|
![]() |
|||||||||
![]() Të nderuar miq,
(Kjo nuk është kampanjë e motivuar politikisht, por vetëm një sugjerim për mospërdorimin e produkteve Serbe).
Duke mos u futur thellë në histori dhe në dëmet, vrasjet, torturat, masakrat, dhunimet, gjenocidin e çka jo tjetër që shteti (me përkrahjen e popullit) Serb, i'a kanë bërë popullit Shqiptar të Kosovës; desha të ngris këtë çështje, besoj shumë të rëndësishme për të gjithë ne.
Brenda vitit Serbia eksporton në Kosovë produkte në vlerë disa qindra milionë €. Shitoret tona janë të stërmbushura me produkte serbe të të gjitha llojeve. Ky është një absurd i llojit të vet! E dimë të gjithë se Kosova ende nuk i përmbush nevojat e tregut me prodhime vendore, por së paku ne mund t'i zëvendësojmë ato me produkte të Shqipërisë apo të vendeve tjera të rajonit.
Mbi të gjitha unë jam një prind, fëmija i të cilit ka konsumuar keksa dhe produkte tjera serbe. Më besoni të dashur miq, që jam seriozisht i brengosur, dhe ja pse:
Sipas disa dëshmitarëve, në çdo fabrikë ushqimore në Serbi, ekziston linjë e veçantë për tregun Kosovar. Çka do të thotë kjo? - Dikush në Serbi që i urren Shqiptarët (e të tillë e dimë që ka mjaft), mundet lirisht të fus produkte të kontaminuar me helme: kimike, biologjike, e pse jo edhe radioaktive. Ato mund të kenë fazën e inkubacionit të gjatë disa vite. Pra, pasojat e kësaj mund të vërehen edhe në gjeneratat e ardhshme. - Helmimet që ndodhën në vitet e '90-ta në Kosovë, janë bërë nga serbët, disa prej të cilëve ishin fqinjët tanë. Po të njëjtit apo të afërmit e tyre tani punojnë në fabrika të Serbisë. - Sipas disa personave që kanë pasur kontakt me ish-fqinjët e tyre serb, u është bërë me dije se produktet e Serbisë që vijnë nëpër enklavat serbe, kanë komplet shije tjetër, (sepse prodhohen enkas për serbët e Kosovës). Të njëjtit u kanë treguar miqve të tyre Shqiptarë se nuk duhet t'i përdorin produktet nga Serbia duke mos e treguar arsyen pse.
- Te disa persona në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka pasur sasi të lartë të radioaktivitetit, i cili ju ka shkaktuar sëmundje të ndryshme. Pas 10 vitesh është zbuluar se tre kamionë me produkte ushqimore të kontaminuara me materie radioaktive kanë hyrë në Bosnjë nga Serbia.
Prandaj sugjeroj që prej sot t'i bojkotojmë produktet e Serbisë, me shpresë se nuk është vonë. Së paku çka mund të bëjmë tash e tutje është ta parandalojmë një katastrofë me përmasa të paparashikueshme.
Ju lus dhe ju apeloj që këtë porosi t'ua shpërndani të gjithë atyre që ua doni të mirën.
BOJKOTONI PRODUKTET E SERBISË! |
|
|||||||||
![]() |