Votoni... A jeni per tu bashkuar trojet Shqiptare ne nje Shtet
PO
JO
  
pollcode.com free polls
 



 

Bahri Fazliu e Agron Rrahmani

 
Bahri Fazliu

 

Agron Rrahmani

 

“Çdo gjë që ju intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre”

(Bahri Fazliu)

Bahriu dhe Agroni janë dy veprimtarë ndër më të vendosurit për çështjen e çlirimit dhe të bashikimit kombëtar. Ata këtë çështje e trajtuan në kontestin historik, politik dhe ushtarak të kohës e në përputhje me rrethanat konkrete.
Kuadri i mendimeve politike, që Bahriu e Agroni skalitën në historikun e përpjekjeve çlirimtare dhe gjurmët që lanë ata për jetësimin e ideve kombëtare, janë edhe sot e kësaj dite të gjalla dhe po i shërbejnë së njejtës ide që ata kishin përqafuar. Kjo vërteton se secili mendim politik i dhënë nga puna që bënin në atë kohë këta dy dëshmorë, u ka qëndruar rrethanave. Kjo tregon për vizionin e qartë që kishin ata për gjendjen, rrethanat dhe hapat që duheshin ndërmarrë, e mbi të gjitha për optimizmin e madh me të cilin ata ju përkushtuan zgjidhjes së çështjes kombëtare.
Vendosmëria dhe afiniteti politik i Bahriut ishte një veti bazë e cila u bart edhe në tërë vijën politike të organizimit që ata e ndërtuan me mund e sakrifica të mëdha. Gjallëria të cilën Bahriu e Agronit i jepnin politikës çlirimtare me tabanin e tyre patriotik e revolucionar janë gjallë edhe sot e kësaj dite. Ky taban ishte ngritja peshë e zemrave të guximshme të tërë atyre luftetarëve që u radhitën në frontet e luftës me armë në dorë, i atyre që zingjirëve të tankeve armike ua vunë përballë gjokset e tyre.
Idetë politike për bashkimin e trojeve shqiptare që zunë vend në rrethet patriotike të luftetarëve kudo nëpër trojet tona, janë ide që Bahriu e Agroni i shtruan për zgjidhje si domosdoshmëri dhe alternativë e vetme e zgjidhjes së çështjes shqiptare. Duke i analizuar rrethanat, si ato të brendshme edhe ato të jashtmet, doli se angazhimi për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare do të kalonte pashmangshëm nëpër rrugën e luftës së armatosur. Pushtuesi nuk do t'i lëshonte trojet tona po nuk qe i detyruar për këtë. Kundërthënja me të ishte e pazgjidhshme me metoda paqësore të luftës të cilën po e predikonte pacifizmi. Mllefi dhe revolta e popullit po vinte duke u mbledhur, kundërthënjet rajonale e botërore po ashpërsoheshin ndërsa pushtuesi po e rriste shtypjen me synimin që ta nënshtronte përfundimisht popullin tonë. Në këto rrethana lufta në trojet tona po bëhej e pashmangshme, prandaj Bahriu e Agroni i bënin edhe përgatitjet organizative konkrete. Ata u vunë në ballë të përpjekjeve të vendosura në mënyrë që politika ku e mbështesnin ata bindjen për çlirim, të vëhej në jetë.
Në këtë mënyrë ata iu përveshën organizimit të popullit në kryengritje të armatosur kundër pushtuesve, për të cilën gjë duhej të bëheshin përgatitjet me kohë, duke qenë përher në mesin e popullit. Edhe pse rrethanat ishin shumë të vështira, duke qenë se veprohej nga ilegaliteti, këta dy veprimtarë nuk u ndalën asnjëher përballë asnjë vështirësie, e as përballë vdekjes. Ata në këtë rrugë ishin të armatosur me armën e moralit të lartë patriotik dhe në brez me armët e luftetarëve të lirisë. Ata sfiduan edhe luftën e ftohtë të propagandës armike dhe asaj disfatiste pacifiste, edhe luftën e nxehtë të armëve të pushtuesit. Ata në çdo hap të tyre deri në ndeshjen finale me armikun, e dëshmuan se shqipatrët nuk i nënshtrohen pushtimit. Janë të shpeshta rastet kur ata u ndodhën nëpër rrugicat e qyteteve ballë për ballë me patrullat e spiujt e UDB-së, por por s'i lëshuan dot ato shtigje që i lidhnin jetësisht me popullin. Pushtuesi kurrë nuk arriti që t'i shtie në dorë këta ilegalë me zemrat prush prej urrejtjes ndaj tyre. Dashuria e madhe për popullin që kishin në gji i trimëroi shumë ata - ata ishin të pamposhtur sepse në zemër kishin të madhin popull! Dhe, për këtë popull, Agroni e Bahriu e dëshmuan se do të luftojnë deri në frymën e fundit, dhe, për shkak se “ S'mund të pajtoheshin me paqen-robëri, pashë më pashë i ranë ferrit, për të shtrenjtën tonë liri”! (siç kishte nënvizuar Bahriu në një varg të tij poetik).
Të vetëdijshëm se për t'u çliruar nga okupatorët, si Bahriu edhe Agroni edhe para se të njoheshin mes veti kishin pasur të njejtin mendim: për të qenë lufta më e suksesshme dhe që ajo të ngadhnjej, ishte e domosdoshme që të ndërtohej organizimi politik e ushtarak që do ta bënte këtë punë, mendim ky i cili edhe i bashkoi ata.
Në këto përpjekje Bahriu dhe Agroni gjetën tek njëri-tjetri mbështetjen dhe besimin e madh që ua kishte krijuar përvoja ilegale. Agroni u përkushtua shumë në organizimin ushtarak të njësiteve guerile, të cilat do të ndesheshin më vonë me forcat pushtuese. Këtë detyrë të cilën e kishte marrë përsipër, Agroni po e kryente përkushtim dhe besim të madh në fitore. Pa dyshim se vet figura e tij, e një shoku të vendosur besnik dhe të paepur ishte ajo që kishte ndikuar që ai të zgjidhej komandant i njësitit të parë gueril të quajtur “Rexhep Mala”. Agroni e Bahriu idetë politike për të cilat angazhoheshin i shihnin të parealizueshme nëse për këtë nuk jemi gati deri në sakrificën sublime.
Që të dy, ishin të gatshëm për këto sakrifica. Liri a vdekje, -ishte betimi i tyre. Ky ishte edhe betimi i të gjithë dëshmorëve që ranë më pas në luftërat e fundit, i atyre që ranë në fushën e nderit pa iu trembur syri e pa kursyer asgjë. Liri a vdekje, është betimi edhe sot, dhe do të jetë deri në fitoren përfundimtare.
Në betejën më 7 dhe 12 maj 1998, në dy vende të ndara por në trojet shekullore shqiptare, Bahriu në Bogiqe të Plavës ndërsa Agroni në Prishtinë, në përleshje me forcat pushtuese ranë në fushën e nderit, për të mbetur përher gjallë në prehërin e të madhit popull.
Në beteja të ndara të luftës së njejtës luftë, Bahriu e Agroni tronditën armikun me qëndresën e tyre për t'i trguar atij se shqiptari nuk dorëzohet përpara asnjë vështirësie, as para vdekjes. Ata e mundën vdekjen, sepse e dështën shumë lirinë e këtij trolli.
Në histirinë më të re të lëvizjes politike çlirimtare të popullitt shqiptar ata me punën e tyre të gjithmbarshme, vendosën themele të forta të ideve çlirimtare dhe trasuan me vendosmëri të lartë rrugën e politikës së çlirimit kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve në një shtet. Ata e dëshmuan se kjo është e mundur të bëhet, e poashtu kjo është rruga dhe interesi ynë i vetëm.
Angazhimi që një pjesë kaq e ndritshme e historisë sonë, ta ruaj vazhdimësinë-të arrij në cak, është detyra që na obligon, është detyrim i të gjithëve në rrugën për të cilën u flijuan dëshmorët. “Do të luftoj deri në çlirimin e të gjitha viseve shqiptare dhe bashkimin e tyre”, jehon fiqishëm ende betimi i dëshmorëve dhe i ushtarëve të luftërave që lamë pas. Të gjithë dëshmorët e rënë ndër luftëra me armikun shekullor këtë ideal kishin: ta çlirojnë atdheun e tyre dhe ta bashkojnë në një shtet, që të rrojmë të lirë. Bahriu e Agroni gjithë jetën dhe veprën e tyre ia kushtuan këtij qëllimi.
Tërë forca dhe madhështia e kësaj jete u lartësua pikërisht sepse ajo nuk pushoi, ajo rron sa rron populli, sepse ajo për të lindi, u rrit dhe për të u shua, por, mbeti frymëzimi i pashterrshëm që do t'i shërbejë vazhdimit të luftës, çështje aq e nevojshme dhe edhe më shumë e domnosdoshme ta heqim qafe zgjedhën e robërisë. Për ta forcuar këtë luftë shembuj të mjaftueshëm ka në gjiun e popullit. Ja heronjotë e ti, si Bahri Fazliu e Agron Rrahmani që ndrisin si yje të pashuar të lirisë.

Lavdi jetës dhe veprës heroike të Bahri Fazliut dhe Agron Rrahmanit dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri!



Në shkurtesa Dëshmorët Kombit
Kërkoj ndjes nëse e kam harru ndoj një kush din tjet plotsojeni listën ju faleminderit.


1.Lefter Bicaj-Teli-Berat,Shqiperi.
2.Ndricim Hoxha-Librazhd,Shqiperi.
3.Pajtim Roci-Kukes,Shqiperi.
4.Tahir Sinani-Tropoje,Shiperi.
5.Shpend Llagami-Shiperi.
6.Fadil Nimani-Gergoc,Gjakove
7.Rrahim Beqiri-Roki-Dardane,ish Kamenice.
8.Afrim Vehbi Kalanica-Jezerc,Ferizaj.
9.Visar Krasniqi,Malisheve.
10.Labinot Krasniqi,Malisheve.
11.Shefik Miftari,Gjilan.
12.Fikri Mursel Fejziu-Rahovec.
13.Skifter Milazim Arifi,Gjilan.
14.Ahmet Krasniqi,Prizren.
15.Elmi Bedri Kamberi-Recak,Shtimje.
16.Shpend Mazdrekaj-Prilep,Decan.
17.Elmi Hoti,Malisheve.
18.Muzafer Veli Xhaferi-Tanushe,Shkup
19.Nijazi Mifti Sinani-Tanushe,Shkup.
20.Qemal Shaqiri-Hasanbeg,Shkup.
21.Gazmend Avdi Arifi-Tanushe,Shkup.
22.Elham Ismail Curri-Hani i Elezit.
23.Hajredin Arifi-Sellce,Tetove.
24.Zeqirija Nevaip Tahiri-Vejce,Tetove
25.Severt Shabani,Llace,Tetove.
26.Selvet Isa Hajredini-Tetove.
27.Fadil Halil Rufati-Lisec,Tetove.
28.Umer Vajadin Shabani-Sellce,Tetove.
29.Zaim Zeqiri-Vaksince,Kumanove
30.Jetulla-Nikushtak,Kumanove.
31.Agim Rufati-Slupcan,Kumanove
32.Mexhid Hamidi-Runice,Kumanove
33.Harun Shenasi Kasumi,Sllupcan,Kumanove.
34.Arif Ibrahimi-Llopat,Kumanove.
35.Sali Latifi-Hotel,Kumanove.
36.Ismet Latifi-Mojance,Shkup.
37.Arsim Bajrami-Llopat,Kumanove.
38.Llokman Neziri-Hotel,Kumanove.
39.Ali Mahmuti-Hasanbeg,Shkup.
40.Isa Fadil Ahmeti-Hotel,Kumanove.
41.Faik Ibrahimi-Kumanove.
42.Shenasi Ibrahimi-Sllupcan,Kumanove.
43.Agim Zenuni-Kumanove.
44.Sahit Sejdi Serani-Tanushe,Shkup.
45.Avdi Milazim Mustafa-Haracine,Shkup.
46.Agim Bexhet Nebiu.Haracine,Shkup.
47.Nezir Avdi Demiri-Kumanove.
48.Gjylsere Sahiti-Kumanove.
49.Beqir Sadiku-Sllupcan,Kumanove.
50.Mirsad Sali Abdyluli-Haracine,Shkup.
51.Zejadin Qani Zymberi-Haracine,Shkup.
52.Skender Matallari-Shkup.
53.Hasip Emurllahu-Hotel,Kumanove.
54.Ilajsa Memeti-Matec,Kumanove.
55.Mevludin Mehmeti-Matec,Kumanove.
56.Zekirja Nebi Hasani-Shkup.
57.Fejzi Zija Sulisi-Hasanbeg,Shkup.
58.Mahir Kamberi-Gajre,Tetove.
59.Ramadan Halimi-Lubeten,Shkup.
60.Abdyl Mexhid Shahini-Sllupcan,Kumanove(14 vjecar)
61.Bedri Halimi-Neprioshten,Tetove.
62.Rametulla Miftar Ahmeti-Kapocindoll,Tetove.
63.Shaban Sahiti-Gjerme,Tetove.
64.Selman Nuhiu-Poroj,Tetove.
65.Nexhmedin Ismail Qemal Sulejmani,POroj,Tetove.
66.Murtezan Merxhan Etemi-Sllatine,Tetove.
67.Burim Nijazi Hiseni-Sllatine,Tetove.
68.Haxhi Remzi Osmani-Sllupcan.
69.Ismet Neshat Bajrami-Breze,Shkup.
70.Arben Bajrami-bojane,Shkup.
71.Abaz Lute Beqiri-Haracine,Shkup.
72.Adem Shefik Hasani-Hasanbeg,Shkup.
73.Ramiz Demiri....
74.Aqim Sulejmani-Jazhince,Tetove
75.Sulejman Rasim Limani-Bozovce,Tetove.
76.Ismet Fejzullahu-Recic,Tetove.
77.Abdylmexhid Abdylrahmani,Shipkovice,Tetove..
78.Refik Ilajzi-Kalishte,tetove
79.Muzafer Agushi-Haracine,Shkup.
80.Ismail mehmeti-Drenoc,Tetove.
81.Nehat Curri-Hani i Elezit,Shkup.
Deshmoret nga Maqedonia te rene ne luften e e Kosoves...
1.Ismet Jashari-Kumanova-Orizare,Kumanove.
2.Remzi Danush Xhaferi-Haracine,Shkup.
3.Mujdin Qerim Aliu-Poroj,Tetove.
4.Aliriza Selmani-Drenoc,Tetove.
5.Tahir Misim Sadiku-Breze,Shkup.
6.Safet-Kumanove.
7.Ismet Esat Mustafa-Cerkez,Kumanove.
8,Abdullah Tahiri Gjilan
.

 


Lefter Bicaj – KOMANDANT TELI (1969-2001)

Eshtë i Lindur në f.Polican –Berat në Shqipëri. I martuar kishte dy Fëmijë djal e vajze. Ishte pjestar I dalluar I njesitit per kryerjen e detyrave speciale “BRISKU”ne Shqiperi, po ashtu edhe ne lufterat ne Kosove dhe ne Presheve. Kulminacioni I trimerise tij arrihet ne luften e 2001-shit Ku si komandant I njesise speciale”Teli” mbetet legjende e paharruar e kombit shqiptare.Me strategjine dhe shkathtesine qe tregoi ne luftimet neper betejat me te ashpra si ne Sllupcan, Matec dhe Haracine u be I njohur dhe I dashur per te gjitha ata qe ishin bashk me te.Me 7 gusht 2001 u vra ne nje tradheti me pese bashkelutetar me te ngusht te tij ne Gazi Babe Shkup. U varros ne vendlindje ne Berat- Shqiperi



Arben Bajrami (05.07.1977-07.08.2001)

U lind në Shkup ku edhe e kreu shkollën fillore, ishte i vetmi djal i familjes Bajrami. Merr pjesë në luftën e Kosovës nëpër zona të ndryshme operative në 1998-99. Ndërsa në ushtrinë clirimtare kombëtare inkuadrohet me zgjerimin e luftës në zonën e Likovës përkatësisht në Sllupçan ku veproi në njësinë e udhëhequr nga komandant Teli si shok dhe bashkluftëtarë i ngusht. Mori pjesë në betejat më të njohura të kesaj zone si dhe në Haraçinë ku edhe qe i plagosur. Edhe ky e pat fatin e njejtë si dhe komandanti i tij me 7 gusht 2001. I varrosur në f. Bojanë Shkup.






Abdyl Mexhid Shahini-Sllupcan,Kumanove(14 vjecar)

Hej djalosh!

Sa po ta kam zili
që ti në moshë aq të re
u bërë dëshmor
e i pavdekshëm për ne

Unë mbeta këtu poshtë
për të hequr mirë të zitë
me kodosha e tradhëtarë
gjithëkah për cdo ditë

Nuk po mund të i vras
se bashkë s´un i tuboj
po as që më vrasin
se vdekjen adhuroj

Ty t´paska ra shorti
të hiqesh prej këtuhit
për të mos ardhë dita
të vjellësh prej mundit

Prej mundit duke parë
shqipëtarë të paburrnishëm
që për një jetesë
bëhen të përbindshëm

Shesin vllaun motrën
gjithëqka që kanë pranë
as për foshnje të vogëla
mëshirë e dhimbje s´kanë

Jeto tash atje lart
në mbretërinë Qiellore
mos mendo për botën
e racës jonjerëzore

- 28 nëntor, 1443 - Rikthimi triumfal i Gjergj Kastriotit në Kruje (Nentori i Pare)
- 28 nëntor 1912 - Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
- 28 nëntor 1944 - Clirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë)
- 28 nentori 1955- Lindja e Adem jasharit (Nentori i Katert)
- 28 nentori 1997- Dalja Publike E Ushtiris Clirimtare te KOSOVEs (UCK)...( Nentori i Pest)
- 28 nentori ****- Bashkimi i Trojeve Shqiptare (pritet te ndodh)... (Nentori i gjasht)

28 NENTORI DITA E SHQIPTAREVE
NJË KOMB
NJË FLAMUR
NJË QENDRIM
NJË SHTET
NJË SHQIPERI E BASHKUAR
LUFTA JONE VAZHDON...
Rroft UCK-ja
Rroft UCK-ja
Proft UCPMB-ja
Rroft SHQIPERIA E BASHKUAR
Lavdi DESHMORVE te KOMBIT


 
Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin SHQIPETRA This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free