italian, i cili, kur ishte interesi i Çështjës shqiptare bashkëpunonte me malazezët dhe serbët, qofshin çetnikë ose komunistë. Shembull: Tragjedia e Bihorit 1943. Vërtet, iniciativën për legalizimin, e jo për pagëzimin, e emërvendit Skënderaj (i cili përdorej në popull fuqimisht, në shenjë të përbuzjes së emrit Srbica të pushtuesit të urryer), Kadri Sinamati mund ta kishte marrë para se të bëhej dhëndër malaziasi dhe para se të bashkohej me veprimet antifashiste-kominterniste të Ibrahim Banush Sadllarit, të pushkatuar nga OZN-a më 1945.

Në fund kam respektin të konstatojë: Shkrimi i Bashkim Shalësështë i vyer dhe do të mbetët si kërkesë publike për hulumtime drejt zbardhjes të procedurës së legalizimit të emërvendit Skënderaj, për rikthimin në jetë, në administratë, të të cilit, krahas puritanëve Halil Kajtazi dhe Nebil Duraku,  kam punuar fuqimisht në mënyrë disidente e guerile, deri me legalizimin e tij, të Ferizajt dhe të Hanit të Elezit në vitet e70-ta.

 

 

 


_________________________________________________________________________________________

 

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE DËSHMORËT

JANË KRENARIA E POPULLIT SHQIPTAR

  Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe është determinantja kryesore e të gjitha ndryshimeve pozitive të bëra në Kosovë. Ajo i ndryshojë rrjedhat e historisë, të zhvilluara qysh nga ripushtimi i Kosovës - në nëntor 1912 nga pushtuesit serbë. Dhe, prandaj nuk thuhet kot se UÇK-ja dhe dëshmorët e saj të rënë në altarin e lirisë, janë dhe do të mbeten përjetësisht krenaria e popullit shqiptar.

___________________________

 

Varrezat e dëshmorëve në Prekazin legjendar

Fëmijët e familjes Jashari, që ranë në altarin e lirisë nga soldateska barbare serbe

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

  

 

Dëshmorët e Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës)

____________________________________________________________________________

R  R  I  T  A     E     U  Ç  K - së ...

             

Topi i UÇK-së

 

 

 

 

 

 

  

 

  

 

 

 

  

 

 

 

 n

 

 

       

 

 

----------------------------------------------------------------------

 Hallkat e zinxhirit komandues të strukturave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) 

 

CILAT ISHIN HALLKAT E ZINXHIRIT KOMANDUES TË STRUKTURAVE MILITARE DHE

PARAMILITARE SERBE (LEXO: TË VARRMIHËSVE TË KOSOVËS)

GJATË LUFTËS NË KOSOVË ?!

***

  KUSH E PROJEKTOI PLANIN E OPERACIONIT “PATKOI” DHE SA FORCA MILITARE DHE

PARAMILITARE SERBE MORËN PJESË NË REALIZIMIN E KËTIJ

OPERACIONIN SHFAROSËS PËR SHQIPTARËT ?!

 

Shkruan: Sheradin BERISHA

Më 22.04.2007

---------------------------------------------

P ë r m b a j t j a:

-Cila ishte struktura ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë?!

- Cila ishte struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it) gjatë luftës në Kosovë?!

- Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” dhe cilat forca militare dhe paramilitare serbe morën pjesë në realizimin e këtij operacioni shfarosës për shqiptarët ?!

- Shpërblimi dhe gradimi i kriminelëve nga kryekrimineli Millosheviç !

- Hetimet e gjykatës së Hagës për krimet e kryera në Kosovë

Fotogaleria e strukturave militarëve dhe paramilitare serbe...!

***

Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), Serbia angazhoi një superstrukurë të gjerë forcash ushtarake-policore…, kundër popullit Shqiptarë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto forca përbënin një kombinim kompleks të strukturave policore speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësive ushtarake speciale të Ushtrisë serbe, njësive të shumta paramilitare si dhe të një spektri forcash të tjera vullnetare që vinin nga vendet  ish-sovjetike si nga: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, pastaj Rumania etj etj Dhe, tërë kjo superstrukturë kriminale  kishte vetëm një kokë komanduese të përbashkët, e ai ishte  kryekrimineli (lexo:kryevarrmihësi i Kosovës) Sllobodan Millosheviq.

Për të argumentuar përfshirjen e kësaj superstrukture në veprimtaritë kriminale dhe si të tilla me përmasa gjenocidale, në vijim po referohem një raporti të organizatës ” Human Rights Watch”.

Në raportin e tetorit 2001, kjo organizatë hulumtuese(faktmbledhëse) për krimet në Kosovë, shkruan:„Ushtria Jugosllave kishte komandën e përgjithshme gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nën varësinë e  saj policinë dhe forcat paraushtarake, megjithëse zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe ushtruan dukshëm një influencë të rëndësishëm gjatë fushatës. Ushtria kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar kështu “spastrimin etnik” (në Kosovë). Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në dëbimin e civilëve dhe shkatërrimin e fshatrave, për të cilën kishin mbështetjen e artilerisë së ushtrisë (serbe-vërejtja ime). Gjatë këtyre operacioneve burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët për t’u marrë në pyetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe egzekutoheshin në vend.”

Sipas këtij raporti Ushtria serbe ishte nën kontrollin e plotë të  Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, i përbërë nga presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe “Jugosllavisë” dhe që kryesohej nga kryetari jugosllavë Millosheviq. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë ishte Gjenerali Dragoljub Ojdaniç. Ojdaniç pas përfundimit të luftës, do të emrohet si Ministër i Mbrojtjes së UJ-së, dhe në këtë post qëndroi deri në tetor të vitit 2000.

Cila ishte struktura ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë?!

Ushtria serbe (në tërësinë e saj) përbëhej prej tri të ashtuquajturave armata, dhe prej tyre armata e tretë ishte bartëse e përgjegjësive për luftën (1998-1999) në Kosovë. Për çudi edhe gjatë ripushtimit të Kosovës (Vilajetit të Kosovës) në tetor të vitit 1912, qeveria serbe në krye me radikalin Nikolla Pashiq dhe mbretin Peter Karagjorgjeviq, angazhoi armatën e tretë serbe në krye më gjeneralin famëkeq Bozhidar Jankoviq (udhëheqës i organizatës çetnike serbe "Narodna Odbrana").

Skema nr.1

------------------------------------------

Ndërsa në vitin 1912-1913 komandant i armatës së tretë serbe ishte gjen.B.Jankoviq, në vitin 1998-1999 komandant i po armatës së tretë  ishte Gjen.Kol. Nebojsha Pavkovic. Ndërkaq komandant i Korpusit të Prishtinës që përbënte superstrukturën ushtarake të armatës së tretë serbe  në Kosovë, ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.

Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin: pesë brigada, një njësi policore ushtarake dhe një regjiment aviacioni.

Cila ishte struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it)

gjatë luftës në Kosovë?!

Gjatë luftës në Kosovë, Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (Ministarstvo Unutrashnjih Poslova, apo siç thirrej shkurt MUP), drejtohej  nga Ministri Vlajko Stojiljkoviç.

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Streten Lukiç; Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga  Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç. Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç...

-Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kishte gjithashtu edhe shërbimin e sigurimit (policinë sekrete), UDB-ën, e cila padyshim ishte syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë.

Skema nr.2

--------------------------------------

Deri në janar të vitit 2001, në krye të sigurimit të shtetit të Serbisë ishte Gjen. Kol.  Radomir Markovic, ndërsa kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) në Kosovë gjatë luftës ishte z. David Gajiç.

Shërbimi sekret i Serbisë UDB-a, për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shqiptarë. Ky shërbim famëkeq në Kosovë dislokoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën »njësi operative speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije) », e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë  kriminale paramilitare, të njohura si “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (emertim ky që u morë sipas Frenki Simatovic, një personalitet kyç në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i këtij grupi).

-Gjatë luftës kjo njësi speciale « JSO-ja » komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”.

Skema nr.3

-----------------------------------------------

Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” dhe cilat forca militare dhe paramilitare

serbe morën pjesë në realizimin e këtij operacioni shfarosës për shqiptarët ?!

Operacionin e koduar »PATKOI » e ka projektuar Shtabi i ushtrisë ugosllave (serbe) dhe më pastaj është miratuar nga kreu politik në krye me Sllobodan Millosheviqin. Ky projekt është bazuar pothuajse plotësisht në platformat antishqiptare të projektuara qysh në vitin 1844 nga Ilia Garashanini « Naçertanija » e deri te Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë » kreatorë i secilës ishte akademiku serbë Dobrica Qosiç.

Operacioni « Patkoi »është planifikuar të zbatohet në tri faza:

-Faza e parë ishte paraparë që të kryhej gjatë muajit janar 1999, e që kishte për qëllim spastimin etnik nga popullsia shqiptare pjesën veriore të Kosovës.

-Faza e dytë ishte planifikuar gjatë muajit shkurt për ta përfshirë pjesën qendrore të Kosovës, përkatësisht Drenicën dhe rajonet përreth, ku përveç vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare, kishte për qëllim edhe shkatërrimin e njësiteve të UÇK-së.

-Faza e tretë gjatë marsit dhe prillit 1999, kishte për qëllim për të realizuar spastrimin etnik  të Kosovës. Për këtë qëllim, hapi dy vendkalime kufitare, atë me Shqipërinë në Qafë të Morinës dhe me Maqedoninë në Bllacë.

 Në operacionin „Patkoi“ përpos korpusit të Prishtinës, morën pjesë edhe forcat e mëdha nga Serbia dhe Mali i Zi, si: Korpusi 21 i Nishit i përbërë nga Brigada e Blinduar 211(Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV, Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV, Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada  e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke, Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke, Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa, Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash. Korpusi 37 i Uzhicës me Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa. Në Kosovë kishte ardhur edhe Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa. si dhe Korpusi 12 i Novi – Sadit që në përbërje kishte: Brigadën e 18 të Novi - Sadit që në përbërje kishte Brigadën e 18 të Novi – Sadit me 1600 trupa dhe 18 topa.(shih gazetën“Zëri”, 25 maj 2005, f.21 – 22 dhe “Koha ditore”, 31 dhjetor 1999, f.11)

Në Kosovë ishte stacionuar edhe Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte: Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV. Këtu ishte edhe Korpusi special i Beogradit me Brigadën e parë të Blinduar, Brigada speciale 72 dhe Brigada 63 e parashutistëve. E para kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV, e dyta  kishte 1189 trupa, ndërsa ajo e parashutistëve 460 trupa. Për të shkuar në Kosovë, ishte angazhuar edhe Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë : Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke. Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.(po aty)

Plani 1 + Plani 2 i Operacionit "PATKOI"

-------------------------------------

Përveç forcave ushtarake të lartëpërmendura, në operacionet në Kosovë, shtyllën më të rëndësishme dhe mbështetëse të regjimit të varrëmihësit Sllobodan Millosheviqit e kishin udhëhequr forcat speciale të policisë, të cilat forca prej fillimit të luftës, kishin kryer operacionet e spastrimit etnik në Kosovë. Komandanti i forcave speciale të policisë në Kosovë(siç kemi theksuar më lartë) ishte gjeneralmajori Sreten Llukiq.

Gjatë këtij operacioni famkeq ishin të angazhuar gjithashtu edhe forca të ndryshme paramilitare serbe, me detyrë që të vrasin, të djegin e të plaçkisin dhe të dëbojnë shqiptarët nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Ndër njësitë paramilitare serbe ishin : "Shkorpionët", “Tigrat e Arkanit”, “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit, “vullnetarët e ardhur nga Republika serbe e Bosnjes dhe shumë vullnetarë dhe mercenarë të ardhur nga ish-vendet sovjetike. Ndërkaq në njësitë paramilitare serbe janë rekrutuar vullnetarisht edhe të gjithë serbët dhe malazezët lokal - vendës (kishte edhe njësi të veçanta kriminale vendëse - lokale), të cilët në bashkëveprim me forcat e tjera militare - policore serbe kanë kryer masakrat më barbare (mizore) në historinë e njerëzimit mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. (Për këtë gjë më gjerësisht mund të mësoni nëse  lexoni më poshtë shkrimin: » VARRMIHËSIT E KOSOVËS, KRIM PA NDËSHKIM »).

Ashtu siç vura në spikamë edhe më lartë, të gjitha njësitë paramilitare qenë nën kontroll të plotë të kreut shetëror serbë. Për këtë fakt flasin shumë argumente. Pas përfundimit të luftës, shumë paramilitarë serbë(por edhe të huaj) kanë dhënë intervista për gazeta të ndryshme, dhe pa hezitim kanë deklaruar, se gjatë luftës në Kosovë, shpeshherë  zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe të policisë serbe iu jepnin lista me emra të shqiptarëve, të cilët duheshin ekzekutuar prej tyre !!!

Shpërblimi dhe gradimi i kriminelëve nga kryekrimineli Millosheviç !

 

  Në prag të përfundimit të luftës në Kosovë, kreu shtetëror serb shenoi qindra ngritje në detyrë dhe shpërblime për personelin e policisë dhe të ushtrisë serbe, duke përfshirë këtu dhe udhëheqësit më të lartë(bashkëpunëtorët më të afërt të Millosheviçit)) si : Dragoljub Ojdanic, Nebojsha Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Obrad Stevanovic, Sreten Lukic, Vlastimir Gjorgjeviç, Zhivko Trajkoviç, si dhe shumë komandantë brigade në Korpusin e Prishtinës etj.
Më 7 qershor 1999, (vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë, ndërmejt NATO-s dhe Serbisë) kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviç, dekoroi e u shprehu mirënjohje e mbështetje 911 pjestarëve të MUP-it për siç thotë “shtypjen e terrorizmit në Kosovë e për mbrojtjen e vendit nga agresioni“ !!!



Midis atyre që u dekoruan, ishin:

1.Tre gjeneralë,

2.Shtatëmbëdhejtë kolonelë,

3.Shtatëmbëdhjetë lejtënantë kolonelë,

4.Njëzetë majorë,

5.Tridhjetë kapitena,

6.Dyzetë e pesë lejtënantë,

7.Tridhjetë e shtatë nënlejtënantë,

8.Pesëdhjetë rreshterë majorë,

9.Gjashtëqind e pesëdhejtë e dy nënoficerë, dhe

10.Dyzet pjestarë të strukturave tjera të MUP-it serb.

-Për manifestimin e trimërisë dhe të guximit në “vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë”, kryekrimineli(lexo kryevarrmihësi i Kosovës) Millosheviç u dha „urdhërin e trimërisë“ pjestarëve të armatës së tretë, si vijon:

1.Gjeneral bigadier Milan D.Djakoviç

2.Kolonel Zoran M.Jabllanoviç,

3.Kolonel Milivoje P.Braniç,

4.Kolonel Miloje Miletiç,

5.Kolonel Dragan Petroviç,

6.Kolonel Radojko Stevanoviç,

7.Kolonel Veroljub Zhivkoviç,

8.Lejtënant kolonel Simo Ivoseviç

9.Lejtënant kolonel Stojan Konjikavac

10.Lejtnënant kolonel Pera Petroviç

11.Major Zoran Bojkoviç

12.Major Urosh Nikoliç

13.Major Radivoje Paravinja

14.Major Ljubisav Stojanoviç

15.Kapiten i urdhërit të parë Ljubisha Vuqetiç

16.Kapiten i urdhërit të parë Zoran Raseta

17.Kapiten i urdhërit të parë Boban Rajkoviç

18.Kapiten Dragan Lukiç

19.Kapiten Jovica Milak

20.Kapiten Perica Nastasijeviç

21.Kapiten Milosh Raleviç

22.Kapiten Cedo Tërpkovski

23.Lejtënant Boban Kuzmanoviç

24.Nënlejtënant Nenad Popoviç

25.Rreshteri veteran Radisha Iliç

26.Rreshteri veteran Zheljko Alar

27.Rreshteri veteran Branko Vukoviç

28.Rreshteri Aleksandër Rakoviç

29. Rreshteri i ri Ivan Niqiforoviç

30.Kaporal Branisllav M.Fungerhut

31. Ushtar Dragan Beloseviç

32.Ushtar Milan Bogdanoviç

33.Ushtar Veroljub Mijatoviç

34.Ushtar Sasha Pejiç

35.Ushtar Milinko Pendiç

36.Ushtar Nikolla Popoviç.

 

-Gjithashtu u dekoruan edhe këta oficerë të UDB-së në Kosovë:

1.Kolonel Dragutin ADAMOVIÇ-Gjakovë

2.Kolonel Dushan B.GAVRANIÇ-Gjilan

3.Kolonel Gradimir R.ZEKAVICA-Prizren

4.Nënkolonel Millan S.GJURIÇIÇ-(Prizren,kreu i departamentit të policisë)

5.Major Milenko M.BOZOVIÇ-Komandant i policisë në Skënderaj.

-Kryekrimineli Millosheviq, me “Urdhërin e lirisë, Urdhërin e heroit Kombëtar, Urdhërin e Flamurit Jugosllavë dhe Urdhërin e Flamurit të Luftës të Shkallës së parë” – i dekoroi këta komandantë të lartë që luftuan në Kosovë:

-Urdhëri i Lirisë iu dha:

1.Gjeneralit Dragolub Ojadaniç

2.Kolonel Gjeneralit Nebojsha Pavkoviç (Komandant i Armatës së Tretë)

-Urdhëri i Heroit Kombëtar iu dha:

1.Kolonel Dragan Zhivanoviç-Komandant i Brigadës 125 të motorizuar;

2.Kolonel Bozhidar Deliç-Komandant i Brigadës 549 të motorizuar;

3.Kolonel Ljubisha Dikoviç- Komandant i Brigadës 37 të motorizuar;

4.Nënkolonel Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 të parashutistëve;

5.Kolonel Zharko Brankoviç-Komandant i Brigadës 124 të ndërhyrjes policore;

-Urdhëri i Flamurit Jugosllavë iu dha:

1.Zoran Angjelkoviçit-“President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovë e Metohi”;

2.Nikolla Shahinoviçit-Zëvendës kryeministër i qeverisë jugosllave;

3.Vllastimir Gjorgjeviçit-kolonel gjeneral i policisë;

4.Obrad Stevanoviçit-major gjeneral i policisë;

5.Sreten Lukiqit-major gjeneral i policisë.

 

- 28 nëntor, 1443 - Rikthimi triumfal i Gjergj Kastriotit në Kruje (Nentori i Pare)
- 28 nëntor 1912 - Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
- 28 nëntor 1944 - Clirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë)
- 28 nentori 1955- Lindja e Adem jasharit (Nentori i Katert)
- 28 nentori 1997- Dalja Publike E Ushtiris Clirimtare te KOSOVEs (UCK)...( Nentori i Pest)
- 28 nentori ****- Bashkimi i Trojeve Shqiptare (pritet te ndodh)... (Nentori i gjasht)

28 NENTORI DITA E SHQIPTAREVE
NJË KOMB
NJË FLAMUR
NJË QENDRIM
NJË SHTET
NJË SHQIPERI E BASHKUAR
LUFTA JONE VAZHDON...
Rroft UCK-ja
Rroft UCK-ja
Proft UCPMB-ja
Rroft SHQIPERIA E BASHKUAR
Lavdi DESHMORVE te KOMBIT


 
Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin SHQIPETRA This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free