E konsideruar si kryesfida e projekteve në rrugë gjatë këtij mandat katër vjeçar kryeministri Sali Berisha ka prerë shiritin që shënon hapjen e rrugës Durrës-Kukës, i cilësuar si korridori i kombit. Në një ceremoni që justifikon përmasën e investimit me rëndësi ekonomike po aq sa dhe gjeopolitike, nuk ka munguar dhe kryemisinistri turk Taip Erdohan. I mbërritur në Shqipëri jo pa qëllim, edhe për shkak të firmës amerikano-turke Behtel Enka, e cila ka punuar ne aksin më të vështirë atë Rrëshen-Kalimash prej 61 km. Këtu përfshihet dhe tuneli Thirrë – Kalimash 5.5 km i gjatë i cilësuar si ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, punimet për të cilin përfunduan në 31 maj 2009, dy vjet pas shpërthimit të parë që shënoi hapjen e tij. Mijëra qytetarë krahas autoriteteve te larta nga Shqipëria e Turqia morën pjesë në këtë ceremoni inagurimi të rëndësishme. Pamjet e drejperdrejta nga rruga me helikopter, tregonin qytetarë të mbledhur enkas për të festuar këtë moment të bashkimit simbolik të dy kombeve.
Kryetari i qeverisë do ta cilësonte këtë një ditë historike që shdërron në realitet ëndrrën e shqiptarëve. Berisha “Ditë historike, mik i shquar, mirënjohje të gjithë atyre që shdërruan në realitet një ëndërr shqiptare. Sot ne inagurojmë korridorin e kombit, inagurojmë Rrëshen-Kalimash vepra më e madhe. Vepra më e madhe pas anëtarësimit në NATO dhe pavarësisë së Kosovës. Korridori që i jep fund ndarjes në mes të kombit shqiptar. Është nderimi më i madh ata që ranë për liri në Kosovë dhe Bashkim Kombëtar. Dalje në det të shqiptarëve kudo që janë. Korridori i miqësisë dhe bashkëpunimit. Dua të siguroj se shqiptarët do të udhëhiqen gjithnjë nga fryma e bashkëpunimit. Korridor që do t’u shërbejë të gjithëve për bashkëpunim dhe integrim europian. Qytetarë të Kosovës, sot merrni shpërblim të madh për luftrat vigane për dinjitet. Është dëshmia e madhështisë së lirisë. Korridori u ndërtua në dy vjet. Me një fjalim përshkruar nga nota miqësore, si një vlerësim për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, kryemsinitri turk Erdogan e vlerësoi gjithashtu rrugën Durrës-Kukës si një projekt gjigand. Këtu Erdogan gjeti rastin të bëjë publike interesin e bizneseve turke për të rritur prezencën në Shqipëri, sikundër faktin se qeveria që po drejton do të bëjë të mundur që projekti gjigand i gazësjellësit që do të kalojë nga Azia në Europë të kalojë edhe nëpër Shqipëri. Erdohan “Takim kuptimplotë, uroj të jetë e mbarë për të gjithë popujt tanë. Kënaqësi e veçante që do të lidhë Kosovën me Portin e Durrësit. Jam akoma më i emocinuar se kam kontribuar edhe firma turke. Të falenderoj mikun tim Berisha, për praninë time këtu dhe të gjithë ata që punuan për këtë vepër. Kam bindjen që kjo rrugë do të bashkojë, jo vetëm kombet dhe zemrat tona. I nderuar Miku im Berisha. Të jemi afër me njëri-tjetrin dhe të realizojme idealet tona për një jetë më të mirë. Kemi gjithnjë së bashku e kemi çarë malet dhe jemi afruar. Theksoj se shtetasit tanë shqiptarë, i konsiderojmë si tanët. Gëzimi i Shqipërisë është edhe për ne. Çdo rrugë është qytetërim ne jemi kombe të qytetëruara.” Rruga Durrës-Kukës është 170 km e gjatë. Një nga investimet më moderne të ndërtuara në vend në infrastrukturën rrugore me katër korsie dhe që përshkohet në të gjithë gjatësinë e saj prej 29 urave me e larta në aksin Rrëshen-Kalimash plot 80 metra e lartë. Me mbylljen e punimeve në aksin më të vështirë Rrëshen-Kalimash, Rruga konsiderohet e përshkueshme në të gjithë gjatësinë e saj, dy prej korsive të saj janë në funksion të plotë, ndërsa viti tjetër do të japë pamjen përfundimtare atij që njihet si korridori i kombit.
Perurohet rruga Durres-Kukes, i cilesuar dhe si rruga e kombit, per vete faktin se bashkon Shqiperine me Kosoven, dy pjeset e kombit shqiptar. "Sot inauguroj korridorin e kombit. Inauguroj autostraden Rreshen-Kalimash, e cila perben vepren me te madhe pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe pavaresise se Kosoves per mbare kombin shqiptar", tha kryeministri Berisha ne fjalen e tij ne podiumin e ngritur ne hyrje te nje mbikalimi te autostrades. Ai i shprehu mirenjohje te thelle homologut turk, Rexhep Taip Erdogan, per pranimin e fteses, e cila eshte shenje e solidaritetit dhe miqesise mes dy vendeve. E konsideruar si kryesfida e projekteve ne rruge gjate ketij mandati katervjecar, kryeministri Sali Berisha ka prere shiritin qe shenon hapjen e rruges Durres-Kukes, e cilesuar si korridori i kombit. Ne nje ceremoni qe justifikon permasen e investimit me rendesi ekonomike po aq sa dhe gjeopolitike, nuk ka munguar dhe kryeministri turk Taip Erdogan, i mberritur ne Shqiperi jo pa qellim, edhe per shkak te firmes amerikano-turke "Bechtel-Enka", e cila ka punuar ne aksin me te veshtire, ate Rreshen-Kalimash. Mijera qytetare nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, krahas autoriteteve te larta nga Shqiperia e Turqia, moren pjese ne kete ceremoni inaugurimi te rendesishme. Kryetari i qeverise, Sali Berisha, do ta cilesonte kete nje dite historike, qe shnderron ne realitet endrren e shqiptareve. "Sot inauguroj korridorin e kombit, inauguroj autostraden Rreshen-Kalimash, e cila perben vepren me te madhe pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe pavaresise se Kosoves, per mbare kombin shqiptar. Korridori i kombit eshte nderimi me i madh, per ata qindra e mijera burra dhe gra shqiptare qe rane per te pushuar per jete ne altarin e lirise se kombit, flijuan jeten e tyre per liri, dinjitet dhe bashkim kombetar", tha kryeministri Berisha. Me nje fjalim pershkruar nga nota miqesore, si nje vleresim per marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve, kryeministri turk Erdogan, e vleresoi gjithashtu rrugen Durres-Kukes si nje projekt gjigant. Ketu Erdogan gjeti rastin te beje publik interesin e bizneseve turke per te rritur prezencen ne Shqiperi, sikunder faktin se qeveria qe drejton, do te beje te mundur qe projekti gjigant i gazsjellesit qe do te kaloje nga Azia ne Evrope, te kaloje edhe neper Shqiperi. "Te nderuar miq, e them me sinqeritet se gezimi i Shqiperise, eshte gezim edhe per ne. Gezimi per Kosoven eshte gezim edhe per ne. Turqia eshte vendi qe do te ndjeje kenaqesine me te madhe nga zhvillimi i metejshem i Shqiperise dhe i Kosoves si vende te fuqishme, demokratike dhe te lira. Une me kolegun tim te nderuar, kemi bere projekte edhe per gazin natyror. Shpresojme qe se afermi te kete nje realitet te tille, qe gazi natyror te kaloje transit edhe neper Shqiperi", tha Erdogan. Kryeministri turk, Erdogan deklaroi se ky korridor i rendesishem, lidhte edhe shtetasit turq me origjine shqiptare, kosovare, boshnjake. Sipas Erdogan, Turqia i konsideronte keta qytetare si pjese te sajen pa asnje dallim. Ne fjalen e tij gjate perurimit te Rreshen-Kalimash, kryeministri Berisha deklaroi se kjo rruge arriti te ndertohej, ndonese te nisur nga shqiptarofobia, shume u perpoqen te ndalonin ndertimin e saj. Sipas Berishes, te gjithe duhet te kuptonin se nga ky projekt nuk perfitonin vetem shqiptaret, por edhe popujt e tjere te rajonit te Ballkanit. "Te gjithe ata, te cilit te nisur nga shqiptarofobia bene cdo gje per te penguar ndertimin e saj, dua t'i siguroj se shqiptaret udhehiqen dhe do te udhehiqen nga fryma e miqesise dhe bashkepunimit, dhe se ky korridor do t'u sherbeje jo vetem shqiptareve, por te gjithe popujve te rajonit", deklaroi kryeministri gjate fjales se mbajtur ne Kalimash. Sipas tij, rruga Durres-Kukes i sherbente edhe maqedonasve, serbeve, boshnjakeve, bullgareve dhe gjithe te tjereve. "Rruga dhe urat e saj, tuneli i saj, do te shnderrohen ne nje faktor te madh te bashkepunimit, integrimit rajonal dhe evropian", deklaroi kryeministri Berisha ne lidhje me korridorin Durres-Kukes. F.Mejdini/A.Ndoja
Feste ne Rreshen, muzika paraprin perurimin e rruges
Mijera qytetare shqiptare te mberritur nga te kater anet e vendit, nga Kosova e Maqedonia kane tejmbushur luginen siper qytetit Rreshen, ku kalon autostrada Rreshen-Kalimash. Vargu i gjate per mbi kater kilometra i makinave, per me shume se dy ore ka bllokuar te gjitha trafikun ne segmentin e vjeter rrugor, ne drejtim te Kukesit e Kosoves. Festa per inaugurimin e nje segmenti te kesaj rruge, qe fillon ne Rreshen dhe perfundon ne Kalimash, ka nisur rreth ores 11 paradite. Grupe te njohura te muzikes shqiptare kane performuar me kenge dhe valle ne trasene e rruges, ne pritje te mberritjes se dy kryeministrave, atij shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrit turk Erdogan. Rreth ores 13.00 mbi autostrade ka fluturuar nje helikopter dhe vetem pak minuta ne pas, ne hyrje te rrethrrotullimit te Rreshenit, jane shfaqur dy kryeministrat Berisha dhe Erdogan. Pasi ata kane prere shiritin e perurimit te ketij segmenti rrugor, jane pershendetur me punonjesit dhe drejtuesit e "Bechtel-Enka", te pranishem ne nderim te dy kryeministrave. I gjithe sheshi ishte i tejmbushur me flamuj te PD-se, flamuj shqiptare, turq dhe te KE-se. Entuziazmi eshte ndezur menjehere sapo dyshja Berisha-Erdogan, ka hipur ne tribunen e ngritur enkas per kete inaugurim. Me pare ketu kishin mberritur pothuajse te gjithe ministrat e kabinetit qeveritar, si edhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli.
- 28 nëntor, 1443 - Rikthimi triumfal i Gjergj Kastriotit në Kruje (Nentori i Pare)
- 28 nëntor 1912 - Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
- 28 nëntor 1944 - Clirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë)
- 28 nentori 1955- Lindja e Adem jasharit (Nentori i Katert)
- 28 nentori 1997- Dalja Publike E Ushtiris Clirimtare te KOSOVEs (UCK)...( Nentori i Pest)
- 28 nentori ****- Bashkimi i Trojeve Shqiptare (pritet te ndodh)... (Nentori i gjasht)
28 NENTORI DITA E SHQIPTAREVE
NJË KOMB
NJË FLAMUR
NJË QENDRIM
NJË SHTET
NJË SHQIPERI E BASHKUAR
LUFTA JONE VAZHDON...
Rroft UCK-ja
Rroft UCK-ja
Proft UCPMB-ja
Rroft SHQIPERIA E BASHKUAR
Lavdi DESHMORVE te KOMBIT