Flamuri i Shqiperise eshte flamuri i kombit shqiptar, nje flamur me fushe te kuqe dhe nje shqiponjne dykrenare te zeze ne mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga nje vule e heroit kombetar shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeu, i cili i udhehoqi shqiptaret ne nje kryengritje te perbashket ne shekullin XV kunder perandorise osmane duke i sjelle trojeve shqiptare pavaresine per nje kohe te shkurter (1443-1478).
Shqiponja ishte pjese e emblemes se familjes Kastrioti e cila e ka zanafillen ne perandorine bizantine. Shqiponja dykrenare eshte perdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se eshte perdorur per here te pare nga perandori Kostandin dhe me pas u be tradite vendese ne te gjithe Ballkanin. U perdor edhe nga Skenderbeu, per te treguar se ishte perfaqesues i sundimit paraosman. Kush eshte rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Ne lashtesi ka qene shume i perhapur totemizmi (lloj besimi qe adhuronte kafshet dhe shpendet, duke i konsideruar si mbrojtes dhe themelues te njerezimit).
Shqiponja eshte konsideruar si bashkudhetare e perendive dhe vete perendi. Ajo dhe luani jane konsideruar kudo si mbreter, perkatesisht te shpendeve dhe te kafsheve, per kete arsye figura e shqiponjes dhe luanit jane me perfaqesueset ne heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja eshte simbol pushteti, guximi dhe lartesimi shpirteror. Ka qene simbol pushteti perandorak, prandaj eshte dhe ne heraldikat e shume vendeve.
Shqiponja me dy krere eshte perdorur si simbol qe ne shekullin VII para eres sone ne Turkmenistan. Shqiponja e zeze me nje koke eshte perdorur si simbol ne perandorine romake dhe me perhapjen e Krishterimit u perdor edhe nga kisha katolike. Shqiponja dykrenare eshte perdorur per here te pare nga perandori me origjine iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojes, duke i krijuar perandorise romake dy qendra administrative; Romen dhe Kostandinopojen dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjate sundimit te perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u be bashkimi i dy kishave dhe si simbol i perbashket kishtar u be shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol neper kishat mesjetare te Shqiperise dhe Ballkanit. Ne shekullin XX ne Perandorine Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahe gjysme te hapur dhe vazhdoi te shfaqej ashtu edhe per shume kohe te tjera.
Ne Shqiperi, si simbol pushteti, shqiponjen e kane perdorur familjet sundimtare shqiptare te mesjetes si Kastriotet, Arianitet, Muzakajt, Topiajt, Gjurashet, po ashtu edhe Çernojoviçet e Malit te Zi. Duke perdorur shqiponjen si simbol te pushtetit te tyre, deshmohet se keto familje kane qene funksionare te larta gjate Perandorise Bizantine.Me shembjen e Perandorise Bizantine ne vitin 1453, shohim qe nga Skenderbeu u perdor edhe ngjyra e flamurit te Bizantit dhe me kete donte te tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithese i beri dallime qofte stemes dhe flamurit, per ta dalluar nga ai i Bizantit. Ne vulen e Skenderbeut, ku eshte shqiponja dykrenare, ndermjet dy krereve te saj eshte vendosur nje yll me 6 cepa. Mbi kete yll eshte nje yll tjeter me 8 rreze.
Ne stemen e Kastrioteve qe eshte gdhendur 2 here ne varrin monumental te nipit te Skenderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli eshte me 8 cepa dhe mbi kreret e shqiponjes jane dy kurora mbreterore. Me keto simbole Skenderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gje qe e kemi te shprehur ne epigrafin e Alfonsit ne nje kishe te Valencias ne Spanje. Pra shqiponja dykrenare eshte perdorur masivisht nga sundimtaret si simbol pushteti dhe mund te konsiderohet tradite romako - bizantine.
Gjate kohes se Rilindjes, aktivistet e saj te te gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nen hijen e ketij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri ne kohen e krijimit te shtetit te pare shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit ne Vlore, dhe krijimin e shtetit te pare te shqiptareve behet edhe standarizimi i flamurit kombetar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shteteror i qeverise se pare te Shqiperise. Ky flamur llogaritet si nje nder elementet kryesore te kombit te tyre. Ne Shqiperi dhe Kosove jane bere disa ndryshime te flamurit kombetar dhe jane perdour si flamuj shteteror apo administrativ nga qeveri e sisteme te ndryshme. Nder ndryshimet e bera nga shqiptaret kane qene ndryshimet qe i jane bere shqiponjes ne nivel kombetar, ndersa ndryshimet tjera kane humbur diku ne histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.
Ky flamur eshte flamur qe e simbolizon shtetin e Kosoves asgje me shume,per ne gjithe Shqiptaret eshte flamuri me SHQIPONJEN DY KRENARE.
Ky eshte flamuri i gjithe Shqiptareve kudo qe jetojn.
|