|
![]() |
|||||||||
![]() ![]() Shqiponja e zezë dykrerëshe; fytyra e Gjergj Kastriotit; simboli i shqiptarëve për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, po shkilet me të dyja këmbët nga policia "maqedonase" dhe disa shqipfolës të pandërgjegjshëm. Gjatë fushatës zgjedhore në IRJM, simboli i shqiptarëve, për të cilin kanë dhënë jetën me mijëra vëllëzer e motra shqiptare, ka qënë në shënjestër të policisë "maqedonase". Ministria e brendshme e IRJM-së ka dërguar forca policore në Gostivar për të grisur flamurin kombëtar shqiptar. Ky rast jo vëtem që duhet dënuar nga partitë politike shqiptare në IRJM, por duhet të denohet edhe nga të gjithë shqiptaret kudo që ata janë. Simboli shqiptar po përdhunohet nga disa policë të një shteti artificial. Fakti që policia "maqedonase" e ka grisur flamurin shqiptar nuk është për t'u befasuar, por deklarata e Abdurahman Alitit, drejtues i Partisë për Prosperitet Demokratik, i cili është shprehur se "Unë mendoj që do të ishte më mirë nëse partitë shqiptare të mblidheshin së bashku dhe të binin dakort për përdorimin e flamurit shtetëror Maqedonas", flamur i cili është valëvitur mbi tankset "maqedonase" një vitë më parë gjatë luftës. Po mos vallë Abdurahman Aliti ka harruar se policët, ushtarët dhe paramilitarët "maqodonas" para një viti kanë vrarë dhe masakruar popullësinë shqiptare. Vetëm me e paramenduar një gjë të tillë, nga ana e një shqiptari është fatëkeqsi, e lere më kur një lider politik shprehet publikisht. Abdurahman Alitit dhe të gjithë shqipfolësve tjerë duhet treguar shkurt e shqip, se çdo fjalë dhe vepër që dëmton interesin kombëtar është tradhëti dhe për tradhëtar në gjirin e kombit shqiptar nuk kanë vend. Flamuri kombëtar shqiptar është i shënjtë për shqiptarët, ai shpreh ndjenjat shpirtërore të çdo shqiptari atdhetar dhe të vetëdijshem. Flamuri shqiptar është i mbushur me plotë domethënje, gjaku; krenaria; besa; burrëria dhe trimëria janë të shkruara me gjakë në flamur dhe çdo tentim për të njollosur flamurin tonë kombëtar, do të merr një grusht të fortë, qoftë ai "maqedon", serb, malazez, grekë, i jashtëm apo shqipfolës. Për përfundim, po e përseris se flamuri shqiptar po shkilet nga disa njërëz të pandërgjegjshëm, të cilët interesin personal dhe atë partiak e kanë vënë para interesit kombëtar. Tradhëtia është tradhëti dhe tradhëtari, tradhëtar. |
|
|||||||||
![]() |