
Udheheqes i madh e i lavdishem i PPSH-se, PRS te Shqiperise dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partise Komuniste te Shqiperise
( me vone Parti e Punes se Shqiperise ).
Prijes legjendar, organizator e strateg i Luftes Antifashiste Nacionalclirimitare e i revolucionit popullor.
Themelues e Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te RPS te Shqiperise. Krijues e drejtues i pushtetit popullore, burre shteti i shquar dhe arkitekt i Shqiperise Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit nderkombetar dhe i luftes clirimtare te popujve te shtypur. Figura me e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tere jeten ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Dy here Hero i Popullit dhe Hero i Punes Socialiste.
Enver Hoxha lindi ne Gjirokaster me 16 tetor 1908, ne nje familje me tradita te njohura patriotike. Femijerine dhe rinine e hershme (1908-1927) i kaloi ne nje mjedis familjar e shoqeror te lidhur ngushte me lufterat per clirimin kombetar nga zgjedha osmane, me ngjarjet qe quan ne Shpalljen e Pavaresise dhe me perpjekjet per sigurimin e ruajtjen e teresise territoriale te Shqiperise nga synimet e shovinisteve fqinje.Pas perfundoi shkollen qyetese “Drit” (1917-1924) vazhdoi studimet ne Liceun fracez, ne fillim ne Gjirokaster (1924-1927) dhe me pas ne Korce (1924-1930). Ne kete periudhe, nxenes i zellshem, i etur per dije e kulture, ai u formua edhe si nje i ri demokrat revolucionar. Admirues i Avni Rustemit, i shoqerise perparimtare “Bashkimi”, i revolucionit demokratiko-borgjez te qershorit 1924. Pas ktheses kunderrevolucionare dhe ardhjes ne fuqi te A. Zogut (dhjetor 1924), Enver Hoxha do te rreshtohej me forcat kundershtare te regjimit obskurantist e mesjetar qe sundonte ne Shqiperi.
Ne menyre te vecante, vitet e qendrimit ne Korce (per te perfunduar Liceun) luajten nje rol te madh per formimin dhe edukimin revolucionar te te riut Enver Hoxha. Ketu ai u afrua me punetoret korcare , permes te cileve ra ne kontakt me literature dhe u lidh me levizjen e atehershme komuniste.
Pas perfundimit te Liceut me rezultate te larta, ne tetor 1930 fiton te drejten per te vazhduar studimet universitare, por ne kundershtim me deshirat dhe pasionin e tij per shkencat politike e historike, bursa iu dha per ne Fakultetin e Shkencave te Natyres (specialiteti i biologjise) ne Universitetin e Monpeljese, France. Ne mars te v. 1934 i nderpritet bursa nga mbreteria zogiste dhe shkon ne Paris ku qendron gjer nga fundi i v. 1935. Per te siguruar mjetet me minimale te jeteses kryen pune te rendomta dhe nje kohesisht ndjek leksionet ne Fakultetin e Drejtesise, futet ne ambientet e punetoreve parisiene, frekuenton klubet e edukimit marksist te PK te Frances, krijon lidhje me organin e KQ te PKF “L’Humanite”. Me pas arrin te siguroje pune ne Bruksel, por pas disa muajshe (ne fillim te veres 1936) pushohet nga qeveria shqiptare per pikepamjet e tij revolucionare dhe sepse zyren e vetme te konsullates e kishte mbushur me literature marksiste.
Ne korrik te viti 1936 kthehet perfundimishte ne atdhe dhe prej ketyre momenteve i pekushtohet luftes per clirimin e popollit. Betimi qe beri me 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit ne Gjirokaster se ai dhe gjithe te rinjte do te luftonin “per nje Shqiperi me te mire”, “per mbarevajtjen e atdheut”, “per bashkimin e vertete te kombit”, ishte nje program lufte per te.
Pasi mbetet muaje te tere pa pune, per njefare kohe jep mesim si pedagog i jashtem ne gjimnazin e Tiranes, kurse ne prill te v. 1937 mundi te siguroj nje vend si profesor ne Liceun e Korces, ku shume shpejt i rivendos lidhjet me Grupin Komunist “Pun” te Korces, dhe me horizontin teorik e veprimtarine e tij praktike, behet nje nder anetaret me aktive e me me perspektive te levizjes komuniste te Shqiperise.
Ne pragun e pushtimit fashist te Shqiperise ( prill 1936 ), se bashku me garden e vjeter te komunisteve korcare, Enver Hoxha veproi me te gjitha forcat per mobilizimin e vullnetareve, per organizimin kudo te qendreses popullore dhe udhehoqi demonstratat e gjera qe shperthyen si ne Korce ashtu edhe anembane Shqiperise.
Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gje qe u ra ne sy te fashisteve, te cilet ne dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacion: “element kunder regjimit”. Me kerkesen e tij dhe me vendim te qendres se Grupit Komunist te Korces, ne janar te v.1940, Enver Hoxha u dergua ne Tirane me detyre te zgjeronte mbi baza te shendosha veprimtarine e grupit. Qe ne keto momente per Enver Hoxhen nis rruga e gjate e veshtire dhe e lavdishme - rruga e revolucionarit profesionist.
Dega e Grupit Komunist te Korces ne Tirane, me Enver Hoxhen ne krye, u kthye ne nje qender te rendesishme te levizjes komuniste antifashiste ne kryeqytet. Deri ne tetor 1941 ai e mbulonte veprimtarine e tij me “profesionin e shitesit-tregtar” ne dyqanin “Flor”, kurse pas demonstrates se 28 tetorit u hodh ne ilegalitet.
Merita me e madhe historike e Enver Hoxhes per kete periudhe qendron ne faktin se ai e kuptoi thelle domosdoshmerine jetike te krijimit te Partise Komuniste te Shqiperise, si kusht vendimtar per mobilizimin, organizimin dhe udheheqjen e popullit ne luften per clirimin kombetar e shoqeror. Shume shpejt krijoi lidhje te shendosha me militante te tille komuniste si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., dhe se bashku me ta luftoi per krijimin e Partise Komuniste te Shqiperise.
Me 8 nentor 1941, pas dy vjetesh pune te palodhur e te nderprere ne kushtet e renda te terrorit fashist, Enver Hoxha bashke me komunistet e vertete shqiptare kryen vepren me te madhe: themeluan Partine Komuniste te Shqiperise, udheheqesen besnike qe do t’i tregonte popullit rrugen e luftes per clirim kombetar e shoqeror.
Mbledhja Themeluese ( 8 - 14 nentor 1941 ) e zgjodhi Enver Hoxhen anetar te Komitetit Qendror te Perkohshem dhe, ndonese nuk u caktua asnje sekretar IKQ, ai u ngarkua me drejtimin e puneve te Keshillit Qendror te Perkohshem. Dores se tij, ne bashkepunim me Qemal Stafen, i takojne dy dokumentet e para programore te PKSH-se, ku percaktohen bazat politike e organizative te Partise: “Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese” dhe “Thirrja e KQ-se te PKSH-se drejtuar popullit shqiptar”. Me 23 nentor ai merr pjese dhe drejton ne emer te KQ-se te PKSH-se, mbledhjen per themelimin e Organizates se Rinise Komuniste Shqiptare.
I njohur ne Parti e ne radhet e simpatizanteve me pseudonimet: “Tarasi”, “Shpati”, “Valbon”, “Hasani”, “Saliu”, “Malo” etj., duke u paraqitur here si punetor e here si tregetar e intelektual, ai gjate gjithe dimrit 1942, ne kushtet e terrorit e te ilegalitetit me te rende zhvillon nje veprimtari te dendur e te fryshme revolucionare ne kryqytet. Nga mesi i dhjetorit e gjer ne maj 1943 vepron kryesishte ne zonen e Elbasanit, kurse nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri ne clirimin e plote te atdheut popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korces, Skraparit, Permetit, Beratit etj.
Te gjitha ngjarjet e shenuara e jetike te Partise e te popullit gjate viteve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare kane vulen e mendimit e te veprimit te shquar revolucionare te Enver Hoxhes. Me iniciative e nen drejtimin e tij zhvilluan me sukses punimet ne mbledhje te rendesishme si: Konsulta e Pare e Aktivit te PKSh ( prill 1942 ), Konferenca e Jashtezakonshme e PKSH-se (qershor 1942) dhe Konferenca e Pare e Vendit e PKSH-se (mars 1943), e cila per problemet e medha qe analizoi zgjodhi Enver Hoxhen anetar te Byrose Politike dhe Sekretar te Pergjitheshem te PKSH-se.
Enver Hoxha, ne krye te Partise, zhvilloi nje pune te panderprere per krijimin dhe zgjerimin e lidhjeve me masat popullore, per t’i bere keto te ndergjegjshme e per t’i bashkuar ne nje levizje te fuqishme antifashiste. Konferenca e Pezes (shtator 1942) e organizuar me iniciativen e PKSH-se e personalisht te Enver Hoxhes, hodhi themelet e Frontit Nacionalclrimitar, si nje organizate politike ku do te realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nen udheheqjen e PKSH-se.
Ne krye te Keshillit Qendror te PKSH-se, Enver Hoxha perpunoi dhe udhehoqi zbatimin e vijes ushtarake te Partise per organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes se armatosur ne te gjitha anet e atdheut dhe per krijimin, ne lufte e siper, te Ushtrise Nacionalclirimtare Shqiptare (UNÇSH). Si Komisar Politik i Shtabit te Pergjithshem te UNÇSH-se (korrik 1943) e me pas Komandant i Pergjithshem i UNÇSH-se (maj 1944), Enver Hoxha vuri gjithe aftesite e talentin e tij per krijimin, rritjen e kalitjen e Ushtrise Nacionalclirimtare Shsqiptare, si nje ushtri e popullit. Ai dha nje kontribut te shquar per fitoren historike e Luftes Anitfashiste Nacionalclirimtare: clirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor.
Me 28 Nentor 1944, pas 5 vjetesh lufte e perpjekjesh titanike, Qeveria e pare demokratike popullore e Shqiperise, me kryeminister Enver Hoxhen, hyn ne Tiranen e lire.
Enver Hoxha ngriti kurdohere larte zerin e tij te fuqishem ne mbrojtje te te drejtave kombetare e demokratike qe u takojne vllezerve shqiptare te Kosoves me troje. Per kete qendrim parimor, te drejte e korrekt, Enver Hoxha mbetet i dashur, i respeketuar dhe i nderuar nga revolucionaret kosovare konsiderohet udheheqes shpirteror per clirim e ribashkim kombetar.
Enver Hoxha vdiq me 11.4.1985.
Kjo ishte nje humbje e rende per Partine e Punes se Shqiperise, populli shqiptar, levizjen revolucionare te Kosoves dhe levizjen punetore e komuniste nderkombetare.
Duke filuar nga viti 1968 ka nisur botimi i Veprave te shokut Enver Hoxha. Jane botuar 46 vellime. Krahas tyre jane botuar edhe seri me “Raparte e fjalime”, dhe nje varg veprash te vecanta si: “Imperializmi dhe revolucioni” (1978), “Vetadministrimi jugosllav”(1978), “Eurokomunizmi eshte antikomunizem” (1980). Gjitheashtu jane botuar edhe nje seri librash me kujtimet e shenimet Historike te Heroit te Kombit - Enver Hoxha, si: “Me Stalinin”, “Hrushovianet” (1980), “Kur lindi Parti” (1981), “Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine” (1982), “Titistet” (1982), “Kur u hodhen themelet e Shqiperise se re” 1984. Nga ditari politik i ketij burri te madh te kombit tone jane botuar vellime me vete: “Shenime per Kinen” (1979), “Shenime per Lindjen e Mesme” (1984) dhe “Dy popuj miq” (1985).
Shume nga veprat e Enver Hoxhes jane botuar e ribotuar ne gjuhe te huaja dhe kan ngjallur nje interes vemendje te vecante ne radhet e revolucionareve, popujve dhe proletariatit boteror.
Figura e Enver Hoxhes eshte nje figure e madhe poliedrike. Nuk ka fushe te aktivitetit politik, ideologjik e shoqeror te PPSH-se si dhe shtetit qe te mos jete shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udheheqese. Ne krye te Partise, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tere jeten deri ne castin e fundit per te miren e begatine e Shqiperise, si: udheheqes, revolucionar, komandant ushtarak, burre shteti, diplomat, publicist, edukator masash, orator fjalezjarrte, mik i njerzve te thjeshte, udheheqes e inspirator i rinise kosovare, dhe ideolog e klasik i peste marksizem-lininizmit.
Figura e Enver Hoxhes ka qene, eshte dhe gjithemone do te jete nje burim frymezimi pe gjithe popujt e shtypur, proletariatin boteror dhe atdhetaret e revolucionaret shqiptare qe luftojne per clirim kombetar e shoqeror.
|
- 28 nëntor, 1443 - Rikthimi triumfal i Gjergj Kastriotit në Kruje (Nentori i Pare)
- 28 nëntor 1912 - Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
- 28 nëntor 1944 - Clirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë)
- 28 nentori 1955- Lindja e Adem jasharit (Nentori i Katert)
- 28 nentori 1997- Dalja Publike E Ushtiris Clirimtare te KOSOVEs (UCK)...( Nentori i Pest)
- 28 nentori ****- Bashkimi i Trojeve Shqiptare (pritet te ndodh)... (Nentori i gjasht)
28 NENTORI DITA E SHQIPTAREVE
|
 |
NJË KOMB
NJË FLAMUR
NJË QENDRIM
NJË SHTET
NJË SHQIPERI E BASHKUAR |
 |
LUFTA JONE VAZHDON... |
 |
Rroft UCK-ja
Rroft UCK-ja
Proft UCPMB-ja
Rroft SHQIPERIA E BASHKUAR
Lavdi DESHMORVE te KOMBIT |
 |
|
|