Votoni... A jeni per tu bashkuar trojet Shqiptare ne nje Shtet
PO
JO
  
pollcode.com free polls
 



SHPERTHIM I FUQISHEM NE GERDEC TE VORES


Shpërthim i fuqishëm në një depo municioni në Vore
Saturday, 15 March 2008

Të paktën 150 persona janë plagosur nga një varg shpërthimesh në një depo municionesh në fshatin Gërdec të Vorës, në afërsi të Tiranës, shumica e tyre janë civilë. Edhe një orë pasi ngjarjes kanë vazhduar shpërthimet aty, në 4 depo tjera të mbushura me armatime dhe municion të ndryshëm. Fitet për së paku 150 të plagosur dhe për së paku 4 të vdekur. Kryeministri Berisha tha se "situata është shumë serioze dhe alarmante" dhe rreth orës 14:00 është nisur drejt Gërdecit. 

Njoftohet për së paku 4 persona të vdekur.

Top-chanel.tv citon burime nga shtabi i ngritur për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, të cilat konfirmojnë për 4 persona që kanë humbur jetën. Viktimat janë nxjerrë nga forcat e RENA-s.

Ndërkohë burime ende të pakonfirmuara thonë se është bërë i mundur evakuimi i të gjithë personave të cilët punonin në repart. Qeveria ka bërë të ditur se në depo nuk ka raketa tokë – tokë, apo tokë – ajër, të cilat do të mund të shpërthenin. Policia ka bërë të ditur se në depo ka arka me sasi të madhe baroti. Ndërkohë deputetët, në ambientet e Kuvendit, do të japin gjak për të plagosurit e shumtë. /ora 17:01/

Të paktën 150 persona janë plagosur sot nga një varg shpërthimesh në një depo municionesh në fshatin Gërdec të Vorës në afërsi të Tiranës, shumica prej të cilëve janë civilë.
Kryeministri Sali Berisha u tha gazetarëve se "situata është shumë serioze dhe alarmante" dhe shtoi se ka shumë të lënduar, duke njoftuar se janë dërguar helikopterë të ushtrisë për t'i evakuuar banorët e fshatrave që ndodhen në afërsi të depove ushtarake.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka thënë se "Të paktën 155 veta janë hospitalizuar, 70 ndodhen në spitalin e Durrësit, 70 në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe 15 në spitalin Nënë Tereza",
Ai tha se "personat që janë hospitalizuar kanë ardhur nga fshatrat e afërta, sepse ambulancat nuk kanë mundur të afrohen te vendi i incidentit, ku shpërthimet po vazhdonin".

Supozohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë një operacioni të asgjësimit të municionit.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar edhe 100 kilometra më larg, në Maqedoni. Zëdhënësi i policisë, Ivica Kotevski, i ka thënë agjencisë AFP se në shumë shtëpi janë dridhur dritaret.

"Shumë njerëz na raportuan për shpërthime të fuqishme, por nuk është regjistruar asnjë incident", ka thënë Kotevski.

Ndërkohë ende nuk konfirmohet ndonjë shifër e saktë lidhur me dimensionin e pasojave në njerëz – në vendngjarje, me që sipas autoriteteve e kanë të pamundur për të mbërritur në ndihmë të banorëve të mbijetuar, pasi situata është në kaos, sidomos në rrugët që të çojnë drejt vendit të shpërthimit

Supozohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë një operacioni të asgjësimit të municionit.

Tash së fundi edhe autoblindat e ushtrisë dhe policisë po hyjnë në vendngjarje, për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Njoftimet bëjnë të ditur se dëmet janë të shumta dhe janë thyer xhamat e ndërtesave deri në periferi të Tiranës, madje zhurma e shpërthimit është dëgjuar në shumë qytete

Banorët kanë dhënë alarmin, dhe, ata që kanë pasur mundësi, kanë braktisur shtëpitë, shumica prej të cilave, sipas banorëve, janë shembur.

Shpërthimet, sipas Kryeministrisë, ndonëse me intensitet më të ulët, kanë vazhduar edhe 30 minuta pas shpërthimit të parë, që ka qenë më i madhi.

Autostrada është e bllokuar dhe qindra banorë, shumica prej tyre të plagosur dhe në panik të plotë, po largohen në drejtim të Tiranës.

Forca të shumta të policisë, autoambulanca dhe zjarrfikëse, janë nisur drejt vendit të ngjarjes, por sipas autoriteteve e kanë të pamundur për të mbërritur në ndihmë të banorëve të mbijetuar, pasi situata është në kaos, sidomos në rrugët që të çojnë drejt vendit të shpërthimit.

Ndërkohë në spitalin e qytetit të Durrësit dhe në spitalet e Tiranës, po mbërrijnë me dhjetëra të plagosur, të cilëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po iu jepet ndihma e parë.

Banorët thonë se mund të ketë edhe të vdekur, por autoritetet e këtushme thonë se ende nuk ka viktima dhe të vdekur.

Numri i të plagosurve rritet nga momenti në moment.

Në vendngjarje kanë dhe ministri i Brendshëm dhe shumë deputetët nga të gjithë krahët politikë.

Vetë kryeministri Berisha është nisur për në vendngjarje për të parë më nga afër situatën shëndetësore të të plagosurve dhe rreth orës 14:00 është nisur drejt Gërdecit.

Ai ka deklaruar se "Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërdec, ku një kompani po çmontonte municionet. Kemi dërguar disa helikopterë për të nxjerrë të plagosurit, por deri tani është situatë mjaft e bllokuar.

Po bëhet dhe evakuimi i popullatës nga fshatrat dhe autostrada. Shpërthimet vazhdojnë dhe po ndjekim çdo minutë këtë situatë për të bërë të mundur zvogëlimin e dëmeve", ka deklaruar kryeministri Sali Berisha, 30 minuta pas tragjedisë.

Zv/kryeministri Gazmend Oketa nga spitali i Durrësit tha se nga 50 pasagjerët e një autobusi, që ka qenë afër vendit të ngjarjes, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në minutat e fundit edhe autoblindat e ushtrisë dhe policisë po hyjnë në vendngjarje, për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Edhe Aeroporti i Rinasit, që është vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes, ka ndërprerë fluturimet për një kohë të pacaktuar. /BBC - RFE - RTK/.










- 28 nëntor, 1443 - Rikthimi triumfal i Gjergj Kastriotit në Kruje (Nentori i Pare)
- 28 nëntor 1912 - Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
- 28 nëntor 1944 - Clirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë)
- 28 nentori 1955- Lindja e Adem jasharit (Nentori i Katert)
- 28 nentori 1997- Dalja Publike E Ushtiris Clirimtare te KOSOVEs (UCK)...( Nentori i Pest)
- 28 nentori ****- Bashkimi i Trojeve Shqiptare (pritet te ndodh)... (Nentori i gjasht)

28 NENTORI DITA E SHQIPTAREVE
NJË KOMB
NJË FLAMUR
NJË QENDRIM
NJË SHTET
NJË SHQIPERI E BASHKUAR
LUFTA JONE VAZHDON...
Rroft UCK-ja
Rroft UCK-ja
Proft UCPMB-ja
Rroft SHQIPERIA E BASHKUAR
Lavdi DESHMORVE te KOMBIT


 
Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin SHQIPETRA This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free