|
![]() |
|||||||||
[Tetova-L] Ekskluzive: Ja emrat e shqiptareve qe BE nuk pranon Ky eshte dokumenti i Bashkimit Evropian qe behet publik per here te pare ekskluzivisht nga Balkanweb. Bashkimi Evropian ka hartuar një liste ku përfshihen emrat e të gjithë shqiptarëve të cilët nuk lejohen të hyjnë në vendet anëtare të saj. Lista është hartuar por nuk është miratuar plotësisht. Vetëm shefi i Sigurisë dhe Politikës së Jashtme së BE, Havier Solana, mund të bëjë modifikimet e fundit duke i lënë vendin miratimit të saj. Kjo listë është shumë më e gjatë së ajo e paraqitur nga Shtëpia e Bardhë me firmën e Presidenti të SHBA, Xhorxh Bush, dhe përfshin më shumë emra "non grata" në të gjithë hapësirën e Bashkimit Evropian. Në Artikullin e 2 të kësaj deklarate të BE, thuhet se "Presidenca i kërkon Vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore të bashkohen me BE dhe Malta,Qipro dhe Turqia si dhe Vendet Skandinave e Zvicra, anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane (EFTA) që të renditen ne nje qendrim të përbashkët për të ndikuar më shumë në ndalimin e marrjes së vizave ndaj këtyre personave. Ja emrat: 1.. Vesel Maliqi (UÇK), koordinator në Tiranë; 2.. Jonuz Musliu, Këshilli Politik i Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit, i lindur në Konçul më 05.01.1959; 3.. Shefqet Musliu,(UÇPMB), lindur në Konçul në 12.02.1963; 4.. Rustem Mustafa Trupat Mbrojtëse të Kosovës, njohur si RTG6, lindur në Podujëve në 27.02.1971; 5.. Fadil Ndrecaj "Avni" (UÇK), logjistike, 6.. Maliq Ndrecaj (UÇK), i njohur si Mala; 7.. Ridvan Neziri (UÇK) , logjistikë, lindur në 18.01,1974, Mefta; 8.. Gëzim Ostreni (UÇK), Shefi i Pergjithshëm, lindur më 01.11.1942, Dibër; 9.. Jetullah Qarri, (UÇK), komandant; 10.. Rexhep Selimi, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), bën pjesë në lidershipin e Akademisë, lindur në 15.03.1971 Iglarevë; 11.. Shaqir Shaqiri, Ushtria për Çlirimin e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), lindur më 01.01.1964; 12.. Xhezahir Shaqiri Ushtria për Çlirimin Kombëtar (UÇK), i njohur me emrin Hoxha lindur në 15.05.1965; 13.. Tahir Sinani, Ushtria për Çlirimin Kombëtar, angazhuar në fushën e logjistikës; 14.. Ismet Sulejmani, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK) ; 15.. Emrush Suma, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), lindur më 27.05.1974 Dimce; 16.. Sami Ukshini, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), i njohur si "Sokoli" lindur më 05.03.1963; 17.. Fazli Veliu, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), lindur më 04.01.1945, Kërçovë; 18.. Musa Xhaferri, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK) ; 19.. Emrush Xhemajli, Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) lindur me 05.05.1959, Ferizaj; 20.. Xhabir Zharku, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK) ; 21.. Adem Abdulla, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), anëtar; 22.. Ali Ahmeti, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), lindur më 04.01.1959 Kërçovë; 23.. Nuri Bexheti, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), lindur më 1962, Tetovë; 24.. Tahir Dalipi, Këshilli Politik i Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit , Preshevë; 25.. Musa Demiri, komandant në terren; 26.. Gafurr Elshani, Lëvizja Popullore e Kosovës, (LPK), lindur më 29.03.1958 në Suhareka; 27.. Sabit Gashi. Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKCK), lindur më 30.12,1967 në Suharekë; 28.. Shefit Halimi, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), logjistikë; 29.. Xhavit Haliti, Partia Demokratike e Kosovës, (PDK), Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), mbeshtetës, lindur më 08.03.1956; 30.. Daut Haradinaj, RTG3. CORdes, Trupat për Mbrojtjen e Kosovës, lindur më 06.04.1978 Goldanë; 31.. Nazim Haradinaj, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), logjistikë. 32.. Xhavit Hasani Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), lindur më 05.05.1957, Tanushë; 33.. Hysni Haqiri, Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), lindur më 03.01.1949; 34.. Kashtrim Hoxha Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK), në terren; 35.. Dren Korabi Ushtria Për Çlirim Kombëtar (UÇK) ; 36.. Ramiz Lladrovici, Trupat e Mbrotjes së Kosovës, lindur më 03.01.1966; 37.. Sami Llushatku, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, RTG2, lindur më 20.02.1961, 38.. Bardhyl Mahmuti Partia e Prosperitetit Demokratik (PDK), lindur më 01.02.1960 në Tetovë. ad/an |
|
|||||||||
![]() |